Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Arratisen 3 tė burgosur nga paraburgimi i Fierit

    Arratisen 3 te burgosur nga paraburgimi i Fierit. Policia kap njerin, shperblim per 2 te tjeret

    Nga D.B
    FIER (2 Maj)



    Arratisja e te burgosurve-Fier, Prinderit thirrrje djemve per vetedorezim. Policia heton dhe mbi efektivat blu

    Ora 12:30-Prinderit e te burgosurve te arratisurve u bejne thirrje femijeve per t’u dorezuar. Ka qene babai i Armando Jaupit i cili i beri thirrje nepermjet mediave djalit te tij, Armandos per dorezim. “Te kishin mbetur vetem 4 muaj ne qeli. Prandaj dorezohu ne polici bir” kane qene fjalet e Nexhip Jaupit drejtuar djalit te tij ne arrati.
    Nderkohe polcia e Fierit po heton per lidhjet e mundshme qe mund te kene te 3 te arratisurit nga qelite e paraburgimit me pjestaret e unifromave blu. Zbardhja e plote e ngjarjes, pritet te behetd he ne baze te deshmive te njerit prej te arratisurve qe u kap pak minuta pas arratisjes nga policia.

    Arratisja, Policia kontroll ne 46 banesa ne Fier e Berat. Ne dispozicion te informacioneve dhe 2 numra telefoni

    Ora 11:00- Mbi 46 kontrolle ne banesa te Fierit e Beratit jane kryer nga policia per kapjen e 2 te arratisurve nga qelia e paraburgimit ne Fier. Lajmin e ben te ditur Policia e Shtetit sipas te ciles per kapjen e Elton Azizit dhe Armando Jaupit jane angazhuar edhe forcat speciale te RENEA-s. Nderkaq ne Komisariatin e Fierit ka shkuar me urgjence edhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj. Ne kuader te masave te marra per kapjen e te arratisurve, Policia ka vene ne dispozicion dy numra telefoni per te gjithe ata qe kane informacion per te arratisurve.

    Arratia, Ngrihen postblloqe ne Fier. Policia kontroll ne banesa, shoqerohen 20 persona

    Ora 09:20-Forcat e rendit paralajmerojne se ligji do te veproje mbi cilindo qe ndihmon apo strehon te arratisurit. Pas arratise nga qelia e paraburgimit te 3 te arrestuarve ne Fier jane ngritur postblloqe ne gjithe qytetin nderkohe qe deri tani jane kontrolluar 34 banesa e jane shoqeruar 20 persona. Forca te RENEA-s dhe heliktoptere po krehin zonat ku mendohet se jane fshehur te arratisurit dhe bllokimin e te gjitha shtigjeve te mundshme qe mund te lejojne daljen jahste qytetit te 2 te burgosurve ende ne arrati. Policia ka lajmeruar se ligji do te veproje mbi te gjithe ata qe ndihmojne te arratisurit.

    Arratisen 3 te burgosur nga paraburgimi i Fierit. Policia kap njerin, shperblim per 2 te tjeret

    Ora 08:10- Nje arratisje spektakolare ka ndodhur sot ne oret e para te mengjesit nga qelite e paraburgimit te komisariatit te Fierit. Ka qene ora rreth 2.00 e mengjesit kur 3 te arrestuar, Genci Xhelaj ne gjykim per vrasje, Armando Jaupi dhe Elton Azizi kane arritur te largohen nga mjediset e komisariatit, nderkohe qe duke qelluar ne ajer forcat policore jane vene menjehere ne ndjekje te tyre. Jane dashur disa ore te tjera qe njeri prej te arratisurve Genci Xhelaj te kapet ne dalje te Fierit teksa perpiqej te ikte me nje makine ne drejtim te qytetit te Vlores.

    Forca te shumta policie vazhdojne kerkimin e 2 te arratisurve te tjere mbi te cilet rendojne akuza per vjedhje e grabitje. Ngjarja e ndodhur gjate nates ka bere qe Drejtori i Pergjithshem i Policise, Bajram Ibraj te shkoje me urgjence ne Fier per te sqaruar rrethanat e arratisjes.

    Nga hetimet paraprake mesohet se 3 te arrestuarit mund te kene siguruar nje sharre me te cilen kane prere hekurat e qelise dhe kane dale ne oborrin e komisariatit. Ndersa kane qene duke kaluar murin e jashtem roja i Drejtorise se Policise se Fierit i ka vene re dhe ka nisur te qelloje ne ajer, por te arratisurit jane larguar. Policia ka vene nderkohe ne dispozicion 1 milione leke per informacionet mbi vendndodhjen e te arratisurve.

    (News 24/BalkanWeb)
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    FIER (2 Maj) -Prinderit e te burgosurve te arratisurve u bejne thirrje femijeve per t’u dorezuar. Ka qene babai i Armando Jaupit i cili i beri thirrje nepermjet mediave djalit te tij, Armandos per dorezim. “Te kishin mbetur vetem 4 muaj ne qeli. Prandaj dorezohu ne polici bir” kane qene fjalet e Nexhip Jaupit drejtuar djalit te tij ne arrati.
    Nderkohe polcia e Fierit po heton per lidhjet e mundshme qe mund te kene te 3 te arratisurit nga qelite e paraburgimit me pjestaret e unifromave blu. Zbardhja e plote e ngjarjes, pritet te behetd he ne baze te deshmive te njerit prej te arratisurve qe u kap pak minuta pas arratisjes nga policia.

    Ka qene ora rreth 2.00 e mengjesit kur 3 te arrestuar, Genci Xhelaj ne gjykim per vrasje, Armando Jaupi dhe Elton Azizi kane arritur te largohen nga mjediset e komisariatit, nderkohe qe duke qelluar ne ajer forcat policore jane vene menjehere ne ndjekje te tyre. Jane dashur disa ore te tjera qe njeri prej te arratisurve Genci Xhelaj te kapet ne dalje te Fierit teksa perpiqej te ikte me nje makine ne drejtim te qytetit te Vlores.
    Nderkohe mbi 46 kontrolle ne banesa te Fierit e Beratit jane kryer nga policia per kapjen e 2 te arratisurve nga qelia e paraburgimit ne Fier. Lajmin e ben te ditur Policia e Shtetit sipas te ciles per kapjen e Elton Azizit dhe Armando Jaupit jane angazhuar edhe forcat speciale te RENEA-s. Nderkaq ne Komisariatin e Fierit ka shkuar me urgjence edhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj. Ne kuader te masave te marra per kapjen e te arratisurve, Policia ka vene ne dispozicion dy numra telefoni per te gjithe ata qe kane informacion per te arratisurve.
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tigeri
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Postime
    12
    Te arratisen te burgosur nga dhomat e paraburgimit te Fierit nuk ka ndodhe ndonje here por ja qe paska gjithmone nje here te pare. Policia e Fierit nuk ka pas ndonje here probleme te kesaj natyre por megjithate une nuk e shof si nje aksion te mire organizuar arritjesen e te burgosurve dhe besoj se do te kapen shume shpejt.Por me shume me vjen gjynaf per efektivat e policise qe jane arrestuar per shkak te ngjarjes. Shpresoj qe mos te kene pate dore ne kete arratisje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Informacion mbi arratisjen e tre tė paraburgosurve nė Komisariatin e Policisė Fier

    Nė dispozicion tė qytetarėve, 0342 45-80 dhe 0342 79-37 si dhe shpėrblimi prej 1.000.000 lekė



    02.05.2006



    Pėr ēdo informacion

    lusim qytetarėt

    qė tė telefonojnė

    nė numrat:




    0342 45-80

    0342 79-37



    Elton Hazizi

    Armand Jaupaj

    Genci Xhelaj




    Rreth orės 02.30’ tė datės 02.05.2006 janė arratisur nga Dhomat e Paraburgimit tė Komisariatit tė Policisė Fier tė paraburgosurit:

    Elton Neshat Hazizi, i datėlindjes 11.06.1983, lindur dhe banues nė Berat, i dėnuar me 15 vjet burgim pėr vjedhje me armė, i gjatė 172 cm, pesha 65 kg, flokė gėnshtenjė nė tė zezė, i dobėt, sytė kafe, veshur me bluzė dhe tuta ngjyrė tė zezė.

    Armand Nezhip Jaupaj, i datėlindjes 26.10.1975, lindur dhe banues nė Patos, i dėnuar me 20 muaj burg pėr vjedhje, i gjatė 168 cm, pesha 60 kg, me flokė gėshtenjė nė tė zeza, sytė kafe, veshur me bluzė me mėngė tė gjata dhe tuta grih e errėt.

    Genci Metlli Xhelaj, i datėlindjes 17.09.1969, lindur dhe banues nė Patos, i martuar me dy fėmijė, i akuzuar pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje, aktualisht nė Gjykim.

    Pas kėsaj situate menjėherė u vunė nė lėvizje tė gjitha shėrbimet e policisė tė disllokuara nė qytet, u organizuan postoblloqe tė afėrta, si dhe u morėn masa tė menjėhershme pėr pėrforcimin e shėrbimeve, me forca tė FNSH-sė Fier dhe Tiranė, tė cilat u vendosėn nė postoblloqe nė tė gjitha akset rrugore tė rrethit. Gjithashtu menjėherė u njoftuan rrethet fqinjė si Lushnja, Mallkastra, Berati, Vlora.



    Nė sajė tė masave tė marra dhe punės sė organizuar nė orėn 07.15’ u bė e mundur kapja dhe arrestimi i tė larguarit Genci Xhelaj, i cili u kap nė vendin e quajtur “kalesa e hekurudhės” pranė fshatit Zhupan nė aksin rrugor Fier-Vlorė.


    Nė funksion tė zbulimit dhe arrestimit tė tė arratisurve janė bėrė kontrolle tė shumta si banesa, ambjente tė ndryshme, nė rrethet Fier, Berat dhe Lushnjė. Kontrolle tė tjera dhe shoqėrime tė shtetasve qė mund tė kenė dijeni mbi vendndodhjen e tė arrestuarve do tė vazhdojnė deri nė kapjen e tyre.



    Nė vend ėshtė dislokuar dhe njė grup i repartit RENEA, i cili do tė pėrdoret nė rast se do tė konstatohen tė arrestuarit.


    Qė nė momentet e para operacioni ėshtė drejtuar dhe vazhdon tė drejtohet nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit.



    Krahas sa mė sipėr do tė veprohet me forcėn e ligjit dhe ndaj personave qė i japin pėrkrahje dy tė paraburgosurve si: furnizime me ushqime, me mjete tė tjera pėr jetesė ose sigurimi i njė banese. Kjo ėshtė vepėr penale qė parashikohet nė nenin 302 tė Kodit Penal dhe dėnohet me gjobė ose burgim deri nė 5 vjet.



    Nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit nė dispozicion tė qytetarėve qė do tė japin informacion mbi vendndodhjen e dy tė paraburgosurve ėshtė vėnė njė shumė prej 1.000.000 lekė.

    Policia e Shtetit fton tė gjithė qytetarėt qė tė japin kontributin e tyre nė kėtė drejtim duke garantuar ruajtjen e anonimatit.



    Policia e Shtetit garanton veprimet ligjore dhe siguri pėr qytetarėt.

    Pėr ēdo informacion lusim qytetarėt qė tė telefonojnė nė numrat:

    0342 45-80

    0342 79-37.

  5. #5
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Arratia e te burgosurve, masa te forta ne paraburgimin e Fierit

    Ora 14:00
    Nga D.B


    TIRANE (3 Maj) - Pas arratise se dites se marte, jane marre masa te forta ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te Fierit. Drejtoria e qarkut Fier ka vendosur te nderroje stafin e policeve qe kryenin sherbimin ne keto ambjente, si nje mase per te forcuar kontrollin ndaj te paraburgosurve te tjere qe ndodhen atje. Nderkohe deri tani nuk ka pasur asnje tranferim te te denuarve qe ndodhen ne kete komisariat per ne burgjet e tjera te vendit. Per shkak te mbipopullimit ne burgje, shume te denuar vazhdojne te qendrojne ne ambjentet e komisariateve.

    Nderkohe vazhdon aksioni per kapjen e 2 te arratisurve nga komisariati i Fierit, Armand Jaupaj dhe Elton Hazizi. Kerkimet per kapjen e tyre jane zgjeruar ne gjithe rajonin e jugut te vendit. Policia ka vene ne dispozicion 1 milion leke shperblim per kedo qe ofron te dhena per vendndodhjen e tyre. Nderkohe 6 police te komisariatit te Fierit jane arrestuar per arratisjen nga ambjentet e ketij komisariati te tre te denuarve, njeri prej te cileve Genc Xhelaj u arrestua disa ore pas arratisjes. Ndaj policeve te arrestuar rendon akuza e shkeljes se rregullave te sherbimit te rojes
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #6
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nder punonjesit patjeter ka pjestare qe kane bere te mundur qe ne qelite e burgut te hyjne mjete qe u kane sherbyer te arratisurve per te arritur qellimin.Te sharrosh hekurat e dritares nuk eshte pune sa hap e mbyll syte por kerkon kohe dhe rojeve duhet t'u binte ne sy.Kuptohet nese nuk shkojne te luajne letra e te tallin bizhdilet duke treguar barsaleta.I merr ato 150 mije 200 mije lek te shkreta por te pakten merri me djerse dhe ndjeje veten pergjegjes per ate qe po ben.Mbasi lexon fjalet e familjareve te atyre qe jane arratisur te krijohet pershtypja qe bijt e tyre jane te pafajshem.Por arratisja e mohon kete,ata jane fajtor prandaj dhe jane arratisur.

  7. #7
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Te ben pershtypje fakti qe njerit nga aty robve qe jan arratisur i mungonin vetem 4 muaj burg e pastaj ishte i lire..............
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Tigeri
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Postime
    12

    Arratisja, pėrjashtohen 6 policėt e paraburgimit

    FIER – Pas masės sė ndalimit, janė pėrjashtuar dje nga Policia e Shtetit 6 policėt e akuzuar se mbanin pėrgjegjėsi pėr arratisjen e 3 tė paraburgosurve nga qelitė e komisariatit tė policisė sė Fierit. Sipas njė njoftimi pėr shtyp, tė publikuar dje, drejtori i policisė sė Fierit, kryekomisar Bernard Ēaushaj, ka firmosur urdhrin e pėrjashtimit nga radhėt e policisė pėr pėrgjegjėsin e dhomave tė paraburgimit, Agron Pipa, zėvendėspėrgjegjėsin Gjovalin Prenga, dhe pėr punonjėsit e sigurisė sė brendshme dhe tė jashtme tė dhomave tė paraburgimit, Agim Driza, Aleksandėr Hoxha, Bujar Plaka dhe Flamur Zaimi. Tė gjashtė kėta, punonjės policie tė rolit bazė, u arrestuan me urdhėr tė prokurorisė sė rrethit tė Fierit, nė bashkėpunim me oficerėt e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm tė policisė, me akuzėn se kanė konsumuar veprėn penale tė shkeljes sė rregullave tė shėrbimit tė rojės, tė parashikuar nga neni 41 i Kodit Penal Ushtarak. Ndėrkohė, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, ėshtė duke ndjekur nga afėr ēėshtjen dhe ka dėrguar pranė drejtorisė rajonale tė policisė njė ekip nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, pėr tė analizuar ngjarjen dhe pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsitė administrative.
    Nė kėtė rrethanė, po dje, u janė komunikuar masa disiplinore edhe disa drejtuesve tė komisariatit tė policisė sė Fierit. Zėdhėnėsja e policisė sė Fierit tha se kėto masa bazohen nė Rregulloren e Disiplinės sė Policisė sė Shtetit dhe janė marrė, sepse pėrgjegjėsit e uniformave blu nuk kanė vepruar si duhet pėr tė parandaluar arratisje tė tė paraburgosurve, megjithė letėrporositė e dėrguara nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit pėr forcimin e masave nė kėtė drejtim. I pyetur nga ”Shekulli”, drejtori i policisė sė Fierit, Ēaushaj, sqaroi se me ”masa displinore” kuptohen masa e ”vėrejtjes”, e cila u ėshtė komunikuar komandantėve tė reparteve, apo dhe komandantėve tė togave.
    Ndėrkaq, policia thekson se ėshtė duke grumbulluar dhe vlerėsuar informacionet mbi lėvizjet e dy tė arratisurve, Elton Hazizi, nga fshati Drenovicė i rrethit tė Beratit, i dėnuar me 15 vjet burg pėr grabitje, dhe Armand Jaupaj, nga Patosi, i dėnuar me 20 muaj burg pėr vjedhje banesash. Nė operacionet pėr zbulimin dhe kapjen e tyre, janė angazhuar nė terren edhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė. Edhe dje, shėrbimet e ndryshme tė policisė kanė vazhduar kontrollet nė njė sėrė banesash dhe ambientesh tė ndryshme nė rrethet Fier, Berat, Lushnjė, Vlorė dhe Sarandė, por ende nuk kanė rėnė nė gjurmė tė tė kėrkuarve.

  9. #9
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Kapen dy te arratisurit

    Kapen dy te personat e arratisur para disa ditesh nga qelite e paraburgimit Fier
    Kapen dy te arratisurit nga burgu. Ishin fshehur ne nje bunker prej 7 ditesh

    Ora 09:15

    Nga Klodiana Lalaj



    LUSHNJE (8 Maj) -Merr fund aventura e dy te paraburgosurve, te cilet u arratisen nje jave me pare nga komisariati i policise se Fierit. Elton Hazizi dhe Armand Jaupaj, jane vene ne pranga, rreth ores 19.00 te pasdites se djeshme, fale nje operacioni te policise se Fierit. Burime nga policia bene te ditur per se dy te arratisurit u gjeten te fshehur ne nje bunker ne mes te pyllit ne zonen e Divjakes ne afersi te fshatit Cerem, ne vendin e quajtur Qafa e Sokolit. Ata kishin qendruar atje per 7 dite ne pritje te largimit me pas dhe te fitimit te lirise. Por duket se vetem sa e kane veshtiresuar poziten e tyre per shkak se kerkuan te lishin te lire por u vetburgosen ne nje bunker ne mes te pyllit. Mesohet se asnjeri prej te arratisurve nuk ka bere rezistence por i jane bindur uniformave blu, te cilat u kane shtrenguar prangat ne duar. Menjehere dy te arratisurit u shoqeruan ne qelite e komisariatit , ku pervecse akuzave qe kishin mbi supe, tashme do te perballen me te tjera te reja ku nder me kryesoret eshte arratisja.
    Operacioni
    Blute e komisariatit te Lushnjes dhe ato te Fierit kishin 3 dite qe kishin rene ne gjurmet e dy te arratisurve nga burgu. Vendndodhja e tyre ishte identifikuar nga informacionet e marra nga qytetaret e zones se Divjakes, te cilet kishin bere te ditur se kishin pare dy persona qe ishin fshehur ne afersi te pyllit te pishave. Dyshimet e banoreve kishin ardhur pasi keta dy persona te panjohur ishin pare aty ne zonen te pabanuar ne ore te ndryshme te dites. Pas informacioneve policia eshte vene ne levizje per te cuar ne pranga dy te arratisurit. Operacioni per kapjen e tyre eshte kryesuar nga kreu i bluve te qarkut, Fier Benard Caushi.
    Arratisja
    Mengjesin e dy majit te ketij viti, tre te paraburgosur arrijne qe te shperthejne qelite e komisariatit, duke “rifituar” serish lirine. Vetem pak ore pas arratisjes policia ve ne pranga, njerin prej tyre, Genci Xhelajn. Ndersa Eltion Hazizi dhe Armand Jaupaj, arriten te shpetonin nga prangat. Tre te rinjte akuzoheshin per vbepra te renda penale. 23-vjecari Elton Hazizi, eshte i denuar me 15 vjet burg per grabitje me arme, shkaterim te prones se tjeterin si dhe armembajtje pa leje. Ndersa Armand Jaupaj, ishte denuar me 20 muaj burg per vjedhjen e nje banese.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ujku'80 : 08-05-2006 mė 09:13
    Liberté, égalité, fraternité

Tema tė Ngjashme

  1. Diana Ēuli: Ndjesė familjes sė poetit tė pushkatuar..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  2. Lista e shkrimtarėve tė persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  3. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  4. Shqiperia,mbreteri Apo Republike?
    Nga Vjosa nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 08:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •