Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Si i vendosnim fletë-rrufetë në vitet '70"

    Ja dhe nje pjese nga Historia sa banale, komike dhe tragjike e asaj periudhe, se bashku me nje personazh aq Lej Fenist te asaj periudhe te "ndritur", qe s'ka turp dhe del edhe me emer dhe figure...

    Flet Ilia Plaku, ish- instruktor në Bashkimet Profesionale

    "Si i vendosnim fletë-rrufetë në vitet '70"





    Armand JONUZI

    Moda më e përhapur në Shqipërinë e viteve '70 ishte vendosja e fletë-rrufeve. Nëse një person apo grup personash mendonte se një veprim apo ves i yti, ishte gabim, atëherë ai ose ata të këpusnin një fletë-rrufe dhe ta vendosnin mu në qendër të qytetit apo të vendit të punës që ta merrnin vesh të gjithë. Për Ilia Plakun, instruktor në Këshillin Qëndror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë në atë kohë, moda e fletë-rrufeve doli pas një fjalimi të Enver Hoxhës në vitin 1967. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", Ilia Plaku tregon se si funksionin fletë-rrufetë si dhe fletë-rrufenë që bëri ai për një koleg të punës.

    Si lindi ideja e fletë-rrufeve?
    Në vitin 1967, Enver Hoxha gjatë një fjalimi të tij hodhi idenë e flet-rrufeve. Menjëherë pas fjalimit të Enverit, ideja e tij filloi të vihej në zbatim. Fletë-rrufetë pushtuan të gjitha stendat e emulacionit apo tabelat e ndryshme në çdo zyrë, fabrikë, uzinë, pra, me pak fjalë, në çdo ndërmarrje apo lagje. Mbaj mend se në qendër të Tiranës, atje ku ishin tabelat që tregonin reklamat e filmave që shfaqeshin nëpër kinematë e kryeqytetit, ishin të mbushura plot me fletë-rrufe dhe godisnin persona të ndryshëm.
    Si funksionin fletë-rrufetë, kush mund t'i bënte dhe kujt i adresoheshin ato?
    Flet-rrufetë mund t'i bënte edhe vetëm një person apo një grup personash. Ato mund t'i bëheshin kujtdo për gabimet që bënte apo për veset e tij. Fletë-rrufe për shembull, mund t'i bënte punëtori drejtorit, nëse shikonte që diçka nuk shkonte ose anasjelltas. Pra, me pak fjalë, fletë-rrufetë shërbenin për t'i vënë në dukje një personi gabimet që kishte bërë dhe ai duhej t'i rregullonte ato. Shumë njerëz goditeshin edhe për mënyrën se si visheshin apo se si mbanin flokët.
    Si reagonte personi që i ishte bërë fletë-rrufeja?
    Personi që i ishte adresuar fletë-rrufeja kishte të drejtën morale që t'i kthente përgjigje asaj. Në përgjithësi ai bënte autokritikë ose justifikonte gabimet e veta. Por kishte raste kur një individ, që i ishte bërë një fletë-rrufe, nuk i përgjigjej asaj, atëherë ai do të përballej me fletë-rrufe të tjera edhe më të rënda për qëndrimin indiferent të tij derisa ky të kthente përgjigje.
    Po ju vetë keni bërë ndonjë fletë-rrufe?
    Po, edhe unë kam bërë shumë fletë-rrufe. Por njëra, që mbaj mend mirë, ishte ajo e drejtuar një kolegut tim. Unë atëherë punoja në Komitetin Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Detyra jonë ishte të kontrollonim sindikatat e bashkimeve profesionale në çdo cep të vendit për mbarëvajtjen e çdo problemi të punëtorëve. Gjatë punës sime si inspektor në Bashkimet Profesionale unë vura re se gazeta "Puna", që ishte organi ynë, shkrimtarëve u jepej falas. Atëherë mua më lindi ideja se pse atyre duhej t'iu jepej falas kur dihej mirëqenia e tyre. U interesova te një kolegu im, i cili kishte qenë një nga ata persona që kishte marrë atë vendim. Ai më tha se kjo ishte bërë që shkrimtarët të njihnin më afër jetën e klasës punëtore. Mua kjo nuk më bindi dhe i thashë se shkrimtarët duhet ta njihnin jetën e punëtorëve jo nga gazetat, por ta shihnin atë në frontin e punës. Duke qenë se nuk rashë dakord me kolegun tim, atëherë së bashku me pesë shokë të tjerë që përkrahnin mendimin tim, vendosëm t'i bënim një fletë-rrufe. Pasi e hartuam fletë-rrufenë e vendosëm tek tabela që ndodhej në mes të godinës ku ndodheshin zyrat tona, atje ku sot ndodhet kryesia e Parlamentit. Vendi ku kishim vendosur fletërrufenë ishte një pikë ku çdo kush që kalonte nuk mund të mos e vinte re. Ne pritëm disa ditë që kolegu ynë të na kthente përgjigje, por ajo po vononte. Vetëm disa ditë mbasi e kishim vendosur fletë-rrufenë e pa edhe kreu i dikasterit tonë, Gogo Nushi. Ai ndaloi, e lexoi dhe iu duk e drejtë, pastaj pyeti se pse nuk i ishte kthyer përgjigje fletë-rrufesë dhe më pas u fut në zyrën e tij. Vetëm pak momente u deshën dhe në tabelë kolegu ynë vendosi përgjigjen e fletë-rrufesë që i kishim adresuar atij.
    Sa kohë zgjati vendosja e fletë-rrufeve?
    Fletërrufe ka pasur deri në fund të viteve '80, por ato nuk ishin si në fillim. Kjo ndodhi pasi diku nga viti 1970, Mehmet Shehu, duke parë hovin e madh që kishte shpërthyer, reagoi në një mbledhje të Byrosë me idenë që fletë-rrufetë të mos degjeneronin, pasi po kritikoheshin shumë të gjithë drejtuesit nëpër ndërmarrje. Kjo, pasi fletë-rrufetë ndonjëherë përdoreshin edhe për interesa të caktuara dhe shpeshherë ishin edhe shpifje. Që nga ajo kohë, vrulli i fletë-rrufeve ra dhe ato ishin shumë të pakta.

    Jeteshkrimi

    Emri: Ilia
    Mbiemri: Plaku
    Vendlindja: Hoçisht, Devoll
    Vendbanimi: Tiranë
    Arsimi: Fakulteti Juridik, Tiranë
    Eksperienca në punë:
    Instruktor në Këshillin Qëndror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë


    Fjalimi i Enver Hoxhës dhe lindja e fletë-rrufeve

    Më 6 shkurt 1967 Enver Hoxha mbajti një fjalim të rëndësishëm. Kjo njihet si datë e lindjes së lëvizjes së "Fletë-rrufesë". Motoja e saj ishte thirrja apo porosia e Enver Hoxhës: "Cilido me zë të lartë dhe me gërma të mëdha të shkruajë se ç'mendon për punën dhe për njerëzit." Pas kësaj, fletërrufeja u përhap me shpejtësi si një element i ri në "shtypin e murit". Kjo gjeti një jehonë të gjerë dhe u kthye në një mjet të fuqishëm luftarak në anën e punonjësve për të fshikulluar çdo të metë e dobësi që pengonte revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit. Kritikat, debatet dhe ballafaqimet publike i dhanë një vrull të paparë deri atëherë zhvillimit të demokracisë dhe zbatimit të vijës së masave; ato shërbyen për të goditur të vjetrën dhe për të pohuar dhe për të përhapur të renë, normat e zakonet e reja socialiste, ngritën në një nivel të lartë luftën kundër burokratizmit, zyrtarizmit, prepotencës dhe arrogancës. Lëvizja e fletë-rrufeve, sidomos në vitin e parë, shënoi arritje të mira. Kudo, në vende pune, në fshatra, në shkolla e spitale, po sidomos në qytete, shihje të afishuara fletë-rrufe të ndryshme në përmbajtje dhe në formë, të shkruara me germa të mëdha, të dukshme, me ngjyra të theksuara, korsive, me data dhe afate. Stendat për fletë-rrufetë u ngritën kudo. Ato i bënin një ose më shumë njerëz. Iu drejtoheshin një njeriu apo një grupi njerëzish. Ato ngriheshin për probleme të ndryshme. Në përgjithësi ato ngriheshin për probleme ekonomike, politike, shoqërore, kulturore, ideologjike, por edhe personale. Subjekti që kritikohej, normalisht si rregull jepte përgjigje. Në rast të kundërt, fletë-rrufeja përsëritej disa herë.

    Tirana-Observer.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Atëherë mua më lindi ideja se pse atyre duhej t'iu jepej falas kur dihej mirëqenia e tyre. U interesova te një kolegu im, i cili kishte qenë një nga ata persona që kishte marrë atë vendim. Ai më tha se kjo ishte bërë që shkrimtarët të njihnin më afër jetën e klasës punëtore. Mua kjo nuk më bindi dhe i thashë se shkrimtarët duhet ta njihnin jetën e punëtorëve jo nga gazetat, por ta shihnin atë në frontin e punës. Duke qenë se nuk rashë dakord me kolegun tim, atëherë së bashku me pesë shokë të tjerë që përkrahnin mendimin tim, vendosëm t'i bënim një fletë-rrufe. Pasi e hartuam fletë-rrufenë e vendosëm tek tabela që ndodhej në mes të godinës ku ndodheshin zyrat tona, atje ku sot ndodhet kryesia e Parlamentit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Atëherë mua më lindi ideja se pse atyre duhej t'iu jepej falas kur dihej mirëqenia e tyre. U interesova te një kolegu im, i cili kishte qenë një nga ata persona që kishte marrë atë vendim. Ai më tha se kjo ishte bërë që shkrimtarët të njihnin më afër jetën e klasës punëtore. Mua kjo nuk më bindi dhe i thashë se shkrimtarët duhet ta njihnin jetën e punëtorëve jo nga gazetat, por ta shihnin atë në frontin e punës. Duke qenë se nuk rashë dakord me kolegun tim, atëherë së bashku me pesë shokë të tjerë që përkrahnin mendimin tim, vendosëm t'i bënim një fletë-rrufe. Pasi e hartuam fletë-rrufenë e vendosëm tek tabela që ndodhej në mes të godinës ku ndodheshin zyrat tona, atje ku sot ndodhet kryesia e Parlamentit.


    Prandaj jemi ne kete nivel mizerje te legjislacionit, sepse juriste te tille kane patur mendjen t`ua fusin te tjereve, ne vend qe te shtrydhin ato dy pare mend qe kane patur per te bere dicka te hajrit.

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Pse tani e more vesh ti....Ketu fleterrufete viheshin kot dhe per arsye nga me absurdet....Ato u perdoren si "organe kritike te mases ndaj drejtuesve"....Kuptohet komunistet, Biroja e sekretaret e partise, kishin imunitet dhe kush guxonte ti shkonte ne mendje ( jo tu bente) akuzohej si armik i Partise e i popullit dhe e priste Spaci e Burreli.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •