Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 299
  1. #41
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Emiratet e Bashkuara Arabe financojnë rrugën Tiranë-Elbasan

    Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbështesin financimin e ndërtimit të autostradës së re mes Tiranës dhe Elbasanit. Konfirmimi vjen nga Sheiku Bin Zaid Al Hanyan, gjatë takimit që pati me ministrin tonë të Jashtëm Lulzim Basha, pikërisht në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një kredi të butë, e cila do të shkojë për ndërtimin e autostradës që shkurton ndjeshëm distancën kohore mes të dy qyteteve.

    Për ndërtimin e një autostrade mes Tiranës dhe Elbasanit ekzistojnë disa projekte, si nga ana e kompanive private për marrjen me koncension, ashtu edhe me vetë financimet e shtetit.


    1. Një prej projekteve parashikon një trase që fillon nga Sauku, shpon përmes Kërrabën me një tunel prej mëse 3.5 kilometrash dhe del në Bradashesh.

    2. Një varjant tjetër është ai që nis nga Kashari, kalon në Vaqarr, e del në Papër të Elbasanit dhe ku parashikohet ndërtimi i disa tuneleve të shkurtër.

    3. Ndërsa një varjant tjetër kombinon dy projetektet e para. Kjo autotstradë do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve, duke e çuar atë në vetëm 15 minuta.


    Në takim, homologu emiratas u shpreh se vendi i tij ka interes të veçantë edhe për fushat energjetike, bujqësore, portuale, turizmit, petrokimike etj, si në zonën e Elbasanit, ashtu dhe në disa rajone të tjera të vendit. Në këtë kuadër, ministri Basha theksoi potencialin e Zonës Ekonomike të Elbasanit për punësimin, prodhimin, dhe krijimin e një tregu të veçantë në rajon e më gjerë.

    Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara ka deklaruar se tashmë Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe është një vend i sigurtë për investimet. Gjatë takimit numri një i diplomacisë shqiptare ka falenderuar homolugun e tij për mbështetjen e dhënë për vendin tonë në këto 20 vjet, duke financuar vepra të rëndësishme si aeroporti i Kukësit. Basha ka theskuar se Emiratet janë vendi i parë arab që kanë njohur dhe pavarësinë e Kosovës.


    © TV Klan
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #42
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    .................

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    [QUOTE=Enii:.................

    Enii,
    është për t'u qeshur, ashtu siç po qeshesh edhe ti, me miopinë e politikës
    shqiptare, sidomis të atyre politikanëve shqiptarë të cilët urrejnë dhe injorojnë botën arabe për shkaqe prej më të ndryshmeve, duke vënë mure dhe barrikada të pakalueshme politike dhe diplomatike që ta izolojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo botë shumë e pasur me rezerva të naftës. Se, po të kishin zhvilluar politikanët shqiptarë marrëdhënie më të ngushta me këto vende, qysh nga viti 1992 e këndej, po të kishin ndërtuar një politikë më miqësore me këtë botë, kuptohet mbi baza të miqësisë reciproke, para së gjithash duke shfrytëzuar elementin e përbashkët fetar me këtë botë, pra elementin islam, sikur që kanë bërë dhe po bëjnë të gjitha shtetet tjera (merr vetëm shembullin e Serbisë dhe Rusisë), sot do të kishim një situatë shumë të favorshme në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe shqiptarëve me këto shtete, ku investimet financiare të këtyre vendeve në Shqipëri dhe Kosovë do të ishin tej çdo mase, jo vetëm në Elbasan, por edhe në shumë qytete shqiptare, sidomos në ato bregdetare, ku do të pushonin dhe veronin me mijëra shejka dhe pasanikë nga kjo botë, siç kanë bërë në Zvicër duke ndërtuar villa dhe pushimore famoze pranë liqejve zvicëran. Ikja nga bashkëpunimi me këtë botë, duke iu përmbajtur slloganit marroç të atyre që kanë bërë thirrje dhe ende kërkojnë që Shqipëria të ç'antarësohet nga Konferenca Islamike, ka qenë ndër gabimet më të mëdha që politikanët shqiptarë kanë bërë ndaj kësaj bote, pasojat e së cilës politikë po reflektohen qartë në hezitimin që këto vende po e bëjnë që ta njohin Kosovën shtet të pavarur. Dëmet e kësaj politike po i vuajnë sot askush tjetër përvç se shqiptarët.
    Hapat të cilët i ka bërë dhe po i bënë kohëve të fundit diplomacia shqiptare në krye me Lulzim Bashën, sado që janë pozitiv, janë shumë të vonuar, mbase edhe të tejdukshëm për t'i bindur arabët se diçka ka filluar të ndryshojë në politikën shqiptare karshi kësaj bote.....

  4. #44
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    [QUOTE=Rugova;2308164][QUOTE=Enii:.................

    Enii,
    është për t'u qeshur, ashtu siç po qeshesh edhe ti, me miopinë e politikës
    shqiptare, sidomis të atyre politikanëve shqiptarë të cilët urrejnë dhe injorojnë botën arabe për shkaqe prej më të ndryshmeve, duke vënë mure dhe barrikada të pakalueshme politike dhe diplomatike që ta izolojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo botë shumë e pasur me rezerva të naftës. Se, po të kishin zhvilluar politikanët shqiptarë marrëdhënie më të ngushta me këto vende, qysh nga viti 1992 e këndej, po të kishin ndërtuar një politikë më miqësore me këtë botë, kuptohet mbi baza të miqësisë reciproke, para së gjithash duke shfrytëzuar elementin e përbashkët fetar me këtë botë, pra elementin islam, sikur që kanë bërë dhe po bëjnë të gjitha shtetet tjera (merr vetëm shembullin e Serbisë dhe Rusisë), sot do të kishim një situatë shumë të favorshme në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe shqiptarëve me këto shtete, ku investimet financiare të këtyre vendeve në Shqipëri dhe Kosovë do të ishin tej çdo mase, jo vetëm në Elbasan, por edhe në shumë qytete shqiptare, sidomos në ato bregdetare, ku do të pushonin dhe veronin me mijëra shejka dhe pasanikë nga kjo botë, siç kanë bërë në Zvicër duke ndërtuar villa dhe pushimore famoze pranë liqejve zvicëran. Ikja nga bashkëpunimi me këtë botë, duke iu përmbajtur slloganit marroç të atyre që kanë bërë thirrje dhe ende kërkojnë që Shqipëria të ç'antarësohet nga Konferenca Islamike, ka qenë ndër gabimet më të mëdha që politikanët shqiptarë kanë bërë ndaj kësaj bote, pasojat e së cilës politikë po reflektohen qartë në hezitimin që këto vende po e bëjnë që ta njohin Kosovën shtet të pavarur. Dëmet e kësaj politike po i vuajnë sot askush tjetër përvç se shqiptarët.
    Hapat të cilët i ka bërë dhe po i bënë kohëve të fundit diplomacia shqiptare në krye me Lulzim Bashën, sado që janë pozitiv, janë shumë të vonuar, mbase edhe të tejdukshëm për t'i bindur arabët se diçka ka filluar të ndryshojë në politikën shqiptare karshi kësaj bote.....[/QUOTE]

    Këto para që japin EBA nuk janë falas mër, janë me kredi, kredi të butë. T'na donin aq shumë arabët do ta njihnin të gjithë si shtet Kosovën, jo me kokrra.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Kur qeka nenshkru kjo kontrata me kto Arabt?
    Apo o nje tjeter flluck elektorale ene kjo?

  6. #46

    Qeveria: Do te financojme rrugen Tirane-Elbasan

    Tirane-Elbasan, per 18 minuta



    E Diele, 11 Tetor 2009

    Lajm i mire vjen per qytetaret e Shqiperise se Mesme dhe juglindjes e me gjere, pasi se afermi pritet te nisin punimet per autostraden qe lidh Tiranen me Elbasanin.

    Kete fakt e pohoi Kryeministri Sali Berisha, gjate emisionit "Ora e debatit" ne Televizionin Ora Nees. Shefi i qeverise dha mbremjen e se premtes, edhe afatet per autostraden e re, e cila do shkurtoje distancen mes Tiranes dhe Elbasanit ne vetem 25 kilometra te pershkueshme per vetem 18 minuta me automjet.

    Nisja e autostrades Tirane-Elbasan me tunel ne Kerrabe, eshte pjese e projektit te rendesishem te infrastruktures rrugore boshtit qendror jugor, nje premtim elektoral i kryeministrit Berisha qe mesa duket po konkretizohet me shpejtesi.

    Kryeministri lajmeroi se pikenisja e autostrades Tirane-Elbasan do te jete nyja e Unazes se Re te Tiranes, per te vijuar ne Lunder, Mullet, Ibe, duke pershkuar Kerraben me ane te nje tuneli prej mese dy kilometrash e duke dale ne anen tjeter ne Luginen e Bradasheshit, e gjitha kjo per vetem 25 kilometra. Ky ishte nje nder tre projektet ne leter qe ishin hedhur per te lidhur kryeqytetin me Elbasanin per te shmangur rrugen e veshtire ne Qafe Kerrabe. Sipas shefit te qeverise, u perzgjodh ky variant pasi i sherben me se miri trafikut ne Boshtin e Jugut. Ne saje te kesaj autostrade me kater korsi, e cila fillon brenda vitit te ardhshem, Elbasani do te shnderrohet ne nje lagje te kryeqytetit. Por rruga, i sherben edhe vendeve fqinje, si Maqedonise, Greqise dhe Kosoves.

    ***

    Autostrada Tirane-Elbasan, konsiderohet rruga qe lidh Lindjen dhe shihet dhe si nisja e Boshtit te Jugut. Projekti i ngjashem me Durres-Kukes, ka tunel 2,5 km te gjate qe do te lidhe dy qytetet per me pak se 20 minuta.

    Keshtu, nuk eshte me nje enderr. Elbasani me Tiranen do te lidhen me ane te nje tuneli qe do te pershkoje Krraben dhe per 20 minuta mund te gjendesh ne kryeqytet. Madje me pare ne Tirane, do te arrije nje makine e nisur nga Elbasani, se sa nje automjet qe pershkon rrugen e Tiranes se Re.

    Shoqeria anonime "Kerraba 2007", ka prezantuar ne Elbasan projektin teknik te rruges me tunel Elbasan-Kerrabe-Tirane. Kryetari i bordit te shoqerise, Fatbardh Doko, u shpreh se rruga eshte projektuar te lidhe Elbasanin me Tiranen me ane te tunelit qe shkurton ne menyre te ndjeshme distancen dhe do ta integroje kete qytet ne harten e rajonit me tregues te larte ekonomik. Epersite e rruges jane rritja e efektivitetin industrial te Elbasanit, vleren e pasurive te paluajtshme te qarkut, qe do te forcojne prirjen per thithjen e investimeve. Projekti cilesohet nje zgjedhje e veshtire, strategjike, por e vlefshme dhe qe synon te lidhe Elbasanin me qendrat kryesore te Shqiperise permes nje vizioni te ri te shekullit te 21-te. Rruga Elbasan-Tirane parashikon nje tunel 2,5 km te gjate me 4 korsi, te dimensioneve evropiane dhe qe ofron shansin qe Elbasani te jete larg kryeqytetit vetem per 18 minuta, nga 75 minuta qe duhen aktualisht. Ky do te jete projekti i dyte me nje tunel gjigant qe lidh dy qytete, pas atij Rreshen-Kalimash qe para pak kohesh eshte peruruar nga kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaci dhe qe eshte ne fazen finale te tij.

    Kjo zgjidhje sipas drejtuesve te shoqerise, i pergjigjet perspektivave te zhvillimit te vendit brenda konceptit te Korridorit te 8-te dhe synimit strategjik te Shqiperise per sektorin e transportit. Nevoja e ndertimit te ketij segmenti eshte theksuar ne te gjitha studimet rajonale te transportit, ndersa Masterplani i transportit te Shqiperise e konsideron ate si perparesi te larte. Por kjo rruge pritet te lidhe ne nje distance me te shkurter kohore edhe rajonet e Pogradecit e Korces. Por edhe ngritja e industrive te renda ne kete zone, si cimentos dhe hekurit, materialeve te ndertimit, lendes drusore etj., ka nxitur realizimin e projektit, me qellim zbutjen e varferise dhe zhvillimin ne qytetet e vogla si Cerriku, Gramshi, Belshi dhe Kucova.

    Por edhe nje numer i madh kompanish kane shprehur deshiren per investim per zbatimin e projektit qe ka marre vleresime kombetare e nderkombetare. Kostoja e kesaj rruge ne total llogaritet 170 milione euro. Nisma per te realizuar rruge te standardeve ne perputhje me vizionin e Komisionit Evropian, Federates se Rrugeve te Bashkimit Evropian ka qene edhe nje sugjerim nderkombetar dhe i vetmi segment sipas drejtuesve te bordit, i pa financuar i korridorit Lindje-Perendim.

    Fatos Salliu





    Qeveria mbeshtet projektin

    Zyrtare te MPPTT jane shprehur se projekte te tilla mbeshteten nga qeveria shqiptare pasi jane pjese e strategjise per zhvillimin e infrastruktures rrugore ne te gjithe vendin. Projekti ka mjaft avantazhe per Elbasanin ndaj po shihet me perparesi nga qeveria. Krahas ketij projekti kishte dhe te tjere, si rruga e projektuar nga nje konsorcium italian, por qeveria mbeshteti kete projekt pasi i ka te gjithe treguesit ekonomike, sociale dhe politike, - jane shprehur pak muaj me pare, zyrtare te larte te MPPTT.



    Projektet e tjera per rrugen, ideja ne diktature

    Ka pasur edhe ne te shkuaren projekte per ta lidhur Elbasanin me Tiranen. Ne vitin 1997, nje grup Italian nxori koston e ndertimit 100 milione USD. Ne fakt historia eshte me e hershme, ne kohen e socializmit, ku eshte folur edhe per nje tunel 7 km te gjate. Ky tunel do te sherbente edhe per strehimin e popullsise se Tiranes dhe Elbasanit ne rast lufte. Por per aresye financiare u la dhe nuk u be. Nje projekt i dyte italian e nxjerr koston e rruges me dy korsi ne 129 milione euro, kurse i sipermarresve vendas eshte me kater korsi dhe me me leveri sipas zevendesministrit Ernest Noka.



    Arkitekti: Te dhenat per kostot dhe permasat

    Arkitekti Rajmond Hasballa beri nje ekspoze projektit te rruges se re qe do te lidhe Elbasanin me Tiranen, me ane te nje tuneli 2,5 km qe kalon ne Qafe Kerrabe. Sipas ketij projekti, rruga eshte e projektuar te jete me 4 korsi, 25 m e gjere dhe do te kushtoje 170 milione euro. Kosto totale eshte 169.437.680 euro, kosto e tunelit eshte 72.585.366 dhe kosto e rruges eshte 96.852.314 euro.



    Ndryshimi

    Rruga ekzistuese dhe si do te jete e reja

    Rruga aktuale Elbasan-Tirane nga pikepamja altimetrike eshte konceptuar per kushtet e transportit para Luftes se Dyte Boterore. Gjatesia totale e saj eshte 54 km. Eshte asfaltuar ne vitin 1960. Ka gjeresi 7,5 m. Kushtet e udhetimit ne nivel shume te ulet. Shpejtesia e levizjes 50 km ore. Rruga pershkon nje reliev malor me shpate qe arrijne deri ne 45 grade. Kuota me e larte e rruges eshte ne afersi te fshatit Gracen, 930 m mbi nivelin e detit. Problem serioz eshte mosakomodimi i automjeteve me tonazh te rende mbi 8 ton. Segmenti i ri propozohet te kete nje gjatesi 31,5 km dhe nje autostrade 15-25 m te gjere me kater korsi dhe nje korsi emergjence. Nje tunel 2,5 km perben zgjidhjen kryesore dhe padyshim edhe koston reale. Rruga e re pothuaj shkon paralel me ate ekzistuese, por mbi koncepte krejt te ndryshme. Rruga e re do te ndjeke itinerarin nga Teleferiku Elbasan, Kryqezimi Trenit, Perroi i Kushes, dalja e tunelit tek kafja e Liut, ndjek Erzenin me pas drejt Lundres dhe perfundon afer shkolles se policise.



    Si pritet te ndryshoje trafiku

    Bazuar ne rezultatet e modelimit te trafikut dhe trafikut ekzistues ne segmentin Tirane-Elbasan, trafiku mesatar ditor per 25 vitet e ardhshme parashikohet te arrije ne 8503 mjete ne vitin 2011, qe konsiderohet si data e perfundimit te vepres. Ndersa ne vitin 2035 trafiku parashikohet te arrije ne 80000 automjete.



    Taksat qe do aplikohen

    Per taksi dhe vetura 2,9 euro

    Per fugonet 5 euro

    Per autobuse 10 euro

    Per trailera 8 euro

    Cmimet mund te ndryshojne ne varesi te situatave financiare


    koha jone

  7. #47
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pa nisur punimet këto ngelen vetëm lloqe. Për fat të keq edhe shum projekte të tjera si puna e këtyre u është bërë reklamë e pastaj s'është bërë asgjë në terren.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #48
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Ne fakt per kete projekt ka disa vjet qe flitet. Ishalla i nisin edhe se po u nisen do na rriten cmimet ne Elbasan, qyqa qyqa hahaha
    La vita è bella...

  9. #49
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Autorruga Tiranë - Elbasan

    Projekti i plotë i autorrugës Tiranë - Elbasan

    Ministria e Transportit: Përfitim ekonomik i rrugës justifikon koston e saj

    Autostrada Tiranë - Elbasan do të përshkohet vetëm për 20 minuta. Me ndërtimin e rrugës së re Tiranë – Elbasan, distanca mes këtyre dy qendrave do të jetë vetëm 31.17 kilometra. Kostoja e kësaj rruge është parashikuar të jetë 260 milionë euro, ndërkohë sipas specialisteve, përfitimi ekonomik që sjell ndërtimi i kësaj vepre e justifikon çmimin. Ndërtimi i kësaj rruge pritet të nisë këtë vit, si dhe të përfundojë në fund të vitit 2011.

    Projekti i autorrugës

    Autorruga e re Tiranë - Elbasan do shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 31.17 kilometra. Sipas projektit, kjo autostradë do të përshkohet për rreth 20 minuta. Autostrada do të ketë katër krosi dhe dy tunele, përkatësisht me gjatësi 2.3 kilometra dhe 2.1 kilometra, shtatë mbikalime, katër nënkalime, tre kryqëzime. Ndërkohë, shpejtësia e lëvizjes në këtë autostradë është parashikuar të jetë 110 kilometra në orë. Bazuar në rezultatet e modelimit të trafikut, si dhe trafikun ekzistues në segmentin Tiranë – Elbasan, trafiku mesatar ditor për 25 vitet e ardhshme parashikohet të arrijë në 8,503 mjete. Ndërsa deri në vitin 2035 trafiku parashikohet të arrijë në 80,000 mjete në ditë. Projekti për këtë rrugë ka nisur prej më shumë sesa një viti dhe është kryer nga studio italiane “Bonifika”, një ka studiot më të mira të vendit fqinj. Ndërtimi i autostradës Tiranë - Elbasan do të nisë brenda këtij viti, ndërsa pritet të përfundojë në vitin 2011.

    Përfitime ekonomike

    Përfitimi ekonomik që sjell ndërtimi i autostradës Tiranë - Elbasan justifikon koston e madhe të ndërtimit të kësaj rruge. Sipas specialistëve, kjo autostradë rrit efektivitetin e zonës industriale të Elbasanit, rrit vlerën e pasurive së paluajtshme të krejt qarkut, forcon arsyet e ndërtimit në Elbasan të zonës së lirë ekonomike, zgjeron shanset për burimet njerëzore aktuale dhe forcon prirjen për thithje investimesh. Si pjesë e Boshtit të Jugut, rruga Tiranë – Elbasan, në radhë të parë i intereson Elbasanit, por ka të njëjtin përfitim edhe për akset e tjera rrugore në ndërtim apo të ndërtuara tashmë, sikurse është aksi që shkon drejt juglindjes si Librazhdi, Përrenjasi, Pogradeci, Korça, Erseka, por edhe si pjesë e qenësishme e Boshtit të Jugut që do të lidhë përtej Elbasanit: Belshin, Kuçovën, Beratin për të dalë në Luftinjë dhe për tu kryqëzuar me rrugën Tepelenë – Gjirokastër.

    Parametrat kryesor të rrugës

    Gjatësia totale
    31.17 kilometra

    Shpejtësia e projektimin është
    100-120 kilometër në orë

    Gjerësia e një vije kalimi është
    3.75 metra

    Gjatësia e rrugës në mbushje
    18.5 kilometra

    Gjatësia e rrugës në gërmim
    17.4 kilometra

    Gjatësia totale e viadukteve
    4.65 kilometra

    Gjatësia totale e tuneli për të dy tubat
    4.3 kilometra

    Numri i mbikalimeve
    7

    Numri i nënkalimeve
    4

    Numri i viadukteve
    21

    Numri i kryqëzimeve në disnivel
    3

    Rruga aktuale Tiranë- Elbasan

    Rruga aktuale Tiranë – Elbasan, është konceptuar për kushtet e transportit para Luftës së Dyte Botërore. Gjatësia totale e saj është 59 kilometra dhe gjerësia 7.5 metra. Kjo rrugës është asfaltuar në vitin 1960. Ndërkohë shpejtësia e lëvizjes llogaritet 50 kilometra në orë. Rruga përshkon një reliev malor me shpate që arrijnë deri në 45 gradë. Sipas ekspertëve, ajo është e paaftë të përballoje trafikun e mallrave që lëvizin kryesisht në trajlera apo mjete të rënda motorike.

    Autorruga e Re

    Rruga e re zhvillohet pothuajse paralel me atë ekzistuese dhe jo shumë larg prej saj, por mbi koncepte krejt të ndryshëm. Segmenti i ri që propozohet, ka një gjatësi prej 31.17 kilometra, me katër korsi dhe me një korsi emergjence. Nisja e autostradës Tiranë-Elbasan do të jetë nyja e Unazës së Re të Tiranës, dhe vijon në Lundër, Mullet, Ibe, duke përshkuar Kërrabën me anë të një tuneli, e duke dalë në anën tjetër, në Luginën e Bradasheshit.

    260
    milionë euro është parashikuar të kushtojë ndërtimi i autostradës Tiranë - Elbasan. Sipas Ministrisë së Transportit, kjo rrugë ka një përfitim ekonomik që justifikon tërësisht këtë sipërmarrje të madhe të qeverisë.

    2011
    viti
    kur parashikohet të përfundojë ndërtimi i autostradës Tiranë -Elbasan. Sipas kreut të qeverisë, ndërtimi i kësaj vepre do të nisë brenda këtij viti.

    20
    minuta
    do t’u duhet automjeteve ta përshkojnë autostradën Tiranë -Elbasan. Aktualisht, shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë, llogaritet 50 kilometra në orë.

    (Eriona Ymeri / Gazeta Tirana Observer)
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #50
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Gjurma me vijë të kuqe paraqet projektin e autorrugës Tiranë - Elbasan të miratuar për ndërtim. (Ndërsa gjurmët me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër janë dy alternativa të hedhura poshtë).


    Skema e autorrugës


    Tunelet përgjatë kësaj autorruge do të jenë të këtij tipi: (tuneli më poshtë ndodhet në Bolzano të Italisë)
    Life's too short to remove USB safely.

  11. #51
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kryqëzim në disnivel - Mullet


    Në Km 3


    Paraqitje e rrethrrotullimeve në Elbasan


    Informacione më të zgjeruara për autorrugën Tiranë - Elbasan mund ta gjeni në PDF në këtë broshurë të realizuar nga studioja fituese italiane "Bonifica".
    Life's too short to remove USB safely.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per kte informacion interesant o xhak vatsonaj..

    me duket me i mire varianti i gjelber..

    nejse qeveria i di me mire punet..

  13. #53
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    thx per kte informacion interesant o xhak vatsonaj..

    me duket me i mire varianti i gjelber..

    nejse qeveria i di me mire punet..
    Përshëndetje Brari, së pari një korrigjim sepse kam bërë një gabim më lart. Tre variantet e rrugës ishin këto më poshtë (fitues është varianti 1):


    Ndërsa tabela më poshtë paraqet analizën ekonomike të secilit variant. IRR - Internal rate of return, ndërsa B/C ratio - është raporti përfitim/kosto, sa më i lartë aq më i mirë. Besoj se ky variant është zgjedhur sepse ka më shumë leverdi ekonomike se të tjerët, është edhe më i shkurtër po ashtu (1-A është varianti që do ndërtohet).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 19-03-2010 më 18:23
    Life's too short to remove USB safely.

  14. #54
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Uaa sa lajme i mire, dmth s'do me vijne mend perqark sahere qe iki per vizite ne memedhe e shkoj me rrugen e qafe Krabes.
    Rrofsh per lajmin

  15. #55
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o jak

    ku perfundoi nje studim dhe projektim i nje ingjinjeri shqiptare te quajtur gjeqari....ai kishte nje projekt interesant te rruges ne fushore pa tunele fare...a ke informacion per projektin e ketij shqiptarit...

    e mire doket kjo rruge por nga sa pash ne projekt shume laqe kishte...nejse veq ishalla nuk bahet edhe kjo kongres e te perurohet 100 here si shume rruge te tjeras...

  16. #56
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kush mund te na thote se kur do ti inaugurojme variantat ...

  17. #57
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Shum lajme i mire dhe i sakte qe po e prishim kaq kohe, bravo Jack Watson per publikimin.

    PS: Keto punime qe behen ne Shqiperi ti shikojn ca Anti-Shqipetar qe ulin vendin e tyre.

    RROFT SHQIPERIA JONE E BUKUR DHE E BASHKUAR!
    Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë.

  18. #58
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kom ca miq ne Elbason.

    20min.ja vlen me shku me pi nji kafe.

  19. #59
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Projektin e kesaj rruge e beri kompanija SHSHMN DOKO e elbasanit, sepse ata ishin edhe iniciatoret per kete projekt, qeverria u dha lejen qe ata te benin projektin .
    Projekti u kushtoj atyre gati 100mij euro, me matje eksperimente etj etj.

    Ne fund qeveria u tha se nuk e miraton projektin e tyre por do perdori nje projekt tjeter, dhe mbas 1 viti nxorri projektin e ri te saj i cili ishte identik si projekti i kompanis SHSHMN DOKO.

    Kush ka tru e kupton vet se perse behen keto dallavere....ata (politikanet) nuk e miratun projektin e elbasanllinjve sepse donin te shfrytezonin kohen qe te blinin gjitha pikat strategjike per ti perdorur si benzinata etj etj dhe parat e projektin i kan fut ne xhep.

    SHSHMN DOKO jane njerez shume te afert te mi dhe ata vet mi kan thene keto fjale.
    .

  20. #60
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga alDI Lexo Postimin
    Projektin e kesaj rruge e beri kompanija SHSHMN DOKO e elbasanit, sepse ata ishin edhe iniciatoret per kete projekt, qeverria u dha lejen qe ata te benin projektin .
    Projekti u kushtoj atyre gati 100mij euro, me matje eksperimente etj etj.

    Ne fund qeveria u tha se nuk e miraton projektin e tyre por do perdori nje projekt tjeter, dhe mbas 1 viti nxorri projektin e ri te saj i cili ishte identik si projekti i kompanis SHSHMN DOKO.

    Kush ka tru e kupton vet se perse behen keto dallavere....ata (politikanet) nuk e miratun projektin e elbasanllinjve sepse donin te shfrytezonin kohen qe te blinin gjitha pikat strategjike per ti perdorur si benzinata etj etj dhe parat e projektin i kan fut ne xhep.

    SHSHMN DOKO jane njerez shume te afert te mi dhe ata vet mi kan thene keto fjale.
    i ke rene pikes, miku im!

    me kete lloj mafje argito-shkelzen-fazlliç e kelishe te tyre, vetem zhvatje, grabitje, rrenime do te kete ...

    apo nuk e kane shtuar oreksin ... me privatizime, bonde ... zhveshje totale ...

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Fillojne punimet per ndertesen TID ne kryeqytet
    Nga FЯODO në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 08:20
  4. Edi Rama, rikandidat për kryetar Bashkie në Tiranë!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  5. Tiranë, kapet super-hajduti i 13 vjedhjeve
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •