MOISIU NUK FTON PRESIDENTIN PAPULIAS
Takimi informal i presidenteve te rajonit, mungon presidenti grek dhe ai kosovar.
Tete presidentet e rajonit diskutojne neser mbi mundesite e bashkepunimit mes paleve.
Neser ne Durres do te zhvillohet takimi informal i presidenteve te rajonit.
Ajo qe bie ne sy eshte mungesa e presidentit grek, Karolios Papulias. Ne njoftimin zyrtar te Presidences jane te gjithe emrat qe do te jene ne kete takim, por mungon ai i presidentit grek. Takimi do te zhvillohet me ftese te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, dhe te Presidentit te Republikes se Kroacise, Stipe Mesi .
Si thuhet ne njoftimin zyrtar te Presidences, bashke me presidentet Moisiu dhe Mesi , te pranishem do te jene edhe Presidenti i Bosnje Hercegovines, Sulejman Tihi , Presidenti i Bullgarise, Georgi Parvanov, Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski, Presidenti i Rumanise, Traian Basesku, Presidenti i Malit te Zi, Filip Vujanovi dhe Presidenti i Serbise, Boris Tadi .
Pra jane te ftuar te jene ne kete takim te gjithe presidentet e rajonit me perjashtim te atij grek dhe nuk mbetet pa rene ne sy dhe mungesa e Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu. Por nese per kete te fundit mosprania e tij eshte e justifikuar per shkak te mosqenies akoma shtet te Kosoves, ajo qe nuk mbetet jashte vemendjes eshte mungesa e Presidentit grek, Karolios Papulias.
Ne te vertete ky i fundit mesohet se nuk ka marre ndonje ftese per te qene pjese e ketij takimi te rendesishem edhe pse eshte informal. Mungesa e Papuliasit ne kete takim nuk eshte nje fakt qe nuk bie ne sy, por dhe mosftesa per te eshte e justifikuar. Ishte presidenti grek qe pak muaj me pare u kthye ne mes te rruges ne nje takim informal qe kishte me homologun e tij shqiptar ne Sarande.
Dhe kjo ndodhi sipas tij pasi nuk ndihej i sigurte per shkak te protestave paqesore te nje grupi am po ate dite ku kerkonin pronat e tyre ne Greqi. Pas kesaj, komentet e shtypit grek ishin nga me te ndryshmet, duke e cilesuar ne kete menyre Shqiperine si nje faktor qe nuk prodhon stabilitet ne rajon.
Ne kete menyre, ai nuk do te jete neser pjese e bisedimeve mes te gjithe presidenteve te rajonit dhe mosftesa per te eshte pranuar dhe nga te gjithe pjesemarresit derisa ata kane konfirmuar pranine e tyre edhe pse presidenti grek mungon.
Po keshtu ne kete takim informal nuk do te jete as presidenti i Kosoves, per shkak se tashme Kosova synon pavaresine e saj dhe pjesemarrja ne nje takim te tille mund te sillte acarim te marredhenieve, referuar faktit se do te jete i pranishem Presidenti serb, Tadi . Tete presidentet do te kene si teme kryesore te takimit eshtje te bashkepunimit ekonomik dhe te fushes se turizmit.
Ky takim eshte nje rast edhe per nje shkembim pikepamjesh mbi zhvillimet me te fundit ne rajon, ne kuader te perpjekjeve per rritjen e bashkepunimit dhe mirekuptimit, si faktore nxites per pershpejtimin e integrimit euroatlantik te rajonit. Gjate qendrimit ne Shqiperi, kryetaret e shteteve pjesemarres, krahas axhendes se percaktuar, do te zhvillojne edhe takime bilaterale, thuhet ne njoftimin e institucionit te Presidences.
Koha Jone
Krijoni Kontakt