Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Pontifex Maximus dhe bashkimi i feve

    Meqenese kohet e fundit ne nen-forumin ortodoks ka pasur diskutime rreth perpjekjeve midis Kishave Ortodokse dhe Katolike per te sheruar Skizmen e viti 1054, m'u duk me vend per te hapur nje teme te tille ku te parashtrojme arsyet se perse mund te jemi pro ose kunder ketyre perpjekjeve.

    Temen e kam quajtur "Pontifex Maximus dhe bashkimi i feve" jo me kot.

    Per te kuptuar se cfare fshihet prapa ketyre perpjekjeve, duhet te njohim fillimisht konceptin e Pontifex Maximus, ose ne shqip Prifti me i Larte.

    Ky titull mbahet sot nga Papa, se bashku me shume tituj te tjere.
    Por origjinat e ketij titulli jane me te lashta se fillimi i Kishes.

    Ky titull eshte mbajtur fillimisht nga Perandoret Pagane.
    Per ta kuptuar me mire, ne Perandorine Pagane kishte shume fe dhe kulte.
    Te gjitha kishin prifterinjte e tyre.Mbi te gjithe keta qendronte Perandori si Prifti me i Larte. Nje nga arsyet kryesore se perse shenjtoret e kishes se hershme u perndoqen, eshte se ata nuk ju nenshtruan autoritetit prifteror te Pontifex Maximus, duke ruajtur te paster besimin e tyre dhe nenshtrimin vetem ndaj Krishtit - Priftit me te Larte te tyre.

    Me vone, ky titull kaloi ne duart e Papes, i cili filloi dhe ai te perndiqte, shkisheronte dhe madje te denonte me vdekje, ata qe nuk i nenshtroheshin ketij Pontifex Maximusi te ri.


    Sot jemi para nje situate te re.
    Pushteti politik nuk eshte me ne duart e Papes.
    Por sidoqofte, ne shohim se Papa perseri po udheheq levizjet per "sherimet" e skizmave, ne emer te bashkimit te forcave shpirterore.

    Shume te krishtere ortodokse, nga naivititeti ose interesi, i shohin keto perpjekje per sherimin e skizmave, si dicka te pafajshme dhe i perqafojne me kenaqesi.
    Ketyre ju kujtoj: Keto perpjekje nuk behen ne emer te sherimit te skizmes se 1054. Keto perpjekje behen ne emer te bashkimit nder-fetar!

    Papa nuk synon te behet thjesht "I pari mes te barabarteve" ne Kishe.
    Ai synon te behet LIDERI FETAR BOTEROR!

    Per ata qe nuk e besojne kete, le te shohin se keto relata Papa i ka dhe me fete jo-kristiane. Une po postoj disa foto te cilat e deshmojne kete:



    Papa puth Kuranin



    Papes i vihet ne balle simboli Hinduist



    Duke marre pjese, ne nje sherbese hinduiste ne adhurimin e "Shpirtit te Madh"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-05-2006 mė 03:43
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Me patriarket Budiste.



    Ne nje sinagoge judease



    Ne nje Kishe Luterane
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Se fundmi, ja Bashkimi i cili synohet!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kjo teme eshte ofendim per vellezerit katolik dhe i takon per nga stili metodes tipike (shpifarake, te paditur - gje qe heret a vone con ne sadizem) qe """orthodhokset""" ia kane veshur katolikeve keto 60 vitet e fundit sidomos ne forma dhe nen maska te ndryshme por qe kane per emerues te perbashket nje fryme, studimi i se ciles do nxirrte ne pah shume nga shkaqet e (ezkistences se) skizmes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-05-2006 mė 04:27

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dua te sqaroj se une nuk kam asgje kunder vellezerve katolike.

    Dua te rikujtoj se vete keta vellezer jane kunder ketyre politikave.

    Keto foto jane marre nga nje faqe katolike qe i demaskonte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-05-2006 mė 04:39
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nje prove tjeter se keto perpjekje nuk behen ne emer te sherimit te skizmes eshte ajo qe po paraqes me poshte:

    Brenda Kishes Katolike ekzistojne fraksione te cilat i kundervihen politikave te viteve te fundit te Vatikanit. Madje disa prej tyre kane zgjedhur dhe Pape te tjere, te ndryshem nga ata qe zgjidhen ne Vatikan.

    Nqs Papa do kerkonte sherim skizme, llogjikisht duhet te fillonte me bashkimin e ketyre fraksioneve dhe me pas te shtrihej tek Ortodokset, Anglikanet, Luteranet e te tjere.

    Por, me sa duket atij nuk i intereson aq shume sherimi i skizmave te Kishes, sa pushteti i kesaj bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-05-2006 mė 05:03
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Matrix

    ne shkrimet e tua shihen vazhdimisht mendime te papjekura te shprehura ne forma te papjekura. Ndoshta ti ke nevoje qe te ta thote dikush kete gje qe ta kontrollosh veten mire se mos hasesh te njejtin perfundim.


    Ne radhe te pare, duhet te dish se K.K ka qene e FUNDIT dhe shume me pas K.O qe ka hyre ne Keshillin Boteror te Kishave, keshtu qe K.K nuk ka se si te jete as nismetarja e as te kete per qellim drejtimin e feve te botes.


    Se dyti, ti mund te gjykosh papen e Romes qe takon drejtuesit e feve te tjera, po aq sa mund te gjykosh Krishtin tek i Cili u konvergjuan TRE MAGE astrologe kur Ai erdh ne kete bote pasi sipas besimit te tyre ata pane nje YLL qe i coi per tek Krishti.


    Se fundmi, ti je askushi (por kur te them askushi e them ne sensin e plote kesaj fjale) te shprehesh per te tjeret se deshira e tyre ekumenike eshte per shkaqe politike apo interesi.


    Derisa ta kuptosh se je askushi, ti do vazhdosh ne kete menyre, e kam te qarte, se ti ne fakt e ke kete si menyre per te kerkuar dhe gjetur vetveten.

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist, faleminderit per mendimet e tua ne lidhje me temen.

    Por, do isha i interesuar me teper te dija mendimet e ortodokseve.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    - A ka pushtet apo fuqi ndonjeri prej jush qe te vendosi unitetin shpirteror, kungimin, midis "kishave"?!
    - A ka pushtet apo fuqi Papa i Romes qe te vendosi unitetin shpirteror, kungimin, midis "kishave"?!
    - A ka pushtet Patriarku i Konstandinopojes qe te vendoi unitetin shpirteror, kungimin, midis "kishave"?

    Pergjigjia e te gjitha atyre pyetjeve eshte jo. Dhe kjo "jo" ne vetvete nxjerr ne plan te pare dy gjera: Ate qe mund te beje te mundur mbledhjen e deleve te veta, Perendine, ashtu sic nxjerr ne plane te pare armen e vetme shpirterore te nje besimtari, lutjen.

    Kush do te shohi unitetin e te krishtereve ne nje besim, ne nje kishe dhe ne nje kupe te shenjte, ai i lutet Perendise qe kjo dite te mos jete e larget.

    Albo

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Kjo teme eshte ofendim per vellezerit katolik
    Vellezerit e tu Seminarist. Meqe je kaq skollastik ne terminologjine verbaliste te tipit farisaik qe perdor nuk duhet te te shkajne te tilla gabime.

    Mos do te te bej (midis te tjerave) dhe ndonje mesim doktrinor?

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    konvergjuan TRE MAGE astrologe
    Ja Seminaristi i ''dituri'' dhe i ''pjekuri''.

    Ku e pe ti se ishin TRE MAGE mer Seminarist? TRE ishin dhuratat, jo MAGET. Keto jane mite dhe tradita papike si ato qe nxjerrin se Magdalena ishte prostitute apo te tjera...

    Boll Seminarist!

    P.S. Tjeter i 'pjekur', tjeter i 'djegur'...

  12. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Albo


    (tre) pyetjet e tua, mund te riformulohen dhe ne sensin, jo vetem nese kane pushtet ti bashkojne, por edhe nese ato tre grupe kane pushtet te ndajne Kishat?


    Perderisa ato jane te ndara, pikerisht prej atyre tre grupeve, atehere dhe bashkimi mund te behet prej po atyre tre grupeve, ku secili mban shkallen e vet te pergjegjesise dhe autoritetit.

    Ne kuptimin ortodoks, bashkimi mund te behet vetem nese ka konciliaritet, pra vetem nese kisha si e tere vendos per kete. Ose me sakte mund te thuhet se kur dektretimi i prelateve kishtare per bashkim gjen vend ne popull, atehere bashkimi eshte legjitim.



    Megjithate, eshte e vertete dhe kruciale ajo qe thua ti se ne esence te idese per bashkim, duhet te jete interesi i brendshem shpirteror i cdo besimtari, i drejtuar prej lutjes.

  13. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une do doja te sqaronim filllimisht nese a ka pasur ndarje te KISHES apo jo, perpara se te shohim nese do kete ri-bashkim.

    Me sa kam pare dhe lexuar, ne kete pike teologet/te krishteret ndahen ne disa grupe.

    1-) Ka nga ata qe besojne se KISHA e Krishtit u nda ne pjese gjate shekujve dhe tani duhet te behen perpjekje qe keto pjese te ribashkohen

    2-) Ka nga ata qe besojne se KISHA nuk eshte ndare kurre, por thjesht nga Ajo disa pjese rane ne herezi, dhe rrjedhimisht u ndane prej Trupit

    3-) Ka dhe nga ata qe besojne se ka pasur skizme, por kjo nuk ka qene ne KISHE, por midis prelateve/udheheqesve, nderkohe qe te krishteret ngelen frymerisht te bashkuar, pavaresisht se jane te ndare ne dukje.

    Pa mendoj qe kjo duhet te sqarohet fillimisht para se te kalohet tek ri-bashkimi.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  14. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ti Tannhauser bashke me Matrix,

    keni deshmuar ne disa raste rresht ne Forumin Shqiptar kundra ortodoksise.



    Matrix-i i di vete qendrimet e tij, per te cilat i kam folur shpesh: kundra KISHES ortodokse, duke e quajtur ate nje sistem te rene, te botes, te korruptuar - dhe duke u mbeshtetur per kete tek teori te HERETIKEVE evangjeliste si Watchman Lee, apo edhe duke deshmuar haptazi se u eshte bashkangjitur protestanteve.


    Ti Tannhauser, ke pasur deri me tani tre raste kur ke shprehur PROBLEMIN qe ti ke me K.O: 1) je shprehur se mos-martesa e peshkopeve ne K.O eshte GABIM. 2) Na the se K.O NUK DUHET te besoje ne nje vend te ndermjetem ne boten e pertejme, prej ku shpirtet e besimtareve mund te perfitojne nga lutjet dhe bamiresite e Kishes. 3) The qe Kisha nuk duhet ta quaje me ortodoksine FE.




    Ne nje forum ORTODOKS, pjesemarresit, qe kane te drejtat e tyre per te pasur mos-qartesi, duhet te shprehen ne formen e te pyeturit dhe JO te sfiduarit apo korrigjimit, ndryshe nuk ka se si te jete forum ortodoks, aq me KEQ keta nuk mund te pretendojne se korrigjimet e tyre jane qendrime ortodokse kundra K.O.

  15. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Persa i takon temes, Matrix ose genjen me vetedije ose pa vetedije, ose ka padituri te thelle per ate qe po flet, por ceshtja e ekumenizmit nder te krishtere dhe fotot e papes qe ai jep me lart, jane DY gjera te ndryshme.

    Fotot me lart tregojne interesimin personal te papes per relatat e tij me grupimet religjioze te botes, qe nuk kane te bejne drejtperdrejt me ekumenizmin nga pikepamja e bashkepunimit te grupimeve te krishtera per dialog dhe njohje te ndersjellte.

  16. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shih, shih, Seminaristi ka marre persiper te beje rolin e Inkuizitorit.

    Sa qesharak qe behesh nganjehere....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  17. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Qellimi i ekumenizmit eshte te nxise dashurine duke zvogeluar paragjykimet e ngushta (etnike, politike, gjuhesore) si edhe te zvogeloje paditurine e ndersjellte te njohjes historike....

    por ekumenizmi nuk eshte asesi kompromis doktrinor, apo injorim doktrinor.


    Aftesia per te dalluar ate qe na ndan njerezisht nga ajo ajo qe na bashkon hyjnisht, si dhe mos-frika per te korrigjuar gabimet, eshte prape frut i nje levizje ekumenike dhe vullnetmire.

  18. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nga pikepamja ime personale, eshte pikerisht doktrina baze qe me ofron mua shume me teper ne deshiren ekumenike me romano-katoliket, e shume shume me pak me grupimet e tjera kristiane sidomos protestante:

    Besimi ne Trini; devocioni ndaj Marise dhe shenjotereve; Sakramentet dhe pertoj ti shkruaj te gjitha ngase jane SHUME me bashkojne mua me nje katolik, shume me teper se sa na ndan.

  19. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    Ne lidhje me ato qe ke shkruar per mua.

    Une nuk e mohoj se kam shkruar tek Forumi Protestant dhe kam pasur disa here ferkime me ata qe shkruajne ketu.

    Sidoqofte une nuk e kam quajtur K.Ortodokse nje Sistem, por kam thene se Ortodoksia duhet te jete e gjalle dhe jo nje Sistem.

    Ajo qe kam thene eshte se Ortodoksia duhet te jete e gjalle, ose me mire Krishti eshte Ortodoksia jone.

    Ky nuk eshte mendim qe une e kam shpikur vete, por e kam gjetur ate te jetuar ne jetet e eterve te hershem dhe te sotem.

    Por, sidoqofte, ne rast se ata ju qe shkruani ketu (Kryesisht Albo, ti,Tannhauser) mendoni se une nuk duhet te shkruaj ketu, atehere ma thoni publikisht, ose ne privat, dhe une nuk do shkruaj me ketu.

    Madje nuk do te shkruaj me as tek Forumi Protestant, sepse une nuk e quaj veten protestant.

    (Kjo ishte jashte temes)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  20. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Me vjen keq dhe absolutisht nuk thashe se ti nuk duhet te shkruash ketu. Lere qe une nuk ia rezervoj vetes te drejten te te them dicka te tille. Madje, ne lidhje me besimin tend, une te kam thene me pare qe eshte mbi te gjitha ceshtje e jotja personale, e drejte e jotja, te sipatizosh ke te duash.


    Por, kur flasim si ortodoks, le te konfirmojme qe i perkasim K.O me pare, aq me teper me Kishen Ortodokse shqiptare dhe te Shqiperise (se ky nuk eshte forum ortodoksesh greke te shtetit grek apo athonitesh etj), dmth se jemi dakort nder te tjera me doktrinen dhe praktiken e saj. Ndryshe, debatet dhe temat, nuk kane vlere ne nje forum te tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-05-2006 mė 04:58

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. EUKARISTIA - BURIM BASHKIMI dhe PERSOSMERIE
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 19:04
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •