Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shpella e Butrintit, faltorja buzė liqenit

    Pak ditė mė parė, nė parkun e Butrintit u zbulua njė shpellė qė mendohet t’i pėrkasė shek. VI para Krishtit. Mendohet qė ajo tė ketė shėrbyer si vend religjioz

    Shpella e Butrintit, faltorja buzė liqenit


    Thoma Nika

    Njė mrekulli dhe njė ēudi mė vete. Kėshtu konsiderohet zbulimi mė i fundit nė rrezen e Parkut tė Butrintit. Ky zbulim ėshtė ēuditėrisht njė shpellė qė malin e ka brenda vetes, nė mjedisin shkėmbor e tė lagėsht, tek stalagmitet e stalagtitet, por aspak nė lartėsinė ku gjendet. Ndodhja e saj fare pranė buzės sė ujėrave tė Liqenit tė Butrintit, vetėm 15 metra larg tyre, ėshtė shmangie nga ligjėsitė dhe pėrfytyrimet tona tė zakonshme pėr shpellat. Ajo ėshtė e ngushtė sa mezi nxė njė trup njeriu. Befasitė e Shpellės sė porsazbuluar tė Butrintit janė tė tilla edhe kur takon zbuluesin e saj. Ai nuk ėshtė as njė arkeolog e as ndonjė ēoban, sikurse ka ndodhur rėndom. Nuk mund tė ishte arkeolog pėr arsyen e thjeshtė se pėr ekzistencėn e saj nuk thuhet asgjė as nė hartėn arkeologjike tė Kardinit, njė prej bashkėpunėtorėve tė njohur tė Ugolinit. Trashėgimia e punės sė tij zbuluese janė disa shpella tė kėtij rajoni, por pėr Shpellėn e Butrintit nuk thuhet asnjė fjalė. Fati i zbulimit tė saj i takoi njė peshkatari-atlet nga Ksamili. "Isha duke vrapuar pėr tė mbajtur trupin nė formė, kur sytė mė shkuan tek hyrja e kėsaj shpelle, qė fillimisht mu duk si gropė”, - rrėfen Asqeri Kola. Duke qenė edhe amator i kėsaj fushe, ajo ēka pa, e intrigoi, e i zgjoi kureshtjen dhe kėrkimin. "E pashė qė nuk ishte njė shpellė e thjeshtė dhe njoftova arkeologėt e Butrintit, Dhimitėr Ēondin, me tė cilin shkuam dhe e panė tė dy”, - tregon ai.
    Vend religjioz
    Shpellėn e Butrintit, Dhimitėr Ēondi e vlerėson si njė zbulim tė veēantė pėr arkeologjinė, pėr zonėn dhe burimet turistike tė Sarandės. Nė shpellėn, qė mendohet se ėshtė e shek. VI, vėrehet se janė prezente stalaktitet dhe stalagmitet karakteristike. Mendohet se ajo pėrfaqėson njė vend religjioz, pelegrinazhi. Nė kėtė pėrcaktim arrihet duke u nisur nga materialet e zbuluara, qė evidentojnė elementin religjioz, por mund tė ketė shėrbyr edhe si vendbanim. Pėr momentin e parė mendohet se vendndodhja shumė e afėrt e shpellės me Liqenin e Butrintit, gjendja nė njė vend pėr tė kaluar lehtėsisht nė kėtė shpellė dhe gjetja e disa objekteve qė pėrafrojnė me ato tė zbuluara nė shpellėn e Kreshmoit nė afėrsi tė Konispolit nga njė shqiptaro-amerikane e universitetit tė Teksasit, vėrtetojnė se kėtu kemi tė bėjmė me njė vend religjioz nė shėrbim tė qytetit tė Butrintit. Konkretisht materialet tregojnė njė amforė korintike, si ato tė zbuluara nė akropolin e Butrintit gjatė gėrmimeve tė misionit shqiptaro-grek. Kėto janė shumė tė rralla dhe vijnė nga Korinthi, qė favorizojnė tezėn religjioze. Ndėrkohė, kėtu kemi njė aridonė si ajo qė ėshtė ekspozuar nė muzeun e Butrintit, qė ēon nė shek. VI para Krishtit. Nė shpellė janė gjetur nė sipėrfaqe edhe dy figurina qeramike, pa nisur ende sondazhet dhe gėrmimet arkeologjike, qė bėjnė tė mendosh se vizitorė tė kohėve antike kanė ardhur pėr t'i lėnė dhuratė pėr shėrbesat e tyre nė kėtė vend. Gėrmimet do tė hedhin dritė tė re mbi funksionin religjioz nė kėtė objekt, apo nėse ajo ka qenė njė shpellė e banuar qė nė kohėn prehistorike me vazhdimėsi ndoshta deri nė periudhat antike.
    Ēondi shpreh mendimin se edhe kjo ėshtė e njėjtė me atė tė Kreshmoit nė anėn religjioze tė saj. Nėse ajo shėrbente pėr shėrbesa tė kėtij karakteri pėr Ēukėn e Ajtoit, e njohur nė antikitet si qyteti i Kestrinės, kjo mendohet tė ketė qenė e tillė pėr qytetin e Butrintit.
    Qendra e ardhshme e pelegrinazhit
    Kėto vlera do tė evidentohen dhe do t'i japin njė impakt tė ri turistik territorit tė Sarandės, duke iu shtuar qytetit tė Butrintit, ku janė prezente tė gjitha periudhat e zhvillimit, Manastirit tė 40 shenjtorėve, i veēantė pėr hapėsirėn jonike, Sinagoga e rrallė hebraike. “Me kėtė shpellė i plotėsohet dhe i sigurohet impaktit turistik tė Sarandės ajo qė i mungonte flukseve turistike prej 45-50 mijė vizitorėsh”,- thotė Ēondi. Me njė punė tė kujdesshme tė arkeologjisė, nė bashkėpunim me komunitetin dhe qeverisjen vendore tė Sarandės, pikave tė pelegrinazhit turistik do t'i shtohet edhe monumenti i kėsaj natyre. Si masė e parė mendohet sigurimi i ruajtjes dhe rezervimit tė monumentit tė rrallė. Pėr tė vijuar me programimin nga Instituti i Arkeologjisė pėr tė realizuar gėrmimin dhe zbulimin tėrėsor, me vizionin pėr t'u kthyer nė njė qendėr tė vizitueshme. Ajo qė shihet e vėshtirė ėshtė programimi i kėtyre punėve pėr kėtė vit dhe Ēondi e sheh tė pamundur tė ndodhė kjo, pasi projektet dhe programet janė mbyllur pėr kėtė vit. Gjithēka, qė nga nisja e pastrimit dhe heqja e dherave qė janė disa dhjetėra metra kub e deri te kėrkimi i materialit arkeologjik nė shtresa tė nėndheshme, kushtėzohet nga gjetja e ndonjė donatori tė mundshėm. Me shpella tė kėsaj natyre ėshtė marrė Kardini, bashkėpunėtor i Ugolinit, i cili zbuloi njė varg shpellash nė kėtė territor, siē ėshtė ajo e Himarės etj. Ndėrsa kjo nuk figuronte nė hartėn e asnjė arkeologu dhe zbuluesi pararendės.

    Pėrmasat e Shpellės sė Butrintit
    Ka njė sipėrfaqe prej 150 metra katrorė, diēka mė e vogėl se ajo e Kreshmoit.
    Dyshemja e saj shkon nė thellėsinė 4 metra.
    Ka hapėsirė tė gjerė, tė bollshme dhe tė pėrshtatshme pėr tė qėndruar nė tė.
    Stalagmitet janė mė tė dendura, pėr shkak tė lagėshtisė mė tė madhe, prezente nė tė.
    Ajo vlerėsohet e veēantė pėr nga natyra, pėr nga pozicioni i saj, nuk ndodhet nė lartėsitė e maleve, por nė brigjet e liqenit, vetėm 15 metra nga buza e ujit dhe 50 metra nėn rrugėn automobilistike Sarandė-Butrint dhe 2 km larg nga Ksamili. Me njė vozitje me varkė, duke u nisur nga Butrinti, vihet nė tė, ndėrkohė qė ėshtė e mundshme edhe me automjet, pasi rruga ėshtė e hapur.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Butrinti ka shume gjera te pazbuluara e gjithe ai park i madh, e shume pune per te bere.
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ashtu eshte por atit shekullit te VI nuk ju ndane qe nuk ju ndane, me hamendje pa hamendje atje perfundojne gjithmone pa bo asnje lloj testi shkencor. Me duket se atehere paska qene viti 0 per njerezimin(kur ka fillu Greku me bo hatane 200 vjet e pastaj 2000 vjet po bejme ate qe ben pula...). Atehere e paska kriju Perendia boten.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    SARANDE/ Drejtori i arkeologjisė: I shpėtoi ekspeditės sė Ugolinit


    “Shpella e Butrintit, njė risi pėr turistėt”




    Shpresa ine / SARANDE
    Njė shpellė me stalakmide dhe stalaktide ėshtė zbuluar ditėt e fundit nė drejtim tė vendit qė quhet Qafa e Hartės, kur shkon pėr nė qytezėn e Ksamilit, 10 m larg rrugės nacionale qė tė shpie tek liqeni i Butrintit.

    Shpella ėshtė zbuluar fare rastėsisht nga peshkatari Asqeri Kola, i cili pas zbulimit tė saj ka njoftuar arkeologėt e Butrintit. Pėr mė tepėr njohuri pėr shpellėn, tė emėruar tashmė “Shpella e Butrintit”, intervistuam drejtorin e Departamentit tė Arkeologjisė nė Butrint, doktor profesor, Dhimitėr Ēondi.

    Ku ndodhet shpella e zbuluar ditėt e fundit?
    Zbulimi i ri ndodhet nė drejtim tė vendit qė quhet Qafa e Hartės, kur shkon pėr nė qytezėn e Ksamilit, 10 metėr larg rrugės nacionale Sarandė – Butrint, qė tė shpie pikėrisht tek liqeni i Butrintit. Eshtė interesant fakti qė, me gjithė vrojtimet e vazhdueshme tė arkeologėve dhe spelologėve ata nuk kishin arritur ta zbulonin kėtė shpellė. Edhe profesori italian, Kardini, anėtar i ekipit tė Misionit Arkeologjik Italian, Ugolini, i cili e ka shėtitur krejt territorin e Butrintit, por edhe bregdetin e Himarės e deri nė Pėrmet, nė vitet 1928 – 1940 pa dhe studioi edhe njė sėrė shpellash, por njė tė tillė si kjo e gjetur ditėt e fundit nuk pati mundėsi ta shihte edhe pse e kishte atje pranė. Fati do t’i buzėqeshte njė peshkatari tė thjeshtė, Asqeri Kola, i cili arriti tė bėnte kėtė zbulim tė rėndėsishėm. Ai na informoi menjėherė dhe ne shkuam dhe verifikuam kėtė shpellė.

    Kujt periudhe i pėrket shpella?
    Nga kėqyrja e materialeve tė gjetura brenda shpellės, si dhe nga vrojtimi i sipėrfaqes, evidentuam se shpella e gjetur rishtazi ka fragmente qeramike tė jetės qė i pėrkasin shekullit VI e nė vazhdim. Menjėherė na ranė nė sy objektet e qeramikės sė veēantė dhe tė rrallė korinthtike, tė importuara nga Korinthi dhe Kėrkela. Kėto fragmente qeramike ne i kemi gjetur gjatė gėrmimeve vetėm nė qytetin antik tė Butrintit. Shpella ėshtė mjaft e gjerė, rreth 200 m2, me lartėsi 3 - 4 metra. Shpella e quajtur tashmė “Shpella e Butrintit” duhet thėnė se ka qenė mė tepėr njė vend religjioz, edhe pse me pėrmasa mė tė vogla.

    Ēfarė janė fragmentet e gjetura nė “Shpellėn e Butrintit“?
    Fragmentet qeramike qė u gjetėn atje kanė dalė nė sipėrfaqe pa bėrė gėrmime. Ato janė enė tė ndryshme, fragmente buzė ariballi mjaft tė veēanta, amfora me buzė tė gjera tė tipit B, pėrsėri edhe kėto tė shek. VI para lindjes sė Krishtit. Gjithashtu janė gjetur edhe disa figurina tė ngjashme me kėto pesė valltarėt e zbuluar nė Konispol, tė cilat janė nė pozicion valleje. Kėto figurina prej balte janė tė shek. V-VI para lindjes sė Krishtit dhe vihet re se janė tė veēanta pėr nivelin kulturor tė kėsaj zone.

    Ēfarė tė veēante do tė ketė kjo shpellė tashmė nė numrin e monumenteve qė duhen vizituar nga turistėt?
    Kjo ka veēantinė e vet, qė ėshtė njė gjė mjaft pozitive, sepse mbi 50 mijė turistėt qė vijnė nga Korfuzi, krahas monumenteve tė Butrintit, qė vazhdimisht zgjerohet sipėrfaqja dhe evidentohet, hap njė vend tė ri pėr vizitorėt. Dhe kjo nuk ėshtė thjesht njė shpellė me stalaktite dhe stalagmite, por ėshtė njė shpellė me elementė kulturorė, vend religjioz i qeramikės dhe i vendbanimeve. Nė kėtė shpellė mund tė qėndrojė lirshėm njė grup prej 50 turistėsh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2004
    Postime
    10
    keto jane perralla me mbret. Shpella e famshme eshte e njohur nga te gjithe banoret e Ksamilit. Po keshtu gjate viteve 30 kjo shpelle eshte vizituar nga arkeologu italian Cardini.

    Personi qe pretendon qe e ka zbuluar nje Dhimiter Condi eshte nje gomar e gjysem

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e THOTI
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    123
    a kush naj foto te kesaj shpelle ???

Tema tė Ngjashme

  1. Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 05-08-2013, 21:21
  2. Qė biodiversiteti i Liqenit tė Ohrit tė mos shkatėrrohet!
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 02:11
  3. Dhimosten Budina, arkeologu qė ruajti freskinė e Butrintit
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 21:36
  4. Shpella e Pėllumbasit e periudhave parahistorike
    Nga ALBA nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2004, 14:17
  5. Romeo e Zhuljeta…tė shpėrfytyruar nėn qiellin e Butrintit ?
    Nga Letersia 76 nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2002, 07:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •