Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 78
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Virtyti nacionalist i Bektashizmit Shqiptar

    marre nga blog-u i Fatos Lubonjes

    Pėrpjekja bektashiane e Naim Frashėrit

    Kur flitet pėr pėrpjekjet pėr tė shenjtėruar nacionalizmin shqiptar nuk mund tė mos pėrmenden figurat qė kanė dhėnė ndihmesėn mė tė madhe, tė cilėt kanė marrė emrin rilindas. Mė i shquari ndėr ta ėshtė Naim Frashėri i cili sot konsiderohet poeti kombėtar shqiptar. Ai ka shkruar dy poema epike qė synonin tė krijonin mitet pėrbashkuese tė shqiptarėve. Poemėn Qerbelaja si dhe poemėn Historia e Skėnderbeut - tė dyja tė botuarar mė 1898. Me poemėn Qerbelaja qė i kėndon njė beteje tė humbur nė shekullin e parė tė historisė muslimane, betejė qė u bė miti themelues i shiizmit, ai tentoi tė krijojė betejėn e humbur tė shqiptarėve ashtu siē kishin serbėt betejėn e humbur tė Kosovės nė qendėr tė mitologjisė sė tyre nacionaliste. Nė fakt qė tė dy mitet, ai serbo-ortodoks rreth Betejės sė Kosovės dhe miti shiit rreth Betejės sė Qerbelasė janė shumė tė ngjashėm nė pėrmbajtje dhe nė stil. Nė tė dy rastet skenari i ngjarjes ėshtė pėrqėndruar rreth njė beteje tė humbur padrejtėsisht, ēka i bėn ato shembuj tė asaj qė Elias Canetti e ka quajtur “fe tė ankimit” (Ger Dujzing, Perpjekja 15-16, f.46). Synimi i Naim Frashėrit, i cili i pėrkiste edhe vetė fesė bektashiane ishte qė, meqėnėse tė gjitha nacionalizmat e ballkanit kishin njė lidhje tė fortė me fenė, aq sa parrulla nacionaliste e asaj kohe e theksuar edhe nga Naim Frashėri ishte “nuk ka komb pa fe”, feja pėrbashkuese e shqiptarėve duhej tė bėhej bektashizmi. Naimi u pėrpoq tė mobilizonte orientimin shiit dhe antisunit tė bektashinjve pėr tė shprehur kundėrshtimin e tij ndaj sundimit otoman dhe pėr tė artikuluar njė identitet (musliman) tė veēantė pėr shqiptarėt. Ai shpresonte qė bektashinjtė, duke qenė heterodoksė dhe sinkretistė do tė mund t’i kapėrcenin ndarjet fetare nė Shqipėri dhe tė vendosnin njė urė ndėrmjet diferencave tė Islamit dhe Krishtėrimit. Ai me shkrimet e tij u pėrpoq tė pėrgjithėsonte natyrėn josektare dhe ndėrfetare tė Urdhėrit tė Bektashinjve ku, pėrveē theksimit tė tolerancės fetare, ai gjithashtu nėnvizonte orientimin kombėtar si njė nga aspektet kryesore tė doktrinės bektashiane: “jo vetėm ndėrmjet tyre, por dhe me tė gjithė njerėzit e tjerė bektashinjtė janė vėllezėr shpirtėrorė. Ata e duan fqinjin si veten, qoftė musliman apo i krishterė dhe sillen njėsoj, duke e paraqitur veten tė shėnjtėruar me tė gjithė njerėzit. Por mbi tė gjitha ata duan vendin e tyre dhe bashkėkombėsit, sepse ky ėshtė virtyti mė i lartė”. (Hasluck 1929-II: 556). Kjo shpjegon edhe rolin e rėndėsishėm qė kanė luajtur bektashinjtė shqiptarė nė kapėrcyell tė shekullit 19 nė lėvizjen nacionaliste shqiptare. Faltoret bektashiane shqiptare (teqetė) - shpesh vende lutjesh edhe pėr muslimanėt, edhe pėr tė krishterėt - nė pėrgjithėsi njiheshin si qendra tė veprimtarisė nacionaliste shqiptare. Veē kėsaj Urdhėri luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė krijimin e shkollave ilegale dhe pėrhapjen e librave shqip duke u dhėnė njėkohėsisht mbėshtetje aktive grupeve tė armatosura nacionaliste. Ėshtė e njohur tashmė qė bektashinjtė, kur diskutohej ēėshtja e alfabetit shqiptar, mbėshtetėn pėrdorimin e shkrimit latin, ndryshe nga muslimanėt e tjerė, tė cilėt mbėshtetnin pėrdorimin e shkrimit arab.

    Skėnderbeu dhe “feja e shyptarit asht shqyptaria”

    Ndėrkaq kjo pėrpjekje e Naimit dhe e bektashinjve duket se nuk zuri rrėnjė pėr disa arsye, sė pari sepse feja bektashiane ishte nė minorancė edhe pėrsa i pėrket pjesės islame tė popullsisė: 55% sunitė dhe 15% bektashinj (pa llogaritur Kosovėn); sė dyti sepse shqiptarėt duhet tė kishin njė faktor mė tė fortė pėrbashkues qė t’i afronte nga Evropa e krishterė qė do tė vendoste pėr fatin e tyre. Sė treti edhe pėr shkak tė lidhjeve tė forta qė njė pjesė e shqiptarėve kishin me Turqinė e cila, nga njė pjesė e rėndėsishme e atyre qė nisėn lėvizjen nacionaliste shqiptare me Lidhjen e Prizerenit, ende konsiderohej si mbrojtėse e interesave tė shqiptarėve nga synimet serbe dhe greke. Megjithatė si frymė e nevojės pėr tolerancė fetare dhe bashkėpunim tė tė gjithė shqiptarėve nė emėr tė kombit pėrpjekja e Naimit duket se triumfoi, ndonėse nėn tė tjera simbole dhe heronj. Konteksti i pėrmendur mė sipėr bėri qė nė procesin e ndėrtimit tė identiteti nacional shqiptar tė marrė pėrparėsi njė tjetėr mit i ekzaltuar nga poema tjetėr e Naim Frashėrit “Historia e Skėnderbeut” kombinuar me thirrjen e njė tjetėr rilindasi, katolik ky qė i shėrbente perandorisė otomane nė atė kohė, Vaso Pasha: ai nė thirrjen tij nacionaliste iu drejtua shqiptarėve me poemėn "O moj Shqypni" (botuar mė 1878-1880) qė shėrbeu pastaj pėr tė ngritur fenė shekullare tė nacionalizmit shqiptar: Mos shikjoni kish a xhamija, / feja e shqyptarit asht shqyptaria. Ky mit apo konstrukt historik u bashkua me mitin e Skėnderbeut i cili kishte luftuar nė shekullin e 15 kundėr turqve. Ky hero i krishterimit u rimorr nga nacionalistėt shqiptarė, por duke iu zhveshur pak nga pak pėrmbajtja fetare dhe duke u kthyer nė njė hero shekullar tė nacionalizmit shqiptar, si njė luftėtar qė kishte luftuar pėr ēlirimin e mėmėdheut. Nė kėtė frymė ėshtė trajtuar ai edhe nga Naim Frashėri nė poemėn e tij Historia e Skėnderbeut. Krujė o qytet i bekuar / prite prite Skėnderbenė / po vjen si pėllumb i shkruar / tė shpėtojė mėmėdhenė. Kur trajtohet miti i Skėnderbeut si mit pėrbashkues i shqiptarėve nuk duhet injoruar edhe argumenti sipas tė cilit fakti qė Skėnderbeu kishte pasur edhe fe tė krishterė edhe muslimane i jepte figurės sė kėtij heroi njė ambiguitet qė e bėnte mė tė pranueshėm pėr tė gjithė shqiptarėt edhe nga pikpamja fetare.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Intelektualėt shqiptarė dhe bektashizmi
    prej Naim dhe Sami Flamurit, ne Melbourn [Australi]


    Shumė personalitete tė shquara , shqiptarė dhe tė huaj, kanė shkruar pėr bektashizmin dhe bektashianėt, pėr besimin dhe cilėsitė, pėr vlerat dhe kontributet qė ata i dhanė kulturės shqiptare. Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashėrin e me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrėn e me Abdy Frashėrin, me Mit'hat Frashėrin e me Evlia Ēelebiun, me Natali Claire e me Hafėz Ali Korēėn, me Syrja Vlorėn e me Edwin E. Jacques, me Faik Konicėn e me bijėn e Gjirokastrės, Musine Kokalarin. Tė gjitha kėto mendje tė larta panė dhe gjetėn tek bektashizmi shprehjen mė tė ēlirėt tė dėshirės se atdheu ėshtė mbi tė gjitha, se atdheu ėshtė mėmė e atė, ėshtė gjuhė dhe vetvete, ėshtė besim dhe fe.

    Pikėrisht kėto shenja i pa "toska i madh", Abdyl Frashėri, kur pėrpjekjet pėr mėvehtėsi i mbėshteti nė "babatė bektashjanė" tė teqeve nė tė cilat u shtrua si mik e si bir pėrkrah tė mirit baba Alush Frashėri; kėto gjurmė bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerėt bektashianė ata qė dolėn haptas nė pėrdorimin e gjuhės shqipe. Ishte vetė Baba Ali Tomorri qė nė kohėn kur ndalohej e pėrndiqej gjuha shqipe dhe ata qė e pėrhapnin atė pohoi se qe nė praktikėn bektashiane ta shkruanin letėrsinė e tyre fetare, poezitė dhe himnet nė gjuhėn e popullit. Shumė nga dervishėt dhe baballarėt e teqeve udhėtuan nga fshati nė fshat, nga jugu nė veri duke shpėrndarė libra pėr rilindjen e Shqipėrisė . Jo mė kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi "iu qas, kesaj feje me gjithė zemėr; shkruajti libra e vjersha, qė baballarėt t'i kanė nė nder tė madh, e meritoi tė quhet si njė ndėr themeluesit e kėsaj feje nė Shqipėri. Me atė mėnyrė, gjithė bektashizmin e solli e e mbajti, nė qark tė kombėsisė, tė dashur," dhe shkroi pėr kėtė qėllim edhe disa nga faqet e tij mė tė shkėlqyera nė Fletoren e Bektashinjvet nė Qerbelanė dhe Mėsimet.
    Nė frymėn dhe nėn fytyrėn e bektashizmės lindėn poetė,e gojėtarė tė rrallė, sofra bektashianė, e ēlirė, e hapur dhe nderuese ndaj besimeve tė tjera tė botės fali shpirtėra tė ndėrtuar mirė, zemra tė gatuara me mirėsi e mbrothtėsi. "Pra nė njė koncert si Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bienė dėshmorė njėrėz me ide tė nalta, poeti i ynė gjente lulishten ku do tė ēfrente mė vonė si Bilbili i Majit. Gjithė sa ia ndjente shpirti dhe ia pėlqente syri, Naim Frashėri e gjeti tė begatėshme nė kėtė lulishte. I frymėzuar nga"Hadika"ja shkruajti "Qerbela"- nė; i mbushur me dėshirė dhe dashuri nga poemat e Nesimiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijazi me shokė, ndezi ato drita tė bukura tė librės tij "Lulet e Verės"; duke marrė shėmbėlla nga Kajgusėzi dhe Viraniu me shokė, bėri "Fletore e Bektashinjvet", Thelbin e Kuranit, 'Fjalėt fluturake' dhe vjershat e ndryshme," shkruan Gjysh Ali Gjirokastra.

    Lista e atyre qė janė shprehur kėsisoj ėshtė tepėr e gjatė, por do tė ndalesha e do tė veēoja pėr t'i shtjelluar pak mė gjatė disa prej shkrimeve tė Faik Konicės dhe tė Musine Kokalarit nė lidhje me bektashizmin. Jo vetėm njė herė dhe jo shkarazi, mjeshtėri i madh Konica i ėshtė kthyer e ka rimarrė nė shkrimet e tij temėn e bektashizmit si doktrinė dhe tė bektashianėve si shfaqje e besimit. Mund tė pėrmendim tė paktėn tre artikuj mes sė cilėve njėri ėshtė i drejtpėrdrejt dhe enkas pėr bektashizmin dhe dy tė tjerėt e trajtojnė kėtė temė tė ngėrthyer brenda temave tė tjera, gjithėsesi tė pa shkėputura nga objekti i referimit tonė. Shkrimi i parė i takon vitit 1897 dhe titullohet "Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve". Ky tekst i trajtuar nė formė tė lirė eseje ėshtė shkruar nė frėngjisht dhe ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Bruksel, tek Albania, vj .1, nr.8. Ėshtė interesante tė vėrehet se ky shkrim i Faik Konicės mbi bektashizmin, ėshtė shkruar vetėm njė vit pasi Naim Frashėri kishte botuar "Fletorja e Bektashinjėt" me po tė njejtėn vetėdije si Buzuku, sepse nė gjuhėn tonė nuk kishte ende diēka tė shkruarpėr bektashizmin. Nuk ka gjasa qė Konica tė ketė pasur dijeni pėr botimin e "Fletores..." sė Naimit, pasi nė esenė e vet Konica pėrmend vetėm vėllimin poetik "Lulet e verės"sė 1890, mbi tė cilin ai bėn dhe komentet mbi bektashizmin. Tė tėrheq vėmendjen dhe tė bėn tė theksosh faktin se si kėto dy mendje tė larta, thuajse nė tė njejtėn kohė mendojnė gati tė njejtėn gjė, por me njė ndryshim, nė kahje dhe nė destinacion.
    Naimi u pėrpoq t'u jepte shqiptarėve bektashianė librin e tyre tė shenjtė, libėr nė tė cilin atdheu dhe besimi ecin njėsoj. Ai donte t'u dhuronte bashkėatdhetarėve tė vet librin e ritualeve, lutėsoren, uratėn dhe shėrbesat, librin e tė lejuarave dhe tė tė penguarave, duke u pėrcaktuar atyre njė famijle mė tė madhe ku klerikėt janė tė afėrm, baballarė e gjyshė. "Fletorja e bektashinjėt" ishte libėr si tė gjithė librat e shenjtėruar: mistikė e besim, poezi dhe mėsime. Kėtė u dha Naim Frashėri shqiptarėve mė 1896. Nė tė njejtėn kohė qė Naimi punonte "sė brendshmi" me shqiptarė, mendja e ndriēuar e Konicės mendonte tjetėr gjė: ai u pėrpoq qė kėtė besim, tashmė i ngulitur ndėr bashkėatdhetarėt e tij, kėtė vlerė shiprtėrore ta njihte edhe bota. Ndaj dhe Konica, ky mjeshtėr i pashoq i shqipes., e shkroi esenė e tij nė frėngjisht dhe ėshtė mbase i pari qė bėri pėrpjekjen qė kėtė besim tė shqiptarėve ta paraqesė nė dritė pėr ta bėrėtė njohur. Kėtu nuk ėshtė rasti tė analizojmė me hollėsi tendencat e Konicės nė kėtė ese katėr-pesė faqėshe, por tė vlerėsojmė pėrpjekjen e tij pėr tė lėnė nė katrtė diēka tė shkruar edhe pėr teologjinė bektashinjve." Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve" ėshtė njė skicim i shpejtė dhe tipik i disa prej veēantive tė besimit bektashian. Nė tė, ndonėse pėrciptasi, jepen tė dhėna mbi transmigrimin (pėrbartjen e shpirtrave) tek i cili bektashianėt besojnė, mbi panteizmin, ritualin bektashian, festat e shenjta, dėshmorėt dhe shenjtorėt e kėtij besimi. Por nga njė kėndvėshtrim tjetėr nė "Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve" ne gjejmė pėr herė tė parė pėrkthimin nė frengjisht tė disa prej vargjeve tė Naim Frashėrit tė vėllimit poetik "Lulet e verės".
    Artikulli tjetėr ku Faik Konica flet pėr bektashizmin ėshtė ėshtė njė portret qė ai i bėn Naim Frashėrit nė rreth dy faqe. Artikulli titullohet "Naim H. Frashėri" dhe ėshtė shkruar mė 1901, njė vit pas vdekjes sė poetit. Nė kėtė artikull Konica veēon dy bigėzime tė figurės sė Namit: nga njėra anė si mėsues - vjershėtor qė do tė kishte mundur e dėshirontė tė shkruajė gjėra mė pak tė nevojshme e mė shumė tė bukura dhe nga ana tjetėr njeh se Naim bej Frashėri pati edhe njė tjetėr nder: kuptoi dobinė qė mund tė nxjerrė kombėsia jonė nga bektashizmi. Nė kėtė pasazh si dhe ato nė vazhdim, Konica ngre lart vlerėn dhe rolin e kėtij besimi ndėr shqiptarė dhe kontributin e Naimit si njė nga themeluesit e bektashizmit nė Shqipėri.
    Punimi i tretė, mė i zgjeruari, mė i ploti dhe mė i rėndėsishmi i Konicės mbi kėtė temė ėshtė "Parashkresė mbi lėvizjen kombėtare shqiptare". Edhe ky punim i Faik Konicės ėshtė shkruar nė gjuhėn frėnge dhe ėshtė i ndarė nė pesė pjesė, sipas fazave historike qė ndoqi kjo lėvizje dhe qė merr pėrsipėr tė shtjellojė autori. Konica bėn njė paradė tė ngjarjeve dhe fytyrave mė tė shquara tė kohės qė nga viti 1877 deri mė 1899, sidomos nė Shqipėrinė e Jugut, nė ngulimet shqiptare nė botė dhe nė kėrkesat e tyre pėr t'u organizuar nė shoqėri dhe pėr t'u shprehur nė gazeta, revista e libra shqip. Dihet se nė kėto ngjarje njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe klerikėt bektashianė si dhe besimtarė tė grigjės sė tyre. Kėshtu nė kėtė "Parashkresė..." gjen tė bashkuar nėn thirrjen e atdheut bektashianė e tė krishterė qė nga Abdyl Frashėri, Kulloriti, Vretoja, Mit'hat Frashėri, Ismail bej Vlora, Visar Dodani etj. Por pjesa mė interesante e kėsaj "Para-shkrese ..." ėshtė pjesa e fundit, e ashtutitulluara "Tabelė alfabetike e patriotėve kryesorė dhe e atyre qė quhen tė tillė". Ėshtė njė befasi nga ato qė jemi mėsuar t'i presim dhe i kėrkojmė e I gjejmė pėrherė tek penda e Faik Konicės. Ėshtė zanafilla, embrioni i njė fjalori tė parė kategorish njerėzore me persona tė vėrtetė, real dhe ku kriter I vetėm matės ėshtė atdhedashuria dhe kontributi ndaj vendit tėnd. Ndoshta njė libėr i kėtillė ėshtė unik edhe gjetiu. Ėshtė si njė Who is Who i ditėve tė shkuara. Nė kėtė pjesė tė fundit tė "Parashkresės..." jepen tė dhėna dhe skicime edhe pėr disa figura bektashi-ane tė kohės ku Faik Konica skicon herė me vija tė trasha e me karbon e herė me laps tė hollė e linja tė kujdesshme. Gjejmė nė kėtė fragment tė dhėna mjaft interesante pėr Baba Ahmetin e Koshtenit pėr tė cilin Konica thotė se ėshtė murg bektashi dhe patriot i shkėlqyer duke dhėnė njėherazi dhe njė shėnim telegrafik mbi mėnyrėn e rrallė tė veshjes sė tij. Mė pas vijohet me skicimin e shehut bektashi tė Tepelenės, Dautit, i cili ka ndjenja patriotike, siē thotė Konica. Nė vazhdim gjen tė dhėna mbi karakterin dhe gjendjen e Mit'hat Frashėrit dhe pėrmendjen mes dhuntive tė tjera edhe faktin se ky djalosh ka pėrkthyer nė shqip jetėn e Vilhem Telit. Po kėshtu, nė kėtė tabelė alfabetike ka shėnime e tė dhėna tė shkurtėra edhe pėr pjestarė tė tjerė tė familjes bektashiane.
    Siē e theksuam qė nė fillim, krahas shumė e shumė figurave tė tjera qė trajtuan nė letra bektashizmin ishte edhe bija e Gjirokastrės Musine Kokalari. Nė temėn e mbrojtjes sė diplomės sė saj, Romė 1941 temė studimore mbi poetin kombėtar Naim Frashėri, Musineja i kushton njė vend tė rėndėsishėm dy problemeve:

    1. problemit tė doktrinės bektashiane,

    2. ēėshtjes sė ndikimit tė kėsaj doktrine tek Naimi.

    Kapitulli i I, pjesa II, e kėtij punimi mban titullin "Storia e dottrina dei bectashi". Qė nė krye autorja thekson faktin se e ndjen tė nevojshme qė pėr tė paraqitur mendimin e Naim Frashėrin tė bėjė njė historik tė shkurtėr, nė rreth 7 faqe tė daktilografuara rreth bektashizmit qė frymėzoi shumė nga veprat e poetit.Kėtė kapitull, Musine Kokalari e trajton sa nė rrafshin e pėrgjithshėm, - atė tė historisė sė bektashizmit botėror, - aq edhe nė pėrfaqėsimin e tij nė Shqipėri.Padyshim qė, pėr efektin e kohės kur u shkrua ky punim, - qė pėr fat tė keq nuk ėshtė pėrkthyer dhe nuk ėshtė botuar ende nė shqip, - pengesat qė rendit autorja pėr sistemimin e lėndės dhe mospasjes sė njė historie tė plotė, veē disa teksteve tė shkurtėr e fragmentarė, tashmė janė kapėrcyer.

    Kėshtu, po tė kapėrcejmė pengesėn qė kjo vepėr e shkruar herėt, por e lexuar vonė, 60 vjet pas hartimit tė saj, do tė gjenim nė kėtė punim mjaft tė dhėna tė vyera. Musine Kokalari bėn njė panoramim dhe sistemim tė drejtė tė njohurive duke na dhėnė herė - herė edhe tė dhėna interesante mbi figura tė shquara tė besimit bektashian, qė nga Haxhi Bektashi, Baba Ballėmi, Ali Pasha Tepelena, baba Shemimi, Baba Nasibi, baba Alushin, etj si dhe tė ndodhive madhore qė e kanė shoqėruar kėtė besim qė kulmon me Qerbelanė. Autorja na bėn tė ditur tė dhėna bigrafike rreth Haxhi Bektashit dhe pelegrinazheve tė tij qė nga Qerbelaja ku vizitoi varrin e Huseinit e deri nė Jeruzalem ku vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu nė kėtė punim gjejmė edhe shėnime mbi misionin e dishepullit mė tė zgjedhur tė bektashizmit, Sari Salltėkut nė Ballkan ku ai pėrhapi kėtė besim tė ri dhe ngriti teqetė e para nė Budapest, Bosnjė, Shkup,Ohėr, Janinė, Edené dhe Krujė, ku, siē shkruan Musineja, " edhe sot besohet se ėshtė varrosur ky shenjt."Gjithashu nė kėtė punim gjejmė tė dhėna edhe pėr pėrkatėsinė bektashiane tė besimit tė Skėnderbeut si dhe disa nga vlerat e ēmuara tė kėtij besimi qė nga misticizma, toleranca, mirėsia e gjer tek tė drejtat dhe respekti ndaj gruas. Mes kėtyre rreshtave gjejmė edhe njė herė rastin tė konfirmojmė tė dhėnėn e Konicės rreth mbėshtejes qė bektashianėt i bėnė Abdyl Frashėrit nė pėrpjekjeve tė tij pėr ta bėrė Shqipėrinė.
    "Mė 1877, pas traktatit tė Sh. Stefanit...vėllai i madh i Naimit, Abdyli, thirri nė Frashėr krerėt ė bektashizmit shqiptar pėr tė mbrojtur idenė kombėtre", shkruan autorja. Nė fund, Musine Kokalari e mbyll kėtė historik tė shkurtėr duke veshur doktrinėn bektashiane me vargjet dhe prozėn e Naimit rreth dritės, vallazėrisė, mirėsisė, mbrothtėsisė, dashurisė njerėzore, - pika mjaft tė rėndėsishme kėto tė themelit tė besimit bektashian i cili dikur, sot dhe gjithmonė ka qenė dhe do jetė, po nė ato pozita siē i pohon Musine Kokalari nė fund tė punimit: "Pėr nga kėndvėshtrimi social,bektashizmi mbron barazinė mes burrit dhe gruas, kundėr dogmave tė vjetra tė besimeve tė tjera. Nga kėndvėshtrimi politik bektashizmi ėshtė shprehur pėr njė nacionalizėm tė zjarrtė qė vė mbi ēdo gjė idenė sublime tė atdheut."

  3. #3
    NJE TOQE NGA BERATI Maska e Ligesia
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Ne qytetin e miut
    Postime
    64
    Nacionalismi dhe islami nuk duhet te jene kur ne te njejten fjali sepse ne u kthyem fene sepse na detyruan dhe jo se donim. Paguan me shume taksa, nuk ke te drejat e sa te tjera.

  4. #4
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Ta kishe shkruar ate fjali tek nenforumi i komunitetit mysliman do te te kishte pasur me teper kuptim.
    Bektashinjte tane kane qene historikisht edhe patriote te shquar, ndersa sot mund te gjesh teqe shqiptare [ne shtetin Michigan per shembull] qe mbajne te shpalosur flamurin kuqezi shqiptar. Te njohur per bujari dhe mikppritje, bektashet i pranojne fete e tjera pa problem, jane tolerante ndaj tyre si dhe respektojne shtetin e bashkimin kombetar. Gjate shekullit te 19, bektashet njiheshin si perkrahes te gjuhen shqipe dhe pavaresine se Shqiperise, ndersa teqet e tyre ishin vendtakim per rilindasit shqiptare dhe magazina te fshehta per libra e broshura ne shqip. Turqit biles arrestuan disa dervishe e baba per shkak te aktivitetit te tyre patriotik shqiptar. Per me teper bektashet jane ure lidhjeje mes myslimaneve e te krishtereve, prandaj matu kur flet or ti lum miku.

  5. #5
    NJE TOQE NGA BERATI Maska e Ligesia
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Ne qytetin e miut
    Postime
    64
    Une nuk po them qe dhe myslimanet kane dhene per shqiperine, sidomos bektashinjte, e cila si fe merr dhe nga kristianismi dhe gjithashtu eshte dhe me liberale se Suny ose shia gje qe e ka bere me te joshme ndryshimin e fese. Pika eshte qe islami u fut ne shqiperi dhe ne ballkan si menyre kontrolli, sic bene spanjollet ne ameriken e jugut ose anglezet ne indi. Nuk dua te shaj bektashijt ose myslimanet, se nuk besoj ne asnje fe, por do te ishte mire qe kur flitet per nacionalism dhe fe te vihej ne dukje qe feja eshte perdorur si menyre kontrolli. Kjo puna e fese duhet ripare edhe njehere ne historine shqiptare sepse shume njerez nuk e kane idene fare.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Kame shume rrespekt per bektashinjt shqiptare dhe kontributin e tyre kombetare te cilet e kane bere gjate sundimit turk dhe vazhdojne ta bejne me mjeshteri pa rene pre e dollareve te harapistanit dhe pa iu nenshtruar mjekrrave tunguziste.

    Vazhdoni keshtu se ndoshta nje dite do ju marrin juve, mjekrrullacat e fanatizuar arab-shqipfolesa, si shembull tolerant.



    Cappu

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Per patriotizmin e bektashive kam degjuar shum here te tjera, gezohem qe kemi mes nesh vellezer te tille.

  8. #8
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Qarkullojne thashetheme se gjoja Enver Hoxha fillimisht ka pasur idene qe bektashizmin ta shpalli si fene e shqiptareve,por me vone nderoi mendim pasi u kritkua nga shoket.Nuk e di nese ka sadopak vertetesi ne keto thenie,por ajo qe nuk mund te vihet ne dyshim eshte ndjenja e forte patriotike e bektashinjve shqiptare dhe kontributi i tyre i gjithanshem.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    kapučino pahe urejtje te madhe ndaj islamin ,vec ti vazhdo ashtu e zoti ka me ta thie qafen mbaj mend kto fjale.a e di se me fjalet e tua sa shqiptar musliman ke rendua . tetova eshte ne maqedoni e kimi shum shkije e ti me dukesh si ata vetem dalohesh se folen shqip ni kaur i keq je.

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Qarkullojne thashetheme se gjoja Enver Hoxha fillimisht ka pasur idene qe bektashizmin ta shpalli si fene e shqiptareve,por me vone nderoi mendim pasi u kritkua nga shoket.Nuk e di nese ka sadopak vertetesi ne keto thenie,por ajo qe nuk mund te vihet ne dyshim eshte ndjenja e forte patriotike e bektashinjve shqiptare dhe kontributi i tyre i gjithanshem.
    Thjesht sa per informacion mund te te them se kleri Bektashi dhe ai Katolik ishin dy kleret qe u denuan me shume nga Enver Hoxha.Dhjetra Baballare Teqesh jane pushkatuar dhe disa dhjetra dervishe po ashtu.Dhjetra Teqe u dogjen qe pas luftes, de shume te tjera me vone.Enveri u mundua me anen e Baba Fajes qe ta vendoste Bektashizmin nen urdhera e tij por nuk ja ariti dot. Dedene e Kryegjyshates e flaken komunistet nga ballkoni i katit te trete duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.Do te mundohem tju sjell edhe shifra te sakta.Nese ka pasur dicka qe nuk mund te bashkejetonte ka qene komunizmi dhe Bektashizmi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-07-2010
    Postime
    61

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

    o refet ti qenke i papare , do te bejme Bektash edhe ty se ta paska qejfi shume me duket perderisa paske shkruar ne cdo teme te komuniteti tone, ........

    e di qe sjane si ty se po te sihin si puna jote gjthe muslimanet e shqiperise, do na kish marre lumi dhe do na kish vrare greku e serbi me kohe.....

    o shoku ik shiko hallin ate bej se ne cdo koment ngele duke bere mallkime ne emer te zotit, .. dmth ja ke marre ti punen zotit dhe e vendoske ti se ca do bej ai me neve.
    une shqip te shkruaj dhe ti hic, ka mundesi te jesh nga keta muslimanet e rinj qe kane bere shkolla ne Arabi , jemen, Iran, se ska kuptim te jesh kaq zemerlig qe vetem mallkon si kisha greke para 100 vjetesh qe mallkonte shqiptaret per gjuhen shqipe qe e flet ti sot.

    ne shyqyr qe kemi nje fe ku te pakten flasim, shqip e falemi shqip ti na thua kodra pas diellit.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Goth_KiroL
    Anėtarėsuar
    21-08-2008
    Vendndodhja
    Kosove, Prishtine
    Postime
    16
    Gjyshata e Bektashinjve te Kosoves eshte ne Gjakove.
    Familja ime, sikur shumica dermuese e familjeve te medha, te vjetra e te respektuara te Gjakoves i perkasit tarikatit bektashi (si duket une devijova pak - duke quajtur veten besimtar te Zotit e jo religjioz).

    Kam pasur miresine te vizitoj kete institucion te respektuar. I gjithe objekti eshte i stolisur me fotografi, dhe materiale te tjera kombetare shqiptare. Ka nje biblioteke qe s'eshte aq e pasur per shkak se u dogj nga barbaret serbo-sllave.

    Babah Mumini sot udheheqes i kesaj teqeje eshte nje njeri i urte e respektuar.
    Paraardhesi i tij babah Qazim Bakalli ka qene nje njeri vertet i shenjte, nje atdhedashes dhe perhapes i kultures dhe arsimit shqip. Ishte mesues i mrekullueshem. Nje nga te paret qe u shkolluan ne Elbasan (nese nuk gaboj) dhe sollen shkollat shqipe ne Gjakove e Kosove.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-07-2010
    Postime
    61
    shume flm per informacionin se nuk edija qe qendra e bektasjiszmes per Kosoven qenka ne Gjakove, do e vizitoj me patjeter sa te me jepet mundesia.

    do te doja te dija me shume informacione rreth bektashizmit ne Kosove dhe ne Maqedonine fqinje nese do mundeshe, di qe ne tetove eshte Baba Mondi qe po ben nje pune te palodhur per ruajtjen e vlerave te bektashizmit ne Maqedoni.

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Per te qene bekteshizmi fe,pa tjeter duhet te kete liber dhe profet,une do i pyesja bektashinjte cilin liber e kane per baze dhe cili eshte profeti i fundit i tyre??

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-07-2010
    Postime
    61
    ezel shko pyet andej nga forumi jot, okkk.

    duhet te kuptoni nje gje qe ne shqiptaret e kemi te theksuar, se me duekt se sje shqiptari ti shoku qenke Arab,....

    ..sa mė shume na lufton dhe na shan, aq mė tė forte dhe me tė bashkuar bėhemi...

    keshtu qe nqs do infomacione hap kuranin, hap zemren shqiptare nqs te ka ngelur, mendo parardhėsit e tu dhe do e kuptosh ēfare eshte bektashizmi, kush eshte profeti jone, cfare besojme ........... edhe cfare te te doje zemra.

    me shqip ska ku te veje, nqs e do ne arabisht, servisht, turqisht, greqisht, shoku shko nė ne keto vende sepse ketu, ketu flitet shqip, dhe qe nga titulli i forumit shkruhet
    FORUMI SHQIPTAR . okkkkkkkkkkkkkkk.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Nojre , une pyeta qe te me japesh pergjigje e jo sugjerime, ti e din shume mire se kush jeni e kush jemi, une dua qe pergjigjen te japish ketu ne publik qe te lexojne tjeret, ti na akuzon si arab ndersa vete identifikohesh si turk, ti e din shume mire kush ka qene haxhi Bektashi,ai ka qen nje musliman i devotshem dhe jo si pasuesit e tij sic jeni disa ,po sikur te cohet nga varri i shkreti haxhi baba bektash do ju kishte eliminuar te gjitheve qe i keni bere shpifje

    Edhe njehere te pyes publikisht??

    CILEN LIBER BESONI DHE CILIN PROFET


    lej anesh arabet dhe turqit ,flasim per fene "bektashiane "

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-07-2010
    Postime
    61

    Fan Noli

    Feja e shqiptarit eshte shiqptaria

    ti qenke nje L........., qe se ke shokun,
    mire shqip qe sdike , dmth sdo te lexosh po na ben dhe te zgjuarin dhe ironikun, edhe ku di une,

    ik andej nga e ndjen veten brenda fese tende dhe mos na grij sallatė,

    Bektashizmi ka bere vepra, dhe nqs do te marresh vesh po te jap faqen e internetit ku mund te iluminohesh zotrote,......

    se tarikat me tolerant, nuk gjen ne kete bote, ku ne i pranojne te gjitha besimet dhe tarikatet sepse te gjithe besojne nė njė ZOT te vetem, dhe kjo ka rendesi per neve, ........

    kurse ti more shoku thua, ose beso si mua ose do vesh ne ferr, qe do te thote psikologji diktatoriale,
    ... o me mua ose kundra meje......

    na dhe faqen e internetit dhe lexo , nqs ste pelqen ik shiko hallin tend dhe na ler rehat ne rrugen tone se jemi per vellazeri me te gjithe shqiptaret, pa dallim feje, krahine dhe ideje, dhe sot dalin ca buzėqumėsht si puna juaj dhe flasin per Kuran, per Bibel, e per Profete, dhe hedhin poshte gjithe punen, mundin, djeresen, biles edhe jeten kane dhene per mėmėdheun, dhe per gjuhen qe po komunikojme bashke zotrote, se na jeni bere dhe juve me keq se Greku, ......

    ik shoku tani se e mbushe kupėn...

    vazhdo rrugen tende dhe tu befte pushka top.

    ILUMINOHU, Ndriēohu .... www.komunitetibektashi.org/

    dhe mos pyet mė

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Goth_KiroL
    Anėtarėsuar
    21-08-2008
    Vendndodhja
    Kosove, Prishtine
    Postime
    16
    Citim Postuar mė parė nga ezel Lexo Postimin
    Per te qene bekteshizmi fe,pa tjeter duhet te kete liber dhe profet,une do i pyesja bektashinjte cilin liber e kane per baze dhe cili eshte profeti i fundit i tyre??
    Bektashizmi eshte tarikat musliman, besohen kater librat e shenjte - libri i fundit eshte Kurani, besohen te gjithe pejgamberet prej Ademit a.s. deri te i fundit Muhamedi a.s.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Kuptohet ,kur mungon njohurie fetare ,ne shprehje vjen injoranca, patriotizmi,dhe normalisht fyerjet.
    Nojre une te bera nje pyetje te sinqert ti ktheve ne menyre shume te vrazhde, mos mendo se ne nuk e dime se cfar eshte islami dhe kush jane tarikatet e tij.
    Shkurt qarte Islami nuk njeh tarikate , islami njer Kuranin dhe hadithin e muhamedit, ju jeni komplet jashte feje ,po Ishallah Zoti ua falte mekatet dhe ju udhezon ne rruge te drejte


    p.s. feja e shqiptarit shqiptaria hmmmmm po Haxhi BEKTASHI mos ka qene gje shqiptare???

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Goth_KiroL
    Anėtarėsuar
    21-08-2008
    Vendndodhja
    Kosove, Prishtine
    Postime
    16
    ezel, faleminderi qe u mundove te na kthesh ne rrugen tende te mbare

    e sheh, ne mendojme se jemi me mire se ty - prandaj largohu pa bere ofendime.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •