Shkruan: Rexhep Elezaj



I tėrė rruzulli tokėsor ėshtė i ndarė nė kontinente, shtete, regjione dhe krahina, i tėrė njerėzimi ėshtė i ndarė nė popuj, fise, entitete dhe grupe etnike tė cilat janė tė shpėrndara nė afėr 160 shtete tė botės qė praktikisht e pėrbėjnė tėrėsinė e gjithė planetit tonė tė quajtur me njė fjalė bota njerėzore. Ndarjet e mėsipėrme quhen dhe janė tė natyrshme, ndėrsa kur ėshtė fjala pėr ndarjet e brėndshme politike, administrative dhe juridike tė popujve brenda shteteve ku jetojnė siē janė republikat, kantonet, regjionet, krahinat, etj, ato nuk janė mė ndarje natyrore, por forma tė rregullimeve shoqėrore dhe sociale tė dala dhe tė pėrcaktuara me norma, ligje dhe rregulla njerėzore.

Tė gjithė popujt dhe shtetet e botės, republikat, krahinat dhe komunat udhėhiqen nga njė qendėr-njėsi administrativo-politike brenda tė cilave njerėzit i shprehin dhe i realizojnė interesat e tyre politike, ekonomike dhe kulturore. Kėshtu pra, gjithnjė bėhėt fjalė pėr ndarje tė njerėzimit nė forma tė ndryshme organizative, nė bashkėsi dhe grupe tė ndryshme etnike e deri tek ndarjet nė sfera tė interesit politiko-gjeografike tė cilat e karakterizojnė njerėzimin dhe gjithė botės i japin pamje impozante, tė larmishme, kuptimplotė dhe krejtėsisht tė natyrshme.

Mirėpo, kur ėshtė fjala pėr ndarjet dhe pėrcaktimet politike brenda njė populli njė pjesė e tė cilit interesat e veta kombėtare dhe ekonomike synon t“i realizoj pėrmes programeve parciale tė bazuara mbi filosofinė e „pėrkatėsisė lokale gjeografike“ duke i venė interesat krahinore para interesave tė pėrgjithshme tė kombit qe i takon, rrjedhimisht tė ushqyera me egoizma tė ngushta tė njė rrethi tė caktuar njerėzėsh ose tė njė treve, qė ndryshe mund tė quhet; mentalitet i kufizuar politik, perveē se kjo rrymė lokale do t“a dėmtojnė rėndė rrethin dhe shoqėrinė ku shfaqet, faktikisht ajo paraqet njė dukuri tė shėmtuar politike pasojat e sė cilės zakonisht janė tepėr negative pėr zhvillimin normal tė njė shoqėrie apo njė kombi. Prandaj, ndarjet politike tė njė kombi ose kolektiviteti mbi baza regjionale ose tė prejardhjeve krahinore siē janė; veri-jug, Drenicė, Dukagjin, Llap, Rugovė, Has, Anamoravė, Mat, Mirėditė, Malėsi, Labėri, etj, e sajuar mbi logjikėn e interesave tė ngushta dhe parciale tė „lokalizmit politik“ e trashiguar kjo tek shqiptarėt nga e kaluara e tyre historike jo e largėt dhe e bartur nė mėnyrė arkaike dhe primitive brez pas brezi si pasojė e rrethanave specifike politike, historike, gjeografike dhe sociale, qoftė pėrmes individit, qoftė pėrmes trashigimisė kanunore, na shtyn tė konkludojmė se kjo dukuri dhe ky fenomen i shpėrfaqur nė skenėn politike shqiptare viteve tė fundit, mjerisht gjithnjė e mė shumė po merrė hov nė gjithė hapsirėn shqiptare pa dallim..!?

Nuk ka komb nė botė qė ėshtė mė shumė i darė dhe mė shumė i coptuar se sa ai shqiptar, dhe ate nė aspektet mė kryesore tė jetės, anipse disa nga ato dallime deri diku janė tė natyrshme, siē ėshtė p.sh.;

- ndarja nė dy grupe; toskė e gegė,

- ndarja nė dhjetra fise, nė qindra nėnfise ose grupe tė mėdha familjare,

- ndarja nė dy fe, nė tė krishterė dhe nė muslimanė. Pastaj, ndarjet politiko-gjeografike, si;

- ndarja nė pesė shtete, ku pjesa mė e madhe e kombit jeton e okupuar nga tė tjerėt,

- ndarja nė krahina, treva, rrethe, qytete dhe bashkėsi lokale,

- ndarja nė ideologji dhe parti tė shumta politike, dhe kėshtu me rradhė..!?

Natyrisht, se rreth secilės ndarje tė lartėpermendur mund dhe duhet tė bėhėn analiza dhe shtjellime tė veēanta, por ajo qė mė sė shumti duhet tė na brengos sot si komb dhe si shoqėri ėshtė fenomeni i rishfaqjes sė „patriotizmit lokal“ i shprehur pėrmes egoizmave politiko- ekonomike, i cili gjithnjė e mė egėrsisht po rishfaqet me pėrmbajtje tė tejkaluara nga tradicionalizmi ynė politik, qoftė nė kuptim tė ngusht tė kėsaj fjale, qoftė nė aspektin e pėrkufizimeve shpirtėrore tė shprehjes sė lirė tė ndjenjave kombėtare dhe patriotike.

Ngushtimi gjithnjė mė i madh i terenit veprues politik nė aspektin gjithkombėtar dhe tendencat e orientimit tė shoqėrisė shqiptare drejtė tė pjesėrishmės, gjegjėsisht kah koncentrimi dhe animet politike tė dirigjuara nga qenra lokale dhe i manifestuar pėrmes interesave dhe logjikės sė „lokalizmit politik“ , i cili qartė ėshtė shprehur edhe gjatė zgjedhjeve tė mbajtura nė gjithė hapsirėn etnike shqiptare, fletė qartė pėr devijime dhe difekte tė shumta nė aspektin e vetėdijsimit politik tė individit shqiptar, si pjesė e shoqėrisė sonė si dhe pėr largimin e tij nga orientimet e pėrgjithshme kombėtare, gjė qė ky lloj ndryshimi nė tė menduarit individual dhe kolektiv shqiptar, padyshim se do tė kėtė pėr pasojė dobėsimin dhe zbehjen graduale tė ndjenjave tė pėrbashkėta patriotike dhe nacionale, kur ėshtė fjala sidomos dhe konkretisht pėr rrumbullaksimin e procesit tė bashkimit tonė gjithkombėtar..!

Dukuria dhe fenomeni i sforcimit tė ndjenjave kombėtare mbi baza tė „lokalizmit politik“ nė emėr tė kombėtarės dhe tė patriotizmit duke marrur si pretekst zbatimin e formulės dhe rregullave tė ekonomisė sė tregut; se e pėrgjithshėmja nuk mund tė zhvillohet pa zhvillimin e tė pjesėrishmes, e mbeshtetur nė rastin shqiptar mbi bazėn zero tė zhvillimit ekonomik, qoftė tė njė rrethi apo krahine e cila nuk posedon me mjetet mė elementare ekonomike dhe infrastrukturale tė domosdoshme qė praktikisht e kushtėzojnė pėrcaktimin e kahjeve si dhe dinamikėn zhvillimore tė njė populli, pėr rrethanat e tanishme politike, por duke patur parasysh gjendjen e veshtirė ekonomike nė tė cilėn gjendet sot i gjithė kombi shqiptar, duhet thėnė haptazi dhe pa ekuivoke se „parcializmi politik“ ose „krahinarizmi“ si rrugė dhe mėnyrė bashkohore pėr sendėrtimin e aspiratave tona kombėtare ėshtė nė kėto ēaste dukuri dhe fenomen kontraproduktiv, pėr tė mos thėnė ndoshta edhe antikombėtar. Animet dhe simpatitė politike tė bazuara mbi interesa krahinore janė burime qė prodhojnė helme dhe ndasi tė reja politike nė qenjėn politike dhe kombėtare shqiptare dhe si tė tilla duhet tė luftohen me tė gjitha mjetet, ndaj, nuk ka mė asnjė dilemė se roli dhe kontributi i inteligjencisė shqiptare nė luftimin e kėsaj dhe dukurive tjera tė dėmshme pėr tė ardhmen e gjithė kombit shqiptar, pėr aq sa ėshtė domosdoshmėri shkencore, aq mė shumė ėshtė dhe mbetet detyrė historike dhe kombėtare. Pėrndryshe, heshtja e saj ndaj dukurive dhe fenomeneve tė cilat e dėmtojnė rėndė kombin, siē thuhet zakonisht, nuk mund tė kuptohet ndryshe veēse si miratim..!?


"Mr.Dituria"