Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Festivali i Kanės 2006 !



    Festivali i 59 i filmit ne Kanė fillon me 17 Maj 2006.


    Filmat qe konkurojne ne Kategorinė Kryesore (La Sélection Officielle) pėr Palmėn e Arte jane:

    per USA-n:
    1. "Marie-Antoinette" nga Sofia Coppola (regjizorja e "Virgin suicide" dhe "Lost in translation")
    2. "Fast Food Nation" nga Richard Linklater (regjizor i "Before sunrise" dhe "Before sunset").
    3. "Southland tales" nga Richard Kelly (regjizor i "Donnie Darko")


    per Spanjėn:
    4. "Volver" nga Pedro Almodovar (regjizori mė i famshem aktual spanjoll : http://www.forumishqiptar.com/showpo...7&postcount=62


    per Argjentinėn:
    5. "Cronica de una fuga" (Kronikė e nje ikjeje) nga Adrian Caetano


    per Italinė:
    6. "Il Caimano" ("Kumbari") nga Nanni Moretti (regjizori mė i talentuar aktual italian : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=147
    7. "L'Amico di famiglia" ("Miku i familjes") nga Paolo Sorrentino


    per Meksikėn:
    8."Babel" nga Alejandro Gonzįlez Inįrritu (regjizori i "Amores perros" dhe "21 grams").
    9. "Pan's labyrinth" nga Guillermo Del Toro (regjizor i "Cronos", "Hellboy"...)


    per Anglinė:
    10. "The Wind that shakes the barley" ("Era qe shkund elbin") nga Ken Loach (nje nga regjizorėt me te medhenj aktuale anglezė : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=144
    11. "Red Road" nga Andrea Arnold - filmi i pare i regjizores ne fjalė)


    per Algjerinė:
    12. "Indigčnes" (Indigjenėt)nga Rachid Bouchareb


    per Portugalinė:
    13. "Juventude em marcha" ("Rinia perpara") nga Pedro Costa (regjizor i "Ossos")


    per Turqinė:
    14. "Iklimler" ("Klimat") nga Nuri Bilge Ceylan (regjizor i "UZAK" - ēmimi i Madh i Jurise ne Kanė 2003)


    per Belgjikėn:
    15. "La Raison du plus faible" ("Arsyeja e mė te fortit") nga Lucas Belvaux


    per Finlandėn:
    16. "Laitakaupungin valot" ("Dritat e periferisė" aka "Les Lumičres du faubourg") nga Aki Kaurismäki (mė i madhi regjizor finlandez aktual, fitues i Cmimit te madh te Jurise ne Kane 2001 me "Njeriu pa te kaluar" (L'homme sans passé)


    per Kinėn:
    17. "Summer palace" nga Lou Ye


    per Francėn:
    18. "Quand j'étais chanteur" ("Kur isha kengetar") nga Xavier Giannoli
    19. "Selon Charlie" ("Sipas Sharlit) nga Nicole Garcia
    20. "Flandres" ("Flandra") nga Bruno Dumont (regjizor i "L'Humanité" ("Njerezimi"), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanė 1999 dhe regjizori im mė i preferuar aktual francez).


    Gjithesej, 20 filma ne konkurim per PALMĖN E ARTĖ !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Juria e Festivalit

    President i Jurisė:
    WONG KarWai - regjizor nga Hong-Kong-u (Kinė)


    Anėtarė te Jurisė:

    Monica BELLUCCI - aktore italiane

    Helena BONHAM CARTER - aktore angleze

    Lucrecia MARTEL - regjizore argjentinase

    ZHANG Ziyi - aktore kineze

    Samuel L. JACKSON
    - aktor amerikan

    Patrice LECONTE - regjizor francez

    Tim ROTH - regjizor dhe aktor anglez

    Elia SULEIMAN - regjizor palestinez


    Ne foto: 3 anetare te Jurise: Monica BELLUCCI, ZHANG Ziyi, Elia SULEIMAN
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Edhe nje javė dhe fillon Kampionati Boteror i Filmit, siē quhet shpesh Festivali i Kanės.

    Nga nje shikim i shpejte i 20 filmave kandidues (te perzgjedhur midis rreth 800 filmave tė shikuar nga Komisioni i perzgjedhes i Festivalit), mund te konstatohet :

    Festivali hapet me filmin komercial (jashtė konkurimit) "The Da Vinci code" i Ron Howard (regjizori i "Apollo 13").

    Bie ne sy pjesemarrja e 4 regjizorėve tejet te njohur dhe tashmė tė mėsuar me Kanėn: Moretti, Almodovar, Loach, Kaurismaki.

    -Italiani Nanni Moretti (fitues i "Palmes se Arte" ne 2001 me "La Stanza del figlio" (Dhoma e djalit), me filmin e tij te fundit "Il Caimano" - "Kumbari", satirė ndaj Berluskoni-t dhe "bėmave" te tij.



    -Spanjolli Pedro Almodovar, pjesemarres ne disa festivale te Kanes dhe fitues i disa cmimeve, por asnjehere i Palmės se Artė, me filmin e tij te fundit : "Volver"


    -Anglezi Ken Loach me filmin e tij te ri : "The Wind that shakes the barley" ("Era qe shkund elbin").


    -Finlandezi Aki Kaurismäki, fitues i Cmimit te madh te Jurise ne Kane 2001 me "Njeriu pa te kaluar" (L'homme sans passé), kete vit prezanton filmin e tij : "Laitakaupungin valot" ("Dritat e periferisė" aka "Les Lumičres du faubourg").


    Perveē ketyre 4 gjigandeve, bie ne sy prezenca e nje grupi regjizorėsh te rinj ne moshe :

    Vajza e Francis Coppola-s, 35 vjeēarja Sofia Coppola me filmin e saj te trete "Marie-Antoinette", nje portret i mbretereshes, gruas se mbretit te Frances Luis XVI.



    Po ashtu, marrin pjese nje grup regjizoresh te tjere te rinj si Xavier Giannoli (France), Paolo Sorrentino (Itali) etj.

    Bie ne sy edhe rikthimi i disa regjizorėve tashmė te konfirmuar e gjithe talent si :

    -Portugezi Pedro Costa me filmin e tij "Juventude em marcha" ("Rinia perpara")

    -Meksikani Alejandro Inįrritu (regjizori i "Amores perros") me filmin e tij te ri "Babel" (ne rolet kryesore: Brad Pitt, Cate Blanchett) ;

    -Turku Nuri Bilge Ceylan (regjizor i "UZAK" - ēmimi i Madh i Jurise ne Kanė 2003) me filmin e tij te fundit "Iklimler" ("Klimates")

    -Francezi Bruno Dumont (regjizor i "L'Humanité" ("Njerezimi"), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanė 1999) i cili prezanton filmin e tij te ri "Flandres" ("Flandra").



    Ne foto: 3 filmat e rinj te Inarratu ("Babel"), Ceylan ("Iklimler"[Climates]), Dumont ("Flandres").
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Sot, e enjte 18 maj, ishte dita e pare e filmave ne konkurim (per fat te keq, nuk mund te shoh asnjerin prej tyre, dalin shume mė vonė neper kinema...)

    1. "SUMMER PALACE" ("Pallati i Verės) i kinezit Lou Ye. Kritika sot thoshte se ishte pa dyshim bomba e pare e Festivalit (ne kuptimin e nje filmi te forte). Filmi rrefen nje histori dashurie ne peridhen e revoltave ne Kine ne vitin 1989 (sheshi Tien An Men).



    2. "The Wind that shakes the barley" ("Era qe shkund elbin") nga Ken Loach qe i merr ngjarjet nga fillimi i revoltes irlandeze per pavarėsi ne vitin 1920. Gjithome me sa kam lexuar nga kritika, bje film i mire, por ndofta jo mė i miri i nje regjizori aq te talentuar siē eshte Ken Loach http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=144


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Marre nga shekulli.com :


    Irlanda e viteve ’20 nė kėrkim tė pavarėsisė, vjen nė Kanė pėrmes filmit tė regjisorit Ken Loach “Era ngrihet”

    Ken Loach: “Historia e Irlandės ėshtė e tmerrshme”


    Le Monde

    Synon nė garėn e Kanės, njė nga regjisorėt mė tė mirė tė kinemasė aktuale britanike. Kineasti i angazhuar, Ken Loach, nuk ka sivėlla pėr tė denoncuar presionin politik dhe padrejtėsinė sociale nėpėrmjet personazheve afėr realitetit. Me idetė politike radikale dhe njė sens tė mprehtė kundėrshtie, ai ka aftėsinė qė tė bėjė filma tė menēuar dhe me ngjyrime, me njė zemėrgjerėsi tė thellė njerėzore. Vepra e tij “Era ngrihet” flet pėr Irlandėn e viteve 1920, nė momentin kur pėrpjekjet pėr pavarėsi nė dukje njė fitore irlandeze, shėnon fillimin e njė lufte civile, duke ndarė familjet dhe shpėrbėrė vendin prej sė brendshmi. Ken Loach tregon historinė e dy vėllezėrve, Teddy-t i angazhuar nė rezistencėn e armatosur dhe Damian-it, student pėr mjekėsi, qė braktis karrierėn e tij pėr tė ndjekur vėllain e tij. Ken Loach ėshtė njė regjisor jo pak i njohur edhe pėr publikun shqiptar. Disa muaj mė parė ai erdhi nė Tiranė pėr tė marrė pjesė nė Festivalin e Filmit me metrazh tė shkurtėr TIFF. Me kėtė rast u shfaq edhe filmi “Biletat”, me ngjyrime tė forta sociale, ku fliste edhe pėr njė familje shqiptare.

    Pėrse u kthyet nė Irlandė, qė ka qenė njė herė tabloja e filmit tuaj “Hidden Agenda”?

    “Hidden Agenda” flet pėr IRA-n dhe pėr terrorizmin nė Irlandėn e veriut. Jam pėrpjekur tė rindėrtoj vitet ’20 sepse nuk mund tė kuptoj situatėn e tanishme pa shkuar nė origjinėn e problemit. Irlanda e ka fituar pavarėsinė e saj, por pėr shkak tė copėzimit tė vendit, tė gjitha problemet mbetėn dhe u rritėn. Lufta koloniale kundėr britanikėve u transformua nė njė luftė civile. Nė qoftė se e gjithė Irlanda do tė ishte e bashkuar, 80 vite lufte do tė ishin evituar.

    Njė histori tragjike e daljes nga kolonizimi?

    Po. Fillimisht Irlanda ishte koloni angleze nė shek. XII dhe klasa drejtuese britanike ka bėrė veprime tė tmerrshme nė kėtė vend. Ajo nuk donte veēse tė shfrytėzonte pasuritė e tokės. Me Kromuellin, i shtoi presionit ekonomik edhe kolonizimin fetar duke dėrguar kolonizatorė tė rinj protestantė. Ka patur lėvizje pavarėsie edhe para luftės sė vitit 1916 dhe kur mė sė fundi ajo u arrit, ata qė e ratifikuan, nė tė njėjtėn kohė nėnshkruan zyrtarisht edhe luftėn. Historia e Irlandės ėshtė tėrheqėse dhe e tmerrshme.

    Filmi juaj frymėzohet nga ngjarje reale?

    Ėshtė njė skenar i shkruar nga Paul Laverty, me tė cilin bashkėpunoj rregullisht pas filmit “Kėnga e Karlės” nė vitin 1996. Ne proceduam si gjithmonė, duke ndjekur njė linjė historike, duke i shtuar ca nga ca histori nga tė gjitha llojet qė i pėrkasin e pokės.

    Mbėshtetur mbi libra?

    Mbėshtetur mė sė shumti mbi njerėzit, mbi shėnime dhe kujtime personale, histori qė kujtohen prej prindėrve tė tyre, ose gjyshėrve. Ne bėmė shumė vizita nėpėr fshatra. Na treguan vendet ku fshihnin armėt, apo partizanėt. Fshati irlandez ishte vatra e rezistencės nė atė kohė. Ėshtė e gjitha njė kujtesė e gjallė, qė rilind.

    Cilėt janė dy heronjtė tuaj?

    Ata vijnė nga njė familje fshatare. Mė i madhi Teddy, i luajtur nga Padraic Delaney frekuentonte seminaret kur ishte mė i ri. Ėshtė njė partizan radikal, i angazhaur nė luftėn e armatosur pėr pavarėsi. Kadeti Damian (Cillian Murphy) nuk ėshtė njė njeri i aksionit. Ai ka njė temeperament tė butė dhe reflektues. Megjithatė ai braktis studimet e tij tė mjekėsisė pėr tė luftuar nė krah tė tė vėllait. Por ėshtė mė shumė njė intelektual i skandalizuar nga padrejtėsitė sociale sesa njė ushtar.
    A ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė film ideja e luftės sė klasave?
    Ka qenė nė histori. Krahu i majtė i indipendentistėve kishte njė program social revolucionar dhe ngriheshin mbi kompromise qė parandalonin interesant ekonomike tė Anglisė. Fatkeqėsisht e majta humbi drejtuesin e saj mė tė mirė, Conolly, i cili vdiq nė vitin 1916 dhe asnjeri nuk kishte eksperiencėn dhe cilėsitė pėr tė ndjekur rrugėn e tij.

    Njė drejtues “karizmatik”?

    Ēėshtja e lidershipit ėshtė gjithnjė thelbėsore, kritike. Cila qeveri do drejtojė si duhet, ėshtė problemi i vėrtetė politik.
    Pėrveē dy vėllezėrve mund tė veēoni ndonjė personazh tjetėr interesant?
    Do veēoja atė tė gjyshes, e cila pėr shumė kohė ka qenė njė figurė e rėndėsishme e imagjinatės sonė, pasi ajo pėrfaqėson vendin me tė kaluarėn e tij. Ajo mishėron gjithė historinė, jo vetėm sepse ka jetuar nė shek. XIX, por edhe prej historive qė i kanė treguar. Ajo interpretohet nga njė aktore jo profesioniste. Nė njė farė mėnyre ėshtė njė rast pėr tė treguar rolin e grave nė luftėn pėr pavarėsi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Filmi i rradhes ne Økonkurimin zyrtar ne Kanė : "VOLVER" ("Rikthim") i Pedro Almodovar, film qe shfaqet njekohesisht ne kinemate franceze.
    Komenti im per filmin eshte ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=112




    Ja nje kritikė nga gazetatema.net


    Regjisori spanjoll rikthehet nė botėn e grave me protagoniste Penelope Cruz dhe Carmen Maura


    Kanė, sukses i jashtėzakonshėm i Almodovar


    Mė shumė se 10 minuta duartrokitje kanė pėrshėndetur nė Kanė publikimin e filmit me titull “Volver” tė Pedro Almodovar. Nė kėtė mėnyrė, publiku ka shprehur aprovimin e tij pėr punėn e Almodovar, i cili i ka falenderuar, ndėrsa pėrkrah tij qėndronte aktorja bukuroshe Penelope Cruz, qė shfaqej tepėr e prekur. Reagimi i tė pranishmėve ka konfirmuar mirėpritjen e filmit tė Almodovar, qė ka pasur vlerėsime tė mira dhe nga ana e kritikės. Regjisori spanjoll ėshtė rikthyer nė botėn e grave (ka pėrballuar me sukses nė vitin ’88 “Gra nė prag tė njė krize nervore”) me protagoniste Penelope Cruz dhe Carmen Maura. Filmi flet pėr shfaqjen si shpirt tė njė tė vdekure, e cila shikohet nga vajzat e saj Sole dhe Raimunda. Vepra ėshtė frymėzuar nga kujtimet e fėmijėrisė sė Almodova, dhe pėrshkon njė kopsht...tė mbushur plot me gra. Pedro Almodovar nuk ka dėshirė qė tė flitet pėr Palmėn e Artė, pasi herėn e fundit ku tė gjithė e pėlqyen me “Gjithēka mbi nėnėn time”, ėshtė kthyer nė shtėpi vetėm me njė ēmim pėr regjinė. “Nė vitin ’99 nuk u mėrzita shumė: u zhgėnjeva shumė dy vjet mė vonė, pasi lexova qė presidenti i jurisė, David Cronenberg ishte shprehur se nuk do tė mė vlerėsonte as mua dhe as Lynch me “Njė histori e vėrtetė”, duke paragjykuar kėshtu, jashtė rregullave. Megjithatė nuk ka problem, pasi filmi im rezultoi se me mė tepėr fat nga ata qė u vlerėsuan”. Pėr Almodovar “Volver” ėshtė njė homazh pėr Spanjėn, e zezė, e majtė, e pazhvilluar, qė ishte duke u pėrpjekur pėr tė shpalosur anėn e saj mė tė mirė. “Njė personazh tepėr i rėndėsishėm ėshtė ai i Augustinas, fqinjės sė shtėpisė, e cila fut hundėt nė gjithēka por edhe tė ndihmon, dhe ėshtė njė pjesė e familjes. Tashmė kjo gjė ndodh vetėm nė qytete tė vogla, pasi nė Madrid pleqtė vdesin pa e vėnė re askush, dhe i zbulojnė pas tre ditėsh”. Nė qytetet, tashmė, solidariteti gjendet vetėm nė periferitė multietnike, ku gjithēka ndahet nga tė gjithė”. Nė kėtė mėnyrė, regjisori braktisė tė gjitha tonet e “La mala educacion”, pėr t’iu dedikuar vdekjes, edhe pse vazhdon tė mbetet tepėr origjinal. Kėshtu, s’ka mė histori travestitėsh, burrash me njė tė kaluar tė trishtuar, por gra tė forta dhe tė sigurta nė vete qė pėrpiqen tė pėrballen me jetėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Raimunda (Penelope Cruz), e martuar me njė punėtor, i cili tashmė ėshtė pa punė dhe ka njė vajzė adoleshente (Yohanna Cobo) ėshtė motra e parukieres Sole (Lola Duenas). Irene Abuela (Carmen Maura) ėshtė mamaja e tė dyja vajzave dhe ka vdekur nė njė aksident sėbashku me bashkėshortin e saj. Irene i shfaqet fillimisht motrės Paula (Chus Lampreave) dhe mė pas Soles. Penelope Cruz ėshtė cilėsuar se ka bėrė njė interpretim tė shkėlqyer, sipas Almodova, duke mos pėrjashtuar kėtu dhe influencėn italiane: “Pėr tė gjetur njė fizik, njė truk dhe kostume, mė ėshtė dashur tė shoh aktoret italiane tė viteve ’50 dhe ’60, si Loren qė shiste peshq nė Napoli, apo Claudia Cardinale nė “Vajzat me valixhe”. Nė Spanjė, tradicionalist shtėpiaket nuk janė kaq tė bukura sa nė Itali dhe unė jam pėrpjekur ta zbus disi kėtė”. Nė kėtė mėnyrė, aktorja spanjolle shfaqet nė ekran me njė pamje tė shkėlqyer dhe me sy tė trukuar si vitet ’50. Pikėrisht ky ėshtė edhe ēelėsi qė Penelope shfaqet kaq apasionuese nė film”,tregon Almodovar, i cili i ka vendosur aktores edhe njė fundshpinė fallso. Penelope ka deklaruar se ndihet nė borxh me regjisorin, pasi i ka dhėnė mundėsinė e luajtjes sė njė personazhi shumė mė me botė nga ata qė i ofrojnė nė Shtetet e Bashkuara. “Ka shumė pak personazhe tė tillė. Ėshtė njė dhuratė e rėnė nga qielli. Nuk gjej fjalė pėr tė pėrshkruar xhestin e Almodovar”-shprehet Penelope, e cila ka punuar me kineastin nė “Fol me tė” dhe “Gjithēka mbi nėnėn time”, por nė role tė vogla.

    Duket se Almodovar pėr filmin e tij ka mbledhur njė staf krejtėsisht femėror. Pėrveē Penelope Cruz dhe Carmen Maura (muzės sė saj pas 17 vjetėsh) janė edhe Lola Duenas, Blanca Portillo, Yohana Cobo dhe Chus Lampreave. Pesė protagoniste gjithmonė tė veshura me tė zeza, siē ėshtė edhe tradita e Manchave, grave tė vetmuara, tė trishtuara por me ide tė qarta. Fija qė lidh secilėn prej tyre ėshtė solidariteti. Kur transferohen nė njė qytezė mė tė vogėl, nė periferi tė Madridit, tė gjitha problemet ndahen bashkėrisht. “ Kanė qėnė edhe disa kujtime tė miat pesonale qė mė kanė frymėzuar nė kėtė film- tregon Almodovar- tetė vitet e para tė jetės sime kam jetuar nė La Mancha, ku kopshti ishte bota ime, i gjithi i mbushur me femra, ku jeta shikohej drejtpėrsėdrejti. Shikoja jetėn e nėnės sime, tė motrave tė mia. Ishte njė spektakėl i jashtėzakonshėm. Dhe fqinja e shtėpisė ishte nje element thelbėsor i kėsaj organizate tė vogėl”. “Kisha nevojė qė tė xhiroja kėtė film pėr tė mbijetuar- pėrfundon Almodovar-Nėse do tė ishte nevoja, do tė kisha dhėnė jetėn time pėr “Volver”.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Keto dy ditet e fundit, filmat e prezantuar ne konkurimin zyrtar per Palmėn e Arte kane qene :

    - "Iklimler" ("Klimates") - "Klimat", filmi turk i Nuri Bilge Ceylan. Pritur shume mire nga shtypi dhe kritika profesionale, regjizori turk konsiderohet si pasardhėsi mė i denjė i Antonionit (mjeshtrit te madh te incomunikabilitetit dhe subversionit).
    www.nbcfilm.com




    - "Il caimano" ("Kumbari") -filmi i italianit Nani Moretti (ata qe jetojne ne Itali, mund ta shikojne filmin ne kinemate e ketij vendi, ku deri mė tani ai eshte pare nga 1.5 miljon spektatore !!). Filmi, nje parodi me nje humor te holle e qe midis te tjerash trajton edhe personazhin e Berluskonit, u prit ne menyre tejet entuziaste nga kritika dhe publiku i Kanės.




    - "Babel" filmi i meksikanit Alejandro Gonzįles Ińįrritu. Kritika duket e ndare me dysh persa i perket cilesive te filmit...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Gjithmone ne konkurim per Palmen e Arte, dje u prezantuan ne Kanė :

    - "Dritat e periferisė" ("LAITAKAUPUNGIN VALOT" aka "Les Lumičres du Faubourg") i finlandezit Aki KAURISMÄKI, i cili merr pjese per here te trete ne kete Festival. I pritur shume mire nga kritika dhe shtypi i specializuar, filmi trajton temen e vetmise se nje roje nate.



    Mė ne fund, pas nje jave nga hapja e Festivalit, ndodhi dhe i famshmi eveniment i forte i Kanės: filmi i fundit i francezit Bruno DUMONT i titulluar "Flandres". Regjizori ne fjale, i shquar per filmat e tij rradikalė, origjinalė dhe pa konēesione, tronditi sallėn me forcen e tij kinematografike. I interpretuar totalisht nga aktore jo-profesionistė, gjithmone sipas kritikes, "Flandres" ("Flandra"), filmi i tij me efektet e nje bombe eshte nje meditim fizik dhe mental mbi te miren dhe te keqen, i ēveshur teresisht nga shpjegimet psiko-sociologjike.
    A do te guxoje Juria e Kanės te vleresoje me ēmim nje veper kaq rradikale ? Pergjigja... te djelėn, me 28 maj, ne Ceremonine e Mbylljes se Festivalit.




  9. #9
    NJE TOQE NGA BERATI Maska e Ligesia
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Ne qytetin e miut
    Postime
    64
    Kam qef ta shikoj ate filmin e morettit, kam pare Caro Diario dhe me ka pelqyer shume

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Ligesia
    Kam qef ta shikoj ate filmin e Morettit, kam pare "Caro Diario" dhe me ka pelqyer shume
    Moretti eshte kineasti me i mire qe kane sot per sot italianėt. Mos hezito te shikosh "Il Caimano".

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •