Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Menyja e pranverės

    Ēfarė tė hamė nė pranverė? Gatime tė thjeshta dhe tė lehta. Rekomandimet e mjeshtėrave tė kuzhinės dhe tė francezes Marie Marchal, pėr pjatat e kripura

    Menyja e pranverės

    Belina Budini

    Ėshtė koha pėr tė futur pranverėn edhe nė pjata. Pėr tė zgjedhur mė nė fund meny tė lehta dhe aq mė mirė pse janė edhe dietetike. Dhe ēfarė ka mė pranverore se sallatat, brusketat, snack-ėt, apo makaronat me domate tė freskėta, biskotat me djathė, taliatelet me proshutė e bizele, rizotot, byreēkat me djathė, toast-et apo sufletė? Dhe pėr mė tepėr, kėto kėnaqėsi tė stomakut nuk kėrkojnė as shumė kohė, as shumė “pėrvojė” kuzhine. Pakėz fantazi do tė mjaftonte, sigurisht e ndihmuar nė rast dyshimi nga njė libėr i mirė kuzhine.

    Kur recetat i di pėrmendėsh, akoma mė mirė, si nė rastin e Marie Marchal, francezes qė tregton ėmbėlsira nė Tiranė, por qė na rekomandon njė meny pranverore tė kripur, sipas idesė sė saj. Sigurisht, pa u larguar shumė nga brumėrat, Marie thotė se nė pranverė tortat e kripura me djathė dhe vezė janė njė zgjedhje e shkėlqyer. Ama, pėr veten e saj, preferon tė shijojė “shpargull me salcė tė bardhė”, ose sallatė tė kompozuar me salmon, sallatė jeshile dhe domate. Sidoqoftė, nuk do t’i rezistonte tundimit tė njė torte me mollė, tė pėrgatitur me brumė brisé dhe me feta molle tė prera shumė hollė. Pjepėr dhe proshutė nė feta tė vogla buke apo byreēkat me djathė janė, sipas saj, gjithashtu shumė pranverore. Pėr t’i shoqėruar kėto gatime, Marie Marchal do tė preferonte verėn e bardhė, por me kusht qė tė jetė e freskėt, jo e ngrohtė siē ajo vėren se gabimisht serviret nė Tiranė, duke bėrė si me verėn e kuqe, e cila, pėrkundrazi, shėrbehet nė temperaturėn e vet.

    Njė ndėr pjatat mė tė preferuara pėr pranverėn nė njė restorant tė njohur nė Tiranė duket se ėshtė “Taliatele me proshutė dhe bizele”, e cila, sipas recetės sė mjeshtrit tė kuzhinės sė kėtij restoranti, pėrgatitet me makarona tė bėra vetė nė shtėpi ose tė gatshme, tė cilat zihen si makaronat e zakonshme, ndėrsa nė njė tigan me ujė tė kripur ziejnė bizelet. “Shkrihet gjalpi i cili fėrgohet pėr pesė minuta me qepėn dhe proshutėn. Pastaj shtohen bizelet e ziera, hidhet kripė e piper dhe vazhdon zierja edhe pėr pesė minuta tė tjera. Pasi kullohen makaronat vihen nė njė pjatancė tė ngrohur mė parė, spėrkaten me djathė kaēkavall tė grirė dhe shėrbehen menjėherė”.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Njė meny pranvere

    Sallatė e kompozuar me vezė, ton, sallatė jeshile
    Pulė Fricassée ose spinaq me krem
    Akullore me vanilje ose kos frutash dhe portokaj

    “Green atitude”

    Meny klorofil

    Pas pjatave tė zymta tė dimrit, pranvera imponon tanimė meny jo vetėm mė tė lehtė, por edhe mė “klorofil”. Sinonim i rilindjes, freskisė dhe natyrales, jeshilja nė tryeza nuk kufizohet me ngjyrėn e mbulesave apo tė gotave nė pranverė. Ajo mbush edhe pjatat qė nga momenti i aperitivit, antipastat, pjatat kryesore e deri tek ėmbėlsirat. Madje, edhe nė orėn e ēajit rekomandohet ēaj jeshil si mbartės qetėsie. Nuk ėshtė e thėnė tė jesh vegjetarian i bindur pėr tė pasur njė “green atitude”. Pėrveē modės sė piknikut urban, ka mbėrritur tashmė momenti i “gastronomisė sė kopshtit”. Ushqimi bimor, qė nuk ėshtė pėrpunuar nga industria agroushqimore, ėshtė sigurues pėr konsumatorin, ndėrsa pėr shkak tė asosacionit tė ideve e preferuar bėhet ngjyra jeshile, nė saje tė imazhit tė shėndetshėm, natyral dhe autentik qė ka.

    Njė recetė e thjeshtė

    Sallatė me ton dhe mocarelė


    Nė njė enė pėr sallatė vendoset peshku ton, djathi mocarela, domatet, qepa, borziloku, majdanozi dhe hudhra dhe pėrzihen mirė. Hidhet spec djegės dhe mbulohet me fetat e vezės. Vaji, uthulla, kripa dhe piperi pėrzihen nė njė enė dhe me kėtė pėrzierje spėrkatet sallata. Pėr kėtė recetė nevojiten 200 gr peshk ton, 200 gr djathė, 6 domate tė kuqe, qepė, borzilok, hudhėr, 4 vezė tė ziera, vaj ulliri, uthull balsam, kripė dhe piper.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Dieta Per Stinen E Pranveres
    Nga bebushja nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-05-2007, 19:37
  2. Ku do ta kaloni Naten e Vitit te Ri?
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 31-12-2006, 15:37
  3. Recetat e Visit
    Nga Resto nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 20:47
  4. Menyja ne restorantet tona
    Nga dielli qe lind nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •