Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kosovë: Ambasada gjermane refuzon vizat për krerët e Bashkësisë Islame

    Myslimanet kosovare denoncojne refuzimin e vizes gjermane.

    Agjensia Associated Press raporton se përfaqësuesit e Bashkësisë Islame te Kosovës thanë se me 27 Prill, Zyra diplomatike gjermane ne Prishtinë ju ka refuzuar dhenjen e vizave, pa dhënë asnjë shpjegim.
    Sipas një komunikate te BIK, delegacioni kishte planifikuar të merrte pjesë ne hapjen e një xhamie te re për shqiptarët kosovare, ne qytetin gjerman te Leverkusenit.
    Komunikata shton se refuzimi u be "pavarësisht nga fakti se grupi kishte paraqitur një ftese dhe kishte plotësuar te gjithë dokumentat e kerkuara" dhe se kjo "nuk do të kontriboje drejt marredhenieve te mira ndermjet dy popujve".
    Zyrtaret gjermane ne Prishtinë i thanë AP se ato nuk japin asnjë koment për raste te vizave individuale.

    28 Prill 2006
    Radio Evropa e Lire ne gjuhën angleze




    Komunikata e protestes e Bashkesise Islame te Kosoves.

    Zyrtarëve të lartë të Bashkësisë Islame nuk i mundësohet pjesëmarrja në hapjen e xhamisë së Leverkuzenit



    Zyra gjermane në Prishtinë pamundësoi pjesëmarrjen e delegacionit të Bashkësisë Islame të Kosovës në përurimin e xhamisë së Levrkuzenit ku më 30 maj 2006, Komuniteti Mysliman i Shqiptarëve bënë hapjen solemne të xhamisë së ndërtuar në një manifestim të organizuar enkas për këtë.
    Në këtë manifestim pos besimtarëve tanë që jetojnë në Gjermani e diasporë janë të ftuar që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e bashkësive fetare nga trojet shqiptare dhe më gjerë si dhe shumë personaliteti të rëndësishme nga jeta politike fetare e kulturore e Leverkuzenit e më gjerë.
    Me qëllim që të jemi sa më afërë besimtarëve tanë, të cilët edhe kishin dërguar ftesë zyrtare që një delegacion i Kryesisë së BI të merrte pjesë në këtë manifestim duke respektuar dëshirën dhe vullnetin e tyre të mirë, dhe në anën tjetër e kemi obligim kushtetues e moral që të jemi në mesin e besimtarëve tanë që punojnë e veprojnë në diasporë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kishte caktuar që delegacionit të Kosovës t’i printe Ahemt ef. Sadriu-anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
    Madje
    Kryesia organizatorit në Gjermani i kishte konfirmuar pjesëmarrjen, krejt këtë më qëllim të rregullimit dhe plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për të udhëtuar.
    Zyrtarët e BI-së, pasi që kompletuan dokumentacionin e nevojshëm, kanë aplikuar për vizë në sektorin e vizave në Zyrën gjermane në Prishtinë, mirëpo dje zyra gjermane pa ndonjë arsyetim ka refuzuar kërkesën e zyrtarëve të BI-së për viza, me çka edhe pamundësoj pjesëmarrjen e delegacionit të BI në manifestimin e Leverkuzenit.
    Me këtë rast Kryesia e BI shpreh shqetësimin e saj për këtë veprim të zyrtarëve të Zyrës gjermane në Prishtinë, e bindur se veprimet e tilla nuk i kontribuojnë miqësisë së dy popujve, aq më tepër kur kjo nuk është hera e parë që zyrtarëve të BI nuk u jepet viza që të vizitojnë Komunitetin shqiptarë në Gjermani, të rikujtojmë se kjo është hera e katër që Zyra gjermane refuzon që tu jap vizë zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
    E njëjta gjë është përsëritur qe dy vjet edhe me kërkesat e BI që gjatë Ramazanit, kur Komuniteti ynë atje kishte kërkuar ligjërues nga Kosova, me gjithë dëshirën e mirë të Kryesisë dhe pasi kishte caktuar edhe imamët që do të shkonin qe refuzimi i zyrës gjermane për viza që imamët tanë nuk mund të jenë në mesin e besimtarëve tanë.Jemi thellë të bindura që politika refuzuese, që ndjekin disa segmente të zyrës gjermane në Prishtinë nuk paraqesin qëndrimin e popullit dhe të qeverisë gjermane aq më tepër kur dihet që Gjermania është një ndër kreatorët e Evropës së bashkuar.Logjika dhe politika refuzuese pa marr parasysh nga kush vjen dhe në emër të kujtdo qoftë që bëhet, nuk i kontribuon proceseve integruese aq shumë të proklamuar për popujt që aspirojnë integrimin ne Evropën e bashkuarMbesim me shpresë se në të ardhmen do të gjejmë mirëkuptim edhe të zyrtarëve të Zyrës gjermane dhe do të jemi në mesin e besimtarëve tanë, për të realizuar misionin tonë të shenjet

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ja u paskan be si burrat.

    Kosovaret le te shkojne me mire neser ne pallat te sportit e te bejne tifozllik per Luan Krasniqin, se sa harxhijne para per tju bere konkurence arabve, turqve, pakistanezeve, sudanezeve apo afganistansave duke cu sumen lopthi.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Me verte se ia paskan bo si burrat kto gjermanet, ku kane qene me heret!

    Oooo Gjermone zgjohi nga gjumi...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une nuk e di nese mosdhenia e vizave ka qene nje diferencim fetar. Nese eshte keshtu, atehere gjermanet kane zgjedhur te mbeshteten ne principet e fese se tyre apo ne vete bindjet e tyre anti-islamike duke shkelur parimin e respektimit te personit tjeter. Nese nuk eshte keshtu, atehere ambasadat u leshojne nje leter te bardhe aplikanteve ku shpjegohen arsyet pse nuk u jepet viza. Nuk ka mundesi te mos kete "ndonje arsyetim". Ne te kundert, komuniteti ne fjale le te ankohet prane Ombudsmanit europian...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  4. Kultura Islame në gjuhën shqipe e shfaqur në Internet
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 06:17
  5. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •