Arratisen 3 te burgosur nga paraburgimi i Fierit. Policia kap njerin, shperblim per 2 te tjeret
Nga D.B
FIER (2 Maj)
Arratisja e te burgosurve-Fier, Prinderit thirrrje djemve per vetedorezim. Policia heton dhe mbi efektivat blu
Ora 12:30-Prinderit e te burgosurve te arratisurve u bejne thirrje femijeve per tu dorezuar. Ka qene babai i Armando Jaupit i cili i beri thirrje nepermjet mediave djalit te tij, Armandos per dorezim. Te kishin mbetur vetem 4 muaj ne qeli. Prandaj dorezohu ne polici bir kane qene fjalet e Nexhip Jaupit drejtuar djalit te tij ne arrati.
Nderkohe polcia e Fierit po heton per lidhjet e mundshme qe mund te kene te 3 te arratisurit nga qelite e paraburgimit me pjestaret e unifromave blu. Zbardhja e plote e ngjarjes, pritet te behetd he ne baze te deshmive te njerit prej te arratisurve qe u kap pak minuta pas arratisjes nga policia.
Arratisja, Policia kontroll ne 46 banesa ne Fier e Berat. Ne dispozicion te informacioneve dhe 2 numra telefoni
Ora 11:00- Mbi 46 kontrolle ne banesa te Fierit e Beratit jane kryer nga policia per kapjen e 2 te arratisurve nga qelia e paraburgimit ne Fier. Lajmin e ben te ditur Policia e Shtetit sipas te ciles per kapjen e Elton Azizit dhe Armando Jaupit jane angazhuar edhe forcat speciale te RENEA-s. Nderkaq ne Komisariatin e Fierit ka shkuar me urgjence edhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj. Ne kuader te masave te marra per kapjen e te arratisurve, Policia ka vene ne dispozicion dy numra telefoni per te gjithe ata qe kane informacion per te arratisurve.
Arratia, Ngrihen postblloqe ne Fier. Policia kontroll ne banesa, shoqerohen 20 persona
Ora 09:20-Forcat e rendit paralajmerojne se ligji do te veproje mbi cilindo qe ndihmon apo strehon te arratisurit. Pas arratise nga qelia e paraburgimit te 3 te arrestuarve ne Fier jane ngritur postblloqe ne gjithe qytetin nderkohe qe deri tani jane kontrolluar 34 banesa e jane shoqeruar 20 persona. Forca te RENEA-s dhe heliktoptere po krehin zonat ku mendohet se jane fshehur te arratisurit dhe bllokimin e te gjitha shtigjeve te mundshme qe mund te lejojne daljen jahste qytetit te 2 te burgosurve ende ne arrati. Policia ka lajmeruar se ligji do te veproje mbi te gjithe ata qe ndihmojne te arratisurit.
Arratisen 3 te burgosur nga paraburgimi i Fierit. Policia kap njerin, shperblim per 2 te tjeret
Ora 08:10- Nje arratisje spektakolare ka ndodhur sot ne oret e para te mengjesit nga qelite e paraburgimit te komisariatit te Fierit. Ka qene ora rreth 2.00 e mengjesit kur 3 te arrestuar, Genci Xhelaj ne gjykim per vrasje, Armando Jaupi dhe Elton Azizi kane arritur te largohen nga mjediset e komisariatit, nderkohe qe duke qelluar ne ajer forcat policore jane vene menjehere ne ndjekje te tyre. Jane dashur disa ore te tjera qe njeri prej te arratisurve Genci Xhelaj te kapet ne dalje te Fierit teksa perpiqej te ikte me nje makine ne drejtim te qytetit te Vlores.
Forca te shumta policie vazhdojne kerkimin e 2 te arratisurve te tjere mbi te cilet rendojne akuza per vjedhje e grabitje. Ngjarja e ndodhur gjate nates ka bere qe Drejtori i Pergjithshem i Policise, Bajram Ibraj te shkoje me urgjence ne Fier per te sqaruar rrethanat e arratisjes.
Nga hetimet paraprake mesohet se 3 te arrestuarit mund te kene siguruar nje sharre me te cilen kane prere hekurat e qelise dhe kane dale ne oborrin e komisariatit. Ndersa kane qene duke kaluar murin e jashtem roja i Drejtorise se Policise se Fierit i ka vene re dhe ka nisur te qelloje ne ajer, por te arratisurit jane larguar. Policia ka vene nderkohe ne dispozicion 1 milione leke per informacionet mbi vendndodhjen e te arratisurve.
(News 24/BalkanWeb)
Ruaj Lidhjet