Close
Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 119
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Antarsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime n 19 postime

    Kadare: Schwartz, nj prars fetar

    Shkrimtari i prgjigjet sulmit te Stephen Schwartz

    Kadare: Schwartz, nj prars fetar

    Shekulli

    I prezantuar n ekran si autor i librit Dy fytyrat e Islamit, Stephen Schwartz-i tha se nse nj dit Kadare do t merrte mimin Nobel do t vinte n t njjtin tv shqiptar i veshur si grua. Kadare ska pr ta marr mimin Nobel, sadoq ky sht nj mim me t cilin nuk vlersohet nderi. Ai u jepet kalemxhinjve t kurvruar. Ky autor ve vlersimeve personale pr shkrimtarin, q solln t qeshura e zbavitn audiencn gjat asaj interviste, merr edhe pozicionin e kritikut letrar sharlatan duke klasifikuar letrsin e shqiptarve n katolike, myslimane, e ortodokse. Ve ksaj, sht e disata her q nga sprova e Ismail Kadares Identiteti Evropian i shqiptarve veohet si thelb i saj pretendimi pr nj identitet kristian t shqiptarve, ka do ti hapte rrugn Shqipris n Evropn e Bashkuar. A sht i sakt ky perceptim i prftuar edhe nga eksperti pr Islamin n Ballkan? Dhe meq ai e akuzon shkrimtarin se prbalt klasikt e letrsis dhe vet religjionin e shqiptarve, Ismail Kadare prgjigjet pr Shekullin:

    Sprova ime Identiteti evropian i shqiptareve shte botuar nga gazeta juaj, por edhe si liber m vete, kshtu q gjithkush mund t shoh se s'ka n t asgj nga ato q u prmendn. Esht thn shprehimisht se s'do t kishte ndonj gj t keqe nse letrsia e bejtexhinjve do t kishte motive homoseksualsh, por e keqja e saj sht se disa prej tyre jan motive pedofilije, t dnuara moralisht dhe penalisht gjithkund. Sa pr dy akuzat e
    tjera, se nga nj an un kam sulmuar besimin katolik dhe kulturn e tij, kurse nga ana tjetr paskam ngulur kmb pr nj identitet kristian, pra katolik t shqiptarve, pr t'u afruar me Evropn, kto bijen n kundrshtim t plot me njera-tjetrn. N sprovn Identiteti evropian i shqiptarve prve nderimit pr kulturn katolike shqiptare kam theksuar disa her se nj mysliman shqiptar sht po aq evropian sa nj katolik a ortodoks dhe se myslimanizmi shqiptar nuk e pengon kurrsesi integrimin e Shqipris n Evrop.
    Akuzat e msiprme jan tipike ato t nj provokatori dhe prarsi fetar. Nuk dua t merrem me dik q qysh prej 15 vjetsh merret me kt pun. Gazeta juaj , besoj, se e ka leht t gjej n Internet portretizimin e ktij provokatori prej gazetarve amerikan. Jan t prshkruara hollsisht kaprcimet e tij nga nj stalinist e trockist, n ultra djathtizm, nga feja e hebrejve n at myslimane, nga emri hebraik n at arab, etj. sht e rrall t gjesh nj personazh n shtypin amerikan, q t jet karakterizuar me fjalt kameleon, bufon, derr, mashtrues kronik e t tjera q nuk i shkruan dot lapsi. (Shih Keating, Rajmondo etj.). Nga nj i till mund t pressh gjithka. Ajo q sht e habitshme n kt rast, sht se n 'rrethana dhe prse media jon e paska peshkuar kt krijes. Do t mund t prfytyrohej vall q nj zuzar shqiptar t shkonte n Berlin apo n Oslo, pr t vjell vrer kundr nj shkrimtari gjerman a norvegjez?
    Vall kshtu qenka katandisur Shqipria, q, ashtu si ato tribut e dikurshme afrikane, ia hap dyert do endacaku pr t shar, n mes t kryeqytetit t vet nj shkrimtar t njohur t saj?Ka njerz q mendojn, por q un s'dua ta besoj se, prve rrjetit televiziv, njerz t politiks e t qeveris mundsuan ardhjen e ktij provokatori, pr arsye q i din ata. N qoft kshtu , do ta quaja kt nj pabesi t administrats s ktij shteti ndaj shtetasit t vet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Antarsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Me te hy nje i huaj ne shtepi, si mysafir e me ta shaa mashkullin e shtepise, ka ndodhe disa here... por, i zoti i shtepise, i ka thene mysafirit edhe keshtu:

    ''shkon nje i huaj mysafir tek Shaban Binaku. Ulen e bisedojne, po mysafiri gjithnje i fliste keq per nje mashkull shtepie, pa prezencen e tij. Nje tjeter aty u knaqe duke qeshur, pse nuk po guxon Shaban Binaku me ia kthye fjalen mysafirit edhe Shabani, e ndegjoi deri ne fund, sipas rregullit te odes shqiptare dhe ne fund e pyeti: ju atje jeni shtepi e madhe, a keni ndonje njeri te menur atje? Po, tha mysafiri, kemi shume, po mos me ndaj as mua prej tyre.
    - Ani pra, a din kush eshte shosha e nevojtores? - E pyeti Shabani mysafirin.
    - Eh, kete nuk e dij - ia ktheu mysafiri.
    - Ani pra po te tregoj une: shosha e nevojtores eshte ai njeri qe shkon dhe e prishe ndejen e muhabetin e huaj, dasme a vdekje, apo edhe si mysafir rasti... po ky shoku afer qe po qeshet, ia ka zanat, me e perzie shoshen me lopate.''

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Antarsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    5,618
    Faleminderit
    339
    44 falenderime n 43 postime
    Mos te brengoset kadare fare per kete provokim...
    Provokatore te tille ka sa te duash, si mbrenda po edhe jashte vendi ama shkrimtari yni duhet dhe din ti perballoje ketyre provokatorve(ngucakeq) qe jemi mesuar me ta...
    Keto tema do na ndeqin edhe me shekuj neve shqiptarve si samar do ti mbartim me vete edhe katoliket edhe muslimanet edhe ortodokset...
    Neve si kemi faje askujt nese rrota historike na ka shkelur bishtin....
    Por mos u merzitni nga kjo e drejta do te ngadhnje nje dite, se tek e fundit ne jemi ata qe jemi dhe krenohemi sot qe kemi mbijetuar barbar e gjakatare te ndryshem, po edhe kete Stefanin do e perballojmi, jemi te forte ne, ore !

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Antarsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,284
    Faleminderit
    0
    7 falenderime n 7 postime
    Plot 600 vite antivlerat dhe prkrahsit e tyre mbolln kunguj me dreqr duke shkatrruar qdo gj shqiptare,duke trilluar heronj t rrem prmes t cilve avanconin politikn shovene sllave e helene n trojet etnike shqiptare.Un dhe bashkmendimtart e mij u themi jaft m se u ka kaluar koha dhe nuk bn m kshtu ,pr shum arsye t cilat i kam prmendur edhe m par.Ka ardhur koha q qdo gj q sht shqiptare do t thuhet se sht ashtu dhe qdo gj q sht sllave dhe helene do t themi poashtu se i prket dhe i takon ksaj kategoeie, e kt pikrisht duke prdorur vetm argumentet shkencore t cilat na bjn qdohere m t fuqishm,m kuptimplot ,m t arsyeshm dhe real e t besueshm.

    Shkenca nuk duhet t favorizoi tradhtart,kasapt dhe t gjith ata q n fardo mnyre u solln vuajtje ,dhembbje dhe q shkatrruan do gj q i prkiste genit shqiptar e q politika serbo-sllave e helene s bashku me serbofilin e grekofilin shqiptare i quajti pr 600 vite e kndej "heronj kombtar""shkrimtar t mdhenj"etj.. .duke i mshefur heronjt e vrtet e shkrimtart e vrtet.Kshtu nuk e thot as Perndija.

    "Mr.Dituria"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,143
    Faleminderit
    81
    793 falenderime n 648 postime

    Shkenca nuk eshte njeri Sabri, dhe nuk favorizon dot njeri. Shkencetar dhe shkrimtar i madh nuk behesh dot edhe sikur te duash, duhet te kesh talent, te dish te shkruash dhe perse te shkruash. Dhe duhet qe edhe ata qe te lexojne, te te pelqejne. Keshtu mos fol ne forumin shqiptar sikur te jesh ne pazarin e turqve te Prizrenit.

    Serbia dhe Greqia, qe ti i ke shume qejf, nuk e mbajten Shqiperine e shqiptaret te pushtuar per 500 vjet. Mos e ngaterro me "baben" Turqi. Dhe te gjitha mendimet e tua nuk kane asgje kombetare brenda, jane "haxhiqamilizem", kunderrryme ndaj rrymes natyrale te popullit shqiptar.

    Dhe kur Kadare flet apo shkruan, te gjithe shqiptaret duhet te degjojne e lexojne. Sa per ata qe u paguajne biletat kamikazeve islamike qe te vijne e te sulmojne figuren e burrit me te shquar shqiptar te shekullit te XX, ne mes te Tiranes, heret a vone do ta nxjerrin koken dhe do ta mesojne se sa u vlen lekura e tyre.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Citim Postuar m par nga Albo

    Nuk mjaftojne ato qe ke thene ti Albo.

    Qe te behesh shkrimtar i madh duhet edhe t'i lepish b... xhaxhit Enver dhe te lavderosh regjimin komunist, qe i piu gjakun shqiptareve per 50 vjet. Duhet edhe te shash te gjithe ata qe punojne per kombin (mos te gjithe, ata qe nuk do Partia te pakten po). Duhet te kritikosh te gjithe "rivalet", qe te kesh mundesi te dalesh mbi gjithe te tjeret.

    Duhet te thuash per Gjergj Fishten se eshte nje fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i do perparimi, filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i kombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone, shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. Duhet te thuash per Arshi Pipen se eshte armik i popullit dhe agjent ne sherbim te perendimit, dhe t'i ngjeshesh atij epitetin Pipi (qe ne serbisht eshte fjala per melodine e pshurjes). Duhet t'i thuash Ernest Koliqit fashist. Duhet te thuash qe shqiptaret e tejngopur me diktaturen, qe u versulen amabsadave per te shpetuar, jane jashte-qitja e kombit shqiptar. Dhe sa e sa gjera te tjera, qe s'po i shkruaj.

    Nuk diskutohet qe Kadareja eshte shkrimtar i madh, po nuk do ishte kurre Kadareja i sotem nese nuk do kishte perdhose ato figura, dhe nese nuk do kishte bere kompromise si edhe ka bere. Eshte cilesi e budallenjve dhe fanatikeve qe te lexojne dhe pranojne do gje qe shkruhet nga dikush, ndaj mos i fto shqiptaret te behen budallenj, Albo. Nese per vete te pelqen shume Kadareja, athere degjoje me kujdes dhe thuaj "Amin!" per do gje qe thote, por mos u jep mesime pa vlere shqiptareve te tjere.

    Shume mire ben qe mbron vellezerit tuaj grek dhe serb (qe Sabriu t'i shan shpesh), por mos harro se te gjithe pushtues ishin; si greket, si serbet, si turqit, si italianet. Greket dhe serbet kane vrare shqiptare sa te duash, madje edhe me shume nga 'kane vrare italianet dhe turqit. Per kete mund te lexosh ike nga historia e kombit tend.

    Kete hebreun musliman, qe e degjoj per here te pare keto dite, nuk e njoh dhe nese eshte i tille sigurisht qe do i tregohet vendi, vetem se Kadareja i ka te gjitha cilesite e tij (nese eshte ashtu si thote per te Kadareja). Edhe kameleon dhe njeri qe ka kercy dege me dege eshte, edhe perares fetar eshte. Kadare, edhe pse nuk do t'ia dije per fene fare, me esete e herepashershme ka kontribuar goxha ne perarjen fetare, kjo as qe diskutohet.

    Selam!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Antarsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime n 46 postime
    Ky eshte nje shans per Kadarene te qendise nje novele a nje tregim, qe ta mbaje mend ky z.Schwartz, i cili vrullin vrerhedhes ndaj Kadarese e ushtroka ne menyre konsekuente prej disa vitesh (mjafton nje kerkim i shkurter ne internet per t'u bindur per kete).

  8. #8
    alpha dominant Maska e D@mian
    Antarsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,171
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime
    Citim Postuar m par nga [xeni]

    Qe te behesh shkrimtar i madh duhet edhe t'i lepish b... xhaxhit Enver dhe te lavderosh regjimin komunist, qe i piu gjakun shqiptareve per 50 vjet. Duhet edhe te shash te gjithe ata qe punojne per kombin (mos te gjithe, ata qe nuk do Partia te pakten po). Duhet te kritikosh te gjithe "rivalet", qe te kesh mundesi te dalesh mbi gjithe te tjeret.

    Duhet te thuash per Gjergj Fishten se eshte nje fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i do perparimi, filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i kombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone, shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. Duhet te thuash per Arshi Pipen se eshte armik i popullit dhe agjent ne sherbim te perendimit, dhe t'i ngjeshesh atij epitetin Pipi (qe ne serbisht eshte fjala per melodine e pshurjes). Duhet t'i thuash Ernest Koliqit fashist. Duhet te thuash qe shqiptaret e tejngopur me diktaturen, qe u versulen amabsadave per te shpetuar, jane jashte-qitja e kombit shqiptar. Dhe sa e sa gjera te tjera, qe s'po i shkruaj.

    Nuk diskutohet qe Kadareja eshte shkrimtar i madh, po nuk do ishte kurre Kadareja i sotem nese nuk do kishte perdhose ato figura, dhe nese nuk do kishte bere kompromise si edhe ka bere...

    Selam!
    Ky eshte nje refren qe me ka qelluar ta degjoj shpesh kohet e fundit. Nqs kuptova mire, kjo llogjike mbeshtet, pak a shume, se "fjala e Kadarese nuk ka vlere morale dhe vijemesi parimore, per arsye se ai, gjate diktatures, ka shprehur keto+keto+keto mendime diametrikalisht te kunderta". Ka njerez qe peshkojne citate dhe thenie te Kadarese ne dekadat e rregjimit te Dulles, me qellim te vetem te zhvleftesojne theniet e tij te sotshme, qe ata nuk i pelqejne per arsye te ndryshme. Dihet fryma qe mbizoteronte ne ate kohe, dihen kushtet, rrethanat dhe arsyet e mundshme qe Kadareja mund te kete thene ato qe ka thene atehere. Duke ndjekur kete llogjike, Shqiperia sot nuk duhet te kishte asnje politikan, akademik, artist, ekonomist etj etj, derisa te gjithe keta, duke filluar nga presidenter, kryeminister, ministra, profesore e me rradhe, kane pas qene funksionare te rregjimit te meparshem, sekretare partie, me ose pa dashjen e tyre mbeshtetes teorike ose praktike te diktatures, kane thene e kane bere ne fushat perkatese po aq gjera, dhe shpesh sh. me keq, sa Kadareja. Madje, gjithmone sipas kesaj llogjike, Shqiperia pas 90-tes duhet te perjetonte nje vakum te plote te fjales publike per nja 40-50 vjet, perderisa asnje nga mbijetuesit e diktatures (lindur para viteve 70') nuk do te kishte te drejte morale per tu shprehur. Ne fund te fundit, permes artit te tij, eshte e njohur se Kadareja ka qene i vetmi qe ka mundur te beje nje kritike indirekte ndaj rregjimit te atehershem (mjaft libra te tij jane kthyer mbrapsht per "gabime politike", midis tyre edhe 'Dimri i Madh'). Eshte madje qesharake kur lexon ndonje ish-ambasador te Enverit ne OKB, sot botues i nje gazete haxhiqamiliste dhe (sic thuhet) figurues ne borderote e MJ te Republikes Islamike te Iranit, te hedhe balte mbi Kadarene per keto ceshtje.

    Perse akuzohet Kadareja? Se ka mbijetuar? Nga kush? Nga ata qe gjithashtu mbijetuan ne ate periudhe te erret. Me c'te drejte? Ku qendron morali dhe llogjika e fjales se mbijetuesve te tjere, qe "Kadareja duhej te sakrifikohej ne ate kohe, qe te kishte te drejte te fliste sot", (a ka ndonje qe ve re paradoksin moral dhe llogjik ketu?).
    Xeni nuk besoj se ka te drejte kur thote se "Kadarene e beri 'shkrimtar te madh' b....lepirja dhe lufta e berrylave ndaj rivaleve". Argumenti eshte i dobet-Kadareja u be ai qe eshte ne saje te njohjes dhe vleresimit te artit te tij nga bota e jashtme . Shume njerez jashte Shqiperise, sidomos artdashesit, te vetmen gje qe njohin per kulturen shqiptare eshte Kadareja. Pa dashur te egzagjeroj, ne shkalle boterore praktikisht ai eshte e vetmja reklame dalluese pozitive e Shqiperise. Librat e tij jane i vetmi "prodhim made in Albania" qe shitet kudo.
    Gjithashtu eshte e padrejte t'i mvishen Kadarese cilesi jopatriotike ose anti-kosovare. Dihet nga te gjithe nje pjese e mire e publicistikes kadarejane, ne media shqiptare dhe te huaja, i kushtohet pikerisht ceshtjes kombetare dhe vecanerisht Kosoves. Vetem botimi i 'Dosja H' ne dhjetera shtete e gjuhe te botes ka pasur me shume ndikim ne njohjen e historise e kultures se kombit shqiptar se sa pellitjet shterpe te korit heterogjen anti-Kadare!
    Ndryshuar pr her t fundit nga D@mian : 04-05-2006 m 13:31
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Dito
    Antarsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahen time
    Postime
    3,888
    Faleminderit
    0
    10 falenderime n 10 postime
    E gjithsesi Kadare mbetet nje hipokrit i perkryer.

    Dito.

  10. #10
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Antarsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Kadare eshte bere i madh me romanet e shkrimet e tij dhe jo me duke shpifur ndaj te tjereve....Arshi Pipicit mire ia ben se e meriton, eshte i vetmi qe thote mos te ekzistoje shqipja zyrtare, po te shkruhet sipas dialekteve...
    Dhe kush i ka lexuar librat e perkethyer nga ky Shvarci (Remarkun ka qejf ai), 50% e librit eshte turqisht e 50 % shqip....kur e mban edhe ky veten per perkethyes e shkrimtar...
    Sa nga keta shkrimtare shterpa qe mundohen te hedhin balte mbi Kadarene kane arritur qe tu perkethehen shkrimet ne ndonje ghuhe tjeter???
    Kadare mbetet Kadare dhe eshte njeshi i letersise shqiptare te te gjitha koherave...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Antarsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    PO AI SCHWARTZI I ZIU eshte i paguar nga dikush moti hyn lakrave te huaja

    e Arshi Pipa eshte bote tjeter me Kadarene, ai ishte burgjeve, kur 'te liret' shkruanin romane e novela ne dhoma te nxehta edhe ti tash e ke lehte ta osh bishtin perpjete anti, mos po nxan ne t'thu n'kablla te telefonit... Arshi PIPA nuk ka nevoje te rehabilitohet, as per s'gjalli, as per s'vdekuri!

  12. #12
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Antarsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga rrezon

    Arshi Pipen e njoh vetem nga thenia e tij qe kam cituar me siper....mund te jete shkrimtari me i madh i te gjitha koherave, pak ka rendesi, per mua ai seshte shqiptar kur kerkon ta ndaje gjuhen shqipe me dialekte....Gjuha zyrtare shqipe vertet duhet te rishikohet, por kursesi nuk duhet te shkruhet sipas dialekteve, sic kerkon Arshi Pipici....kjo i sherben vetem grekeve e serbeve, e aspak shqiptareve...
    nejse ky eshte mendimi im...

  13. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Antarsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,699
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    C'eshte per t'u thene per kete Zezanin e kane thene me lart Kadare dhe hapesi i temes.

    Pe Robert Swartz-in perkthyesin e madh te gjermanishtes qe nderroi jete vetem pak vite me pare ruaj konsiderate jo vetem per cilesine e punes, por edhe per perzgjedhjen e veprave qe sherbenin si kujtese e kontrastit te shpirtit te bukur njerezor ndaj hipokrizise model.

    Qesarit, ate qe i perket Qesarit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #14
    viva voce
    Antarsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Stephen Schwartz apo Robert Swartz lol
    sereno

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,143
    Faleminderit
    81
    793 falenderime n 648 postime
    Nuk diskutohet qe Kadareja eshte shkrimtar i madh, po nuk do ishte kurre Kadareja i sotem nese nuk do kishte perdhose ato figura, dhe nese nuk do kishte bere kompromise si edhe ka bere. Eshte cilesi e budallenjve dhe fanatikeve qe te lexojne dhe pranojne do gje qe shkruhet nga dikush, ndaj mos i fto shqiptaret te behen budallenj, Albo. Nese per vete te pelqen shume Kadareja, athere degjoje me kujdes dhe thuaj "Amin!" per do gje qe thote, por mos u jep mesime pa vlere shqiptareve te tjere.
    Madheshtia e vepres se Kadarese, nuk mund te kuptohet dot nga vogelsia e mendjes tende. Kadare nuk e beri shkrimtar te madh as rregjimi komunist dhe as epoka e "realizmit socialist". Shkelqimi me i madh i Kadarese erdhi pas rrenies se perdes se hekurt, pas rrenies se komunizmit. Titullin e akademikut evropian nuk ia fali as Enver Hoxha dhe as nuk e fitoi duke hedhur poshte ata shkrimtaret e tjere qe ti ze ne goje. Dhe mos i zer ne goje Fishtat, Pipat e Koliqet, pasi ata po te ishin gjalle, do ta kishin per nder qe ishin bashkekombas dhe bashkekohes te Kadarese. Ndryshe nga ata, Kadare arriti suksesin universal qe i kalon kufijte e botes shqiptare. Ata lexuesit e tij te shumte ne bote, nuk duan tia dine se kush ishte Kadare ne te shkuaren, nuk duan tia dine as se cfare mendon ti per Kadarene, ata vleresojne Kadarene per ato rreshta dhe ate kenaqesi qe marrin nga leximi i veprave te tij.

    Urrejtja e islamikeve per Kadarene nuk ka lidhje me artin apo personin e tij, por ka lidhje me mendimin e hapur qe Kadare ka shprehur qe ne fillimet e viteve 90, ku barazoi islamizmin me fondamentalizmin. Keshtu qe mos me trego mua se kush eshte Kadare, por tregohu i sinqerte me vetveten dhe thuaj qe une e urrej Kadarene pasi ai nuk vlereson besimin qe une mbaj.

    Dhe une nuk jam nga ata qe e lexoj sy-mbyllurazi Kadarene, ne shume pika nuk mendoj si ai. Por pavaresisht nga kjo, une e kam per nder qe pata fatin qe te jem bashkekohes i tij, pasi vepren e Kadarese do ta lexojne e mesojne gjithe brezat e shqiptareve qe do te vine.

    Albo

  16. #16
    viva voce
    Antarsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Po te lexosh gazetn shqiptare Tema dhe n gazetn e Prishtins Koha Ditore habitesh me guximin e disave keto kohet e fundit.
    Kadareja ne shenjester
    I kam ndjekur edhe me pare, por sot kerkova dhe lexova aq sa munda rreth kesaj teme. Mendimi im eshte qe ka dy mundesi shpjegimi te sulmit kunder Kadarese
    ose Ata qe e luftojne nuk e kane lexuar
    ose Ata qe e luftojne bejne lojen e dikujt tjeter
    Nuk ka mundesi qe ta luftojne per qellime personale, mbasi ai eshte shume me lart se te gjithe bashke dhe jo vetem armiqte e tij. Ai eshte me larte se miqte dhe armiqte -marre se bashku.-gjithmone si njeri i letrave.
    Si qenje humane ai ka mjaft te meta sigurisht-po te mos kishte te meta do te ishte hyjnor.
    Ai ka bere aq shume per Shqiperine dhe Kosoven sa askush me pare.
    Bile ai ka shkuar ca si larg duke demtuar poziten e tij nobeliste qe ne momentin kur ka gjykuar kombe...(Mos harroni qe i ka quajtur serbet me ca nofka qe cudi si eshte i gjalle akoma)
    Respekt
    DP
    Mos u bashkoni me korin e atyre qe kendojne kunder Shqiperise.
    sereno

  17. #17
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Antarsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,722
    Faleminderit
    0
    10 falenderime n 10 postime
    Shqiperi,vend i cudirave..............

    Edhe ata pak njerez,qe na bejne te njohur neper bote,qe na krenojne me arritjet,fale talentit dhe profesionalizmit,si Kadare duam ti fundosim....................Dhe vjen nje dite e lejojme tipa carcafmbuluar ne mendje e ne shpirt si puna e ketij Schwartz,te mundohen te zhumbravisin figuren e shkrimtarit tone me te madh.
    Jam mese i bindur,se corba e gatuar nga Schwartz,eshte trazuar me luge "shqiptare".

    Eshte domosdoshmeri jetike,sidomos per nje komb te vogel si ne,te mos lejojme askend,qe me brockullat e tyre,ti veshi atdheut tone petkun e nje Kronos modern,qe ha e kaperdin bijte e saj me te mire.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  18. #18
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Antarsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga dp17ego
    Po te lexosh gazetn shqiptare Tema dhe n gazetn e Prishtins Koha Ditore habitesh me guximin e disave keto kohet e fundit.
    Kadareja ne shenjester.
    Cfare mund te presesh nga gazeta Tema kur kryeredaktori i saj eshte kryeidioti, kryetr'api Mero Baze....

  19. #19
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Citim Postuar m par nga Albo
    Madheshtia e vepres se Kadarese, nuk mund te kuptohet dot nga vogelsia e mendjes tende. Kadare nuk e beri shkrimtar te madh as rregjimi komunist dhe as epoka e "realizmit socialist". Shkelqimi me i madh i Kadarese erdhi pas rrenies se perdes se hekurt, pas rrenies se komunizmit. Titullin e akademikut evropian nuk ia fali as Enver Hoxha dhe as nuk e fitoi duke hedhur poshte ata shkrimtaret e tjere qe ti ze ne goje.
    Kadarene une e lexoj me qejf. Meqe ra fjala, per momentin, po lexoj permbledhjen "Gjakftohtesia" dhe me pelqen shume fare shkruan. Dhe mos hidh akuza idiote, se une nuk e urrej Kadarene. Te gjitha jane citime nga Kadareja. Mendimi im ky eshte, dhe nuk e lun topi: Kadare eshte edhe kameleon, eshte edhe njeri qe ka kercyer dege me dege. Qe eshte talent nuk diskutohet. Kete ia thone te tjeret qe jane specialiste ne kete fushe, nuk eshte se ia kam thene une. Fjala ime s'ka peshe si kritik. Por, as qe diskutohet se Kadareja ka perfituar nga regjimi komunist, eshte privilegjuar prej tij, duke bere kompromise, dhe kjo ka luajtur rol ne njohjen dhe afirmimin e tij. Ne ato qe kam thene me lart, s'ka asnje fjale te pavertete. Te gjitha jane cilesime te Kadarese per figurat ne fjale. Dhe keto te gjitha nuk jane e gjitha.

    Dhe mos i zer ne goje Fishtat, Pipat e Koliqet, pasi ata po te ishin gjalle, do ta kishin per nder qe ishin bashkekombas dhe bashkekohes te Kadarese. Ndryshe nga ata, Kadare arriti suksesin universal qe i kalon kufijte e botes shqiptare.
    E pare e punes, mos fol ne emer te tyre. Nga e di ti qe do e kishin per nder te ishin bashkekombes dhe bashkekohes te Kadarese? Fishta, me siguri, do e kishte per nder qe eshte shqiptar, si edhe kuptohet prej vepres se tij, por nuk do mburrej me nje si Kadareja qe, duke i mbajtur ison komunizmit, kontribuoi ne shkaterrimin e vepres se tij, dhe denigrimin e tij si figure kombetare. Ndryshe nga ata? A mos valle kishte per qellim Fishta te arrinte sukses universal? Lexo njeike se per fare ka shkruajtur Fishta, pastaj hajde shkruaj brokulla me te bukura, se keto frazat shabllon s'kane asnje vlere.

    Ata lexuesit e tij te shumte ne bote, nuk duan tia dine se kush ishte Kadare ne te shkuaren, nuk duan tia dine as se cfare mendon ti per Kadarene, ata vleresojne Kadarene per ato rreshta dhe ate kenaqesi qe marrin nga leximi i veprave te tij.
    Sa i paditur qe je! Si nuk dokan t'ia dine per te kaluaren e tij lexuesit?! Po ne do liber te Kadarese flitet per te kaluaren e tij. Me e bukura eshte se nje pjese shume e mire e lexuesve e lexojne duke u nisur nga kurioziteti se kane te bejne me nje disident. Po 'rendesi kane te huajt ketu. Ne jemi shqiptare dhe e njohim mire. Dhe do shqiptare normal duhet te jete i interesuar edhe per te kaluaren e tij.

    Urrejtja e islamikeve per Kadarene nuk ka lidhje me artin apo personin e tij, por ka lidhje me mendimin e hapur qe Kadare ka shprehur qe ne fillimet e viteve 90, ku barazoi islamizmin me fondamentalizmin. Keshtu qe mos me trego mua se kush eshte Kadare, por tregohu i sinqerte me vetveten dhe thuaj qe une e urrej Kadarene pasi ai nuk vlereson besimin qe une mbaj.
    Ta thashe me lart, po ta perseris perseri: Te kritikosh nuk do te thote ta urresh. Nese do e urreja, nuk do kisha frike prej teje ose prej ndonje tjetri ta thoja. Sa per islamiket qe thua (thuhet muslimanetjo islamiket) ja fut kot, se pjesa derrmuese e atyre qe e kritikojne per qendrimet e tij, jane katolike.

    _____________________

    Ti Albo, si gjithmone, ke manine te flasesh me fjale te medha, por ne fakt asgje prej atyre qe thua nuk kane vlere, sepse flet sa per te folur. Ja po ta ilustroj me shembuj:

    Citim Postuar m par nga Albo ne kete teme
    Dhe kur Kadare flet apo shkruan, te gjithe shqiptaret duhet te degjojne e lexojne.
    Ndersa tek tema e Identitetit:

    Citim Postuar m par nga Albo
    Nese Kadare do te ishte me prane realitetit shqiptar (mjafton te lexonte forumin shqiptar per 1 dite), ai do te ishte me pak i rezervuar per parashikimet e tija.
    Citim Postuar m par nga Albo
    Kadare eshte po aq driteshkurter sa Qosja
    Citim Postuar m par nga Albo
    Nese Kadare do te shpenzonte me shume kohe qe te njihej e kuptonte me nga afer "realitetin shqiptar", qe nuk eshte gje tjeter vecse nje perzierje realitetesh lokale, ai do te ishte me pak idealist dhe me shume realist ne mendimet e tija. Njohja e tij e realitetit shqiptar eshte nje njohje e shkelqyer historike e mbarsuer me nje njohje te larget te realiteve shqiptareve.

    Fjala komik eshte e pamjaftueshme per ty, Albo. Ndersa ne njeren ane u keshillon shqiptareve qe, sa here flet Kadareja, te gjithe te lexojne e degjojne, ne anen tjeter, i thua se ai nuk e njeh mire realitetin shqiptar (ne fakt, realiteti shqiptar vetem nga dritarja e Filadelfias mund te shihet, dhe ne veanti nese je ADM i FSH), i thua qe eshte driteshkurter. Sa peshe mund te kene ato qe thote per Shqiperine nje driteshkurter qe nuk e njeh realitetin shqiptar, Albo?

    Nuk e di, po kur i thua qe Kadareja eshte driteshkurter dhe nje njohes i keq i realitetit shqiptar, mu s'me mbetet gje tjeter, vetem se t'i printoj ato qe thua, dhe t'i perdor per qellime higjienike. Te pakten, kjo mendja ime e vogel nuk e kupton kete paradoks, Albo. Te lutem, ma shpjego pak.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Citim Postuar m par nga D@mian
    Ky eshte nje refren qe me ka qelluar ta degjoj shpesh kohet e fundit. Nqs kuptova mire, kjo llogjike mbeshtet, pak a shume, se "fjala e Kadarese nuk ka vlere morale dhe vijemesi parimore, per arsye se ai, gjate diktatures, ka shprehur keto+keto+keto mendime diametrikalisht te kunderta". Ka njerez qe peshkojne citate dhe thenie te Kadarese ne dekadat e rregjimit te Dulles, me qellim te vetem te zhvleftesojne theniet e tij te sotshme, qe ata nuk i pelqejne per arsye te ndryshme. Dihet fryma qe mbizoteronte ne ate kohe, dihen kushtet, rrethanat dhe arsyet e mundshme qe Kadareja mund te kete thene ato qe ka thene atehere. Duke ndjekur kete llogjike, Shqiperia sot nuk duhet te kishte asnje politikan, akademik, artist, ekonomist etj etj, derisa te gjithe keta, duke filluar nga presidenter, kryeminister, ministra, profesore e me rradhe, kane pas qene funksionare te rregjimit te meparshem, sekretare partie, me ose pa dashjen e tyre mbeshtetes teorike ose praktike te diktatures, kane thene e kane bere ne fushat perkatese po aq gjera, dhe shpesh sh. me keq, sa Kadareja. Madje, gjithmone sipas kesaj llogjike, Shqiperia pas 90-tes duhet te perjetonte nje vakum te plote te fjales publike per nja 40-50 vjet, perderisa asnje nga mbijetuesit e diktatures (lindur para viteve 70') nuk do te kishte te drejte morale per tu shprehur. Ne fund te fundit, permes artit te tij, eshte e njohur se Kadareja ka qene i vetmi qe ka mundur te beje nje kritike indirekte ndaj rregjimit te atehershem (mjaft libra te tij jane kthyer mbrapsht per "gabime politike", midis tyre edhe 'Dimri i Madh'). Eshte madje qesharake kur lexon ndonje ish-ambasador te Enverit ne OKB, sot botues i nje gazete haxhiqamiliste dhe (sic thuhet) figurues ne borderote e MJ te Republikes Islamike te Iranit, te hedhe balte mbi Kadarene per keto ceshtje.

    Perse akuzohet Kadareja? Se ka mbijetuar? Nga kush? Nga ata qe gjithashtu mbijetuan ne ate periudhe te erret. Me c'te drejte? Ku qendron morali dhe llogjika e fjales se mbijetuesve te tjere, qe "Kadareja duhej te sakrifikohej ne ate kohe, qe te kishte te drejte te fliste sot", (a ka ndonje qe ve re paradoksin moral dhe llogjik ketu?).
    Xeni nuk besoj se ka te drejte kur thote se "Kadarene e beri 'shkrimtar te madh' b....lepirja dhe lufta e berrylave ndaj rivaleve". Argumenti eshte i dobet-Kadareja u be ai qe eshte ne saje te njohjes dhe vleresimit te artit te tij nga bota e jashtme . Shume njerez jashte Shqiperise, sidomos artdashesit, te vetmen gje qe njohin per kulturen shqiptare eshte Kadareja. Pa dashur te egzagjeroj, ne shkalle boterore praktikisht ai eshte e vetmja reklame dalluese pozitive e Shqiperise. Librat e tij jane i vetmi "prodhim made in Albania" qe shitet kudo.
    Gjithashtu eshte e padrejte t'i mvishen Kadarese cilesi jopatriotike ose anti-kosovare. Dihet nga te gjithe nje pjese e mire e publicistikes kadarejane, ne media shqiptare dhe te huaja, i kushtohet pikerisht ceshtjes kombetare dhe vecanerisht Kosoves. Vetem botimi i 'Dosja H' ne dhjetera shtete e gjuhe te botes ka pasur me shume ndikim ne njohjen e historise e kultures se kombit shqiptar se sa pellitjet shterpe te korit heterogjen anti-Kadare!

    Te falemnderit per repliken!

    Sigurisht qe nje pjese e mire e atyre qe thuhen per Kadarene dhe qe perdoren kundra tij mund te zhvleftesohen deri diku me argumentin "ashtu ishte koha athere", por nuk diskutohet qe te gjitha qendrojne.

    I permenda keto gjera per te bere nje krahasim midis menyres se si Kadareja sulmon personin ne fjale dhe sulmeve qe i behen atij.

    Se pari, Kadarese nuk i pelqejne sulmet personale qe i behen duke i permendur te kaluaren, por te njejten gje ben edhe ndaj Schwartzit. Apo jo? PO.

    Se dyti, Kadareja ankohet se pse dikush vjen e ofendon mu ne kryeqytet te Shqiperise nje shkrimtar shqiptar. Ka dy gjera ketu. Ne rradhe te pare, Kadareja s'ka pse te shkoje deri te tribute afrikane, per te ilustruar nje gje te tille, por te krahasoje me ato qe ka bere vete. Dhe e dyta: Kadareja s'ka pse ta quaje ofendim kritiken. Me 'lexova, Schwartz eshte nje person qe ka vite qe shkruan per Kadarene. Ka ose jo te drejte nuk e di, sepse nuk e kam lexuar, por s'e kuptoj pse Kadareja nuk i pergjigjet kritikave, nese ato jane ne nivel, ose pse nuk i injoron nese ato jane thjeshte konsiderime banale nga nje njeri jokompetent. Ka dika ketu qe nuk i pelqen dhe vete fakti qe Kadareja i permend te kaluaren dhe ndryshimet ne jeten e tij Schwartzit (shkrimtaret e medhenj nuk bien shpesh ne te tilla nivele) mua me bejne te mendoj dhe te dyshoj, megjithate, kur te lexoj Schwartzin do e kem me te qarte se si qendron puna.

    Se treti, mendoj se Kadareja nuk eshte i sinqerte ne qendrimin e tij ne kete rast dhe ne shume qendrime te tij koheve te fundit, dhe ne kete rast po perdor karten fe thjeshte per interesa personale, per te sulmuar "kundershtarin". Qe kur qenka bere "perarje fetare" te kritikosh Kadarene? Sipas dikujt qe e ka pare programin, kur e pyeten qe fare do ti thoshte nje miku te tij nqse ai do ishte kristian shkrimtari tha: Nje miku kristian do ti thoja te jete nje kristian i mire, nje miku ortodoks te jete nje ortodoks i mire po ashtu dhe nje miku hebre etj , rendesi ka qe te gjithe te besojne qe ka nje Zot. [lexo]
    Ku eshte perarja fetare ketu? Ketu, perkundrazi, ka nje mesazh shume pozitiv. Ne fakt, eshte pikerisht Kadareja ai qe ka futur (pa dashje se s'besoj ta kete bere me dashje) midis shqiptareve perarje fetare gjate ketyre 15 vjeteve. Kadareja, poashtu, nuk eshte i sinqerte edhe kur shkruan gjate e gjate ne lidhje me "identitetin kombetar" thjeshte per inate personale, duke u bere shkak per polemika te panevojshme. Qe te kuptosh reagimin e tij absurd ndaj Qoses, duhet te lexosh "Koha e Falsifikimeve", qe Qosja e ka botuar para dy vjetesh. Aty nuk permendet Kadareja fare, por qe ai e ka pohuar qe Qosja ka pasur ndermend edhe ate kur e ka shkruar. Si me than, disa gjera qe duhet te jene qellim, po perdoren si mjete, si material.

    Kaq per momentin.

    Gjithe te mirat.

Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Premisa t gabuara
    Nga Arrnubi n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Prgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi n forumin Problematika shqiptare
    Prgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 11:27
  4. Rexhep Qosja: T vrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Historia fetare prmes historis dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu n forumin Toleranca fetare
    Prgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 11:15

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •