Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    A jeni gati te mbani mbi supe Kryqin e Krishtit?

    Java e Madhe - Java e Vuajtjeve

    Jemi duke kaluar Javen e Shenjte, Javen e Madhe te Pashkes. Kjo mund te quhet edhe Java e Vuajtjeve apo Java e Pesimit te Krishtit. Si besimtare te Krishtere, thirremi te perkujtojme e perjetojme gjithe vuajtjet e Krishtit kete jave. Hyrjen e Tij ne Jeruzalem mbi nje kerric dhe nderimin qe i behet me palma nga qytetaret e Jeruzalemit. Sulmet e inskenuara ndaj Tij prej Prifterinjve te Tempullit te Jeruzalemit. Tradhetia e njerit prej dishepujve te Tij, Juda Iskarioti qe e dorezoi tek njerezit e Prifterinjve per disa monedha argjendi. Akuzat e paqena nga Prifterinjte ndaj Krishtit dhe fyerjet e kercenimet qe ai pesoi nga populli i Tij. Dorezimi i Tij ne autoritetin romak te guvernatorit Pilat, dhe gjykimi i Tij nga keta te fundit. Thirrjet e popullit te Tij per ta denuar me vdekje dhe kembimi i jetes se Tij per jeten e nje krimineli ordiner Barnabas. Torturat qe u detyrua te duroje mbi Trupin e Tij ne publik nga xhelatet rromake, talljet e perdhosjet e tyre. Nisja e rruges per nga burgu per tek vendi ku do ta kryqezonin, ku Krishti mban mbi supe nje kryq te rende druri, kryq mbi te cilin ai do te kryqezohej e japi shpirt. Perballemi edhe me vuajtjen e patregueshme te Nenes se Tij, Virgjereshes se Tereshenjte, qe duhet te shohi Djalin e saj te Kryqezuar, Ate Djale te Cilin ajo e dinte shume mire se kush qe. Perballemi me vdekjen e Zotit tone Krisht ne kryq, ne krah te dy hajduteve ordinere. Perballemi me varrosjen e Tij.

    Krishti u ngjall!

    Nese historia do te mbaronte me kaq, do te ishte mbase historia me tragjike ne historine e njerezimit. Nje njeri i shenjte qe beri vetem mire ne mes te njerezve, gjeti nje fund tragjik. Por ja qe Perendia kish planin e Tij, te cilin ne njerezit e thjeshte jo gjithmone e kuptojme. Ne injorancen tone, ne vetem lutemi qe Perendia te na beje te denje, qe te shohim punerat e Tij te mistershme. Krishti u ngjall nga varri te treten dite! Dhimbja e patregueshme u kthye ne gezim per Nenen e Tij te Tereshenjte, Virgjereshen Mari, dhe gjithe dishepujt e Tij te dashur, qe u takuan me Krishtin e ngjallur. Dhe ngjallja e Tij prej varri, i solli njerezimit shpresen e jetes se ameshuar: plani i Perendise u permbush nga Biri i Tij i Vetemlindur! Dashuria e parrefyeshme e Perendise per njeriun, krijesen e Vete, u shfaq per syte e veshet e te gjithe njerezimit! Apostulli Joan Theologu do ta permblidhte kete deshmi me fjalet: "Aq shume e do Perendia krijesen e vete, sa sakrifikoi Birin e Vetem te Lindur prej Tij per shpetimin tone!" Krishti u kthye ne Qengjin e Perendise, ne ate Qengj qe Abrahami sakrifikoi per nder te Perendise. Krijesa me anen e Abrahamit i deshmoi Zotit besimin tek Ai duke qene gati te sakrifikonte birin e tij te vetem Isakun dhe Perendia ne kembim na berin dhuraten me te cmuar, dhuraten e dashurise se perjetshme.

    Dhurata e Krishtit - Jete e Ameshuar ne prani te Perendise!

    Ate qe njeriu nuk e beri dot vete, Zoti e realizoi per hir te shpetimit te Tij duke u bere njeri! Krishti nuk na solli shpetimin vetem ne te gjalleve, por edhe gjithe njerezve te drejte qe kishin vdekur. Si te gjallet, si te vdekurit, gezojne njesoj ngjalljen e Krishtit. Vdekja nuk ka me fuqi mbi ne te krishteret! Krishti shkeli me kembe vdekjen dhe hapi dyert e Mbreterise se Qiellit per te gjithe njerezit e kesaj bote qe besojne ne Te, si te gjallet, edhe te vdekurit. Por dhurata e Krishtit nuk eshte vetem shpetim e jete te ameshuar. Eshte shume me teper se kaq. Gjaku i Tij i pamekat nuk shpagoi vetem mekatet tona duke blere lirine e jeten e ameshuar per ne. Krishti na dhuron jeten e ameshuar, e na fton te prekemi e perjetojme Dashurine e Vertete! Dashurine e Perendise Triun! Nuk jemi thjeshte skllever te vdekjes qe tashme gezojme lirine tone si njerez te lire, jemi njerez qe Krishti na fton qe behemi bij Perendie nepermjet Tij! I Zoti i shtepise eshte i drejte me sherbetoret e Tij, por sakrifikon gjithcka per bijte e Tij. Kjo pra eshte ngazellimi i Pashkes per ne te krishteret. Ftesa e Perendise, per nje jete te ameshuar ne prani te Tij! Kthimi nga skllever te mekatit e vdekjes, ne bij te hirshem te Zotit Krisht!


    A jemi gati te mbajme Kryqin e rende te Krishtit mbi supe?

    Shpesh ne te krishteret bejme gabimin qe fokusohemi vetem ne dhuraten e cmuar te Zotit tone Krisht dhe anashkalojme me dashje apo pa dashje Kryqin e Tij. Te gjithe duam te behemi bij te hirshem te Perendise, por jo te gjithe jane gati te mbajne deri ne vdekje Kryqin e Krishtit, sic e mbajti Zoti yne Krisht. Per romaket, judenjte e greket e kohes ne te cilin Krishti jetoi, Kryqi ishte simboli i vdekjes, ishte simboli me i frikshem. Kryqezimi ishte denimi me i rrepte i romakeve dhe menyra me e dhimbshme per te vdekur. Edhe sot e kesaj dite, Kryqi shihet si nje pengese e madhe per te gjithe ata qe nuk besojne ne Krisht: judenjte, muslimanet, budistet, etj. Eshte pengese e pakapercyeshme dot prej tyre, pasi ata nuk njohin Ungjillin, Lajmin e Mire, nuk njohin Planin e Perendise, te cilin Krishti e permbushi deri ne fund.

    Te gjithe ngazellehemi nga Kryqi. Te gjithe gezohemi prej tij, pasi shpetimi na erdhi nga Kryqi! Te gjithe mbajme ne qafe Kryqin e Krishtit qe prej pagezimit tone qe te na mbroje nga cdo e keqe. Por jo te gjithe e kuptojne qe ai Kryq nuk sjell vetem shpetim, sjell edhe vuajtje ne nje bote te ciles ne nuk i perkasim. Ajo bote qe kryqezoi Zotin tone Krisht, nuk do te kurseje ne sherbetoret e Tij plotmekat! Dhe kjo nuk duhet te na trembi, duhet te na japi force. Force per te mbajtur mbi supet tona barren e rende te Kryqit te Krishtit. Krishti pret prej te gjitheve ne, pasuesve te Tij, te ecim ne hapat e Tij, e te mbajme mbi supet tona Kryqin qe ai na ka caktuar. Cdo i krishtere pa perjashtim ka nje Kryq per te mbajtur! Nje kupe vuajtjesh e dhimbjesh per te provuar! Duhet qe te mirepresim kete Kryq e kete Kupe Vuajtjesh, pasi e dime fundin e historise! Jane keto vuajtje e ky Kryq qe na bejne te denje te quhemi te Krishtere! Eshte ky shansi yne per te testuar besimin tone ne Krisht ne kete bote, dhe per te deshmuar lavdine e Krishtit e Kishes se Tij, qe ka ushqyer shpirtrat tane ne shekuj. Besimtari i vertete i krishtere orthodhoks, i duron keto vuajtje e persekutime per hir te Krishtit.

    Kryqi i te krishtereve ne shekuj

    Te gjithe te krishtereve Krishti u jep nje kryq per te mbajtur mbi supe! Lexojme per persekutimet e te krishtereve ne Jeruzalem e Rome pas Ngjalljes se Krishtit. Lexojme per jeten e ketyre martireve te pare te Krishterimit, qe perfundonin te vrare me gurre, te hedhur ne furra te nxehta, te hedhur ne arena qe ti shqyejne kafshe ekzotike per argetimin e popullsise pagane, te kryqezuar, kokeprere. Te ishe i krishtere ne ato kohera, do te thoshte vdekje e sigurt ne duart e romakeve pagane! Rruget e Romes u lane me gjakun e mijera te krishtereve. Nje cudi e madhe ndodhi. Ne vend qe persekutimi cnjerezor i rromakeve te shuante rradhet e te krishtereve, keto martirizime paten nje efekt krejt tjeter: sa me shume gjak te krishteresh derdhej ne Rome, aq me shume shtoheshin rradhet e te krishtereve! Martirizimi i tyre ishte jo vetem nje sprove e besimit te tyre te patundur ne Krisht, por edhe nje deshmi i fuqise e madheshtise se Zotit te te Krishtereve! Shume mrekulli ndodhen ne kete kohe! Flake zjarri qe nuk djegin trupat e te krishtereve! Egersira qe nuk shqyejne trupin e te krishtereve por i lepijne ato! Ushtare romake qe refuzojne te zbatojne urdherat e perandoreve te tyre, por zgjedhin qe te kene te njejtin fund si te krishteret! Perendia ishte me ta! Perendia eshte me ne, si ne jete, edhe ne vdekje!

    Lexojme per perfundimin e persekutimit te te krishtereve nga romaket. Lexojme per murgjerit e pare te Krishtit, njerez qe heqin dore nga kjo bote, e shkojne te jetojne nje jete te veshtire ne shkretetirat e Egjiptit. Askush nuk i persekutonte me, por perseri keta te krishtere nuk i bene bisht thirrjes se tyre: ecjes ne hapat e Krishtit, mbajtjes mbi supe te Kryqit te rende te Krishtit! Nese martiret e hershem perballeshin me te keqen ne nje beteje fizike, tashme beteja kish marre nje forme tjeter, nje forme shpirterore. E keqja nuk kish me formen e fytyres se xhelateve rromake, por kish formen e demoneve te pafytyre e patrup ne shkretetirat e Egjiptit! Keta murgj luftonin me pasionet e trupit te tyre, ne menyre qe ta kthenin trupin e tyre ne nje ene te shenjte per Shpirtin e Perendise. Luftonin duke agjeruar me dite e jave te tera, dhe duke jetuar te izoluar nga bota. Jetonin me fjalen e Perendise dhe me lutje pa pushim, ashtu sic i mesonte Krishti dhe apostulli i Tij. Jetonin duke u sulmuar cdo moment nga armiku i pafytyre qe tundonte trupin, mendjen e shpirtin e tyre. Ashtu si kovaci e farketon hekurin e nxehte duke e goditur me cekan, ashtu edhe perballja e ketyre martireve me demonet e se keqes, ishte ushtrimi i tyre shpirteror. Luftetari i denje nuk provohet me fjale, provohet ne beteje! Shume prej ketyre te krishtereve dolen fitimtare e moren Kuroren e Shpetimtarit, por shume te tjere rane pre e mashtrimeve e tundimeve te te ligut.

    Gjate gjithe historise, te krishteret e kane mbajtur Kryqin e Krishtit mbi supe. Lexojme per shenjtore qe denohen e persekutohen vetem e vetem se mbrojten besen orthodhokse nga herezite e mesimet e gabuara! Shen Joan Gojeartin e persekutuan dhe denuan me internim. Shen Maksim Rrefimtarin e denuan duke i prere krahun dhe gjuhen, qe te mos kish me mundesi te mbronte Orthodhoksine dhe Kishen nga mesimet heretike te kohes. Shen Kozma Etoliani, qe predikoi mes shqiptareve ne shekullin e XVIII, i lutej Perendise qe ta bente te denje qe te ecte ne hapat e Krishtit e merrte kuroren e martirit. U martirizua ne Shqiperi dhe vdekja i erdhi nga njerezit e pashaut te Beratit. Shen Efremi i Malit te Shenjte, shenjtor i shekullit te XX, jetoi gjithe jeten e tij me nje plage ne trup qe i shkaktonte dhimbje te medha. Ky njeri qe me lutjet e tij sherroi e ndihmoi plot njerez, asnjehere nuk i kerkoi Perendise qe t'ia hiqte kete dhimbje nga trupi. Ky ishte "Kryqi" i tij dhe ai ishte i lumtur te duronte dhimbjen per hir te Krishtit. Shen Porfori nje bashkekohes i yni, i lutej Zotit qe ti jepte nje semundje te keqe. Ishte i lumtur qe te vuante per Krishtin. Ishte i lumtur te mbante Kryqin e Krishtit mbi supe. Perendia ia dha semundjen por i dha edhe shume dhurata te tjera te cmuara, te cilat ky shenjtor i ndau me njerezimin. Lexojme per persekutimet e martireve te rinj te krishtere nen Perandorine Otomane, Patrike te varur ne litar ne Stamboll, besimtare te thjeshte te vrare me gurre apo me koke te prera, vetem e vetem se nuk hiqnin dore nga besimi i tyre i krishtere, per te pranuar fene e pushtuesit, fene islame. Lexojme per qindra mijera te krishtere orthodhokse te martirizuar per besimin e tyre ne shekullin e XX nga murtaja e kuqe, komunizmi. Vete ne shqiptaret perjetuam persekutimin me te eger ndaj njerezve me besim. Por edhe gjate kesaj periudhe, edhe pse te mbuluar nga erresira e plot komunisto-ateiste, besimtaret e krishtere shqiptare nuk e humben shpresen, por e mbajtjen flaken e besimit ndezur ne shpirtrat e tyre. Perendia nuk na braktisi as ne kete ore te veshtire, dhe sot jemi deshmitare te ringritjes ne kembe te Kishes dhe ngjalljes se besimit e tradites orthodhokse ne rradhet e popullit shqiptar.

    Nga te gjitha keto histori, ne ka nje leksion per te nxjerre, eshte qe detyra jone si te krishtere nuk eshte ti bejme bisht vuajtjeve per hir te besimit tone ne Krisht. Nuk duhet te refuzojme Kryqin e rende te Krishtit. E keqja godet me fort ne ata popuj e ne ata njerez qe mbajne e mbrojne besen e vertete te Perendise. Por vuajtjet e se keqes nuk jane hic asgje para Hirit te Perendise qe derdhet lume ne keta popuj e ne keta martire te besimit. Perendia eshte gjithmone me ne! Ne kete jete, ne vdekje, dhe ne ate jeten e ameshuar qe Zoti yne Krisht ka pergatitur per te gjitha ata te krishtere te denje qe i mbajten besen me besim te palekundur. Asnjehere nuk duhet te humbim besimin, asnjehere nuk duhet te humbim shpresen e Zotit, pasi pa keto te dyja, nuk do te mund te perjetojme dot Dashurine e Tij. Zoti eshte Dashuri dhe te gjithe ne jemi te ftuar te bejme kete Dashuri per vete. Nje dashuri qe nuk e venit koha, nuk vret vdekja, nuk e kufizon as toka e as qiejt.

    Si te dalloj Kryqin e Zotit ne jeten time?

    Jo te gjithe te krishteret mund te behen murgj. Jo te gjithe te krishteret perjetojne persekutimin si te krishteret e hershem. Dhe natyrshem lind pyetja: Si mund te mbaj une mbi supet e mia Kryqin qe Krishti me ka caktuar, kur une nuk mundem as ta dalloj dot ate ne jeten time? Fakti qe ju ia beni kete pyetje vetes, pavaresisht se mund te mos keni marre nje pergjigje, eshte ne vetvete nje hap i pare. Ka shume te krishtere sot qe jane te paret te festojne Ngjalljen e Krishtit, por te fundit per te pire Kupen e Vuajtjeve te Kryqit te Tij! Ka plot te tjere qe i luten Zotit qe ti bekoje me paqe, dashuri e te gjitha te mirat qe u do zemra, por ne fatkeqesine e pare qe iu bie, vene ne medyshje besimin e tyre ne Zot. Une jam nje prej tyre. Falenderoja Perendine per bekimet e shumta te Tij ne jeten time dhe ne mendjen time kisha krijuar nje "besim me interes": i beja te gjitha detyrat e mia si i krishtere, ne kembim te bekimeve te Perendise. U desh nje kohe e gjate qe une te kuptoja, e lavdi Zotit per kete, qe edhe vuajtjet qe na bien ne jete, jane nje bekim i madh i Perendise. Perendia nuk ve ne prove ata njerez qe nuk jane ne rrugen e drejte. Ashtu si asnje i krishtere nuk perparon ne jeten e tij shpirterore pa pire kupen e tij te vuajtjeve ne kete bote! Kjo bote qe nuk kurseu Zotin tone Krisht qe ishte i pamekat, nuk ka per te na kursyer as ne mekataret qe jemi sherbetoret e Tij te padenje!

    Te gjitheve Perendia na ka dhene nje Kryq ne jeten tone por jo te gjithe jane ne gjendje qe ta shohin kete Kryq! Papritur nje njeri i aferm ndahet nga jeta, dhe ne na mbulon deshperimi. Ky eshte nje Kryq per ne! Papritur nje i afermi yne vuan nga nje semundje e keqe. Ky eshte nje Kryq per ne! Papritur humbim vendin e punes e te ardhurat me te cilat mbeshtesnim familjen! Ky eshte nje Kryq per ne! Papritur e gjejme veten nen akuze e nen terror nga nje shoqeri qe lufton Kishen e te krishteret pa te drejte. Ky eshte nje Kryq per ne! I lutemi Zotit pa pushim qe ta largoje kete te keqe qe na ka zene, por Ai nuk i degjon lutjet tona. Ky eshte nje Kryq per ne! Qe nga momenti qe zgjedhim te hyjme ne Kishen e Krishtit e te behemi Nje me Te, ne heqim dore nga vullenti yne njerezor, per te jetuar sipas Vullnetit te Perendise. Shpesh ne nuk e shohim Urtesine Hyjnore te Perendise ne jetet tona dhe e ndjejme veten te braktisur. Por vjen nje moment, kur Perendia na zbulon Planin e Tij per jeten tone, dhe na ben te shohim Urtesine e Tij. Si te krishtere, nuk duhet ti kerkojme Perendise asgje ne lutje pasi Ati yne ne qiell e di se perse ne kemi nevoje, me mire se sa e dime ne vete.

    Kryqi i Vdekjes u kthye ne Kryqin e Jetes se Ameshuar!

    Shpesh degjojme peshkope e prifterinj qe te permbledhin gjithe Ungjillin me fjalet: Duhet te imitojme Krishtin ne cdo hap te jetes sone! Jeta e Krishtit eshte jeta e Kryqit! Kryqi yne eshte nje Kryq jetedhenes! Kur hyjme ne Kishen Orthodhokse per here te pare, denoncojme te keqen e princin e kesaj bote, perpara se te mund te rilindim me ujin e pagezimit, qe na ben te denje te behemi Nje me Krishtin. Krishti jeton brenda nesh dhe ne jemi te lidhur ne menyre te pazgjidhshme me te dhe Kishen e Tij. Pas pagezimit, marrim edhe Vulen e Kryqit, Vulen e Shpirtit te Shenjte, qe vulos shpirtin tone ne perjetesi! Eshte ky pagezim e kjo Vule e Shenjte qe marrim gjate sherbeses se mirrosjes ne Kishe, qe dallon te zgjedhurit e Krishtit, nga bota. Krishti erdhi te ftoje te gjithe njerezit e kesaj bote ne pendim e shpetim por kjo nuk do te thote qe te gjithe njerezit do te pranojne kete ftese se Tij. Shpetimi dhe jeta e ameshuar ne prani te Perendise, u perket vetem atyre te thirrurve, qe mbajne mbi supet e tyre Kryqin e Tij deri ne vdekje. Ai Kryq i frikshem romak u kthye ne nje Kryq jetedhenes per te gjithe brezat e te krishtereve ne shekuj!

    Krishti u ngjall!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-04-2014 mė 13:09

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    EXODUS (19-04-2014),Irenna (10-05-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: A jeni gati te mbani mbi supe Kryqin e Krishtit?

    Pasi lexon ate qe kam shkruajtur me lart, dikush me te drejte mund te mendoje:

    - Zoti Krisht mbajti mbi supe Kryqin e rende te mekateve te gjithe njerezve te kesaj bote, te gjalle e te vdekur. Si mund te kerkosh qe une te mbaj te njejtin Kryq mbi supet e mia? Tek e fundit, une jam nje mekatar i thjeshte.

    Pyetja eshte me vend dhe e drejte. Ekziston nje dallim mes Kryqit te Krishtit, dhe Kryqit qe Krishti na ka caktuar secilit prej nesh. Eshte shume e vertete qe Krishti mbajti barren e rende te mekatit per gjithe njerezimin, edhe pse Ai Vete ishte i pamekat. Kryqi yne, eshte kryqi i mekateve tona. Krishti kerkon prej nesh qe te mbajme mbi supe Kryqin e mekateve tona personale, te familjes sone, te fqinjit tone. Ajo qe Krishti kerkon nga ne eshte qe ne te imitojme hapat e jeten e Tij. Nese e pranojme vuajtjen per hir te Krishtit, nese e durojme ate me perulesi dhe dashuri, jemi duke imituar Krishtin. Por nese e refuzojme kete kupe vuajtjesh, nese veme ne medyshje besimin tone ne Zot vetem e vetem se punet ne jete nuk na shkojne ashtu sic i planifikuam, atehere kemi devijuar nga rruga e drejte e Krishtit.

    Nje tjeter leksion i madh i Zotit tone Krisht per ne eshte qe Ai gjithmone fliste per "Vullnetin e Atit Tim ne Qiell". Gjithcka qe Ai bente ne toke, nuk e bente pasi ishte thjeshte deshira e Tij e momentit, por kjo ishte Ajo qe deshironte Ati i Tij ne Qiell qe e kish derguar mes nesh. Ne menyre te perseritur Krishti na e beri kete gje te qarte, ne menyre qe ne si pasues te Tij te mund te kuptonim se sa e rendesishme eshte qe te nenshtrojme vullnetin tone njerezor, Vullnetit te Atit ne Qiell. Nese ne mendjet tona bejme plane, nese gezohemi apo merzitemi kur keto plane na realizohen, ne nuk jemi duke ushtruar besimin tone, por jemi duke ndjekur vullnetin tone njerezor. Te ndjekesh Vullnetin e Perendise do te thote t'i lutesh Zotit me nje zemer te hapur: "Le te behet ne mua o Zot Vullneti yt e jo i imi." Dhe kjo nuk eshte nje lutje qe duhet ta bejme vetem ne nje moment te caktuar te jetes, por gjate gjithe jetes sone. Perendia ne menyren e vete te mistershme i jep drejtimin e duhur jetes sone. Qe te arrish ta vendosesh jeten tende ne duart e Perendise, kerkon besim dhe dashuri te madhe.

    - A nuk na cliroi Krishti nga mekati ne Kryq e me ngjalljen e Tij te treten dite? A nuk eshte kjo dhurate e Perendise per te gjithe ne besimtaret e krishtere qe besojme ne Krisht? Perse eshte e nevojshme qe une te mbaj Kryq mbi supet e mi?

    Po te keni rene ne kontakt me literaturen e shume sekteve protestante, kjo eshte ajo qe ata predikojne. Mjafton te rrefesh Krishtin, te pagezohesh, dhe shpetove. Nuk ke perse ben asgje me pak e asgje me shume. Ketyre njerezve une ju kujtoj historine e Shen Petros, apostullit te Krishtit. Shen Petro kish rene ne burg ne Rome dhe arriti qe te dali nga burgu. I tronditur dhe frikesuar nga persekutimi i romakeve ndaj te krishtereve ne ate kohe, Ai mori vendimin te largohet nga Roma. Sapo doli nga murret rrethuese te Romes, iu shfaq nje vegim sikur Krishti po vinte perballe tij me nje kryq te rende mbi supe. I tronditur nga vegimi qe ai pa, e pyet mesuesin e tij:

    - Mesues, mesues, perse po shkon ne Rome?

    Dhe Krishti iu pergjigj:

    - Po shpie ne Rome ate kryq qe nuk mbajten dot supet e tua.

    Menjehere Shen Petro e kuptoi se ku kish gabuar, dhe i mbuluar nga ndjenja e fajit, ai kthehet ne Rome, vetedorezohet tek autoritet romake, dhe kur erdhi dita qe ta ekzekutonin me kryqezim, ai kerkoi qe te mos ta kryqezonin me koken lart, por me koken poshte, pasi nuk ishte i denje te kryqezohej me koken lart si Krishti. Nje gjest ndjese dhe perulesie i shenjtorit qe perben nje leksion per te gjithe ne besimtaret e thjeshte.

    - Po mire, Shen Petro ishte Apostull i Krishtit. Ne nuk jemi apostuj te Krishtit, ne jemi besimtare te thjeshte?

    Po, eshte e vertete. Apostujt e Krishtit ishin njerez te zgjedhur e thirrur prej Tij, misioni i te cileve ishte predikimi i asaj qe deshmuan nga Krishti dhe ngritja e Kishes. Apostujt e koheve moderne jane peshkopet e Kishes. Kryqi i peshkopeve eshte me i rende se kryqi i besimtareve te thjeshte, pasi Perendia ua ka caktuar atyre pergjegjesine per kujdesjen shpirterore te besimtareve te nje krahine te tere. Nese ne si besimtare te thjeshte ne Diten e Gjykimit Krishti do te na gjykoje per mekatet tona, keta peshkope do te pergjigjen per shpirtin e cdo besimtari qe Zoti u besoi.

    Fakti qe nuk jemi apostuj apo peshkope ne Kishe, nuk na cliron ne nga barra e Kryqit te Krishtit. Kryqi yne nuk eshte aq i rende sa kryqi i Krishtit apo i peshkopeve te Tij, por prape rrendon mbi supet tona. Kur e pyeten Krishtin se cfare te duhet te bejme per te fituar jeten e ameshuar, Ai e permblodhi gjithe Ligjin e Ungjillin ne dy urdherime te thjeshta: 1) Duaje Zotin me gjithe fuqine e qenies tende. 2) Duaje fqinjin aq sa do edhe veten tende. Kryqi per te cilin une flas, i realizon te dyja. Vuajtjet qe ne kalojme ne jeten jane nje test per besimin tone ne Krisht dhe dashurine tone ndaj Tij. Kur nje prind semuret ne moshe madhore e ka nevoje pe ndihmen e femijeve te tij qe te kujdesen per te, ky eshte nje test i dashurise se femijeve per prinderit. Femija qe e do prindin e tij nuk do te mendohet dy here per t'iu ardhur ne ndihme. E ben kete gje jo se e ka "per detyre", por se eshte menyra se si femija shpreh dashurine e tij per prindin. Kur e do dike, sakrifikon nga jeta tende per ta. E njejta gje edhe me dashurine tone ndaj Zotit: shume nga keto vuajtje testojne besimin e dashurine tone ndaj Zotit. Nese i mirepresim ato me durim e me paqe shpirterore, te vetedijshem qe asgje nuk do te na largoje nga Perendia, keto vuajtje me kalimin e kohes kthehen ne bekime te medha te Zotit. Vuajtja fizike kthehet ne virtyt shpirteror.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-04-2014 mė 06:08

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •