Close

Rezultati i Sondazhit: A e mbeshtesni posedimin e ligjshem te armes nga qytetari?

Votues
43. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Jo nuk e mbeshtes. Cdokush duhet te jete i paarmatosur

    22 51.16%
  • Po e mbeshtes.Cdo qytetar i lire duhet te kete te drejten te mabje arme.

    16 37.21%
  • Jam i rezervuar per nje/disa arsye

    5 11.63%
  • Nuk e di/Nuk me intereson/Nuk kam opinion

    0 0%
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 82 prej 82
  1. #81
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Shiko Toro sepse nuk e ke kuptuar ate qe kam dashur te them dhe ne kte menyre vazhdon te krahasosh armen me instrumente te tjera banale te vdekjes, i.e. tostieren... sic e kam thene edhe me larte, vrasja eshte realitet, impulsi t'i heqesh dikujt te drejten te jetoj eshte impuls primitiv e i perket natyres njerezore, ne kte menyre nuk eshte e arsyeshme te vleresosh armen si nje entitet qe ekziston me vete in space and time, por te vleresosh ate ne baze te klasifikimit te cilit i perket, titullin te cilin arma mban me vete, sediljen te cilen okupon, (jo c'do sedilje eshte njelloj me te tjerat) kte titull ti me duket se nuk arrin ose s'do ta kuptosh/pranosh, titulli eshte cilesia qe i jepet nje objekti, qe dallon nje objekt nga objekte te tjere... armen prej tostieres, te dyja mund te perdoren si instrumente te vrasjes, por jo te dy kane te njejtin titull, arma eshte instrumenti OPTIMUM, kjo dmth se c'do instrument tjeter ka nje cilesie inferiore ne krahasim te saj.
    Sic e thashe me larte, per arsye te ndryshme vrasja si akt dikur karakterizohej prej nje fare determinizmi e energjie karakteri, energji e trajtuar ne stil letraro-fisnikeror prej baladave te ndryshme, i.e. kur gjergji vret balozin, nuk do ishte e njejta legjende sikur ne vend te topuzit gjergji ti kishte rene me desert eagle 0.5 balozit (jam i sigurte se kjo arme do i apelonte gjergjit), troc muhabeti, vrasja dikur nuk ishte e lehte... sic e thashe me larte duhej te ishe trim ti dilje balle per balle nje trimi. Dikur t'i merrje jeten dikujt ishte ndryshe, ndoshta prej dijenise se te nisesh t'i marresh jeten dikujt mund te kete perfundim tjeter prej atij qe synoje, dhe humbet jeten vete (eshte e natyrshme qe kur kerkon t'i marresh jeten dikujt i le te vetmen zgjidhje te te marr ai jeten ty). pra kjo eshte pike kyce qe duhet kuptuar si koncept e jo thjesht si fjali, ktu behet fjale per nje fare kontrolli qe ka ekzistuar e ka shoqeruar aktin e vrasjes qe ne ditet e para te saj, nje fare kodi e disipline qe jo vetem njeriu por edhe kafshet njohin, i.e. aftesia t'i marresh jeten dikujt (nese e ke, atehere merre persiper, nese s’e ke, atehere mos e merr pasi mund te humbasesh jeten vete).

    Arma beri te mundur te holloj, e pothuajse te zhduk komplet kete fare kodi, e ta zevendesoj ate me nje fare kodi tjeter, i cili eshte ligji. pra nje fare kontrolli (ndaj individit qe do te kryente vrasjen, prej individit ne kurriz te se cilit vrasja do te kryhej), zevendesohet prej nje kontrolli tjeter te nje autoriteti te trete, i.e. ligji. Kjo eshte ironia e armembajtjes si nje objekt vetembrojtes, sepse si perfundim nuk bazohesh ne idene se tjetri nuk do mundohet te te vras 'just in case he misses, then it's your turn' por ne idene se po u mundua te te vras atehere duhet te jap llogari tek ligji, pra kotrolli nuk vjen prej teje, ti si person gati per t'u vrare je pasiv e s'ke c'te besh kur dikush vjen per te te mar jeten i pajisur me instrumentin me te mire per kte pune, armen, eshte ndryshe kur ai ka thike.

    per t'u kthyer edhe nje here me larte, akti i vrasjes ishte nje akt i rende per t'u ndermarr, duhej ti beje dredha shtizes, pastaj topuzit, pastaj kur te vinte radha jote duhej te ngrije topuzin e rende ne qiell and swing it in someones head. sot pesha e rende e topuzit eshte zevendesuar me peshen e vogel te plumbit... sot mjafton te: 1. nxjerresh armen, 2. vesh tjetrin ne trajektore te shenjestres e gjilperes, 3. te terheqesh kembezen, dhe vrasja morri pjese, se shpejti njeriu do te jete nje trup i pajete. Tani mua se si me duket kjo si ide, shume absurde, te mendoj se gjithkush ka te drejte te kete arme... dmth edhe menyra se si kjo fjali eshte formuluar, (e drejta te mbash arme, = e drejta te vrasesh) eshte ose tallje serioze e lesheve, ose propagande e nje shteti qe perfiton prej armembajtjes se individit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aragorn I : 30-05-2006 më 13:39
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  2. #82
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Me lejo te kundershtoj, duke te thene se arma ka per qellim OPTIMUM vetembrojtjen, jo vrasjen.
    Nese bazohesh ne filozofine e kapitalizmit ne pergjithesi, LIRIA eshte ndalimi i cdokujt per te ushtruar force( fizike, psikologjike etj) kunder nje personi tjeter. Arma ne kete rast perdoret per te parandaluar ushtrimin e forces nga nje person, organ shteteror etj kunder individit.
    Ti argumenton se e drejta te mbash arme do te thote e drejta te vrasesh. JO! E drejta te mbash arme eshte e drejta te vetembrohesh. Praktika e jetes e ka treguar se shteti nuk eshte ne gjendje te mbroje 100% individin.
    Do thuash ti , po do ta vrasesh dike qe perpiqet te te vjedhi shtepine psh.?
    Pergjigjja ime ne kete rast eshte: PO! Kur dikush perpiqet te te futet ne shtepi, ai ne rradhe te pare fillon ushtrimin e forces ndaj teje( qofte dhe ata qe hyjne ne shtepine e tjetrit te paarmatosur fare)! Ai nderhyn ne pronen tende, ne shtepine tende! Si i tille ai ka dhene doreheqjen nga mosperdorimi i ushtrimit te forces kundrejt nje individi! Ti si i zoti i shtepise, nuk e di se cilat jane qellimet e atij qe te dhunon shtepine: Mund te jete thjesht per te vjedhur nje paqete cigare apo mund te jete aty per te te vrare apo perdhunuar....I zoti i shtepise ka dy alternativa: ose te marri ne telefon policine dhe te presi policine ta mbroje ( duke luajtur me jeten e vet sepse policia mund te vije per 1 minute, mund te vije per 2 ore ,por mund te mos vije fare) ose te marri armen dhe te vetembrohet. ( Jam kurioz te di nese do te ndodhte ty nje gje e tille cfare do te beje?)
    Ne cilindo rast, hajduti si individ ka dhene doreheqjen nga principi i mosushtrimit te forces ndaj dikujt tjeter. Pra ai dhe nese humbet jeten ( e drejta e te ciles nuk eshte absolute), e beri kete jo se i zoti i shtepise kishte arme zjarri, por sepse vete filloi ushtrimin e forces ndaj nje personi ( individi) tjeter! Nese hajduti do te vendoste te mos vidhte asnje shtepi, ai do te jetonte e askush nuk do ti mohonte te drejten e jetes! Po sic e thashe me siper : Askush pervec vete individit nuk mund te kontrolloje "free will"-deshiren e lire!

    P.S.
    Meqe ra fjala....Nese arma si instrument ka per qellim vrasjen, atehere me te njejten llogjike dhe garat e Formula 1 kane si qellim kthesat majtas gjithe diten!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 30-05-2006 më 19:55

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 18:06
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •