Postuar më parë nga
D@mian
Ky eshte nje refren qe me ka qelluar ta degjoj shpesh kohet e fundit. Nqs kuptova mire, kjo llogjike mbeshtet, pak a shume, se "fjala e Kadarese nuk ka vlere morale dhe vijemesi parimore, per arsye se ai, gjate diktatures, ka shprehur keto+keto+keto mendime diametrikalisht te kunderta". Ka njerez qe peshkojne citate dhe thenie te Kadarese ne dekadat e rregjimit te Dulles, me qellim te vetem te zhvleftesojne theniet e tij te sotshme, qe ata nuk i pelqejne per arsye te ndryshme. Dihet fryma qe mbizoteronte ne ate kohe, dihen kushtet, rrethanat dhe arsyet e mundshme qe Kadareja mund te kete thene ato qe ka thene atehere. Duke ndjekur kete llogjike, Shqiperia sot nuk duhet te kishte asnje politikan, akademik, artist, ekonomist etj etj, derisa te gjithe keta, duke filluar nga presidenter, kryeminister, ministra, profesore e me rradhe, kane pas qene funksionare te rregjimit te meparshem, sekretare partie, me ose pa dashjen e tyre mbeshtetes teorike ose praktike te diktatures, kane thene e kane bere ne fushat perkatese po aq gjera, dhe shpesh sh. me keq, sa Kadareja. Madje, gjithmone sipas kesaj llogjike, Shqiperia pas 90-tes duhet te perjetonte nje vakum te plote te fjales publike per nja 40-50 vjet, perderisa asnje nga mbijetuesit e diktatures (lindur para viteve 70') nuk do te kishte te drejte morale per tu shprehur. Ne fund te fundit, permes artit te tij, eshte e njohur se Kadareja ka qene i vetmi qe ka mundur te beje nje kritike indirekte ndaj rregjimit te atehershem (mjaft libra te tij jane kthyer mbrapsht per "gabime politike", midis tyre edhe 'Dimri i Madh'). Eshte madje qesharake kur lexon ndonje ish-ambasador te Enverit ne OKB, sot botues i nje gazete haxhiqamiliste dhe (sic thuhet) figurues ne borderote e MJ te Republikes Islamike te Iranit, te hedhe balte mbi Kadarene per keto ceshtje.
Perse akuzohet Kadareja? Se ka mbijetuar? Nga kush? Nga ata qe gjithashtu mbijetuan ne ate periudhe te erret. Me c'te drejte? Ku qendron morali dhe llogjika e fjales se mbijetuesve te tjere, qe "Kadareja duhej te sakrifikohej ne ate kohe, qe te kishte te drejte te fliste sot", (a ka ndonje qe ve re paradoksin moral dhe llogjik ketu?).
Xeni nuk besoj se ka te drejte kur thote se "Kadarene e beri 'shkrimtar te madh' b....lepirja dhe lufta e berrylave ndaj rivaleve". Argumenti eshte i dobet-Kadareja u be ai qe eshte ne saje te njohjes dhe vleresimit te artit te tij nga bota e jashtme . Shume njerez jashte Shqiperise, sidomos artdashesit, te vetmen gje qe njohin per kulturen shqiptare eshte Kadareja. Pa dashur te egzagjeroj, ne shkalle boterore praktikisht ai eshte e vetmja reklame dalluese pozitive e Shqiperise. Librat e tij jane i vetmi "prodhim made in Albania" qe shitet kudo.
Gjithashtu eshte e padrejte t'i mvishen Kadarese cilesi jopatriotike ose anti-kosovare. Dihet nga te gjithe nje pjese e mire e publicistikes kadarejane, ne media shqiptare dhe te huaja, i kushtohet pikerisht ceshtjes kombetare dhe vecanerisht Kosoves. Vetem botimi i 'Dosja H' ne dhjetera shtete e gjuhe te botes ka pasur me shume ndikim ne njohjen e historise e kultures se kombit shqiptar se sa pellitjet shterpe te korit heterogjen anti-Kadare!
Krijoni Kontakt