Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rama si Berisha: pro grabitesve

    Bashkim Kopliku formon partin e tije BKG: bashk koplik groups.

    Rama si Berisha: pro grabitesve



    Nga Bashkim Kopliku

    Keto dite, kryetari i PS-se, zoti Rama, dha nje pergjigje publike shokuese, pak a shume si vijon: “Edhe kur te vijme ne ne pushtet, nuk do ta shfuqizojme ligjin e sapo miratuar nga PD-ja, per “legalizimet”, sepse ne nuk do te zhbejme punet qe ka bere qeveria paraardhese ...”. Kjo mungese e respektit per parimet, nga nje person qe ka vendosur te shese pa hesap parime nga me modernet, na pruri ne realitetin shqiptar: parimet mbahen perderisa kostoja e mbajtjes se tyre eshte e perballueshme, pra jo deri ne “une vdes e nuk dorezohem”. Me direkt, u pa qarte qe z. Rama po futet ne gare me z. Berisha, per te blere votat e grabitesve te tokes, te informaleve jo pronare te tokes—e nuk ka edhe shume faj! Aq me teper qe deshtoi ne krijimin e nje koalicioni me te mire se ai qe kishte para 3 korrik 2005: LSI nuk u perfshi dot, dhe Agraret mbeten prape jashte “te majtes”, tek “pushteti”.

    Para 3 korrikut 2005, dites se zgjedhjeve 2005, kur zoti Berisha pat rritur pazarin me premtimin se do t’u falte token grabitesve, patem parashikuar qe edhe zoti Nano, atehere kryetari i PS-se, do te reagonte duke hedhur edhe ai karremin e vet, pra nje premtim te njevlefshem, bile dhe me interesant per grabitesit! Por u gabuam: z. Nano nuk u fut ne gare per te blere votat e grabitesve te tokes, e kjo duke qene i vetedishem se do t’i kushtonte shtrenjte, sepse behej fjale per rreth gjysem milioni vota te grabitesve—ki inate e fali hakun: z. Nano (PS-ja ne kohen e tij) u tregua principial ne respektimin e kushtetutes dhe te parimeve te pranuara boterisht, te respektimit te prones etj.! Rezultati qe imediat: z. Berisha me partite e tjera aleate me te, me gjithe biografine e tij te zeze nga rrenimi i shtetit ne vitin 1996-97, arriti te mbledhe 42% te votuesve shqiptare, ku natyrisht pjesa me e madhe qene votat e blera nga grabitesit e tokave. Nga keto vota, bleu ca edhe LSI, sepse edhe ajo u fut ne garen e joshjeve me faljen e tokes se grabitur—edhe LSI arriti ne 13% te votave te votuesve. Pra, te dyja bashke, PD+LSI, arriten rreth 57% te votave te votuesve. Vertete ky leksion (pesim, per ta thene me shqip) mbi realitetin shqiptar, eshte shume zor i kundershtueshem: pa votat e grabitesve te tokes, zor e ke te vish ne pushtet. Ky leksion duket e theu edhe moralistin z. Rama—por ama na pruri ne vete edhe ne te tjeret, qe per nje moment desh e hengrem per te vertete moralin qe ka muaj qe e servir ai, dhe, c’eshte e verteta, nuk e servirte keq. Perfundimi eshte patetik, por jo per t’u cuditur: z. Rama, tjeter thote e tjeter ben.


    Po si behet, se vertete qe nje parti punon per te ardhur ne pushtet, dhe rreth 500 mije votat e grabitesve, jane rreth 25% e votave te shqiptareve. Te metosh qe te vish ne pushtet pa ato vota, do te thote te kerkosh fitore me nje diference prej 25% mbi partite kundershtare, gje qe eshte shume e veshtire, per te mos thene e pamundur, pavaresisht se eshte shume e moralshme. Prandaj votat e grabitesve po i lakmojne te gjithe, e para PD-ja me vasalet e saj, pastaj edhe LSI e vetme, e tani se fundi edhe PS-ja.

    Me sa duket, nuk ka asnje zgjidhje praktike te moralshme: Shqiperia do te damkoset perfundimisht si vendi i grabitesve, e do te fillojne te na kujtojne kohet e lashta, kur na akuzonin si vendi i pirateve, apo si piratet e Mesdheut. Po si do te na pranojne ne Evrope, ne qe miratojme vjedhjen dhe grabitjen? E cfare vlere do te kete lufta jone “kunder korrupsionit, kunder skafeve, kunder trafiqeve, kunder kuj te duash”, kur ne po institucionalizojme grabitjen e “24 miliarde” dollareve (shifra e dhene nga z. Rama, per vleren e tokes), apo qofte edhe me pak apo me shume?!

    Mbetet nje zgjidhje teorike: te formohet Bashkimi i Kundershtimit te Grabitjes (BKG), qe do te kete si qendrim kryesor, prishjen e ligjit berishian, apo tani berishiano-metaisto-ramaist, te legalizimit pa pagese te grabitesve te tokave te privateve dhe te shtetit. Energjia potenciale per BKG eshte shume e madhe, eshte shumica dermuese e shqiptareve, por eshte shume e veshtire qe kjo energji te transformohet ne pune te dobishme, ne aksion politik, meqe bartesit e saj jne njerezit me te lire, pra edhe shume te veshtire per t’u bashkuar ne veprim kolektiv. Po ne se nje parti e tere aderon ne BKG, sa vota do te marre nga votat e rreth 1 milione shqiptareve qe nuk votuan fare, e qe shumica jane kunder grabitesve—ia vlen te merret ne konsiderate, se mbase dalin mbi 500 000 vota?!






    balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-04-2006
    Postime
    62
    Problemi i ketyre partive keshtu do vazhdoj e per shum kohe ,ato te mencurit qe zbriten e ZUNE TOKAT pa pyetur njeri ne TI... NE DU...do te perdoren nga partit politike si KARREMI PER PESHKUNE deri kure te harrohet problemi i tokave e deri athere e ato jan rregulluar ndersa PRONARET E VJETER TE MBAJNE TAPIT NE DORE SI KARTE E DJEGUR KJO ESHTE QEVERIA JONE.................

Tema tė Ngjashme

  1. Altinet e Vlores
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 02:32
  2. Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •