Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 145
  1. #11
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Gezuar pashket te gjitheve!Krishti i ngjall!DHE PER SHUME VJET!
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  2. #12
    GEZUAR PASHKET!!! Krishti u ngjall!!! ... Vertet u ngjall!!!
    Kush do perplase vezen me mua?! ... Ja mban ndonjerit.

    P.S.: Atesit jam po me mire se te gjithe besimtaret urroj.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  3. #13
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Lightbulb Krishti u ngjall! Vertete u ngjall!

    Gezuar Pashket te gjithe vellezerve dhe motrave ne Krisht!


    "Krishti u ngjall dhe demonet u rrezuan. Krishti u ngjall dhe engjejt gezojnė. Krishti u ngjall dhe jeta mbreteron!" (Disa fjale qe me mbeten ne mendje sonte gjate liturgjise ne kete dite te Shenjte.)


    Lioness
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 23-04-2006 mė 04:31

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anėtarėsuar
    16-01-2004
    Postime
    879

    Smile Gezuar Pashket

    KRISHTI U NGJALL

    JU UROJ TE GJITHEVE TE KALONI SA ME MIRE
    TE KENI DASHURI,SHENDET DHE PAQE NE ZEMRAT TUAJA

    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Gezuar Pashket gjithe besimtareve te krishtere shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anėtarėsuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Gezuar pashket dhe per shume vjet me mire..
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  7. #17
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Gezuar pashket besimtareve krishter Shqipetare.

  8. #18
    "Krishti u ngjall se vdekure,
    Me vdekjen, vdekjen shkeli,
    Edhe te varrosurve, u fali jete!!!"

    Veza e kuqe eshte nje nga simbolet me te bukura, dhe thyerja e saj tregon thyerjen e fuqise se mekatit ne jeten e dikujt.
    E kuqja, simbolizon gjakun e Krishtit qe thyen pushtetin e mekatit dhe na lan na ben te bardhe (e bardha e vezes) dhe kjo thyerje dhe ky pastrim na afrojne ne driten e Perendise (e verdha e vezes).

    Gezuar Pashket! Krishti u ngjall - VERTET U NGJALL!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #19
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Krishti u Ngjall se vdekurish me vdekje vdekjen shkeli

    E Diele, 23 Prill 2006
    Nga Anastas JANULLATOS


    Ky himn paskal do te trondite tere kete kohe mendimet tona, duke perfshire ne menyre mistike gjithe qenien tone. Deshira per jete na pushton, por njekohesisht, ne cdo cast vdekja na kercenon, ne forma te ndryshme dhe neve na sundon frika e vdekjes. E kremtja e sotme vjen per te na kujtuar se ne perleshjen gjigante midis jetes dhe vdekjes, qe mbizoteron ne historine njerezore, Jezu Krishti e shpartalloi vdekjen me Ngjalljen e Tij.

    Trupi qe mori Zoti yne kur u be njeri, edhe pse pa mekat, ishte, ashtu si trupi yne, i nenshtruar ndaj vdekjes. Trupi qe ngriti me Ngjalljen e Tij te triditeshme, eshte i terendritshem dhe i paprishshem. Fjala e Ngjallur e Perendise u ngjit lart drejt Atit te Tij, duke marre me vete natyren njerezore, se ciles tashme i ofrohet plotesia e jetes.

    Ngjallja e Krishtit i dhuroi njeriut clirimin nga vdekja, lirine nga frika e vdekjes dhe ankthit qe ajo shkakton. "Askush te mos kete frike nga vdekja", shpall Shen Joan Gojarti, "se ne na cliroi vdekja e Shpetimtarit". Dhe me fjalet e Dhiates se Re, ai shprehet: "Ku eshte, o vdekje, thumbi yt? Ku eshte, o Hadh, fitorja jote? Dhe falenderojme Perendine qe na dha fitoren me ane te Zotit tone Jisu Krisht" (1 Korinthianet 15:54,57).

    Me Pashken ze fill shekulli i ri, qe hyn ne kohe dhe e perterin ate. Pas Ngjalljes ndrit tashme jeta dhe tek koha rrezaton perjetesia. Kjo siguri, qe nga periudha e Apostujve, te cilet ishin deshmitare te ngjarjes unikale te Ngjalljes, deri ne ditet tona, perfshin Kishen dhe percakton identitetin e saj.

    * * *

    Qe nje dite te gjithe do te vdesim, eshte e sigurt dhe e dime. Por ajo qe kerkohet eshte se si do ta kapercejme vdekjen, si do te rrojme. Mesazhi i perhershem i Kishes eshte se nuk sundon vdekja kur ne jemi ne shoqeri me Krishtin. Sepse Ai eshte "Ngjallja dhe jeta" (Joani 11:25), qe si Perendi ua transmeton te gjithe atyre qe bashkohen me Te. Kjo shoqeri para se gjithash eshte dhurate, "hir". Nje hir qe nuk imponohet, por qe do te duhet te pranohet lirisht nga ndergjegjja e njeriut. Ai ka te beje me njohjen, besimin, dashurine, me perfshirjen dhe pjesemarrjen ne Trupin e Krishtit te Ngjallur, me misteret e Kishes se Tij. Jeta e re me Krishtin na jepet brenda Kishes me hirin e Shpirtit te Shenjte. Cdo Liturgji Hyjnore eshte Pashke dhe kungimi eshte dhurate e hirit te Shpirtit te Shenjte "per jete te amshuar". Liturgjia hyjnore e Vasilit te Madh e thekson: "E pame tipin e Ngjalljes sate; u mbushem me jeten tende te amshuar...". Jeta jone merr kuptim nga ajo cka aspirojme. Dhe ne "presim ngjalljen e te vdekurve dhe jeten e ardhshme te amshuar. Keshtu, pas Kungates Hyjnore, kendojme himnin: "O Pashke e madhe dhe e tereshenjte, o Krisht... na jep neve mundesine per te marre pjese ne diten qe nuk perendon te mbreterise sate".

    * * *

    Me vdekjen perballemi perdite; me semundjet, me humbjen e njerezve tane te dashur, me ndarjet tragjike. Ne kete kufi te frikshem, vetem besimi tek Krishti i Ngjallur hap horizontin e mbyllur dhe na jep ngushellim dhe mundesine per te mbajtur lidhjet me te gjithe ata qe iken - me lutjen, dashurine, heshtjen paqesore. "Kujtimi i vdekjes" behet kujtim ngjalljeje; na cliron nga ankthi dhe nga tronditja. "Askush te mos kete frike nga vdekja, se ajo nuk eshte prishje, por pikenisje e jetes", ngushellon Vasili i Madh.

    Megjithate, vec shijes se drejtperdrejte te vdekjes reale, ne jeten e perditshme ka kundermime vdekjeje, qe i leshojne ne menyre indirekte jo vetem rreziqet e shumta qe ushtrojne trysni ne jeten tone, por gjithashtu mekati, padrejtesia, shpifjet, smira, urrejtja. Ne keto kundermime helmuese, qe percjellin frymen e Hadhit ne jeten tone te perditshme, ekziston dhe antidoti. Ai eshte perjetimi i se vertetes se Ngjalljes me besimin, mendjen, me himnin, me tere qenien tone. Duke fuqizuar brenda nesh sigurine e Ngjalljes se Krishtit, Kisha na jep qendrese te brendshme per t'iu kundervene qetesisht frymes se cdo lloji vdekjeje. Duke e jetuar brenda Kishes ngjarjen e Pashkes, ne marrim energji te reja per te qene mbartes te jetes se re, te vertete, krijuese.

    Ritmi i Ngjalljes, qe koordinon jeten adhuruese Orthodhokse, qe mbeshtet qenien tone, qe perterin vazhdimisht shpresen tone, qe na jep vizion te ri dhe entuziazem per jeten, sundohet nga perjetesia. Morali i Ngjalljes transformon fytyren e ashper te se perditshmes. Na ndihmon per te pare edhe ne kushte melankolie, nje pashke, pra nje "kalim", nje dalje ne drite. Ngjallja, qofte edhe ne menyre te pavetedijshme, eshte bere burim i perteritjes se botes. Njerezit qe i besuan Krishtit te Ngjallur, munden, me fuqine e Tij, te transformojne armiqesine ne pajtim, urrejtjen ne dashuri, dhembjen ne gezim, poshterimin ne triumf, te perditshmen pa kuptim ne krijimtari. Brenda rrezatimit te Ngjalljes, te gjithe e te gjitha mund te transformohen dhe te mbushen me drite.

    * * *

    Dy probleme, ne menyre te vecante, mundojne njeriun: "I pari, qe do te vdese. I dyti, qe do te rijetoje". Te dyja, gjejne kuptim dhe zgjidhje brenda drites se Ngjalljes se Krishtit, i cili eshte Mundesi i vdekjes dhe jeta e botes. Ne besimin dhe ne adhurimin e Orthodhoksise gjendet nje dinamizem shume i madh Ngjalljeje.

    Besimi dhe dashuria jone ndaj Zotit te Ngjallur, le te mbushin qenien tone per te kuptuar dhe per te perballuar keto dy ceshtje te medha qenesore: te vdekjes dhe te jetes. Me veshtrimin dhe mendjen te perqendruar tek Krishti i Ngjallur, le te perballojme cdo forme ose cdo fryme vdekjeje qe transmeton mekati, smira e padrejtesia dhe le te behemi fryme ngjalljeje ne mjedisin tone.

    * Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise

  10. #20
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    KRISHTI U NGJALL !

    Gezuar.

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qėnė Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Krishti u ngjall se vdekuresh!
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2003, 11:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •