Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 25.06.1991.

    Paradite nuk shkrova , se dje ne darke , domethene pasdite erdhi ketu qirie Mimi me Antigonin dhe u mora me ta dhe harova . Ne oren 10.00 te darkes deri ne 11.00 mezi kapa centralin e Tiranes, por Fierin nuk ma dha, me tha nuk punon. Dje e mora prape nga shtepia e qirie Mimit pasdite dhe nuk ma dhane Fierin. Ata te shtepise do jene bere merak. S`kam c`bej , do e provoj prape sot. Per punen akoma nuk po bej dot gje.. Qirie Mimi ka shume pune te tijat dhe s`i del koha te meret me punen time. Por tani ka haruar te me jape edhe ndonje lek, dhe dje u detyrova t`i kerkoj vete dhe me dha 1000 dhrahmi, 800 i prisha vetem per taxine qe vajta dhe erdha ne Korinth, pasi leoforio(autobuz) nuk kishte dhe une duhet te shkoja per te mare faine , pasi po ta blej ketu me vete me shtrenjte. Dreken u be zakon te shkoj ta mar ne shtepine e tyre. Bereqaveres, ha gjelle shtepie te cilat ndryshe s`kam ku ti gjej. , c`te bej.
    Sot ne mengjes degjova ne lajmet e Tiranes per kthimin ne Shqiperi me avjon te lidhur me pranga te 26 shqipetareve, qe kishin shkuar me vize te rregullt ne France. S`po mar vesh se c`behet. Aq mq teper tani qe Shqiperia u pranua ne KSBE. Kam frike se me githe noten e protestes qe dergoi , keto jane pislleqet e qeverise tone, mirepo turpi prape i mbetet Frances. O, Zot u prish dynjaja. Fajtore per kete une bej SH,B,A, -ne. Edhe ne Greqi dje u nda Partia Komuniste ne dy parti te reja , me komuniste te rinj dhe palokomuniste, sic tha edhe qirie Mimi.. Sot ai e kish per te shkuar ne Athine , keshtu qe une u ngroha ne diell. Te kisha rroba banjo do ngrohesha ne plazh..

    ...............ora 23.00.

    Gjithe dita me kaloi shtrire. Mora nga ora 21.00 qirie Mimin ne telefon dhe me tha se neser do te shkoje prape ne Athine, une ri ketu.
    Buke ne dyqan nuk kishte , keshtu qe do ri pa darke. Ne telefon 3 ore rresht mezi kapa centralin dhe perseri nuk me lidhen me Firein. S`kam c`te bej. Tani me mbetet te fle me camcakiz ne goje duke degjuar radion. Kam qene edhe me keq ne Athine dhe ne Shqiperi.


    vazhdon.................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #62
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    ..MbresLenese ..!!
    Feel the pump √

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900
    pershendetje
    te shkruash nje ditar duhet te kesh durim
    ju duketv se e keni nje durim te tille dhe me duket mbreslenes
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  4. #64
    Me pelqen se je shume i vertete, jane te paket per mendimin tim njerezit qe gjejne guximin te jene te tille.
    Edhe njehere BRAVO

  5. #65
    Kosovė e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362
    Akoma as nje shkronj nuk me ka ikur pa lexu, por kisha pas deshir me dit edhe sa mbaron ky ditar? se na u ka be si puna e serialave qe i shikojn ne Kosov dhe ne Shqiperi, a o gati me mar vesh fundin a jo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga aska_peja : 22-05-2006 mė 08:24

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 28.06.1991.


    Jam merzitur shume, por s`kam c`bej. Rri ne shtepi, lexoj , luaj me qente. Puna s`po duket gjekundi.
    Dje vajta qe ne mengjes tek Mimi ne Korinth. Shtepia qe ka ne kat te pare te pallatit ku banon, ishte mbytur nga ujerat e zeza. Kishte dale gjithe qelbesirlliku neper shtepi. Kuptohet qe fillova ta pastroj dhe per nja 4 ore te mira , ja dola mbane.
    Per dreke qirie Mimi me solligjysem pule te pjekur me patate. Ne darke dhe ne mengjes , hengra rreth 1 kg mish vici te pjekur. Pas punes vura dushin te ngrohej dhe mbusha vasken me uje. . Ishte e para here qe lahesha ne vaske, u kenaqa. Ndenja aty brenda nje ore e gjysem, pastaj pasi fjeta nja dy ore ne divanin qe gjendej aty, u ngrita dhe vajta ne plazh. Harova te them se dje bleva nje pale rroba banje “ Minerva” qe kushtonin 750 dhrahmi, por qe une pas nje “ bisede” te ngrohte me shitesen i mora per 500 dhrahmi.
    Nga andej , drejt e ne Ksamil, ku darken e hengra buke thate. Ne mengjes nuk kam c`te ha dhe po pres Mimin se mos vemi per pune per mua. Ti na kano(c`fare te bej?). Nje djale nga Elbasani, qe erdhi dje nga Shqiperia , tha se atje vazhdon gjendja njesoj. Lajmet i degjoj cdo dite . Asgje te bukur nuk thone.
    Jasu

    Vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.30 .06.1991..ora.19.45.

    Vazhdon e njejta gjendje melankolie. Dje pasi ujitem mandarinat, ne dreke qirie Mimi, erdhi vete dhe te dy bashke shkuam ne Korinth. Mora faine. Dy racione . Per dreke e per darke peshk, por peshk fileto ama. dhe nje koker domate. Hengra pjesen e drekes dhe vajta ne plazh. Ne darke mora pjesen tjeter dhe erdha ne shpi ne Ksamil. Sot mblodha dy canta me verikoka (kajsi) . Njeren e zgjodha per zonjen Mimi, qe ti behet qefi. Qirie Mimi erdhi ketu ne oren 13.00. dhe me solli faine. Sot i kishte vdekur nje njeri i tiji ne Korinth dhe vajti atje prape pasdite, por i eshte djegur nje sigurese dhe tani mori ne telefon, qe te shkoj une atje, por i thashe se nuk ka leoforio. Vete nuk vjen se eshte i lodhur, pasi tani kishte vajtur ne shtepi, keshtu qe per sonte s`kam c`bej. Le te rrine pa drita nje nate s`u be qameti. Sa here kemi ndenjur ne e s`na gjeti gje.
    Neser kuptohet do te shkoj qe ne mengjes


    vazhdon................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 23-05-2006 mė 16:13
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Nuk e di se eshte data, ora ime thote;
    31.qershor.1991.......ora 22.35.

    Dje ja kalova me melankoli si zakonisht gjithe diten . Ne dreke shkova tek qirie Mimi dhe me tha se te ka mare ne telefon babai qe ne oren 06.30 te mengjesit, por nuk ishin mare vesh mire me qirie Mimin dhe ky me tha mua te mar babushin tim ne telefon.
    Dje gjithe diten nuk munda ta mar ne telefon as centralin e Tiranes dhe as telefonin e halles. Sot ne mengjes babushi kishte mare perseri ne telefon qirie Mimin , kete rradhe ne oren 07.00. Habitem , pse nuk me mer mua? Ata nr tim e kane, vetem po t`u kete humbur. Me ne fund , sot pasdite arita te kap ne telefon hallen dhe i thashe te mare babushin dhe ti thote te me mare mua , se jam bere merak. Mbase nuk bera mire, por plasa. Sot fillova pune ne fabriken e mermerit. Elektrologo, mekanologo, di une se me c`titull me therrasin. Si dite e pare , mire ishte. Te shohim me vone. S`mund te shkruaj me gjate se jam i lodhur e teper i turbulluar.


    vazhdon......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    sot po postoj nje faksimile

    e marre.2.korik.1991
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #70
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    2043 , nje sugjerim te vogel nga ana ime , a ka mundesi ti skipesh pak faqet e ditarit tend... kalo ne momente me intime ndoshta ose sociale sesa psh : Sot hengra peshk , dje henra pule, ne darke hegra fruta ... etc etc . lol

    Duam ndonje faqe ku ka action.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mikja ime duhet te presesh. Ditari nuk do te kishte vlere nese do ta copetoja. Ky nuk eshte roman
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    ja

    E marte 2.korik.1991...........ora...22.35.

    Dje data ka qene sigurisht 1 por do nderuar ora. Sot vajta perseri ne pune dhe me duket se jam rregulluar disi mire. Babushi mori sot ne telefon ne oren 19.15. Jane mire. Emrin djalit te Lides ja kane vene Erti. Ta gezoje. I thashe qe jam mire dhe te mos kete merak por ne telefon e kam veshtire te marr. Me tha se do me marre vete. I gjori babush , sa para ka harxhuar keto dite me telefonin dhe mendjen e syte nga une i kane. Do te perpiqem t`ua lehtesoj jeten , por tani per tani edhe une edhe ata duhet te bejme durim. Te kalojme kete prove, qe te fitojme te ardhmen. Naci eshte kthyer ne Tirane. Gje qe e kisha parashikuar me kohe, me gjithe fjalet pa fund te tij. Te jete mire se e dua, por s`mind te pres gje prej tij dhe as prej njeriu tjeter. Vetem krahet e mija do te me ndihmojne ne jete. Fatkeqesia eshte se jam djale i vetem dhe kam lene vetem prinderit, por kam besim se Kela , si vajze e zgjuar , nuk i le te merziten. Ne pune me rregulloi gjitoni Barba kristo, per te cilin ngaqe me ben shume pyetje , dhe me afron shume , kisha filluar te mendoj se eshte rufjan(spiun), por qenkam gabuar, ne fakt me tha se me rregulloi se nuk duronte dot radion time gjithe diten ndezur e me kenge angleze. Me turbullove koken . - me tha. hahahahaa Me mbeten rrobat pa lare se s`kam petrogas per te ngrohur ujin dhe kisha haruar ngrohjen me parimin e elektrolizes qe ne shtepi ne Shqiperi e perdornim gjithe diten. U desh Vulla qe ka magazinen ketu afer qe te ma kujtoje. Bleva ushqime per javen dhe u sigurova mire. Kristua i riu me dha nja 5 kokra domate nga te baces se tij , nja 1,5 kg. keshtu qe jam endaksi. Vetem buke kam pak per neser , se u a hodha qenveper te cilet s`kujtohet njeri. S`kam c`bej. Punet e mira behen avash-avash. Tani po degjoj Radio Tiranen. Jane kenge te reja qe nuk i di, sic duket te festivalit te pranveres.
    Me Krisanthin ambasadat i kemi hequr fare. As Jasu, as Kalimera, as Kalispera. Sto dhiavolo. Shume here e kap veten duke menduar greqisht, gje e mire kjo, cdo dite qe kalon mesoj fjale te reja. Tani qe jam ne pune ndoshta do mesoj me mire ne kontakt me njerez. S`e di sa do me paguaj. Rrogat jepen te premten(parashqevi). Te shtune e te djele pushim. Tani Krisanthi doli nga dhoma dhe me seriozitetin e budallait kerkoi qe te mbyll radion. Mire i thashe , endaksi, por s`kam per ta mbyllur. Do t`ia plas shpirtin vromjarit qe te iki vete. Tani degjova cakmakun qe ndezi Krisanthi cigaren. Naten e mire. (kalinjihta)


    vazhdon......................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 24-05-2006 mė 17:32
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure.o3.07. 1991


    Sot ishte dite e bukur per mua. Shkova ne pune qe me mengjes dhe pasi grasatova nje mihani(makineri) , doli problemi se nuk i punonte celesi i dorezes se nje vegle tjeter. Atehere hipa ne nje makine te firmes se bashku me nje djale nga familja e afendikoit dhe shkuam ne nje magazine te pjeseve elektrike dhe elektronike. Atje bleva nje aparat multimeter, qe nuk e kisha enderuar ndonjehere me pare.(me parate e firmes kuptohet). Nuk dija c`te beja nga gezimi (si Lida). Bleme dhe nje celes te ri dhe u kthyem. Djali i afendikoit dergoi dike ne magazine qe te me blinte tere veglat qe me duheshin. Kur u kthyen me kishin sjelle komplet veglat, nga me te mirat qe ka; pinca , kacavida, idikator, kolitir, tel kallai etj, etj dhe e ndjeva veten te lumtur, por kenaqesia nuk mbaronte me kaq. Me dhane edhe nje dhome me celes te cilen une them ta bej laborator per se mbari. Kur erdha, pasi fjeta nja dy ore , lava rrobat ; 2 kemishe, 3 pale breke, 1 pale pantallona dhe nje pale corape, si dhe kellefin e jastekut. Tani zjeva dy veze per neser dhe po degjoj lajmet. Ylli Bufi sot ka shkuar ne Itali. Per hajer.
    Ika se erdhen mushkonjat.


    vazhdon........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  14. #74
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Jam duke e lexuar cdo fjale qe je duke e shkruar.Me pelqen fort shkrimi,vazhdo se me pelqen shume.

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte.04.07.1991......ora-19.30.

    Tani fola ne telefon me qirie Mimin dhe me tha se do te vije ketu. Sot perseri shkova ne pune. Pak pune bera nga elektriket, por rendesi ka qe punet elektrike mi japin te gjitha mua. Diten pastrova graso me straxho dhe leva me boje vaji. Kam 3 dite qe ha te njejten menu ne te 3 vaftet; veze te zier, domate, djath dhe qepe(qepe deri die se per sot nuk kisha), bile ne darke vetem djath dhe vaj ulliri, kurse ne mengjes nuk ha domate.
    Sot ne dreke me mbaroi edhe djathi dhe hengra me shellire dhe me vaj ulliri. Mblodha dhe disa dardha, dhe kam akoma ketu perpara. Bleva dhe nje buke kur erdha nga puna. Ndryshe nuk kursehet, po te dua te bej prokopi. Nuk eshte e lehte te jesh emigrant dhe per me keq , te mos dish as gjuhen e vendit ku je.
    Sot afendikoi , qe duket se ka simpati per mua, sec me thoshte para nje aparati qe kishte nevoje per riparim, sic duket ishte kohemates, por une nuk i kam pare ndonjehere dhe megjithese nuk e kuptoja, i thosha ;- mire, c`te besh? -ndryshe te pret rruga e madhe dhe adio dhulja.


    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 05.07.1991.........ora-22.00.


    Sot punova deri ne oren 18.00. Erdha nga puna dhe pasi bera punet e zakoneshme hengra dhe u shtriva per te fjetur. Tani ka nj cerek ore qe jam ngritur. Tre ore e gjysem gjume.
    Qirie Mimi paska ardhur bashke me komshiun, avokatin dhe ka kujtuar se nuk jam ne shtepi, me tha barba Kristua. Tani do ta mar ne telefon.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune.06.07.1991.............ora 15.00.


    Sot pasi lame punen ne oren 13.00. shkova ne Korinth tek qirie Mimi. Sot ne pune mora edhe rrogen e pare. Pese dite pune-20800 dhrahmi, dmth 4200 per dite pune. Orea. Ishte kenaqsia ime por edhe e qirie Mimit kur i tregova rrogen time te pare . Mu duk sikur ja tregova babait, kur ja lashe parate ne dore. Por kaq para jane teper pak per doren e Mimit. Ndersa babushit tim do t`i ndriconin tani syckat e bukura. Zonja me vuri me vete nje peshk te madh per dreke, por qe une do ta ha per darke e per mengjes, por kam frike se mos prishet se eshte shume vape. Tani duhet te bej ekonomi. Per kete puna e pare duhet te blej nje petrogas qe te gatuaj dhe nje motorr per te shkuar ne pune , pasi bileta e urbanit te vret shume. Te tjerat behen siga-siga. O Zot me ndihmo te rroj me djersen time. Tani nuk dua me teper se c`kam. Te punoj dhe te mbledh para , qe te ndihmoj shtepine. Mamane time te mire qe mezi nxjer 15 diteshin. Tani me gjithe parate e kursyera nga ato qe me ka dhene nga pak qirie Mimi, me behen 28000 dhrahmi. Te shoh sa do prish kete jave por vetem urbani do 240 dhrahmi ne dite x 6 dite =1440 dhrahmi ne jave. Pasdite qirie Mimi me tha se do vije ketu. Tani them ta ul pak radion se e kreu detyren per sot, (e merziti boll Krisanthin me muzike xhazi) dhe t`ja fus gjumit. Cao


    vazhdon.......................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 07. 07.1991......ora 13.40.

    Qirie Mimi erdhi dje pasdite ketu. Zonja me kishte derguar perseri peshk te mire. e hengra ne darke. Ne mengjes sa u ngrita pashe Janin -komshiun qe kishte hapur motorin dhe po e rregullonte. Shkova dhe e ndihmova. Punuam nja tre ore. S`kishte ndonje gje te madhe. Kur mbaruam , gruaja e tij me dha me vete nje pjate me nje cope mishi vici te madhe dhe me garniture , patate te skuqura. dhe spinaq. Oh sa me shijoi spinaqi. Me kishte mare malli per barishte te gatuara.
    Sh,sh,sh......t . (Po vjen Krisanth-budallai). ...
    E pershendeta ne menyre demostrative; - Jasu Krisanthi. Jasu, me tha me gjysem zeri pa e ngritur koken. Me keshilloi qirie Mimi dje qe ta ndreq sa te mundem muhabetin me budallane. E qe e lame muhabetin , pasi hengra dhe faine, mora shatin dhe shkova nga kopeshti per te rregulluar ne sistemin e ujitjes nje difekt , pasi nje kumbull po thahet fare ngaqe nuk i vete uji. Pasi bera me shume se gjysmen e punes, zuri shiu dhe e lashe. Mora ne telefon qirie Mimin dhe i thashe se po bie shi dhe ta gezoja per mandarinat te cilat duan uje tani. Por ky shi qe po bie, as i lag fare, e jo ti ndihmoje mandarinat e varfera. Me tha qe te shkoj ne Korinth nga ora 17.30-- 18.00 pasi zonja e tij me ka bere gati edhe faine. Tani ora eshte 14.00. dhe une them te shtrihem pak.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 09.07.1991.....ora-22.35.

    Dje nuk isha ne shtepi. Pasi dola nga puna, shkova direkt ne shtepine e Mimit, i cili bleu per mua per dreke nje pule te pjekur dhe dy bira . Me to hengra dreke e darke, bile nje cope mishi e mora me vete per ne pune.
    Se bashku me Mimin po bejme sistemimin e librave dhe ne pergjithesi te biblotekes se tij te pafund. Filluam qe dje. Ne darke nga ora 12.00. shkova te fle ne shtepine ne kat te pare. Mbusha vasken me uje dhe u futa te lahem. Kisha ndezur dhe dritat dhe radion, kur nga ora 12.45 ( e nates kuptohet), hapet dera dhe degjoj zerin e Antigonit, qe pyet; -Pios ine?( kush eshte?). Ime ego, o ..........( jam une ) i thashe. Nuk e mora vesh mire sec tha, por kuptova fjalen ;- ekso- -(qerohu, largohu), qe une e kam me te rrenden ketu dhe kuptova qe tha ; Na ka pushtuar Shtepine. Lei qirie Mimi, - i thashe (me tha qirie Mimi) dhe s`e bera qefin qeder. Ja futa gjumit dhe ne mengjes shkova ne pune. Ne pune sot u lodha, pasi gjithe diten bera pune hamalli, ama nuk ankohem dhe bej cdo pune qe me thone. Sot ne dreke qirie Mimi prape me mbajti per dreke ne shtepine e tij. Puna eshte te mos harxhoj shume para. Sot harxhova 600 dhrahmi, 500 bleva djath dhe sallam per te mare buke me vete nja dy tre dite dhe 100 urbani. Sot nje djale grek qe punon me mua me tha se ka njeri nje motor te vogel 50 kb, qe e shet 8000 dhrahmi. I thashe se do ta mar, te shoh neser Eshte rast i mire gjithsesi , sido qe te jete. 30000 ne dyqan ben nje biciklete.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 10.07.1991....................ora-21.30


    Mbreme ne oren 01.00. te nates me mori ne telefon babushi me mamin. Mezi e ndjeva zilen e telefonit se isha shume i lodhur dhe pastaj mezi me zuri gjumi. U gezova qe ishin mire dhe u thash qe jam shume mire. Babushit i thashe qe i kam blere motor dhe u gezua shume. . motorin do ta blej patjeter. Mamaja kerkoi frigorifer dhe ndihma. I thashe ate qe eshte, e kam te veshtire si t`i dergoj se kaq para sa kam une , per ata jane shume ndihme e madhe tani. dhrahmia tani ne Shqiperi eshte 1/4. Do shiloj se c`rruge do gjej per t`u derguar dicka.
    Sot nuk u lodha shume, por erdhen nja 3-4 djem (alvanos) dhe kerkonin tjeter njeri, por gabimisht I sollen tek une. I percolla, por e pashe qe afendikoit nuk i erdhi mire. Vromjari(Krisanthi) , mi kish derguar. Sic me tha edhe barba Kristo, i kishte sjelle edhe ne shtepi. Zagari , kushedi se c`m... i pjell mendja. Pasdite shkova ne shtepine e Mimit, por ai kishte shume pune dhe nuk ndenja. Kur erdha hengra buke dhe fjeta nja dy ore. Tani mbusha edhe nje qese me dardha qe kishin pikuar dhe nuk ka kush t`i haje, ne nje kohe qe ne pazar keto jane shume shtrenjt. Ka shume mushkonja e s`mund te rri me. Sot do ta nxjer krevatin perseri jashte se filloi vapa.


    vazhdon..........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •