E marte.11.06.1991.................................. .....ora.19.45.
Ne mengjes i nderova vendin qenit Mando se me vinte keq se ishte ne diell. E cova ne hije. Qente me duan tani. Me lene t`i perkedhel e ti ferkoj dhe kenaqen me mua. Fola ne telefon me qirie Mimin dhe me tha se do te vinte sot, por varianti njihet, pak shprese ka per te ardhur. Megjithate po pres edhe nje cope here. Ketu ne kopesht paska edhe qershi dhe njera i ka pjekur kokrat. Pak me vone po hyj po nbush nje tas sa per sonte. Edhe pjeshket kane filluar te piqen. Sot mesova te numeroj greqisht, deri ne 100 kam siguri. Po vazhdoj te mesoj . Sot bera nje kenge te re per emigracionin. Sikur te vazhdoj te bej kenge me kete rritem nje dite kam per tu bere i madh e i degjuar. hahaha.
Ja teksti i saj:
Une endrat do ti kap nje dite
-----------------------------------
Rruge pa fund
Cdo dite rruge te reja
Bota eshte kaq e madhe
dhe une- kaq i vogel - kaq i paditur
Eci une
dhjetra kilometra
dhe cdo dite
me i vogel me duket se jam
refreni
--------
Por jam i ri dhe jetes do ti dal perball
s`le te me flake dallge e saj andej - kendej
Jam pa shtepi , e di, jam i papune - emigrant
Por endra kam dhe shprese se do ti kap.
Ndoshta ka nevoje per ndonje permiresim te vogel por e kenduar , me melodine bashke , me pelqen , me duket bukur.
Qirie Mimi tani sapo mori ne telefon dhe me tha se do te vije tani ketu. Po e pres.
.................................................. .....................................ora 21.20.
Qirie Mimi tani sapo iku . Me solli peshk te mire . ma ka derguar gruaja e tij. Solli edhe buke per qente. Mua me dha 1000 dhrahmi. Neser me tha te vete ne Korinth tek ai dhe te vemi bashke ne astinomi(polici) per te shtyre vizen ne pasaporte. I thashe per Krisanthin. Ti mos i thuaj gje, me tha, per ca dite do ta perzeme qe ketej. Nuk e zgjata se pune e pare eshte viza.
Te tjerat rregullohen. Ika se me srine mushkonjat. Tani e kam hak te vete te pi nje gote vere. Po me mire do vete ta pi brenda me peshkun. Mimi nuk e di qe une pi veren e haruar.
vazhdon.........................
Krijoni Kontakt