Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 50
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Shume me ka bere te qeshe artisti i madh Aleko Prodani.

    Do te qeshe edhe per shume kohe me humorin e tij .

    Faleminderit o Aleko Prodani . Faleminderit .

  2. #22
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ju prehte Shpirti ne paqe!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Te gjithe jemi per te ikur, por dhe per te lene dicka mbrapa. Aleko Prodani na la shume. Faleminderit!

    Ngushellimet e mia per te gjithe Shqiptaret sepse ai ishte arti dhe buzeqeshja e te gjitheve, tani te gjithe kemi dhimbjen dhe mirenjohjen per Alekon tone te paharrueshem.

    U prehte ne paqe.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Ngushellime familjes Prodani dhe gjithe dashamireve te skenes teatrore shqiptare.
    Kujtoj se me vepren e tije ka lene gjurme te thella ne kulturen shqiptare, me cka do te mbetet i paharruar per jete. I qofte i lehte dheu, artistit te madh Aleko Prodani.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #25
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Nje komedian i shkelqyer dhe nje aktori i madh!


    Me te vertete humbje e madhe per artin Shqiptar, por paska rene si nje luftetar ne beteje.


    Prefte ne paqe shpirti i tij!

  6. #26
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    shum keq po me vika.....biles kur lexova titullin e temes nuk po e besoja.....

    ngushellime familjes dhe gjith personave qe e njihnin....
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  7. #27
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    sa kemi qeshur me humorin e tij.......dhe besoj se esht nje nga te paktet qe do vazhdoj akoma te na bej per te qeshur....
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  8. #28
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Ngushellimet me te perzemerta per familjen Prodani.
    Feel the pump √

  9. #29
    Proud to be Albanian Maska e sunshine
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Me zemer ne Shqiperi
    Postime
    141
    Ngushellime familjes dhe te gjithe atyre qe e njifnin

    Do ti mungoje me te vertete skenes Shqiptare
    Don't settle for the one you can live with, wait for the one you can't live without!

  10. #30
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ngushellimet me te ndjera familjes.

  11. #31
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Ngushellimet me te perzemerta per familjen PRODANI
    Feel the pump √

  12. #32
    ...Iliri... Maska e IiLlIiRrIi
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Vendndodhja
    massachusetts, usa (dikur Fushë Kosova dhe Bregu I Diellit)
    Postime
    32
    Ngushllime dhe R.I.P.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nje tjeter humbje e skenes shqipetare. Ai pati nje karriere te mrekullueshme dhe nje vdekje te bukur. Kur te me vije koha do te doja edhe une nje vdekje te tille.
    Ngushellime familjes dhe miqve te Alekos.

  14. #34
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Aleko Prodani do ngelet shkolle,per gjithe aktoret e rinj te estrades shqiptare.
    Talenti dhe profesionalizmi i tij,e bene Alekon te vecante dhe shume te dashur per publikun shqiptar.

    Nje humbje e madhe per qytetin e Korces dhe skeneat shqiptare.

    Ngushellimet e mia familjes Prodani.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  15. #35
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anëtarësuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    gjynaf shume

    ngushellime familjes dhe te afermve te Alekos
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  16. #36
    Jeto I Lire Ose Vdise Maska e KUCOVARI*
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    Ku Ka Tyme E Ku Del Zjare Atje Ku Daullja Ben Bam
    Postime
    17
    Dua te ngushelloje familjen e Aleko Prodanit dhe te afermeve te tije,vertet skenes Shqiptare do ti mungoje nje aktore i shkelqyer i humorit.Alekua do mbetet i per jeteshem me batutat dhe humorin e tije fantastik.

  17. #37
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    artist i modh ka qen ene iku nga kjo jet mes duartrokitjeve tpublikut.

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17
    Korça përcjell artistin Aleko Prodani në banesën e fundit

    Skena humbi një aktor modern dhe origjinal

    Jorgjeta Gjançi

    Vdekja e Aleko Prodanit, Artistit të Merituar, ishte tema e ditës për banorët e Korçës. Si në një ekran të madh ata flisnin për jetën dhe artin e tij. Të mësuar prej kohësh me Alekon, e donin për thjeshtësinë, por mbi të gjitha për rolet e realizuar me mjeshtëri në komeditë “Zonjusha 39 vjet“, “Hipokriti“, “O deputet, o gënjeshtar“, “Hajdutët ikën në drejtim të paditur“ që përbëjnë edhe tre komeditë me të cilat trupa teatrale e Korçës është paraqitur në festivalin teatror në Fier gjatë viteve të fundit. Në të tre këta festivale ai ka rrëmbyer çmimin e aktorit më të mirë dhe me rolin e bojaxhiut Aldo që kishte në komedinë e Dario Fosë “Tre gra për një burrë“ synonte të merrte sërisht çmim.
    Aleko Prodani ishte bir i një familjeje tregëtare nga Kolonja dhe kjo prejardhje i pati krijuar shpesh probleme. Vërtet iu dha e drejta e studimit për mësues, por kur ai mbaroi shkollën e emëruan në Gopesh të Moglicës, një fshat rreth 45 kilometra larg Korçës. Ishte i ri, i pashëm, plot jetë e humor. Tek ai ishin gërshetuar një sërë tiparesh që tregonin se të ardhmen e kishte në skenë: kishte vesh muzike, aftësi për të shkruar parodi, kërcente bukur dhe dinte të krijonte mjedise të këndshme plot humor. Të gjitha këto i detyruan burokratët e regjimit që ta tërheqin këtë talent dhe të fillonte ta trajtonin me kujdes, por pa e lënë të vetëkënaqej. Kështu Aleko Prodani filloi të punojë mësues e përgjegjës i shtëpisë së kulturës në Maliq, më pas në qendrën kulturore të Parkut të mallrave dhe së fundi në trupën e estradës së qytetit të Korçës. Për artdashësit kanë mbetur të pashlyera figurat brilante të krijuara prej tij edhe në skeçet “Dëshmitari“, “Karrigia“, “Bishti i shqiptarit“. Shpesh në këtë jetë plot humor i bashkohej edhe Vjollca, bashkëshortja që interpretoi përkrah tij për vite.
    Adonis Filipi, regjisori i ftuar nga Teatri “Skampa“ i Elbasanit vuri në skenë komedinë e fundit, në provën gjenerale të të cilës Alekoja vdiq. Dje merrte pjesë në organizimin e ceremonisë mortore. Mes tij dhe Alekos kishte kishte një bashkëpunim të ngushtë dhe shumë plane për të ardhmen. “Tek Alekoja, - shprehet regjisor Filipi - shihja një rast unikal, ndaj sot nuk më vjen kurkush në ndihmë për të më ngushëlluar. Ishte privilegj të punoje me të, ishte fati i tij i keq por edhe i imi që bashkëpunimi u pre. Paralelisht me komedinë që ne realizuam, kishim nisur edhe një shfaqje tjetër dhe do dilnim para publikut në qershor. Tek Alekoja pashë të gërshetuara ndjeshmërinë me talentin dhe eksperiencën. Si në skenë edhe në jetë ishte një individ i lirë, nuk pranonte çensurë, kjo ishte shfaqje e formimit të tij. Kam mendimin se arti ynë humbi një aktor shumë modern“.
    Vdekja e papritur e shokoi bashkëshorten e tij Vjollcën, e cila në çastin fatal ishte në sallë duke ndjekur shfaqjen. Pragun e apartamentit të tyre të thjeshtë e kapërcyen qindra miq e qytetarë. Në shtëpi mungonte Albanoja, djali i tyre i vetëm, i emigruar në Itali i cili mbërriti pak para varrimit të të atit. Në orën 17.00 filluan homazhet në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. I pari që nderoi artistin ishte ministri i Kulturës Bujar Leskaj, mandej autoritetet e pushtetit vendor. Në këtë ditë të fundit iu gjendën aktorët nga të gjitha anët e Shqipërisë. Po dje presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ka përcjell një mesazh ngushëllimi familjes Prodani. Kortezhi i gjatë u nis drejt varrezave të qytetit. Dhimbja dhe respeketi e ka përcjellë në banesën e fundit Aleko Prodanin.


    Mesazhi i Presidentit Moisiu.
    “Aleko Prodani ka zënë vend në kujtesën shqiptare për rolet e tij të suksesshme gjatë një karriere artistike 40-vjeçare, si dhe për humorin dhe talentin e rrallë që iu përcoll në dekada spektatorit dhe brezave të rinj të artistëve. Ai jetoi një jetë në skenë, u rrit me të
    dhe nuk u nda prej saj as në momentet e fundit të jetës. Me aktivitetin e tij të pasur artistik, modelin qytetar që përfaqësoi, Prodani krijoi lidhjet të forta dhe fitoi simpatinë e artëdashësve shqiptarë kudo që ata jetojnë. Me vdekjen e papritur dhe tragjike të tij, Ju humbët njeriun e dashur, kolegët - shembullin artistik që duhet ndjekur, skena - një nga simbolet e gjalla të saj, kinematografia - një artist me vlera të rralla, Korça – një nga ambasadorët më të aftë të kulturës dhe traditës së saj, dhe vetë shoqëria shqiptare një
    personalitet të çmuar që e deshi, e nderon dhe do ta kujtojë gjatë. Në këto momente hidhërimi të thellë dëshiroj të jem pranë jush, të ndaj me ju dhimbjen dhe t’ju shpreh ngushullimet e mia më të sinqerta”

  19. #39
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Ngushellime te sinqerta familjes
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Postime
    135
    Ngushllime per familjen Prodani dhe te aferve te tije,i qofte i lehte dheu......se me te vertet kemi humbur nje artist te madh.
    Rina

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Medi Prodani, historia e gjallë e kitarës shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2019, 11:01
  2. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  3. Korridori 8, BE e kthen në prioritet
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 03-01-2012, 07:59
  4. Anida Take
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 28-04-2011, 09:05
  5. Gjinden dy foshnje te sapolindura ne nje grumbull plehrash.
    Nga shkodrane82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-09-2005, 22:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •