Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    Falenderoj miqte e mi per vemendjen qe me kushtojne. Ne respekt ndaj jush, po vazhdoj kete pjese te historise se jetes sime.

    E merkure.29.5.1991...ora-20.05

    Dita e djeshme dhe e sotme me iken kot fare. (ne kuptim te aktivitetit). d.m.th. ha , pi, dhe rri gjithe diten. Dje ne darke erdhi qirie Mimi, me takoi dhe me tha se astinomia (policia), po i mbledh te gjithe shqiptaret qe gjen pa pashaporte dhe po i kthen ne Shqiperi. Sheshi Omonia, - tha ai eshte zbrazur fare nga shqiptaret. Edhe ketu ne Korinth,- me tha , - po i mbledh. Por ti mos ki frike , ti je me pasaporte ne rregull,(endaksi). Megjithate po te moren, do t`u thuash emrin tim dhe do me telefonosh mua . Vij une e te marr.
    E falenderova qirie Mimin dhe e sigurova se nuk do ta turperoj emrin e tij. E di , - tha, qe nuk me turperon. U kam thene te gjitheve qe je djal i mire.(rrofsh qirie Mimi.)
    Sot ne mengjes meqenese qirie Mimi do te shkonte ne Athine per te blere per mua libra, qe te mesoj greqisht, vendosa qe te mos dal fare nga shtepia. Pune nuk kam filluar akoma. Qirie Mimi me tha se kishte gjetur dy tre pune , por nuk i kishin pelqyer, -Mos u merzit me tha, do te gjejme nje pune te mire. (Ku eshte e shkreta?). Dhe une nuk po merzitem. Po mbaj veten ne trajtim. Ha, sa mund te ha, pi nga nje gote vere ne darke, nga vera qe ketu ka 10 vjet e mbyllur dhe e ka haruar dhe i zoti, , ha dhe nga 1 kg fruta (zakonisht mandarina ose nespulla te cilat me pelqejne shume,), , pi dhe uje gjith diten . Pse te merzitem une?!
    Sot fola ne telefon me shoket ne Athine dhe me thane se eshte e vertete qe policia po ben raprezalje te medha,- Prandaj ,me thane, - mos dil fare sa te kaloje kjo vale. Fola ne telefon me Tiranen, Te shtunen vika ne Greqi , Tana- komshia e hallos, me te motren dhe kunatin. Tana me pelqen , te shohim c`do behet. Rita nuk ja kishte dhene Tanit nr e telefonit te Nacit (dajes tim) ne Selanik per mua. Duket se kujton se do t`i bie ne qafe dhe do t`i prish pune dhe ku di une se c`fare i kishte ngateruar Tanit. I thashe qe ti thoshte se nuk e dua nr e telefonit , se kam nevoje per ndihme , por se me kishte mare malli. Pastaj gjithe diten fjeta gjume. Perballe shtepise ku jam une, banon nje familje qe ka nje vajze nja 18 vjece, mjaft e kendeshme. Me sa kuptoj , perpiqet te me provokoje ndjenjen, por une jo se s`kam , por e kuptoj se eshte teper shpejt per mua te ndermar aventura te tilla. Bej gjoja sikur s`e ve re dhe hiqem indiferent. Krisanthi tani erdhi nga puna, u mbyll ne dhomen e tij dhe me sa me thote mendja do ja kete futur gjumit , se s`po ndihet.
    Dje qirie Mimi me solli nje kemishe te bukur, nje pale pizhame, te perdorura sigurisht dhe 5 pale corape. I thashe se me duhen kepuce. Kam tha , por jane nr 41. Endaksi i thashe , aq i dua edhe une. Do te te sjell nga te gjitha , me tha ,- mos u merzit. Pse te merzitem une ? He, kam pse te merzitem?

    vazhdon.............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #22
    ...... Maska e ooooo
    Anėtarėsuar
    15-09-2004
    Postime
    1,305
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Per 2043!
    Duhet te te jete mbushur dosja e mesazheve, duhet ta zbrazesh se nuk pranon mesazhe te reja!
    Dite te mbare!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    te peruroi, per guximin qe ke marre, sepse, fundja eshte guxim ky qe po bene ti. Nese do te marresh nje sygjerim nga une, du qe te them se ditarin duhet ta botosh, sepse, eshte mjaft terheqes. suksese.

  4. #24
    Kosovė e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    386
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 8 postime

    per 2043

    Per 2043

    Pershendetje 2043, me te vertet mua me pelqeu shum shprehja, me pelqyn detajet se si e ke spjegu, se edhe vet jam ashtu te them gurbetgji, por gjindem ne Gjermani, e lexova te gjithen qka e ki shkru, me padurim po i pres edhe tjerat qe ti shkruash sa me shpejt, shum pershendetje nga une, edhe te uroi shum suxes ne jet, dhe besim ne vet veten

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    Ju falenderoj miqte e mi per mesazhet tuaja. Kane kaluar plot 15 vjet qe atehere, prandaj mendova se lejohet te hapet sekreti i ditarit .Gjithesesi anonomatin do vazhdoj ta ruaj.Pas 50 vjetesh hapen arkivat sekrete te shteteve , jo me ditari im.

    E enjte.30.5.1991

    Tani sapo erdha nga pazari. Bleva buke makarona, djathe kackavall dhe nje shishe te vogel me uje, pasi njoftuan se uji i cesmes nuk pihet. Te gjitha keto me 2 mije dhrahmi qe mi dha dje qirie Mimi. Sot qe ne mengjes kam lare mushamane e tavolines me AVA pasi ishte e qelbur. Pasi e lava mire, iu futa cimentos dhe shtrova nje tapet qe e gjeta ne nje sunduk. Keshtu dhoma cdo dite po mer nje sy tjeter dhe po behet me e kendeshme. Keq tani e ka Krisanthi, qe eshte mesuar me pisllek dhe s`di si te sillet ne ambjentin e ri te paster e te rregullt, pa ate eren e qelbur qe ka dhoma e tij dhe qe e kishte deri para disa ditesh edhe kjo e imja. Por me sa duket po i pelqen pastertia. Sot ne mengjes Manoli erdhi thirri Krisanthin dhe une e ftova brenda per kafe. Me sa kuptova Krisanthit iu be qefi qe Manoli ia gjeti shtepine te paster. U bera nga nje kafe te dyve dhe e pine si zoterinj. Piva edhe une me ta. Per dreke skuqa 2 kokra veze. Sot shkunda dhe dyshekun dhe bataniet. Komshinjte me shikojne me bisht te syrit kur une dal me fshese e me lecke ne ballkon duke pastruar, apo duke shkundur. Nuk e di se c`pershtypje kane, nuk e di se c`thone me njeri tjetrin per mua.Une perpiqem te jem korekt. Po s`me folen , s`u flas.Pershtypjet e para kane rendesi. S`thone kot: - Fillimi i mbare -gjysma e punes.Ne rruge njerezit me hedhin lloj lloj shikimesh. Ca me shohin me dyshim, ca me keqardhje, ca me admirim, ca me kuriozitet, ca bejne sikur jane indiferenteetj...etj.Une shkoj rruges drejt e ne destinacion , per ku jam nisur dhe nuk i pergjigjem asnje lloj shikimi, krejt indiferent. Shumica e tyre per here te pare shohin nje shqiptar. Nuk dua qe njerezit te me marrin neper goje, me vone me te pare e me te bere. Cdo dite kujtoj njerezit e shtepise, me merr malli, por e largoj mallengjimin. Vetem me vjen keq per ta se i mundon malli me shume se mua, sidomos babai kushedi sa eshte plakur brenda ketyre diteve nga merzia per mua. C`ti besh, ja qe jeta na hodhi kaq larg. Nje dite kur te kthehem ne Shqiperi, s`dua qe te me mbetet gje pishman, prandaj do te punoj te mbledh parate qe me duhen per te siguruar jeten normale dhe pastaj mund te kthehem ne Shqiperi. Neqoftese do te mund , kam qef te marr edhe babin te vije te rrije si turist ca dite ketu, por te gjitha keto endra kur te hyje ne pune.-Kismet, - thote turku. Tani po shtrihem nje cope here.

    vazhdon..............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E premte.31.maj.1991................ora-19.50

    Sot prita gjithe diten te vinte zoti Mimi , por me kot.Ne mengjes punova nje ore prapa shtepise, pastaj e mora ne telefon qirie Mimin, i cili me tha se do te vinte ketu me vone. Dola nga kafeneja e Taqos , piva dy limonada(sprite), njeren ma qerasi nje fshatar. Vajza e taqos eshte pak ezmere si e jema, por ka tipare shume te bukura. Ca sy te medhenj, qe sikur te perpijne edhe te zinj si nata.Kur me solli shishen e dyte me sprite dhe me buzeqeshi me ate buzeqeshjen e saj aq te embel, ndjeva ne trup nje kenaqsi qe pothuaj e kisha haruar.
    shkrova dy vargje per te:

    Une s`dija greqisht dhe s`mund te flisja,
    Dhe s`mund te thosha se c`ndjeva ate cast.
    Por edhe sikur tere gjuhet e botes ti dija,
    S`do te mund te flisja ate cast, asnje fjale.

    Dola nga kafeneja dhe u ktheva ne shtepi. Rregullova nje fare soj deren e jashteme, pasi doreza ishte prishur fare dhe nuk kishte asnje lloj shuli qe te mbyllej nga brenda. Pastaj fjeta nja dy ore. Tani sapo erdhi me motorin e saj te bardhe , komshia perballe. Bej sikur s`e ve re, sikur po shkruaj ndonje roman, pasi kam dale e po shkruaj ne verande dhe kjo i ben kurioz komshinjte ,(ky djale qe ri tere diten pa pune edhe duke shkruar , kushedi se c`shkruan, - thone ata.) megjithese reklama e profesionit me eshte bere me kohe dhe te gjithe e dine qe jam elektrologos , elektronikos. Qirie Mimi s`po duket , me sa duket s`do te vije edhe sot. Une po bej durim , por e ndjej qe kam filluar te merzitem pa pune. Uji vazhdon te mos pihet nga cesma. Une qe te mos pi uje, mbaj ne goje cimcakiz DENTYNE. i cili ta mban gojen te fresket si pasta e dhembeve, por prape ujin s`e zvendeson dot . Keshtu qe pastaj me duhet te dal e te blej uje me shishe. . Nje makine e vogel me qender zeri te montuar kaloi tani ne rruge dhe se c`lajmeroi por s`mora vesh asgje. Ketu perdite kalojne makina te tilla po une i shikoj vetem si kuriozitet. Krisanthi sot kishte urinuar ne pantallona. E pashe kur erdhi nga puna. Tani e mora vesh nga vjen ajo era e qelbur nga dhoma e tij. O perendi po duroj shume. Ne darke me duhet te luftoj nje cope here me mushkonjat.


    vazhdon........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E shtune 1.qershor.1991.....ora 20.30


    Dje qirie Mimi me telefonoi nga ora 20.20 qe te veja ne Korinth. Pasi nuk zura dot autobuzin , u nisa me taxi qe te mos vonohesha. Ne dhomen e punes se qirie Mimit ne shtepine e tij, gjeta edhe nje burre tjeter. Mimi ja prezantoi pranine time; - Alvanos i tha, antikomunist, ala kalo pedhi, vorioepirotis. Me tha se kish qene ne Athine dhe kishte blere 2 libra per mua qe te mesoj greqisht. Nje liber bisedash dhe nje tjeter gramatike. Pastaj hipa siper ne tarace pasi nuk i merte mire stacionet e Athines dhe kontrollova antenen. Sa bukur dukej Korinthi ne mbremje. Nga anijet e ankoruara te cponte veshet muzika e xhazit. I kerkova qirie Mimit te blinte nje multimeter e pinca, e te tjera vegla se me nje kacavide i thash s`mund t`ia rregulloja te tera. por i thash;- kushtojne shume. -Sa tha ai, -10000 dhrahmi ,-i thashe. Oh , me tha nuk jane shume.Me dha me vete nje tas me sardele te skuqura, nja 200 gram djath, 1 domate te madhe, dhe 500 dhrahmi. keto per sot , me tha . Neser te jap te tjera. Edhe pune do te fillosh javen tjeter. Ja keshtu me tha. Pastaj mori ne telefon dike se meqe kishte vajtur vone dhe nuk kishte me autobuz. Kam shume pune , me tha. Ky qe takove eshte minister ne Athine. Pas pak erdhi nje fugon dhe me solli ne shtepi. Ne mengjes punova pak , nja nje ore kopeshtin mbrapa dhe po mesoja greqisht. Pasi mesova nja 3 ore u vesha dhe dola. Autobuzit e ne Korinth. Mimi nuk ishte ne shtepi. Dola te sodis detin. Sa i paster eshte. edhe peshqit e medhenj e te vegjel dukeshin ne ate uje te kulluar. Aty takova nja 5 gjirokastrite nga Lazarati qe po laheshin ne det. Qirie Mimi erdhi vone nga ora 16.30 Pame tv, e pastaj me thiri ne dhomen e punes e si beme nje cope here biseda politike per komunizmin e deshtuar, me pyeti: -Sa here ke folur ne telefon me Alvanine? Dy here e genjeva une i zene ngushte. Se, - tha na mbajne shume para per telefonin. Nuk e dija, i thash une , po nuk do te mar me. (kushedi sa do t`i veje fatura e telefonit per bisedat e mija)
    . Jo, me tha - Te maresh po te me thuash mua. te shohim nje here sa do na vene keto te parat. Do kene vajtur shume ? i thash une. S`ka gje me tha , C`iku , iku nuk do te te them gje po puna eshte per tani e tutje.
    Kjo bisede ishte e parakoheshme per mua , por me mire qe i sqaruam gjerat qe ne fillim. Te shohim si do te sillet kur ti vije fatura e telefonit. Pastaj e kujtova qe s`kam kepuce. Nxori e me dha nje pale kepuce meshini shume te forta e te bukura. I thashe qe ne fshat nuk kam as radio e as tv. Kam , - me tha, do te te jap edhe radio , edhe tv. , mos u merzit. Hic nuk merzitem, i thashe. E di qe tani mendon ti per mua . Bravo , me tha, dhe dola. Me tha qe neser do te vije ne katund me nate. Rruges per ne stacion bleva nje bukale ( shishe) te vogel me uje . Interesant: ne Athine te njejten bukale e kam blere 600 dhrahmi, ne korinth 500, dhe ne ksamil 400 dhrahmi. S`ke c`ben, ligjet e kapitalizmit keto jane. Bileten nga Korinthi ne Ksamil ma preu nje grua nga Gumenica, martuar ne Ksamil qe fliste arberisht.
    Komshiu perball paska 2 vajza, kjo tjetra eshte pak me e madhe. E bukur eshte , por ndonese nuk ka ate lezetin e te vogles , eshte mjaft e shkathet e punetore. Ika se me grine mushkonjat. ora 21.10 . Naten e mire.


    vazhdon................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Faleminderit
    3
    12 falenderime nė 11 postime
    ke nje menyre shume orgjinale te shkruajturi! se di me se merresh tani por je shume interesant ne menyren si i percepton ngjarjet!
    A ta ka thene ndokush se ke premisa te forta per shkrimtar apo regjizor!ky ditari yt po na behet si puna e atyre telenovelave qe ndiqen ne shqiperi mezi sa presim te dime zhvillimin e ngjarjeve! te pergezoj
    failure is not an option!

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar DEA27 pėr postimin:

    2043 (16-10-2015)

  10. #29
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime nė 226 postime
    Shkruan bukur 2043 . Vazhdo akoma .

    PS: Ke akoma kontakt me Zotin Mimi ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Shkruan bukur 2043 . Vazhdo akoma .

    PS: Ke akoma kontakt me Zotin Mimi ?

    Ju falenderoj per leximin e ditarit
    Zoti Mimi ka disa vjet qe s`eshte me ne kete jete. Heren e fundit qe kam shkuar ne Greqi e mora vesh dhe kam shkuar tek vari i tij dhe i kam vene nje tufe lule.
    Si thoni vazhdojme me ditarin?


    E djele.2.qershor.1991….ora 18.25

    Sot prita gjithe diten qirie Mimin , me shprese se do vinte dhe do ti thosha te merja ne telefon shtepine, pasi e kisha lene ti merja ne oren 10.00—11.00 dhe ata kane pritur dhe jane bere merak, por pas bisedes se djeshme me Mimin per punen e telefonit, nuk mora guximin te telefonoj pa leje.
    Lida kete jave do te kete lindur. Ishalla ka bere nje djale te bukur sic eshte vete. Sot gjithe diten kam mesuar te lexoj greqisht. Germat e medha i mesova te tera dhe ngadale lexoj. Kam nevoje per nje njeri qe te me ndihmoje pak qe ato qe mesoj , te mi korigjoje, qe te mos i mesoj gabim, se pastaj s`ndreqen. Sot bera gjelle me patate per qente. Ja varianti; Qerova patatet dhe i skuqa per vete. Mbeturinat i zjeva ne po ate tigan. Me kete rast laj tiganin dhe u jap qenve per te ngrene.(kam haruar te them se kemi ketu ne shtepi 2 qen : mandon dhe lajken). Patatet e gjalla ata nuk i hane , e provova me mbeturinat para nja dy ditesh dhe ja mora doren.
    Krisanthi ka shkuar ne kafene, une kam 2-3 dite qe nuk shkoj. Me vjen zor kur me qerasin dhe nuk kam ti qeras. Preferoj me mire te rri vetem ne shtepi gjithe diten. Qente u kenaqen shume me gjellen qe iu pregatita. Kane filluar te me perkedhelin.


    Vazhdon............
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  12. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E hene 3.qershor.1991..ora 18.25.
    Dje e lashe ditarin pergjysem nga qe me ra zilja e telefonit. Mimi me tha se do te vinte te me merte sot ne mengjes vete me makine. Sot ne mengjes erdhi, kontrolloi tere arat e tij me ullishte e peme te tjera. Une i lava makinen, se ishte bere gjithe tym, pastaj e leviza nga vendi; edhe indjetro edhe perpara, dhe e nxora ne rruge. Ishte hera e pare qe nisja makine, dhe si here e pare s`ishte keq. Vete e ndeza makinen, vete e fika, kur Mimi kontrollonte arat prapa shtepise. U vesha dhe shkuam bashke ne Korinth. Pame edhe nje here antenen . Tv i Mimit u rregullua , por u prishen stacionet e zonjes. S`ka gje , une kete pune kam. Duhen argalite(veglat) , - i thashe me kete rast per instrumentin dhe veglat e punes. E s`ka gje , e shikojme neser me tha. Me dha 1000 dhrahmi, me bleu edhe gjysem pule te pjekur, patate te skuqura dhe 2 buke-gjithsej nja 900 dhrahmi dhe u nisa per ne ksamil. Pres te me rregulloje pune. I thashe Mimit, - Dua te ha me duart e mia. – Mos u merzit, - me tha, - jam une ketu. Nuk e di arsyen , pse ky njeri , sa here qe e shikoj me ngjall besim e shprese? Ndoshta se eshte e vetmja shprese?!

    Vazhdon..........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  13. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E marte 4.qershor.1991. ........ora 19.20.

    Sot e bera gjithe diten larje-shplarje. Ne fillim qe ne mengjes pastrova barin perpara shtepise dhe rreth WC e cila kush e di sa vjet ka qe nuk funksionon. Dua ta ve ne kunksionim dhe s`e kuptoj ku i kane kryer nevojat e tyre keta njerez kaq vjet. Pastaj u futa ne govate dhe u lava i teri, lava edhe nderesat dhe pizhamat dhe vajta nga magazina(dyqani) qe kam ketu prane.
    Bleva gjysem kile sallam, nje konserve me mish derri dhe nje shishe uje IRIS. E zonja e dyqanit me qerasi me nje camcakiz dhe me nje koka kola 250 ml.(sinco-cola). Kerkon te me terheqi qe te bej pazarin gjithmone ketu. Flet edhe arberisht. Mirepo qirie Mimi me porositi te mos shkoj ne ate magazine(nuk e di perse), mirepo sot shkova per shpejtesi, meqe isha i lare. Pastaj gjithe diten e kalova buke e gjume. Krisanthi erdhi nga ora 17.30, une bej sikur fle. Foli ne telefon me Mimin e ne fund i tha;- Alvanos e ksi e na burses e dhis. Nuk e di se c`donte te thoshte me kete shprehje. Do pyes se cdo te thote. Tani ai ja keputi gjumit per vete. Une pasi loza nje cope here me qente, me ne fund u ula te shkruaj. Nga komshiet perballe e madhja ka filluar te kerkoje te bjeri ne sy. Une vazhdoj variantin tim “indiferent”. Kam vene perpara (ne verande) nje filxhan kafe dhe nje gote uje dhe shkruaj per qefin tim. Kam merak per Liden , si do jete, C`fare do te kete lindur?

    Vazhdon..........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  14. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E merkure 5 qershor .1991...ora 20.30

    Sot e pastrova komplet barin perpara shtepise. Ishte rritur shume dhe kisha frike nga ndonje gjarper, se tani po afron vapa. Ne mengjes barba Kosta erdhi dhe me dha 1000 dhrahmi. Nuk doja ti merja , por mi futi ne xhep me zor . E falenderova kete njeri te mire dhe vazhdova punen deri sa zuri vapa, pastaj u futa brenda dhe bera nje supe me makarona. Si here e pere nuk ishin bere keq. Hengra mengjes dhe dreke. Ne vajin e tyre skuqa edhe gjysem kile sallam, kurse brenda supes i hodha (supe pule) paketa te vogla. Ne dreke ja futa gjumit. Ne oren 19. 00 mora ne telefon qirie Mimin , me tha se do vinte ketu. U ngrita , mbarova pjesen e punes qe me kishte mbetur qe ne mengjes me barin dhe u ula te shkruaj, por Mimi s`besoj te vije. E ka variant: -thote do vij dhe nuk vjen. Per darke nuk kam gje fare per te ngrene. Eshte aty nja 300 gr djath kackavall, po ha ate pa buke dhe boll e kam per sot. Kam nisur te bej nje kenge per emigrantin. Refreni eshte ky:
    Jam emigrant
    ..................jo s`e haroj
    Se jam i huaj
    .................kudo qe shkoj
    Jam emigrant
    ..................jo s`e haroj
    Jam i perbuzur
    …………..kudo qe shkoj

    Tekstin po vazhdoj ta perpunoj.
    Ika se dolen mushkonjat.

    Vazhdon..........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 12-05-2006 mė 11:36
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  15. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E enjte.6.qershor.1991...ora 22.20

    Sot dola psonisa qe ne mengjes. Me 1000 dhrahmi e sigurova ushqimin per nja tre dite. Bleva patate, makarona, bitam(gjalpe), 2 psomi(buke) ena konserve guruni(derri), Ena bukale megalo me uje IRIS dhe u ktheva ne shtepi. Mengjesin e hengra buke te lyer me gjalpe e sheqer. Me kishte marre malli. Ama gjalpe- gjysem kile-213 dhrahmi. Me vajti mendja te ata te shtepise qe marin 1 pako ne muaj (100 gr). Mekat, kur do te behet valle edhe Shqiperia e pasur si gjithe bota. Per darke ngaqe me hipi lezeti, hengra prape buke me gjalpe e me sheqer. Nga ora 20.30 erdhi Mimi . Kishte qene ne Athine dhe ishte lodhur. Pa punen qe kisha bere dhe u kenaq. Me dha 2000 dhrahmi. Me tha se do te vije neser ne mengjes te mare vaj per vajzen qe ka ne Janine. Do te nxjer edhe per ty , - me tha, te mos blesh. (Ben nga 30 kv vaj ulliri cdo vit). Per pune c`u be i thashe. Mos u kseros (merzit), me tha, siga – siga, kam pasur shume pune. Dhe une po duroj , por dy jave i bera ketu si pasha. Rri te rrime.
    Sot pasdite Barba Kosta ishte ulur afer shtepise time, vajta i bera muhabet. Nusja e djalit te tij , na solli nga nje kafe dhe nga nje embelsire. Shenje e mire se me respektojne. Frigoriferi me pesoi difekt sot.
    Per darke bera supe me makarona. E skuqa ne vaj edhe konserven e derrit te bere feta-feta, U kenaqa. Tani do vazhdoj te mesoj te shkruaj greqisht, pasi te vras me pare ca mushkonja. Te vetmit armiq te mij ne Greqi deri tani .

    Vazhdon..........
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  16. #35
    123456.... Maska e FsHaTaRi
    Anėtarėsuar
    20-07-2002
    Vendndodhja
    Hollywood Profesioni : SuperStar
    Postime
    483
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pse shkruan kaq pak ? Shkruaj me shume se po me treq shume ky ditari jote sa here futem ne forum Ditaren tende do lexoj te parin .
    B

  17. #36
    Kosovė e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    386
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 8 postime

    shkruj me shum

    Po FsHaTaR, ashtu esht, edhe une dal ne ora tet ne mengjes ne pun, edhe si ta hapi Forumin, i pari qe do ta lexoj osht Ditarin, edhe e kisha lut qet shkrun me shum, sepse nuk me pritet fundi, esht nje gje qe shum po kam deshir me dit, edhe pse nuk me ka interesu kur jeta e dikujt,

  18. #37
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,559
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    2043, jam kurioze te di sa vjec ishe atehere (nqs s'te prish anonimitetin)?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  19. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E premte.7.qershor.1991.......ora-23.05


    Sot qe ne mengjes pastrova dhe vura ne funksionim WC-ne, qe kishte kush e di sa vjet pa u perdorur. Nga ora 09.30. erdhi motra e Krisanthit me gjithe te shoqin. I prita me buzeqeshje, u thashe mos donin kafe dhe meqenese nuk kuptoheshim se c`llafosnim, vazhdova punen. Ajo vuri duart ne koke kur hyri ne dhomen e pisanjosit. Ndoshta nuk duhet ta shkruaj fare sepse dikur do ta lexojne ditarin dhe nuk e di as vete se c`do mendojne , por ne dhomen e tij, e motra gjeti edhe qese me m...t. Pisanjosi e ben ne dhome me sa duket, dhe i hedh nga dritarja. Prandaj aty te qelb era. Edhe kafshet nuk e bejne aty ku flene. O zot , mu shpif.Lere fare se nuk shkruaj dot me.


    vazhdon.................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  20. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    Ju falenderoj per mesazhet tuaja ne teme dhe ne m.p. si dhe per reputacionin qe vazhdoni te me jepni per temen.
    Do perpiqem te shkruaj sa me shpejt ne ditet ne vazhdim, por te dashur miq edhe une e kam pak kohen te kufizuar prej puneve te mija.
    Megjithate ne respekt ndaj lexuesve do te bej c`eshte e mundur .

    E djele.9.qershor.1991....ora-19.15.

    Sot dola nga shtepia vetem per te blere buke, por buke ne magazine nuk kishte. Kristua (i riu) e pa qe une nuk bleva buke dhe me solli gjysem sa per simera(sot) . Avrio (neser) blej vete. Ne dreke kur Krisanthi doli nga dhoma nje ere e llahtareshme me zgjoi. Hyj ne dhomen e Krisanthit, kur c`te shoh?!. Ne nje qese pisanjosi kishte ndyre perseri brenda ne dhome, dhe qesen me sa duket e ka lene sa te mbushet, pastaj ta heqi. O zot , O perendi , O theos, ku je? Mora ne telefon qirie Mimin t`i thosha , ta shihte vete e te linte ketu o mua, o Krisanthin, por nuk u pergjigj njeri. Si duket nuk eshte ne shtepi. O perendi ne shtepi nuk hyet , te qelb era. Do mar prape ne telefon qirie Mimin. Nuk di se si do t`ia bej? WC-ne e pastrova , e bera drite.

    .................................................. ...................................ora 20.15.

    Tani sa fola ne telefon me Shqiperine. Me mori babi me Kelen. Lida paska lindur djale. TI RROJE. Donin t`ia vija une emrin, por iu thashe t`ia vene vete. U kenaqa. Ju thashe se jam shume mire dhe te mos kene merak. Doja te flisja me gjate , por ata kishin hall se paguanin shume dhe nuk ndenjen gjate. Oh ,sa u gezova per Liden. Me qirie Mimin fola ne telefon dhe me tha ta mar me vone. Kishte qene ne Janine tek vajza tjeter dhe si duket eshte lodhur dhe eshte shtrire per te fjetur.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  21. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,460
    Faleminderit
    295
    123 falenderime nė 103 postime
    E hene 10 qershor.1991.ora-20.40

    E prita sot gjithe diten qirie Mimin por as nuk erdhi, as ne telefon nuk mori. Pasdite lava carapet dhe nja dy kemishe, si dhe peshqirin, kurse paradite dola bera pazar; bleva patlixhane(qe kushtonin shume per xhepin tim), qepe, hudhra dhe nje koker domate qe kushtoi 80 dhrahmi. Bleva dhe dy buke dhe nje shishe uje IRIS. Per dreke skuqa patellxhanet(nje patellxhan e lashe), u griva hudhra, bera dhe nje sallate me domate dhe qepe, dhe hengra dreke te shijeshme. Per darke po ha buke me gjalpe e me djathe. Bleva dhe nje buke te madhe180 dhrahmi per qente. Me vjen keq per ta, se jane te lidhur e te paperfillur ne k`te bote , ashtu si une. Loli maskarai nuk ja paska dhene Ilirit pakon qe bera per ne Shqiperi. Loli ngelet ai qe ka qene ne Shqiperi, ne mos ca me negativ. Asgje s`mund ta ndryshoje ate njeri. Te shohim se si do caje ne jete.
    Kur ta mar ne telefon Liden te dielen tjeter do ti them: -Po ti 3 kg- Ke bere djale , apo ke bere lepur. Do ja them edhe Titit. Ju ne Permet do t`i them, beni lepuj.
    Vazhdoj te mesoj greqisht por shume ngadale. Vetem eshte teper e veshtire. , per me teper nje gjuhe qe eshte krejt tjeter nga shqipja, nga latinet thuaj me mire. Duhet medoemos te me ndihmoje dikush, te pakten fillimisht. Megjithate une duroj. (Duro moj zemer duro, sic duron mali me bore).


    vazhdon........................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 11:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 03:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 08:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 18:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-09-2003, 00:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •