I uroj nga zemra, te gjithė besimtarėve orthodoks…,
Gėzuar dhe pėr shumė vjet
Pashkėn!
I uroj nga zemra, te gjithė besimtarėve orthodoks…,
Gėzuar dhe pėr shumė vjet
Pashkėn!
PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;
Me Te Vertete U Ngjall Zoti! Gezuar Nga Mot Pashket!
Se mbas dhimbjes erdhi gezimi
se mbas lotit erdhii e qeshura
se mbas vdekjesrilindi jeta
KRISHTI UNGJALL!!!
(sh. Grigor teologu)
A ka argument nga Bibla:
Per vdekjen e Krishtit si dhe per ringjalljen e tij?
Faleminderit per servirjen e ketyre argumentave nga Bibla.
Ju tregua apostojve per 8 here
Ne ato 40 dite midis Nates se Ngjalljes dhe Lartesimit, Jezusi ju tregua disa rradhe apostujve.Ashtu sic ju premtoi ne Darken e Sekretit ,tre dite pasi u kryqezua dhe vdiq, Biri Njeriut u ngjall dhe doli nga varri, jo vetem ne shpirt ,por edhe ne trup.
Sipas Shkrimit ,ne diten e trete nga vdekja e Jezusit,Maria Magdalena mori me vete disa shoqe dhe vajti,pikerisht ne agim, ne vendin ku u vendos trupi i Tij,qe te lutej.Kur arriti, e gjeti varrin e hapur.
"E kerkoni Jezusin, Te kryqezuarin ? U ngjall !"
Ushtaret te cilet e ruanin, me qellim qe apostujt te mos e vidhin trupin e Jezusit ,po flinin.Nje engjell ju tregua dhe i pyeti grate:`Kerkoni Jezusin e Nazaretit, Te kryqezuarin ? U ngjall !`
Grate, duke dale me nxitim nga varri, vrapuan te lajmerojne nxenesit (e Jezusit).Por ndersa ecnin, u ndeshen nga vete Jezusi, i cili ju tha :`Gezohuni !`.
Ne te njejten dite ,Zoti ju tregua dy nxenesve te cilet drejtoheshin per te Emaus.
Po ne diten e Ngjalljes,Shpetimtari ju tregua nxenesve te mbledhur ne aneksin e shtepise ku ndodhi Darka e Sekretit.Qendronin te fshehur nga frika e judejve.Apostoli Thoma nuk ishte prezent.Kur u kthye dhe degjoi nga te tjeret qe Jezusi erdhi tek ata,tha qe nuk do te besoje qe u ngjall vetem pasi qe do ta prekte.
Pas 8 ditesh, Shpetimtari ju tregua perseri nxenesve, te cilet gjendeshin prape ne aneks.Kesaj here ishte prezent dhe Apostoli Thoma, i cili i preku plaget dhe u bind qe ishte Jezusi i kryqezuar.
Pas kesaj, Shpetimtari ju tregua disa nxenesve te cilet po rrekeshin te kapnin peshq ne detin Tiberiada.Por ate nate nuk zune asgje. Duke degjuar fjalet e Zotit per te hedhur perseri rrjeten megjithese nuk ishte koha e pershtatshme per peshkim, ata zune nje `mori peshqish`.
Jezusi ju tregua edhe Simon Petrit ,i cili u fuqizua perseri ne vleren e apostolit,nga e cila ra nga mohimi per 3 here i Zotit ne naten e vuajtjeve.
Pastaj nxenesit vajten ne Galile,mbi malin ku i urdheroi Ai te ngjiten.Ne kete vend ju tregua Shpetimtari, atyre, sa dhe te tjereve `500 vellezer`.
Heren e fundit,Zoti ju tregua apostujve te Jeruzalemit kur u ngrit ne qiell nga Mali i Eleonit.
Jezusi ndenji ne varr 34 ore
Jezusi u kryqezua dhe vdiq te premten, 3 prill,viti 33,ora 15 00.U zbrit nga kryqi dhe u vendos ne nje varr hyrja e te cilit u vulos me nje pllake guri.Sipas disa studimeve Jezusi u ngjall diten e djele,5 prill, viti 33, midis ores 3.33 dhe 4.00 te mengjesit.Komplet ,nga vdekja deri ne ngjallje rrodhen afersisht 37 ore, pra nga 3 prilli 15.00 deri ne 5 prill ora 4.00.Jezusi ndenji ne varr afersisht 34 ore.
Varri i Jezu Krishtit ne Jeruzalem eshte vend pelegrinazhi, vecanerisht per Pashke, per te gjithe te krishteret.Secili rit i krishter ka altarin e tij ne afersi te Varrit te Shpetimtarit.Interesant eshte fakti qe qiriu ndizet vete, ketu,ne Ngjallje,vetem per ortodokset.
Krishti u Ngjall!
Ne te krishteret orthodhokse e besojme kete.
Po te mos e besonim atehere do te ishim njerezit me te mjere ne kete bote. Atehere le te hame e te pime sepse neser do te vdesim. Atehere me kot u pagezuam, me kot mbajme kryq ne qafe, me kot urojme njeri tjetrin per festen e Pashkeve.
Krishti u Ngjall!
Dhe ne orthodhokset e besojme kete gje. Per kete edhe u pagezuam ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte. U pagezuam ne vdekjen e Krishtit dhe morem edhe Shpirtin e Atit, shpirt i cili eshte brenda nesh, me anen e te cilit edhe do te ngjallemi te paprishur diten qe do te caktoje Perendia, Ate.
Do te ngjallemi (le te besojme e te mos qeshim me kete). Varret tona do te hapen. Do te paraqitemi para Jisu Krishtit Gjykates, ku do te dalim te lare ne se kemim besuar me gjithe zemer tek Ai dhe kemi dhene fryte ne kete jete.
Dhe do te takohemi me te gjithe te fjeturit, ku Adami eshte i pari.
Dhe le te marrim zemer e te gezohemi.Do te takohemi me te dashurit tane te parafjetur, do te rrojme me ta jeten e ameshuar, ne nje dashuri te pafund per Perendine tone.
Por,para se te vije kjo, kemi kete jete. Kjo jete na eshte dhene si kohe per te bere gjithcka per te fituar jeten e perjetshme. Le te bejme, pra, cdo perpjekje, per te qene ne te te djathte te Jisu Krishtit diten e gjykimit. Te ushqejme te pangrenet, te veshim te paveshurit, te mbajme prane vetes sone te huajt, te vizitojme te semuret e te burgosurit. Keshtu do te fitojme kuroren e paprishur dhe do te mund te therresin me gjithe shpirtin dhe mendjen tone:
Krishti u Ngjall!
Te nderuar forumiste dhe bashkebesimtar, une per aresye pushimesh do te largohem pak nga ky forum.
Jemi ne kohe Pashke, ku njeriu duhet te kerkoje ne vetvete te permiresohet, nese ka nje zemerim me dike, duhet te shkoje e te beje paqe, duhet qe ditet qe afrojne drejt Festes se festave, te na gjejne me te vertete ne paqe jo vetem me boten por edhe me personin tone, ku lutja jone te jete e pelqyeshme per Atin dhe te jemi te denje ti drejtohemi keshtu. Le te behemi deshmitare te kesaj Ngjallje, ku edhe mesazhi I Ngjalljes te na mbushe me shprese, ate shprese qe e karakterizoi jeten e apostujve, shenjtoreve, por eshte po ajo shprese qe e gjejme te perforcuar ne menyre garante, ne Shkrimin e Shenjte
I bekuar qoftė Perėndia i cili sipas pėrdėllimit tė tij tė shumtė na lindi pėrsėri nė njė
shpresė tė gjallė me anė tė ngjalljes sė Jisu Krishtit prej sė vdekurish (1 Pet. 1:3).
Pėr njė trashėgimi tė paprishshme, tė papėrlyer dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr ne (1 Pet. 1:4).
Eshte shpresa qe na dha Zoti Krisht, qe triumfoi mbi vdekjen dhe ku trupi I Tij u transformua ne menyre definitive te perhereshme ne gjendje jo materiale, por shpirterore, qe nuk korruptohet kurre nga forca shkaterrimtare e vdekjes. Ky eshte edhe mesazhi i shpreses per ne, pasi besuam me Krishtin, me Te vdiqem dhe po me Te u ngjallem, po ashtu sikur u pagezuam ( u veshem me Te), mburoja dhe siguria jone ! Aliluja!
Ndonese perpara kohe , ne pamundesi materiale per tju uruar ne kohen e duhur,
Ju uroj nga zemra, GEZUAR DHE PER SHUME VJET PASHKEN E ZOTIT !
Le te jene Pashke te mbara per Shqiperine dhe Kosoven bashke!!!
Ja kalofshi sa me mire
arbereshi_niko .
o vlla pashket ortodokse jane te djelen, mos i ngaterroni me katoliket
School is practice, practice makes perfect, but nobody's perfect so why practice?
Krijoni Kontakt