Protesta ne Athine dhe Selanik kunder vizites se Rice.
Jane zhvilluar sot protesta kunder nje vizite pune ne Greqi te Sekretares se Shtetit te SHBA Condoleezza Rice, ne Athine dhe ne qytetin verior grek Selanik, nga grupime te majta por qe u penguan nga nje prani e forte e policise, qe te afrohen prane rruges ku kalonte delegacioni amerikan.
Nje proteste e organizuar dhe nga Partia Komuniste Greke (KKE) dhe organizata "Stop the War", filloi prane Universitetit Proyale, ndersa Forumi Social Grek mbajti nje proteste ne Klathmonos Square.
Dy marshime te tjera proteste u mbajten gjithashtu ne Selanik, njeri i organizuar nga Partia Komuniste Greke dhe tjetra nga Koalicioni i Majte dhe Partia Ekologjike.
Marshi i Partise Komuniste Greke dhe organizates "Stop the War" nisi ne sheshin Syntagma, por u bllokua nga policia ne Amerikis Street.
Protestuesit ndryshuan drejtimin drejt Academias Street.
Demostrata dhe marshimi i organizuar nga Forumi Social Grek nisi ne Klafthmonos Square duke leshuar parrulla te tilla si "Larg duart nga Irani", duke shprehur keshtu kundershtimin e tyre kundrejt politikes amerikane.
Incidente te vogla jane verejtur ne Panepistimiou Avenue dhe Amerikis Street, kur disa protestues provuan te cajne rrethimin e policise dhe te marshojne drejt Syntagma Square.
Policia perdori gaz lotsjelles per te shperndare protestuesit ne Academias Street.
(Marre nga agjensia greke e lajmeve ANA-MPA)
Krijoni Kontakt