Per here te pare pas shume vitesh, po bej publik ditarin tim te mbajtur ne kushte teper te veshtira. Besoj se edhe shume te tjere do te gjejne veten ne keto histori reale. Do ju lutesha te me mirekuptonit, qe per arsye te anonimatit dhe mos lendimit te personave qe permenden, te cilet nuk me kane autorizuar ti permend , une do te ndryshoj disa nga emrat e personazheve reale.
..Me vjen keq qe nje pjese mjaft e rendesishme e Ditarit , pra muaji i pare qe ka qene edhe me i veshtiri, nuk e di se nga ka perfunduar. Keshtu qe po e filloj atje ku e gjeta Ditarin tim te dashur
Me respekt.
2043
18.Maj 1991
Ne mengjes dola me mendimin te shplodhem dhe te shetis neper qytet. Vesha shapkat e Lolit dhe dola ne sheshin Omonia.(qendra e Athines) . Sheshi eshte pushtuar nga shqiptaret, me fal nga fieraket.Posa dola, ora ishte 07.00, takova nja 10 shoke qe po kerkonin pune duke u thirrur zoterinjve qe kalonin me makina: - Dhulja, dhula. Eqi dhulja per mena? Po qeshja me ta: - He mo , doni pune e. Keni ngelur pa buke e? Flini ne metro e? Donit Greqine ju qe te vuani, nuk doni qylin ne Shqiperi.
. Kot fare i ngrita doren nje makine dhe i fola zoterise qe ishte brenda: - Eqi dhulja per mena qirie? (Ka pune per mua zoteri?). - Ela - tha zoteria, per dhio pedhia. (per dy djem). Hipa ne makine bashke me nje djale qe nuk e njihja fare. Brenda ishte edhe nje djale tjeter , nje polak qe quhej Teodor (dori). Shkuam diku ne nje shtepi qe po i behej shtesa. Afendikoi ishte doktor. Shtruam nje dysheme ne kat te dyte me beton. Shpirti na doli , por te pakten vetem 4 ore punuam. Na pagoi nga 5 mije dhrahmi. Ne oren 13.00 isha perseri ne Omonia.....-......
ora 24.00, ose 00.00. Tani sapo u kthyem nga kinemaja me Lolin. Pame filmin Mbreti i Nju Jorkut, ne kinema Titanik. Naten e mire tani se edhe dita mbaroi , po me duket se do mbaroje edhe nata.
Krijoni Kontakt