Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte.11.06.1991.................................. .....ora.19.45.

    Ne mengjes i nderova vendin qenit Mando se me vinte keq se ishte ne diell. E cova ne hije. Qente me duan tani. Me lene t`i perkedhel e ti ferkoj dhe kenaqen me mua. Fola ne telefon me qirie Mimin dhe me tha se do te vinte sot, por varianti njihet, pak shprese ka per te ardhur. Megjithate po pres edhe nje cope here. Ketu ne kopesht paska edhe qershi dhe njera i ka pjekur kokrat. Pak me vone po hyj po nbush nje tas sa per sonte. Edhe pjeshket kane filluar te piqen. Sot mesova te numeroj greqisht, deri ne 100 kam siguri. Po vazhdoj te mesoj . Sot bera nje kenge te re per emigracionin. Sikur te vazhdoj te bej kenge me kete rritem nje dite kam per tu bere i madh e i degjuar. hahaha.
    Ja teksti i saj:


    Une endrat do ti kap nje dite
    -----------------------------------

    Rruge pa fund
    Cdo dite rruge te reja
    Bota eshte kaq e madhe
    dhe une- kaq i vogel - kaq i paditur
    Eci une
    dhjetra kilometra
    dhe cdo dite
    me i vogel me duket se jam


    refreni
    --------

    Por jam i ri dhe jetes do ti dal perball
    s`le te me flake dallge e saj andej - kendej
    Jam pa shtepi , e di, jam i papune - emigrant
    Por endra kam dhe shprese se do ti kap.

    Ndoshta ka nevoje per ndonje permiresim te vogel por e kenduar , me melodine bashke , me pelqen , me duket bukur.
    Qirie Mimi tani sapo mori ne telefon dhe me tha se do te vije tani ketu. Po e pres.

    .................................................. .....................................ora 21.20.

    Qirie Mimi tani sapo iku . Me solli peshk te mire . ma ka derguar gruaja e tij. Solli edhe buke per qente. Mua me dha 1000 dhrahmi. Neser me tha te vete ne Korinth tek ai dhe te vemi bashke ne astinomi(polici) per te shtyre vizen ne pasaporte. I thashe per Krisanthin. Ti mos i thuaj gje, me tha, per ca dite do ta perzeme qe ketej. Nuk e zgjata se pune e pare eshte viza.
    Te tjerat rregullohen. Ika se me srine mushkonjat. Tani e kam hak te vete te pi nje gote vere. Po me mire do vete ta pi brenda me peshkun. Mimi nuk e di qe une pi veren e haruar.

    vazhdon.........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 13-05-2006 mė 16:20
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga aska_peja
    Po FsHaTaR, ashtu esht, edhe une dal ne ora tet ne mengjes ne pun, edhe si ta hapi Forumin, i pari qe do ta lexoj osht Ditarin, edhe e kisha lut qet shkrun me shum, sepse nuk me pritet fundi, esht nje gje qe shum po kam deshir me dit, edhe pse nuk me ka interesu kur jeta e dikujt,
    Po kjo eshte si puna e beautiful moj ka fillu ke viti 1991 vllai pra jane akoma ene 15 vjet ditar qe do me then 30 per 12 = 360 per 15 = 5,400 dit shto ketu qe nuk shkruan cdo dit i bie rreth 10,000 dit pranej flije menjen se e ke lexu gazeten per keto vjet.
    larguar forever

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Po kjo eshte si puna e beautiful moj ka fillu ke viti 1991 vllai pra jane akoma ene 15 vjet ditar qe do me then 30 per 12 = 360 per 15 = 5,400 dit shto ketu qe nuk shkruan cdo dit i bie rreth 10,000 dit pranej flije menjen se e ke lexu gazeten per keto vjet.
    mos u tremb ditari nuk vazhdon aq gjate.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #44
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    hey po shkruaj o derman se me le ne comp
    Partizoni

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 12 .06.1991...............ora-21.05

    Sot shkova qe ne mengjes me qirie Mimin ne astinomi, per te shtyre vizen. Personi qe merej me ate pune na tha se nuk behet. Mund te rrije edhe 15-20 dite te tjera, pa qene nevoja per vize , - na tha, por me teper , jo. Po i gjuajne tere alvanoset. Ne arberisht kjo shprehja do te thote; - Po i perzene tere shqiptaret. Megjithate fjala "i gjuajne" qe e rrende per mua. Une e perktheva ndryshe - Ka filluar gjuetia e shqiptareve, gjej shqiptare e mer ne makine, e co ne Kakavije. Palo pune, - thote arbereshi. . Megjithate do vemi me qirie Mimin prape neser te takojme nje mikun e tij qe nuk ishte sot dhe qe ka grade te larte ne astinomi. Te shohim, - tha Mimi, . Po qe nevoja do te vemi ta bejme edhe ne Athine. Do bisedoj , - tha edhe se mos te coj ne Gjermani , tek miqte e mi atje, eshte me mire. Do bejme dicka. I thashe se ne Alvani nuk kthehem , por dicka ndjeva qe mu turbullua ne kete pune. Te shohim.
    Sot vajta e u qetha, i thashe Mimit dhe ai pagoi per kete pune 700 dhrahmi. Me ka marre shume shkurt. Po te kishte qene tani mamaja , te me shikonte, do thoshte, - Je bere si pellumb djale, - sic e ka zakon. Kela do thoshte;- Iiiiii- c`je bere keshtu mo. Babi do thoshte;- Shume mire ke bere, lere djalin ti. Lida do thoshte;-Ty te shkojne floket e shkurtera. Kurse Lima do te vinte te lozte me mua.
    Sot do ta nxjer krevatin ne verande, njerin nga qente e lidha ne krye te shkalleve , qe te fle pa merak. E di qe do me grine mushkonjat , por te pakten do mar ajer te paster dhe fresk.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte.13.06.1991..............ora-20.45

    Sot shkova qe ne mengjes tek qirie Mimi ne Korinth. Foli ne telefon me nje mikun e tij ne polici dhe ai i tha se po te jete vorioepiriot mbetet, dmth qe rregullohet. Si t`ia vertetoj une atij qe jam vorioepiriot?????? Shkuam pastaj, pame ullishten e madhe qe e ndante autostrada ne mes. Cdo vit vetem ajo jep 5----6 miljone dhrahmi. Me tha se do ta shese per 100 miljone dhrahmi ate ullishte. Shkuam pastaj ne Lutraqi, nje nga vendet me te bukura te Greqise. Pike turistike. C`fare bukurie?
    Mimi kishte ndertuar atje 2 pallate, per vete kishte mbajtur nje apartament. Hajde apartament, hajde. O bukuri, e ke emrin Lutraqi. Pastrova shtepine- gje fare e thjeshte me mjetet qe ishin aty dhe me ate dysheme mermeri te bardhe, mbushem uje, pasi uji i i Lutraqit eshte mineral. (eshte uji qe shitet ne gjithe Greqine) dhe u kthyem ne Korinth. Rruges i thashe se do me pelqente te blija nje motor te vogel , per babane. 50 mije dhrahmi ben. Eh , - tha Mimi 50..60.70.do vemi ti shohim. Ti shohim, por une 3 mije dhrahmi kam ne xhep, dhe s`me dalin as per te ngrene. I kujtova punen e Gjermanise , por nuk kam shume shprese. Problemi eshte se do vete neser qe ne mengjes ne astinomi ose asfali dhe s`di se si do mbaroje kjo pune. Qirie Mimi po ben c`eshte e mundur. Me tregoi gazeten e komunisteve te greqise ku kishte nje fotografi te Ramiz Alise me kryeministrin e ri zotin Ylli Bufi, per te cilin une votova kunder.Si dhe nje interviste te Nexhmije Hoxhes e cila mburte bemat e te shoqit (me nder Enverit)..
    Ika se mu dogjen kungujt qe kam vene per te skuqur.


    vazhdon........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte. 14.06.1991..................ora 20.00

    Vajta qe ne mengjes tek qirie Mimi. Ne tv tek ai pashe se perseri kishin ikur nga Shqiperia, per ne Itali. Ne astinomi, miku i tij nuk ishte prape sot. Do vemi perseri- c`te bej. Edhe Mimi po perpiqet . Ai muhabeti i gjermanise nuk behet. Duhet te kesh garanci, - me tha- por mesa kuptova nga biseda e tij me nje person tjeter , pengesa e pare eshte gjuha. Gruaja qe pastron shtepine e Mimit flet arberisht, me tha se do te me jepte nje pale kepuce te djalit te saj , te cilit nuk i pelqenin nr, 42(endaksi). Qirie Mimi ka shume besim tek une, Pasi me tregoi shenjat e hapjes me leve te deres dhe sirtarit te tavolines ku kishin vjedhur sic me tha 1 milion dhrahmi, si dhe disa sende ari, me tregoi pushken dhe vendin ku e fshihte. Vetem ti e di - me tha. po me erdhen prape do ti vras, megjithese tani nuk mbaj me para ne sirtar, por i mbaj ne trapeze(banke). mar aq sa para me duhen . Me tha se do vemi bashke ne plazh, po pune e pare eshte shtyrja e vizes. Habitem me kete njeri qe nuk pushon gjithe diten, eshte 78 vjec dhe kalon neper duar cdo dite qindra, mijera leke pa u ngateruar e pa ja hedhur njeri. . Dhe eshte i sakte ne llogarite e tij. Duket se nuk shkon shume mire me Antigonin. Nuk e kuptoj se c`fare nuk i pelqen Antigoni ketij njeriu. Ndoshta korektesen dhe kembenguljen ne pune , por pa te ai nuk do te mund te kishte vene tere ate pasuri perallore qe ka. Sot ne dreke kur kalova nga shtepia me dha 2000 dhrahmi dhe zonja Mimi me dha me vete dreken nga gjella e shtepise, patate dhe kungull. Me tha se neser do punoj per te leshuar ujet ne portokallet dhe ullinjte, dhe do te me paguaje. Te shohim si eshte kjo pune. Ate punen e pushkes s`e mora vesh tamam pse ma tregoi. Mos ka frike nga une?

    vazhdon.....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Faleminderit PINK, crazy boy vertet qe nuk me shqetesojne tipa te tille adoleshentesh te cilet i kane gjetur gati te tera. por nese do te pyesnin prinderit e tyre per ate periudhe, ndoshta edhe baba i vet do t`i dukej homo. Pati edhe te tjere cuba ne ate periudhe ne te cilen une shkruaj , te cilet ndoshta gjeten zgjidhje me te lehta per jeten. dhe une kam njohur plot te tille, por nese sot do pyesje ku jane e si kane perfunduar , me siguri emrat e tyre do t`i gjeje ne listat e koridhaleos, apo neper pllaka mermeri.
    Dhe ti humoristi Amaro(qe nga nicku do te te vleresoja, por nejse), nese nuk do te rreshtohesh ne ato lista, do te besh mire te besh nje jete te ndershme , ashtu si dhe une e dhjetra mijera te tjere dhe te siguroj se vuajtjet e fillimit mua me bene vecse mire . Sot pas kaq vjetesh keto mund te te duken ty si peralla per femije, por ne ate periudhe ka qene jeta jone e imponuar, te cilen ne nuk e zgjodhem- na ra per pjese, por qe e perballuam me gjoks .
    Duhet t`i jesh pak mirenjohes brezit tim, qofte edhe vetem per faktin se u perballem me diktaturen me te eger te kohes dhe e mundem. Bir, besoj se je shume i ri dhe thjesht do te te kujtoja nje fjale te mencur te popullit ; - Degjo shume e fol pak . se sa me pak te flasesh aq me pak do te kuptojne njerezit sa i paditur apo i papjekur je.
    Kerkoj falje per lexuesit e temes , por nese vendosa qe te bej publik ditarin , nje nga arsyet ishte pikerisht qe brezi i Amar/o/etava te kuptoje se c`ka ndodhur ne te vertete ne ato vite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 15-05-2006 mė 12:55
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #49
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    2043 vertete prekes ditari...me kujton veshtiresite e mija dhe shume emigranteve kur jemi larguar nga shqiperia.....
    faleminderit qe i ndan me ne....
    shume suksese ne jeten tuaj =)

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune.15.06.1991........ora -19.12.

    Sot si dite e fundit e javes, perseri ne astinomi , miku i Mimit nuk kishte shkuar ne pune.Dite ujkendi helbete. U shty per te henen. Sot shkuam me Mimin dhe nje djale qe quhej Panajot ne nje shtepi ne Korinth, qe nuk e mora vesh mire se s`fare punimesh do kryente ne tarace. Por me sa kuptova, une si argat do te gerryeja muret, qe kishin zene myshk, me furce teli. Pune te tjera se cdo dalin nuk i dihet, por do ti bej nuk diskutohet. Do punoj atje nja 4 dite me panajotin, dhe sipas bisedes qe u be , do me paguaje 5 mije dhrahmi ne dite. Poli orea(shume bukur). Pas pune , poshte shtepise se Mimit, ku ai ka nje kopesht me palma dhe banane, preva me sharre ca dege dhe nje drethkel qe ishte thare. Ne vend te saj do te veme nje tjeter. Pastrova(zhbllokova ) edhe kanalin e ujrave qe ishte zene ,(aty ne kopesht). Pas kesaj bera nje banje ne vaske ne shtepine e qirie Mimit, ne katin e poshtem te pallatit. Sic i numuroj une i bie te jete kati i dyte, sipas numurimit te tij , eshte poshte katit te pare. Qirie Mimi me dha 1300 dhrahmi. Panajota, gruaja qe pastron shtepine e Mimit, me solli kepucet. Ishin te paveshura fare dhe mjaft te lehta , ngjyre gri. I kam te mira per tani ne vere.
    Zonja Mimi eshte nikoqire dhe gatuan mjaft mire. Ne fakt edhe ka se c`fare te gatuaje, por sidoqofte ka dore te mire. Ne dreke kur ika , me dha me vete ushqim sa per te ngrene une tre vakte. Dhe une hengra sa u shqepa dhe tjetren e futa ne frigorifer. .Panajota me solli edhe nje pale pantallona doku gri , qe ishin te reja dhe mua me rinin shume mire, si edhe nje kemishe me menge te shkurtra mjaft te bukur. I thashe efkaristo poli, dhe i mora te tera. c`te bej. Me tha se ka edhe nje pale pantallona te tjera dhe do te mi sjelli. Silli i thashe, c`te kesh, kemishe , pantallona se nuk e shikon, une nuk kam asgje.
    Ne dreke bleva buke per vete dhe per qente(shqidhat) dhe pasi hengrem ja futem gjumit.
    Sot pashe veten pas kaq kohe ne Greqi, e kam vetem 5 mije dhrahmi ne xhep(burse), Presim dite me te mira dhe shpresojme qe do te vijne. E para eshte mesimi i greqishtes, prandaj po e mbyll per sot e po mesoj.

    vazhdon....................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.16.06.1991

    Sot Kela ka ditelindjen dhe ka pritur ndoshta ti telefonoj, por gjendja financiare nuk me lejon . Megjithate e uroj ne ditar " Kela u befsh edhe 100 vjec". Kela eshte vajze e mire , me ndihmen e zotit , si te rregullohem njecike vete, do perpiqem ta sjell ketej te shohe njehere boten. Vetem se duhet te mesoje gjuhen greke. Sot Mimi u merzit sepse Timoja nuk i leshoi ujet per mandarinat dhe ato nga thatesira kane filluar te rezojne kokren e sapoformuar.. Te vjen keq t`i shohesh, pasi kane zene shume mire. Po te kene uje tani do te kene prodhim te mbare, ne te kundert i mori lumi. Duket se Timoja ja ben me qellim qe t`ia demtoje. Mimin e kane zili pse ka shume toka dhe para, dhe nuk e duan se ka qene partizan. Interesant, ketu nuk i duan ata qe kane qene partizane, bile disa kane bere edhe burg per kete shkak. Qirie Mimi eshte president i shoqates se veteraneve, n,q,s, do ta quanim me emertimin analog ne Shqiperi. Ne dreke shkuam te dy ne Korinth dhe zonja me dha me vete per dreke nje tas te madh me pilaf orizi dhe nje cope mishi te pjekur, qe mund te vinte 500 gr. Mund te them se nje dreke e tille ne restorant kushton 1000 dhrahmi. Pra u kenaqa. Neser ne asfali do tu them tjeter mbiemer qe ngjan me mbiemrin tim , se keshtu e ka edhe nje minister ne qeverine e tanishme, - keshtu me tha Mimi. Te shohim si do dalim, kam besim .
    Tani ne shtepi jane mbledhur rreth tavolines , mund te kete vajtur edhe Roni dhe me siguri ne cdo muhabet me kujtojne e me zene ne goje mua. C`te besh, po nuk sakrifikove , - nuk fiton. e une dua te fitoj te ardhmen , pasi te sotmen e kam qare.
    Pasdite pasi fjeta nja dy ore si zakonisht, sperkata mire e mire me uje oborin perpara dhe vajta mblodha nje tas me vishnje(qershi), qe nuk po e mbaroj dot. Jane tre qershi te medha ne kopesht dhe qirie Mimi me tha ti ha une te tera.(nuk i duan?). Ku i ha dot te tera une ato? Gjunah se do i hane zogjte, .ema le te hane edhe zogjte se shpirt kane.
    Te ishte mamaja do ti bente liko . Une e para e punes nuk di te bej liko, dhe e dyta une nuk e ha likone. Mora dhe nja 4 kokra te medha kajsi, por kajsite duan edhe nja 3-4 dite qe te behen mire.Per darke ditelindjen e Keles do ta festoj me nje supe patatesh, por me pare po shkoj te pi nje gote vere te magazina e Taqos.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 18.06.1991..................ora 10.20

    Dje u mora me pune tere diten dhe harova te shkruaj. U kujtova vone kur rrash per te fjetur, por ama kisha se c`te shkruaja; p.sh; qe ne mengjes shkuam me qirie Mimin tek nje are , qe ai e ka me ullinj e me portokalle dhe rregulluam bashke me ustallaret (paloustallaret) drenazhimin dhe sistemin e ujitjes. Ne dreke erdha ne shtepi prape me makine. Zonja Mimi me dergoi perseri per dreke 2 peshq te medhenj si dhe disa sende lluksi , si p.sh; 2 kokra domate, dhe nje sallator , te cilet une nuk po merja guximin ti blija. Por nuk i lashe te me shkonin per lluks. Dreken e hengra me peshqit, pasdite bera nje sallate te mire dhe per darke bera makarona. Si zakonisht frutat nuk mungojne ne tavolinen time, bile jane te fresketa dhe me teprice. Gjithe pasditen kontrollova sistemin e ujitjes se mandarinave dhe e rregullova ne disa vende , pastaj ujita mire oborrin perpara. Dua qe ta pastroj e ta bej drite. Me tmeron pislliku. O Zot , si ishte ketu kur erdha une , por ka akoma pune. Sot qirie Mimi mori qe ne mengjes ne telefon disa here per punen e ujit te mandarinave, por Timo malaka , pushti e qerataj sipas epiteteve qe i vuri vete Mimi, nuk e leshoi perseri ujin. qirie Mimi bashke me zonjen do te shkojne sot ne Athine - Keshtu me tha ne telefon , pasi ka vdekur nje doktor i degjuar dhe do te kthehet prape se ka mare taxi angazhe. Mua me mbetet te studioj helenika.

    .................................................. ...................ora 22 .15

    Timo pushti , malaka me ne fund e leshoi ujin . Sistemi i ujitjes pati shume difekte dhe mu desh te punoja nja 3---4 ore te mira per ta ndrequr njefaresoj. U bera gjithe balte. Pasdite qe vendosa te laj rrobat me mori ne telefon qirie Mimi dhe me tha qe te vete neser qe me nate per te hapur nje vrime ne murin rrethues te pallatit. Por une u tregova i gatshem dhe vajta qe sot. E hapa vrimen dhe Mimi u kenaq shume, ama me pa qe isha i lodhur. Neser me nate ,- tha , -do vemi bashke ne asfali. Te shohim . O Theos na ndihmo kete rradhe , se pastaj ecim vete. Por kam besim tek qirie Mimi. Atij une i duhem po aq sa c`me duhet edhe ai -mua. Kur ika qiria Mimi me vuri me vete me shume se gjysem pule te pjekur dhe patate te bera ne tave. Hengra darke dhe lashe edhe per mengjes, si dhe me dha edhe 500 dhrahmi. Makinen e ka cuar per riparim pasi ka nje difekt tek benzina. Naten e mire se nuk me lene mushkonjat te shkruaj.


    vazhdon................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    2043 shume te bukura keto mbresat dhe kujtimet e tua. Per te me shujt kuriozitetin, ia le ne fund Mimit apo jo

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    ki durim biri im.....une durova kaq shume - ti nuk duron kaq pak?
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 19.06.1991..............ora-15.30

    Me fal Baba
    ---------------
    Baba, . Me fal, por sot e ndjeva veten ngushte. Antigoni , vajza e qirie Mimit , guxoi te me fyej. Kuptohet , jo direkt. dhe ne gjuhen e saj, por une e kuptova dhe i thashe qirie Mimit; - Antigoni flet keshtu se ka punuar babai per te, kurse babai im nuk mi siguroi dot dhe une po e filloj jeten nga zeroja. Bile per shkak te ndjekjeve qe u behen shqiptareve ketu, me duhet ta filloj nga sensi negativ. Baba edhe vete me dhembi kur e thashe ate fjale, por ky eshte realiteti dhe jo per fajin tend. Ta kam thene edhe me pare se ti bere per mua maksimumin e mundshem ne Shqiperine socialiste. O Zot, sa i mire paska qene kapitalizmi. Kush ka krahe e punon-rron e pasurohet dhe jeton tere te mirat e kesaj bote, d.m.th. ndryshe nga socializmi ku te mirat i gezon ai qe rri me shume. Lajmet thone se ne Shqiperi ishte Gensheri dhe tani pritet te shkoje Bejkeri. Do derdhet para e madhe thone. Te shohim. Mijera djem te tjere kane rrembyer anijet dhe kane mberitur ne Itali, por ne toke nuk i lene te zbresin. Dhe bijte e Shqipes Krenare enden neper Bote si cifutet ne shkretetire.
    Ja rinia qe rriti Partia e Punes dhe e edukoi me mesimet e tij me nder teje Enveri.
    Baba qe te kuptosh se sa prapa jemi duhet te vish e te shohesh vete. Perfytyrimi i njeriut nuk mund t`a kapi pa e kapur njehere syri.
    Vajta sot ne asfali me qirie Mimin dhe takuam mikun e tij, i cili pasi me pyeti dhe me pa pashaporten, mori ne telefon personin qe meret me kete pune dhe ai tha se ne fund te muajit presin qe tu lene te drejten te japin shtese vize per 6 muaj, keshtu qe une do te vij prape atehere, nderkohe neqoftese me mer astinomia do kerkoj ne telefon qirie Mimin dhe mikun e tij dhe ata do me leshojne. Pra 99% pune e bitisur. Sot mesova se qershite dhe vishnjet nuk jane e njejta gje. Vishnja jane keto qe kam ne oborin e shtepise, qershi qene ato qe me dha zonja Mimi, qe ishin sa nje koker arre. Qirie Mimi kur iku me dha 1000 dhrahmi, si dhe buke me vete per dreke, por qe une do te ha edhe darke. Tani me vajti vone per gjumin e drekes


    vazhdon...................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 17-05-2006 mė 16:03
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 20.qershor.1991.......ora.18.45.

    Sot pasi vazhdova me pastrime, te cilat ketu nuk e di se kur mund te mbarojne, shkova ne dreke ne Korinth tek shtepia e qirie Mimit. Me priti mire megjithese kishte shume pune. Me dha me vete pinca e kacavida , c`doja dhe nje radio-kasetofon Philips, si dhe 3 kaseta. Zonja me vuri me vete per dreke nje tas te madh me makarona, qe nuk i kisha pare ndonjehere, si dhe dy copa te medha mish vici.
    Krisanthit nuk i pelqen prania e radios. Me tha ta mbyll , se do flinte pak, por une nuk e mbylla. I thashe se doja te degjoj muzike. Kjo sherbeu qe shtepia te ndahej ne dy kampe; Krisanthi mori nga dhoma ime gjithe sendet e tij , pervec dollapit te rrobave, si dhe petrogazin me te cilin une gatuaj......Tani sapo erdhi me Manolin i cili flet arberisht dhe erdhi si miku im dhe si i derguar i Krisanthit per te biseduar ne menyre qe ta le Krisanthin e gjore te beje dy ore gjume ne dreke. Edhe une rrash dakort dhe ne njefare menyre kerkova falje. Me vjen keq per Krisanthin , por dua ta perze qelbanikun duke e merzitur qe te kerkoje vete ai, te iki. Sot u terhoqa prej Manolit. Qirie Mimi pritet te vije tani ketu, keshtu me tha qepare ne telefon. Edhe makinen (aftoqiniton), e ka ndrequr.
    Ne dreke bleva tek vula uje si zakonisht dhe nje kuti konservash mish-derri dhe nje salce domatesh.
    Tani me doli problemi i petrogazit. Ehu une do e mar ta perdor dhe Krisanthi s`ka per te folur fare.
    Mandon, qenin e rraha dje dhe sot. dje s`e la te kalonte kunatin e Krisanthit dhe sot s`e la Manolin dhe pasi iknin lehnin aq shume sa te lodhnin.Por qente kane pleshta dhe vendosa te mos i afroj shume se mu bene krahet e kembet me pucra. qirie Mimi me tha sot se njehere per njehere s`e heq dot Krisanthin qe ketej pasi ruhet nga fjalet e kozmit(botes). qe do thone; Futi alvanosin dhe nxori grekun, por me vone do ti vije ora, me tha

    vazhdon.........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  17. #57
    Kosovė e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362
    shkruaj me shum o bur, se me le ne komp ne ngrir
    as punet nuk po muj mi kry mir

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Me falni se nuk kam shkruar, se helbete ne ketu ne Shqiperi bejme edhe pushime per fundjave.


    Epremte 21 .06.1991......ora -20.50.

    Sot ne mengjes degjova radio-tiranen ne oren 07.00 te mengjesit.Tani po pres mos e ze perseri ne oren 21.00.
    Janula (komshia) gjithe diten ka bere si e terrbuar pas meje, megjithese une rija krejt indiferent. Nuk di si te veproj me te , aq me teper qe nuk di dhe gjuhen.
    Qirie Mimi erdhi ne oren 14.30. ne mes te vapes me solli per te ngrene, alamet peshku. Hengra dreke, kam dhe per darke, si dhe dy kokra domate qe do t`i le per mengjes.
    Ne oren 19.30 erdhi perseri me nje makine tjeter , bashke me familjen e nje shoku. Dmth burri , gruaja dhe vajza qe duhet te ishte nja 18 vjec. Teper e shemtuar , por menyra se si ishte veshur e sajuar, e bente mjaft simpatike.
    Me Krisanthin vazhdon gjendja pa ambasada, me vjen per te qeshur me seriozitetin e budallait.
    Vajti ora 21.00. .Cao.


    vazhdon............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 22.06.1991.....ora-19.10.

    Sot pasi vazhdova pastrimin nje cope here, sa doli dielli u ula dhe vazhdova te studioj. Ne oren 12.30 me telefonoi qirie Mimi dhe shkova ne Korinth per te mare faine(ushqimin). Atje ai bisedoi me dike per pune per mua. Te shohim c`pune do te jete dhe si do dalim. E pres qe te vije tani qirie Mimin se donte te lante edhe aftoqiniton.(makinen). Per dreke sot nuk kisha mish, u mesova keq, hahaha.
    Sot kisha gjelle me bizele(kokra) , shume e mire, por vetem per nje vaft. Darke me duhet te he me vaj ulliri dhe me kripe, bereqaveres. Puname leverdis por s`po e gjej dot. S`po mesoj dot helenikane , pa puna gjendet..
    Janula vazhdon te me provokoje. Bej sikur i jap ndonje shenje dhe pastaj tere kohen rri indiferent. C`ti bej gjuhes? Ti ha m... Ne radio nuk po gjej dot zerin e Amerikes. Sofjen e degjova dje ne darke.


    vazhdon...............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  20. #60
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    zoti me ndjefte por ti me dukesh mua djall me brire (LOL)
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •