
Postuar mė parė nga
Lioness
Mire besimja, qe nr. i postimeve eshte me i vogel se gishtat e dores, por ti Rejjan qe je me pak me shume vjetersi, pse mban ison kot?
Sa per info besime, apo dhe te tjere, mod. te nen-forumi myslyman ka qene, eshte dhe do te jete myslyman. Smod jane pergjegjes per mbarevajtjen e nen-forumeve ne pergjithesi, por moderatoret perkates merren ne vecanti me forumet e tyre.
Une si smod, (e krishtere) kam nderhyre vetem nje here ne forumin myslyman, kur moderatori (Indriti, myslyman) nuk ishte ne linje, dhe vetem per faktin se nje anetar myslyman po ofendonte jo vetem nje anetar tjeter, po ashtu myslyman, por dhe akuzoi gjithe shqiptaret (e Shqiperise) per incest dhe si rrjedhoje per bastartllek.
Dhe sa per ate qe ke thene se forumi eshte ngritur nga nje i krishtere, kjo eshte e vertete. Por ne internet, po pate pak deshire, vullnet, dhe dedikim, cdo kush mund te hape nje forum. Forumi shqiptar eshte ashtu sic e ka emrin, forum shqiptar, me anetare te besimeve te ndryshme dhe pa besime fare. Tani nqs ti apo ndonje tjeter ndihesh "i goditur" ne menyre te rafinuar nga pikepamjet e njerit apo tjetrit, ke te drejte te debatosh, por mbi te gjitha, ke dhe te drejte abstenimi, dmth te mos marresh pjese fare.
Krijoni Kontakt