Shkruanemal VELIJA

Ardhja nė krye tė diplomacisė sė shtetit Serbi/Mali i Zi e njė ultranacionalisti serb si Vuk Drashkoviq, i njohur edhe si lider i njė partie tė Ripėrtėritjes Serbe, ėshtė dhe sinjali mė i qartė i konseguencės dhe parimėsisė qė udhėheq nė ēdo kohė fqinjin tonė verior. Padyshim fitorja e bujėshme e Sheshelit nė zgjedhjet e fundme nė Serbi, ishte njė sinjal tjetėr i vazhdimėsisė, por duke pasur ky lider njė profil tė diskretituar nga propaganda, u bėnė pėrpjekje pėr tė amortizuar njė shfaqje tė tillė arrogante tė frymės agresive qė karakterizon thelbin e shoqėrisė serbe. Nėse pėr vitin 1999 u gjet njė modus vivendi duke ia ngarkuar mbi shpinė Milosheviēit tė gjithė fajėsinė kolektive serbe, votat pėr Sheshelin dhe ngritja e njė lideri si Drashkoviqi janė paralajmėrimi dhe pėrgėnjeshtrimi mė i mirė pėr politikat e vetėmashtrimit qė luhen, si nga ndėrkombėtarėt ashtu edhe nga pseudopolitikat e shqiptarėve. Nayrisht nuk duam tė lėndojmė kėtu ato segmente qė, nė mėnyrė flagrante dhe tė paturp, i bėnin fushatė nė Shqipėri nė zgjedhjet e vitit 1994, ultranacionalistit Vuk, duke e vlerėsuar nė shtypin partiak tė kohės si njė "intelektual dhe demokrat tė shquar", duke organizuar madje edhe delegacionin e famshėm Ngjela-Ceka-Imami pėr nė Beograd. Ndoshta njė aleat i tillė si Drashkoviqi ėshtė ende i lakmuar apo dhe i mirėkuptuar nga ata qė e reklamuan nė atė kohė, por kėtė do ta dėshmojė koha, si shumė dukuri tė tjera tė dhimbėshme nė skenėn shqiptare tė politikės.

Me tė ardhur nė krye tė diplomacisė serbe, Drashkoviqi (siē ėshtė karakteristikė e liderėve nacionalistė) u shpreh mjaft hapur dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, pa pasur nevojė dhe merak pėr ndonjėfarė mveshje zbukuruese e "demokratikase", mė njė vizion dhe koncept agresiv tė diktuar nga vetė drejtimi politik qė ka ndjekur qysh herėt. Ai evokoi ndjenjėn e heronjve serbė qė duhet tė sakrifikoheshin, duke u vetėdorėzuar nė Hagė si heronj, pėr hir tė interesave tė Serbisė. Mė tej, ai u deklarua publikisht kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Nė intervistėn e BBC, tė pasqyruar edhe nė shtypin shqiptar, ai argumenton se "Do tė ishte shumė e rrezikėshme si pėr serbėt, ashtu dhe pėr shqiptarėt, sepse gjenerata serbėsh do tė ėndėrronin pas asaj dite se si ta ēlironin Kosovėn, dhe serbėt do tė ktheheshin nė hebrenjtė e Europės duke ėndėrruar pėr ēlirimin e Jeruzalemit". Pavarėsia e Kosovės, -shprehet Vuku, -do tė shkonte kundėr dėshirave dhe tė drejtave tė serbėve qė jetojnė atje.

Nė tė njėjtėn kohė, kur Drashkoviqi nė mėnyrė mjaft tė qartė jep qėndrimin serb tė palėkundur, vėrejmė se "faktori ndėrkombėtar" vijon ti bjerė fyellit nė tė njėjtėn vrimė. Sekretari i pėrgjithshėm i Nato-s, Shefer, gjatė vizitės nė Kosovė, gjeti edhe njėherė rastin tė qortojė shqiptarėt shumicė se nuk kanė punuar sa duhet pėr rindėrtimin e besimit ndėretnik nė Kosovė, dhe nuk kanė qėnė aq tė zellshėm pėr dėnimin e dhunės sė marsit, ku prej serbėve u ndoqėn me qen dhe u mbytėn tre fėmijė shqiptarė, gjė qė solli mė pas acarimin e gjendjes dhe kundėrveprimin e natyrshėm tė zemėrimit tė shqiptarėve. Dhe fajin pėrsėri duhet ta mbajnė shqiptarėt.



Koment mbi argumentin e Drashkoviqit



Padyshim qė pėr Drashkoviqin dhe pėr serbėt ajo ēka shprehu nė BBC pėrbėn njė argument, dhe nuk mund tė akuzohen pėr mungesė logjike apo "dalje jashtė binarėsh". Nė kėndvėshtrimin serb ėshtė e drejtė dhe argument ajo ēka u shėrben dhe ėshtė nė interesin kombėtar tė tyre. Tjetėr punė se, e ballafaquar me tė drejtėn e tė tjerėve dhe interesat e tė tjerėve, kjo pėrbėn njė kundėrshti flagrante. Nė fund tė fundit, edhe Drashkoviqi, edhe serbėt e tjerė, nisen nga caku i tyre i nocionit pėr tė drejtėn dhe pėr interesin, dhe jo nga ndonjė koncept i sė drejtės universale. Parimi "e vėrteta dhe e drejta ėshtė ajo qė mė duhet mua" nuk ėshtė njė parim i panjohur apo i kapėrcyer nė kohėt e sotme. Prej tij janė larguar vetėm naivėt fatkeqė, tė pafuqishmit qė presin lėmoshė, apo ata qė parapėlqejnė tė mashtrohen me vetėdije pėr shkak tė prirjes viktimizuese apo vetėdijes sė shitur. Nė kėtė aspekt, serbėt janė mjaft tė sinqertė dhe nuk llomotisin gjithė ditėn e ditės fraza tė pakuptimta mbi tė drejtėn universale, mbi altruizmin, mbi sakrificėn e interesave pėr hir tė ideologjive internacionaliste (qoftė marksiste apo demokratikase), mbi integrimet e globalizimet utopike. Sėmundje mjaft e rėndė kjo qė i ka zėnė shqiptarėt tash sa e sa dekada, e veēanėrisht nė vitet e tanishme.

Pra, Drashkoviqi jep njė argument tė njėmendtė kur thotė se gjeneratat e serbėve do tė ėndėrrojnė pėr ēlirimin e Kosovės, pasi ai bazohet nė shtratin psikologjik, nė frymėn ekspansive dhe agresive qė ka karakterizuar gjithherėt kombin e tij, nė pandryshueshmėrinė e politikės dhe formimit politik qė udhėheqin atė. Ajo ēka ėshtė pushtuar njėherė, qoftė dhe pėr njė ditė, pėr serbėt kthehet nė njė obsesion dhe nė njė "tė drejtė" tė patjetėrsueshme qė pėrcillet brez pas brezi me pikėsynimin pėr ta rimarrė. Drashkoviqi shprehet shumė qartė se "pavarėsia e Kosovės do tė shkonte kundėr dėshirave dhe tė drejtave tė serbėve", pasi pėr tė nuk ekziston e drejtė tjetėr dhe pėr kėnd tjetėr pėrveē asaj tė serbėve. As dėshira, vullneti apo aspirata e tjetėrkujt nuk mund tė prekė apo tė frenojė furinė serbe.

Ndėrsa kur i krahason serbėt me hebrenjtė e Europės, dhe Kosovėn me Jeruzalemin, Vuku ėshtė i bindur nė vetvehte se kjo nuk pėrbėn argument, por njė paralajmėrim dhe moto propagandistike pėr politikat e mėpastajme serbe.

Por ēdo argument qėndron si i tillė pėrderisa nuk ėshtė pėrballur me kundėrargumenta tė palės sė prekur, e nė kėtė rast tė shqiptarėve. Ai ka tė drejtė qė flet pėr ėndrrėn serbe tė ēlirimit tė Kosovės, pėrsa kohė shqiptarėt nuk kanė jetuar (por e kanė pranuar mjerisht si njė fatalitet suprem) me ėndrrėn pėr ēlirimin e Nishit, Vranjės, Kurshumlisė, Toplicės, etj. (ashtu si nė njė kahje tjetėr kanė pasur frikė tė jetojnė me ėndrrėn pėr ēlirimin e Thesalisė, Maqedonisė jugperėndimore, Ēamėrisė, e Epirit tradicional, vise kėto qė janė pushtuar njė kohė tė vonė nga shteti grek). Nė kėtė rast, ėndrra serbe do tė moderohej, do tė bėhej mė e arsyeshme, pasi serbėt e njohin dhe respektojnė argumentin e forcės. Ėndrra e vjetėr serbe ka qėnė edhe Shkodra dhe Durrėsi (mjafton tė kujtojmė thirrjet dhe ekzaltimin e ushtarėve serbė kur prekėn ujėrat e Adriatikut nė fillim tė shekullit njėzet), por kjo ėndėrr tashmė duket e tejkaluar mbasi ndjenė rrezikun dhe kundėrargumentin e Kosovės. E padyshim, nėse shqiptarėt do tė kishin lėvruar me ngulm dhe bindshėm kundėrargumentin e Nishit, serbėt do ta kishin harruar edhe ėndrrėn e Kosovės. Nė kėtė drejtim nuk mund tė akuzohen serbėt pėr mungesė logjike, por shqiptarėt pėr mungesė kurajoje dhe vullneti, pėr tė mos thėnė edhe pėr bjerrje tė mjerueshme tė vetėdijes dhe tė vullnetit pėr tė qėnė vetvetja para se tė jenė lėndė integruese.



Sokaku qorr i shqiptarėve dhe kallauzi ndėrkombėtar



Pėrveēse ka shprehur argumentin nė kėndvėshtrimin serb dhe ka shpalosur publikisht qėndrimin konseguent tė shtetit serb nė kėto ēėshtje problematike tė Ballkanit, Drashkoviqi jep njėkohėsisht edhe njė leksion pėr shqiptarėt qė politikisht drejtohen drejt theqafjes, por edhe pėr ndėrkombėtarėt qė nė mėnyrė o naive, o cinike, o armiqėsore, kėshillojnė dhe prijnė shqiptarėt drejt kėsaj theqafje.

Ai ka bėrė tė qartė se si politikan serb do tė luajė vetėm pėr interesat e njohura serbe, pavarėsisht frymėrave apo korenteve tė reja qė enden si re demagogjike mbi Ballkan. Atė nuk e ha meraku pėr tė qėnė nė harmoni me retorikėn dhe modelet kallpe tė integrimit apo shkrirjeve rajonale, tė cilat janė kthyer nė njė refren bajat dhe qė shqiptarėt po i pėrdorin nė vend tė ēamēakizit. Kurrsesi nuk duhet kuptuar se Drashkoviqi po i kundėrvihet demokratizimit (tė kėrkuar me ngulm nga ndėrkombėtarėt e afeksionuar pas serbėve kryeneēė qė nuk pranoJnė tė hanė kumbulla tė tharta) apo politikave integruese, por ai ato i sheh nė po atė kuadėr qė janė parė gjithherėt lėvizjet rajonale, qoftė prej Fuqive tė Mėdha, qoftė prej fuqive tė gadishullit, grekė e serbė (qė edhe pse nuk pėrbėjnė mė potenciale pėr tu quajtur si tė tilla, pra fuqi, kanė mbetur nė tė njėjtėn psikozė vlerėsimi, dhe kėrkojnė tė riciklohen si tė tilla edhe nė zhvillimet e sotme). Pra, integrimi nė konceptin grek dhe serb, e nė kėtė rast i Drashkoviqit, kuptohet si pėrthithja e hapėsirės, potencialit njerėzor e ekonomik tė shqiptarėve, nė po ato projekte e modele tė konfederatave tė dikurėshme serbo-greke qė kontrollojnė e sundojnė Ballkanin. Ndėrsa nuk duhet keqkuptuar Drashkoviqi nė aspektin demokratizues, pasi sistemi demokratik nuk pėrjashton madje ėshtė nė funksion tė interesave tė shtetit mbi tė cilin aplikohet ky sistem. Serbia nuk mund tė quhet e pademokratizuar, nėse shpreh prirje agresive apo ekspansioni, pasi kėshtu duhej tė vinim nė dyshim tė gjitha shtetet demokratike tė njohura pėr politikat e tyre tė kontrollit, ndikimit apo edhe pushtimit.... Demokraci nuk do tė thotė humbje apo sakrifikim i interesave kombėtare apo shtetėrore.

Fatkeqėsia ėshtė se shqiptarėt (mė saktė, politikanėt e tyre mercenarė) kanė dashur apo janė urdhėruar ta kuptojnė nė kėtė mėnyrė dhe tashmė iu ngjall habi dhe pakėnaqėsi qėndrimi konseguent serb nė mbrojtje tė interesave vetjake. Ata do kishin dashur, tė paktėn demagogjikisht, qė serbėt tė shpreheshin nė mėnyrė mashtruese nė harmoni me retorikėn rozė qė kanė mėsuar ata vetė pėrmendėsh, pasi kėshtu iu duhet qoftė edhe formalisht tė mbajnė qėndrim. Vetė politika shqiptare (apo antipolitika shqiptare) e lėvruar kėtyre kohėve ka qėnė nė dėm tė interesave shqiptare, kombėtare, shtetėrore madje edhe individuale (qytetare), duke mashtruar publikisht pėr frymėn e re qė karakterizon Ballkanin. Njėkohėsisht, ajo ka luftuar me ēdo mjet e mėnyrė ēdo prirje apo shkėndijė nacionalizmi duke e quajtur si armikun e demokracisė, dhe duke nxjerrė nė tė njėjtėn kohė si arsyetim logjik se demokracia qenka armiku i papajtueshėm i nacionalizmit. Leksioni Drashkoviq ėshtė njė thirrje pėr shqiptarėt qė tė hapin sytė dhe tė mos luajnė lojėn e gomarit qė thosh "ishalla jam nė ėndėrr". Argumenti Drashkoviq kėrkon me vendosmėri njė kundėrargument tė fuqishėm nga ana e shqiptarėve. Jo mė tashmė vetėm kundėrargument historik apo romantik, por pikėsėpari politik e juridik (pa uruar qė tė ketė nevojė edhe pėr kundėrargumenta tė tjerė tė planit "ēlirues" apo tė stilit hebre, domethėnė tė argumentit tė pakundėrshtueshėm tė forcės). Politika shqiptare dhe deri edhe mendėsia e shqiptarėve tė kudondodhur e kanė tė domosdoshme tė ēlirohen:

-sė pari, nga koncepti viktimizues pėr tė kėrkuar tė drejtėn vetėm kur iu leverdis tė tjerėve,

-sė dyti, nga shtrati parimor dhe ideor (apo absurdi logjik qė i karakterizon) qė ngrihet mbi altruizmin nė rastin mė tė mirė dhe mbi mercenarinė nė realitet, domethėnė, mbi njė shtrat fiktiv e demagogjik pasi ėshtė jashtė konteksit funksional e organik pėr tė cilin ėshtė krijuar kjo politikė e quajtur shqiptare.

-sė treti, nga meraku pėr tė qėnė sa mė tė pėlqyeshėm karshi tė tjerėve edhe kur shkelen me kėmbė interesat kombėtare e shtetėrore, pėr tė ndjekur verbėrisht kėshillat dhe urdhėrat nė ngjashmėri me qenin e gjahut, edhe kur ato janė nė kundėrshti flagrante me interesat shqiptare,

-sė katėrti, nga njė vullnet i marrė dhe i pafalshėm pėr tė ikur nga nacionalizmi apo edhe mė thjeshtė nga synimi pėr tė pėrmbushur interesat dhe aspiratat vetjake.

-sė pesti, nga fatalizmi karakterizues qė mbėshtetet nė arsye tė gėnjeshtėrta si ato tė "kombit ė vogėl", "shtetit tė vogėl", "vullnetit tė pakundėrshtueshėm tė gjigandėve", etj.

Sidoqė tė jetė qėndrimi serb, faktori ndėrkombėtar do ta anashkalojė pakėnaqėsinė e tij karshi Serbisė, pasi ėshtė i vetėdijshėm se serbėt lėvizin nė njė logjikė "tė shėndoshė" dhe nė njė arsye tė qėnėsishme, ashtu siē lėvizin nė fund tė fundit tė gjithė, qofshin kėto amerikanė, gjermanė, francezė, etj. Pra, nė logjikėn e interesit vetjak dhe tė llogarive qė shkojnė nė dobi tė tij. Pėrjashtimi i termit nacionalizėm nga fjalori politik i sotėm, ėshtė thjeshtė njė taktikė retorike, apo ndoshta njė nevojė pėr riformulim nė kushtet e zhvillimit tė sotėm, por qė gjithsesi mbetet nė thelb po ai. Ai, pra nacionalizmi, luftohet tek tė tjerėt, por jo tek vetvehtja, dhe pikėrisht kjo ėshtė edhe shfaqja mė e qartė tij. Termat nė fund tė fundit janė krijuar pėr tė shprehur kuptimėsinė, por janė shfrytėzuar edhe pėr tė fshehur apo mashtruar kėtė kuptimėsi.

Pra, shqiptarėt nė kėtė kohė, duhet tu jenė "mirėnjohės" fqinjėve, e nė kėtė rast Drashkoviqit, qė japin leksione se si duhet ti trajtojnė dhe zgjidhin ēėshtjet dhe interesat e tyre. Mė pas nuk mund tė fajėsohen serbėt e grekėt pse dėshtojnė shqiptarėt, pse nuk duan tė kuptojnė se "nuk mund tė duash tjetrin pa dashur vetvehten", dhe "nuk mund tė heqėsh edhe kėmishėn kur tjetri tė ka rreėmbyer pallton".... Shqiptarėt ndodhen nė njė sokak qorr, duke u sjellė rreth vehtes e duke humbur pėrditė diēka. Fajin e ka politika, por mėkati nuk i duhet lėnė vetėm asaj, dhe kthesa nuk duhet tė fillojė vetėm tek ajo. Shqiptarėt fillimisht kanė nevojė tė sqarojnė dhe pėrtėrijnė vetėdijen dhe vullnetin pėr tė qėnė dhe pėr tu ngritur si tė tillė, pra si shqiptarė.