Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    U nda nga jeta Artisti i Merituar, Aleko Prodani

    U nda nga jeta dje ne qytetin e Korçes aktori i mirenjohur i komedise


    Aleko Prodani Vdekje tragjike në skenë
    I ndaloi zemra në mes të premierës


    Oliverta lila
    o.lila@gazetashqiptare.com

    Jeta e tij është mbyllur aty ku ai jetoi pjesën më të madhe të saj. Aktori i njo hur korçar, Aleko Prodani ka rënë në skenë për të mos u ngritur më. Së bashku me aktorët e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës është ngjitur në premierën e komedisë “Tre gra për një burrë” të Dario Fo-së. Me lojën e tij mjeshtërore, deri në gjysmën e shfaqjes i falte publikut të qeshurën për të vulosur hidhërimin e tij. Nga ora 19.30 është rrëzuar në mes të skenës. Spektatorët e kanë duartrokitur, si për të mbështetur edhe një herë “Artistin e merituar”. Të gjithë kanë kujtuar se kjo ishte pjesë e rolit të tij. Regjisori i pjesës, Adonis Filipi i kishte besuar rolin e bojaxhiut Aldo. Ndërsa kanë pritur të ngrihej, ka qenë britma e aktores Zamira Kita që i ka vënë të gjithë në lëvizje. Shtylla e komedisë dhe këtij teatri gjendej në mes të skenës, aty ku është ngritur personaliteti i tij prej aktori. Bëhet e ditur se ambulanca ka mbërritur menjëherë, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Roli i tij i fundit do të përfundonte këtu, duke lënë pas një varg të madh rolesh të tjerë. Kjo ka qenë shakaja e hidhur e jetës së tij. Një atak në zemër e ka lënë përgjithmonë në skenë. Ishte planifikuar që me këtë shfaqje të ngjitej për një javë në teatrin e Korçës, e më vonë do të udhëtonin në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” në Fier. Pikërisht në këtë festival ai është vlerësuar vjet si “aktori më i mirë”. Pas një pune të madhe për këtë premierë, ishte shprehur se me “Aldo bojaxhiun” do ta rrëmbenin përsëri këtë çmim. Por Aleko Prodani do të mbetet edhe si një nga figurat e humorit të hollë që do t’i mungojë jo vetëm skenës, por edhe ekranit të televizionit. “Borxhliu”, “Dy herë mat” apo “Zëvendësi i grave”, do të ngelen kujtime të figurës së tij. Ai është një nga themeluesit e Estradës së Korçës, aty ku u formua personaliteti i tij artistik. Pas disa shfaqjeve në estradë kaloi në teatër dhe u bë një nga shtyllat e teatrit të Korçës sidomos në planin e humorit. Një njeri shumë i apasionuar pas artit skenik, për të cilin ishte vlerësuar me çmime të shumta. Aleko Prodani, prej gati 30 vjetësh gëzonte titullin “Artist i Merituar”, ndërkohë që shijen e skenës e provoi rreth 40 vjet më parë. Nëpërmjet tij kanë marrë jetë më shumë se 200 role të ndryshëm. Skena ka qenë stacioni i fundit i jetës së tij në moshën 64-vjeçare, por jo në kujtimin e atyre që do ta kujtojnë ikonën e humorit shqiptar.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Humbje e madhe per skenen shqiptare.
    Ezekiel 25-17.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Aleko Prodani vdiq si Molieri: ne skene. Ishte humoristi me i holle i skenes se estrades shqiptare per vite me radhe.

    Aktor i madh dhe i paharrueshem. Kishte nje finese dhe ndjeshmeri qe shume pak aktore kane pasur.

    Gjithmone kam menduar qe ishte humbje e madhe per Teatrin Kombetar te Tiranes qe nuk e kishte ne gjirin e tij: Aleko preferonte te rrinte ne Korce.

    Po edhe nga Korca diti te ishte shume i madh.

    Po me vika keq.
    Ignore List: Den Bossi

  4. #4
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Bashkohem edhe une me dhimbjen e te gjithe artdashesve shqiptare. Aleko

    Prodani mbetet nje ikone e skenes dhe nje artist ne kuptimimn e mirefillte te

    fjales. I paharruar qofte kujtimi i tij.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  5. #5
    Uau... sa jam prekur me humbjen e ketij njeriu qe e shihja perdite kur shkoja ne shkolle (gjimnaz), ndersa kur isha e vogel, mbaj mend rrija ne rradhe ne dyqanet poshte pallatit te tij dhe gezohesha sa here shihja gruan e tij qe e kishte (ka) shume te bukur.
    Ngushellimet e mia familjes, si edhe gjithe atyre qe duan artin e vertete.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #6

    Vdes në skenë Aleko Prodani

    Artisti Prodani ishte duke interpretuar rolin e bojaxhiut Aldo dhe me lojën e tij artistike plot dinamizëm kishte bërë për vete spektatorët e gjithë sallës. Papritur rrëzohet për tokë


    Rreth orës 19.30 të ditës së djeshme, në skenën e Teatrit “Çajupi” të Korçës vdiq aktori Aleko Prodani. Trupa teatrore ishte duke dhënë premierën e komedisë “Tre gra për një burrë” i komedianit italian Dario Fo, nga regjisori Adonis Filipi. Artisti Prodani ishte duke interpretuar rolin e bojaxhiut Aldo dhe me lojën e tij artistike plot dinamizëm kishte bërë për vete spektatorët e gjithë sallës. Papritur rrëzohet për tokë burri shtatlartë. Spektatorët duke vlerësuar origjinalitetin e lëvizjes së tij në skenë duartrokitën, por ishte thirrja rrëqethëse e aktores Zamira Kita që interpretonte përkrah tij, e më pas britma e bashkëshortes së aktorit Vjollca Prodani nga vendi ku ishte duke ndjekur shfaqjen, që ngriu gjithë sallën. Aktorë, punëtorë skene, spektatorë shkuan pranë tij dhe u përpoqën t’i vinin në ndihmë. Po aktori u nxi në vend. Autoambulaca me kardiologiun Pëllumb Bregu arriti në çast dhe e çoi në urgjencën e spitalit. Mjekët konstatuan vdekjen nga një atak kardiak.
    Aleko Prodani, prej gati 30 vjetësh gëzonte titullin “Artist i Merituar”. 64-vjeçari u ngjit në skenë për herë të parë 40 vjet të shkuara. Ka realizuar mëse 200 role në gjininë e humorit ku një vend të veçantë zënë rolet komikë në skenën e Teatrit të Korçës, por edhe trupa të tjera teatrale. Për vite ka qënë regjisor i estradës së qytetit. Sadoqë me kohë e kishte marrë librezën e pensionit, ja ku vdekja e mori në skenë.
    Në tre vitet e fundit, me role të ndryshme ka marrë pjesë në festivalin e aktrimit që zhvillohet në Fier dhe vlerësuar me çmimin “Aktori më i mirë”. Në të njëjtin festival do të prezantohej pas disa javësh me rolin e Aldo bojaxhiut që i mori jetën, një rol që jo vetëm i kishte pëlqyer që në fillim, por e kishte realizuar me mjeshtëri. E kujtojmë interpretimin e tij dhe në kinokomedinë “Dy herë mat” dhe së fundi, regjisori Artan Minarolli i besoi një rol në filmin në proces “Lutje dashurie”. Vdekja e Aleko Prodanit është humbje për skenën, mbasi ai renditej ndër aktorët më të spikatur të komedisë shqiptare.




    03/05/2006

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Tigeri
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Postime
    12
    Shqiperia humbi nje artist te madh humori. Vdekja ne skene ka qene shume e dhimbshme per te gjithe sallen dhe familjen e tij. Me ka ardhe shume gjynah qe humben nje njeri kaq te talentuar

  8. #8
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Humbje e madhe per skenen shqiptare.Kujtimi per te do te jete i perjetshem. Ndajè dhembjen me familjaret dhe tere adhuruesit e Aleko Podranit .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Ngushellime familjes. Ishe shume fytyre familjatre e komedise shqiptare.
    TBD

  10. #10
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Sa lajm i hidhur vertet
    me ka pelqyer shume ky aktor ishte shume origjinal.
    me vika shume keq.
    ngushellime familjareve..
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  11. #11
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ne radhe te pare ngushelloj familjen e Aleko Prodanit...( pasi i njof personalisht te gjithe pjestaret e familjes...kam pas shume mundesi te takohesha me kete familje kohe pas kohe)

    Me te vertet.. eshte nje humbje shume e madhe kjo qe po degjojme sot... humbja e Alekos...

    Me vjen shume keq qe skena shqiptare humbi nje nga humoristet me te mire te saj....
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #12
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anëtarësuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Nje humbje e madhe per skenen shqiptare. U prefte ne paqe shpirti i tij dhe qofte i paharruar kujtimi i ketij aktori te madh. Ngushellime familjareve.

    MaChO
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  13. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ne radhe te pare i shpreh "Ngushellim familjes se tij" ... Eshte nje humbje e madhe per skenen shqiptare dhe per familjen e tij.. I paharruar qofte kujtimi i tij...

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #14
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Pas shume e shume perpjekjesh ne jete ne nje moment vjen fundi per te gjithe. Kush do te jesh edhe si do te jesh. Aleko Prodani ka qene nje nga aktoret e mi te preferuar te humorit Shqiptar.

    Me vjen keq qe lexoj te jete ndare nga jeta.

    Megjithate vepra e tij do mbetet ne kujtimin e cdo artdashesi edhe spektatori.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    mirenjohje Vepres Dhe Jetes Qe La Pas
    Aleko Prodani
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  16. #16
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Ngushellimet e mia per familjen Prodani dhe per gjithe ata qe paten mundesi te qeshin sado pak nepermjet humorit te tij.
    Eshte nje humbje e madhe per te gjithe shqiptaret dhe ne vecanti per ne te Korces.
    U prehete ne paqe.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nje nga aktoret e humorit qe me ka pelqyer me shume me lojen dhe talentin e tij artistik. Skena shqiptare ka humbur nje nga njerzit e medhenj te saj.
    Ngushellime per familjaret dhe miqte e tij.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Ngushellime Familjes
    Humbje e madhe per ta dhe per publikun
    .

  19. #19
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ngushellime familjes Prodani!

    Shqiperia ka humbur nje aktor te madh dhe nje njeri te madh!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  20. #20
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Ngushlime familjes Prodani.
    Vertet nje artist i merituar ka qene,mbreme e degjova ne lajme.
    Humbje per te gjithe.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Medi Prodani, historia e gjallë e kitarës shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2019, 11:01
  2. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  3. Korridori 8, BE e kthen në prioritet
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 03-01-2012, 07:59
  4. Anida Take
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 28-04-2011, 09:05
  5. Gjinden dy foshnje te sapolindura ne nje grumbull plehrash.
    Nga shkodrane82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-09-2005, 22:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •