Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 237
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll


    “Kosova do të ishte superfuqi në Evropë po të kishte kombëtare”

    Ngritja e emrit të Bosnjës përmes futbollit është shembulli më i mirë se si edhe Kosova do të mund të fitonte respektin e saj në botë, të harronte dëmet e luftës dhe t’i rikthehej jetës normale.

    Madje sipas ekspertëve Kosova do të mund të ishte edhe superfuqi në futbollin evropian dhe të kishte ndikim në zhvillimet e garave më të famshme në këtë sport.

    Autori i shumë librave mbi nacionalitetin dhe futbollin James Montague duke folur për polemikat e shumta mbi nacionalitet e shumëfishta të futbollistëve anë e kënd botës ka folur edhe për rastin e shqiptarëve të cilët sot kanë marrë Evropën Stuhishëm.

    Janë në veçanti 6 shqiptarëve e Zvicrës të cilët siguruan kualifikimin në kampionatin botëror dhe ylli më i ri evropian, kosovari i Manchester United, Adnan Januzaj, të cilët kanë hapur debate të shumta mbi kombëtaret.

    E në gjithë këtë tregim nuk ka mundur të anashkalohet edhe Kosova e cila është vendi i prejardhjes së këtyre talenteve të futbollit me të cilët shtetet tjera po mburren dhe po korrin suksese.

    “Shpërbërja e Jugosllavisë ka krijuar disa shtete të reja dhe disa kombëtare të reja të futbollit. Lufta ka bërë që të tjerët ta gjejnë veten në një shtet të ri me një përfaqësuese të re. I tillë është rasti i Zlatan Ibrahimovicit i cili ka mundur të luaj edhe për Bosnjën edhe për Kroacinë”, ka thënë Montague.

    “Edhe rasti i Adnan Januzaj është një shembull i njëjtë. Kosova nuk është e njohur nga Kombet e Bashkuara dhe si rezultat kombëtarja e tyre në futboll nuk është njohur nga UEFA. Për shkak të luftës shumë kosovarë janë bërë pjesë të Zvicrës dhe Belgjikës. Pasi që ata nuk kanë pasur shtet ka qenë më e lehtë për ta që ta marrin nënshtetësinë”, shton më tutje Montague.



    Ai më pas nënvizon fjalët më të fuqishme dhe më domethënëse për Kosovën dhe futbollin e saj.



    “Sot ju keni një gjeneratë të tërë të futbollistëve nga Kosova të cilët me krenari e identifikojnë veten si kosovarë mirëpo të cilët luajnë për Zvicrën pasi që Kosova nuk ekip kombëtare. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka janë vetëm disa nga të shumtit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll



    FIFA “pranon” Kosovën, ndeshja e parë me Kroacinë

    Publikuar: 29.12.2013 - 16:31


    Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, e ke pranuar kërkesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e jonë të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014.

    Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare aktualisht për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes të krerëve kosovarë, serbë dhe botëror të futbollit.

    Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloj me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë.

    Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së. /Zëri/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Nuk mund te kuptoj pse Shqiptaret te ken dy kombetare? Me dy kombetare, eshte e sigurt qe endrra qe te shikojem kombetaren ne nje Boteror ose Euro Cup, do shuhet.
    Ju lutem te me korrigjoni sa herë që shihni gabime në mënyrën qe shkruaj Shqip!

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll





    Si mendoni a do te kete mundesi ti shohim keta mega yje ne fanelen e perfaqsueses tone.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #186
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Ndeshja e pare me Kroacine?
    Sikur kam degjuar qe eshte e ndaluar te krijohet nje ndeshje me vendet e ish Jugosllavis deri ne nje shqyrtim tjeter.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    O,llapist,

    Blerin xhemaili eshte nga shqipet e mecedonis,

    Slejohet me lujt me kosojevon



    Kshu qe merr tha qin,..
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    urime e ju prifte e mbara e suksese ne europiane e boterore

    tani ngrihu kushta zmijani pano shulku dosti etj etj e na nxirrni Talente si aso kohe me te madhon Zan ragami
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #189

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    E para eshte se para te krijohet apo formohet "Kombetarja e Kosoves", duhet qe se pari te krijohet e pranohet "Kombi Kosovar". E ne kete "Komb Kosovar" do te jene Shqiptaret si shumice, si dhe te tjeret si minoritet: Boshnjaket, Ashkalinjet, Romet, Turqit, Goranet etj, e ku ne kete Komb te Ri nuk do te perfshihej fare minoriteti Serb, sepse ata nuk do e pranonin ne gje te tille. Pra me kete status qe ka Kosova - Kosove MultiEtnike, edhe sipas Pakos se Ahtisarit dhe Kushtetutes se Kosoves te dale nga kjo pako - do te thirrej Kombetarja MultiEtnike e Kosoves. Po ashtu pasiqe tanime e kemi edhe Fusnoten si produkt e marreveshjeve te arritura politike ndemjet dy qeverive asaj te Kosoves dhe te Serbise - Ne realitet ky formacion i Kosoves do te thirrej si: "KOMBETARJA MULTIETNIKE E FUSNOTES SE KOSOVES", sepse ky eshte realiteti dhe statusi i tanishem i Kosoves. Tani ne nuk mund te bejme krahasime, sikurse qe po mundohen disa te bejne krahasimet, se Gjermania, Austria, Zvicera e Luxemburgu jane nje KOMB dhe kane 4 Kombetare. Mendoj se NE Shqiptaret kudo qe jemi ne trojet tona, nuk duhet qe tani e tutje te ndahemi edhe me teper sepse ndarja eshte duke na kushtuar goxha me cmim te larte. E pikerisht "KOMBI KOSOVAR - KOMBETARJA KOSOVARE" eshte nje ndarje e metutjeme qe do na kushtoje shum ne te ardhmen. Prandaj mendoj se NE duhet te konsiderojme veten tone si NJE KOMB dhe per kete arsye duhet te kemi vetem NJE KOMBETARE - Pikerisht keshtu siq thote edhe kapiteni i Kombetares Sone - Lorik Cana.....!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    [img]...
    “Kosova do të ishte superfuqi në Evropë po të kishte kombëtare”

    ...



    Supermu...!
    Si ne gati cdo krahasim tjeter me vendet e Ballkanit dhe te Evropes.

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Klubet serbe në Kosovë mbesin në sistemin e Serbisë



    Futbolli i Kosovës e ka fituar të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare, mirëpo klubet serbe të qytetit të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin në kuadër të sistemit sportiv të Serbisë, ashtu siq ishte që pprej përfundimit të luftës. Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Serbisë e kanë pranuar se kjo qështje ishte përmendur në bisedimet që kishin pasur ato ndërmjet tyre në selinë e FIFA-s në Zurich, që ishin aranzhuar nga kreu i asociacionit më të lartë të futbollit të botës, Sepp Blatter. Mirëpo palët e kanë komentuar në mënyra të ndryshme.

    Derisa FFK-ja e pranon se asaj i është ofruar një dokument për ta firmosur, nëpërmjet të cilit klubeve serbe i mundësohet edhe më tutje të luajnë, mirëpo të cilën gjë ajo e ka refuzuar, e serbët thonë se ajo tashmë është punë e kryer, pasi që klubet serbe edhe më tutje do të garojnë në garat që Serbia i organizon në territorin e saj, bile atyre shteti serb do ti ndihmoj financiarisht dhe do t’ua përmirësoj edhe infrastrukturën sportive.

    Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë, kanë deklaruar se Serbia ka arritur që përmes FIFA-s të i mundësojë klubeve serbe që veprojnë në veriun e Mitrovicës të luajnë në kampionatin serb.

    Mirëpo, këtë gjë e ka mohuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, sipas të cilit kjo çështje është diskutuar por nuk është marrë asnjë vendim. “Po nga ne është kërkuar të nënshkruajmë një marrëveshje që klubeve serbe t’i mundësohet të luajnë në Serbi, këtë gjë e kemi refuzuar, kështu që ai vendim nuk është marrë fare”, tha Salihu.

    Për këtë çështje është deklaruar edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri sipas të cilit, nëse e gjithë Evropa i bënë thirrje serbeve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet tona, atëherë është logjike që klubet e futbollit duhet të luajnë këtu në Kosovë.

    “Këtu nuk ka asgjë diskutabile, nëse serbët kanë votuar në zgjedhjet e Kosovës, logjike është që klubet serbe të luajnë në Kosovë”, ka thënë numri një i FFK-ës. Ndërkohë kreu i FFS-s, Tomislav Karaxhiq thotë se me një marrëveshje klubet e veriut të Kosovës mbesin në sistemin e futbollit serb. “Ne kemi një marrëveshje që të gjitha klubet që janë në regjistruara në Federatën serbe dhe gjenden në Kosovë, mbesin anëtare të plota të Federatës Serbe të Futbollit dhe ato do të funksionojnë në bazë të këtyre propozicioneve të garave”, thotë Karaxhiq.

    Minisitri serb i sportit, Vania Udoviqiq ka thënë se prioritet për ministrinë e tij do të jetë investimi në Mitrovicë dhe klubet sportive që aty janë aktive. “Do të shohim se për çfarë kanë nevoje klubet sportive në Mitrovicë dhe pastaj të fillojmë me projekte. Do të fillojmë me përmirësimin e infrastrukturës, e më pas të shohim ti ndihmojnë ato në mënyra të ndryshme. Njerëzit atje kanë nevojë për ndohmë dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha Udoviqiq.

    Klubet sportive nga pjesa veriore e Kosovës që pas përfundimit të luftës asnjëherë nuk kanë garuar në garat që i zhvillon Kosova. Disa klube serbe ishin kyqyr në garat e Kosovës, mirëpo vetëm për disa muaj, si në basketboll dhe futboll. Aktualisht vetëm një klub i futbollit i komunitetit serb garon në ligën e dytë të Kosovës.

    http://www.zeri.info/artikulli/24911...emin-e-serbise

  12. #192
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Nuk do ishte skeme e duhur kjo sepse pika me e dobet eshte mbrojta dhe pika me e forte mesfusha, duhet jene me shume mesfushore...Behrami dhe Xhaka jane lojtar shkaterrues dhe ndimojne edhe ne mbrojte.
    Aty nuk eshte permend fare talenti me shume perspektive, Valon Berisha (lojtar i Kombetares Norvegjeze), Perparim Hetemaj (Chievo dhe Filande), Fatos Beqiraj (Dinamo Zagreb dhe Mali i zi), Loret Sadiku, mbrojtes me shume perspektive.

    Gjenerata e ardhshme, 16-17 vjecaret do jete edhe me e forte...kur dihet qe ka shume talente afer rangut te Shaqirit... si Dionis Avdijaj, Valmir Berisha, Valmir Sylejmani, vellezerit Ajeti etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 16-01-2014 më 23:23

  13. #193

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Ne rradhe te pare Shqiptaret kane vetem NJE KOMB dhe per kete arsye duhej te kete vetem NJE KOMBETARE. Para se te krijohet apo formohet "Kombetarja e Kosoves" ne Fudball, se pari duhet krijohet e pranohet "KOMBI KOSOVAR". E ne kete Kkomb Kosovar pos Shqiptareve do jene edhe minoritetet tjera ne Kosove (pos minoritetit serb) pra do jene: Romet, Asshkalinjte, Goranet, Turqi, Boshnjaket, etj. Tani shtrohet pyetja a thua si do te quhej kjo "Kombetare e Kosoves", kur boterisht dihet se me kushtetute te saj (produkt e pakos se Ahtisarit) me 92% Shqiptar dhe me 8% te tjere (minoritetet) eshte MULTIETNIKE. Pra ne realitet duhej te thirret "Kombetarja MultiEtnike e Koosves". Po ashtu duke patur parasysh se me marreveshjet e arritura ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb tani e tutje ne arenen nderkombetare Kosova duhet te paraqitet me FUSNOTE me Yll. Mos te harrojme se edhe FIFA ka percaktuar kushtet se Kosova ndeshjet miqesore do i zhvilloje me Fusnote me YLL. Pra ne realitet do kemi nje " KOMBETARJA MULTIETNIKE E FUSNOTES SE KOSOVES".... Prandaj mendoj se Shqiptaret duhet te kene vetem NJE KOMBETARE sepse jane NJE KOMB...!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    ZYRTARE: Perfaqesuesja e Kosoves do te zhvilloj ndeshjen e pare miqesore nderkombetare te merkuren(5 mars), ne stadiumin "Adem Jashari" ne Mitrovice me fillim ne oren 15:00.

    Kosova - Haiti

    P.S: Ndeshja do te transmetohet drejtperdrejt nga Radiotelevizioni i Kosoves (RTK).



    Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar listën e 22 lojtarëve të cilët janë të ftuar për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare ndaj Haitit.

    Portierë: Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibelaj.

    Mbrojtës: Avni Pepa, Lorent Sadiku, Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Shpëtim Hasani.

    Mesfushorët: Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Fanol Prededaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Kristian Nushi, Enis Bunjaku, Faton Toski, Shpëtim Hasani, Flamur Kastrati.

    Sulmuesit: Albert Bunjaku, Ilir Azemi, Alban Bunjaku, Bersant Celina.
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 03-03-2014 më 19:54

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Lorik Cana: Një komb, një kombëtare




    Një komb, një kombëtare. Lorik Cana nuk ka dyshime, skuadra përfaqësuese e shqiptarëve duhet të jetë vetëm një, citon Supersport.

    Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares mbajti një qëndrim kategorik në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se të dyja vendet duhet të bashkojnë forcat për një skuadër sa më solide dhe konkurruese.

    Në lidhje me emrat e përveçëm si Ujkani e Sadiku, kapiteni nuk mban një qëndrim, por thekson se vendimet duhet të merren pas konsultimit me të gjithë pjesëtarët e kombëtares shqiptare.

    Në fokus të mesfushorit kuqezi padyshim që është edhe përballja e dyfishtë me Serbinë. Cana e pranon, që ndaj kombëtares sllave duhet të zbresë në fushë një skuadër e bindur në forcat e veta.

    Në lidhje me pritshmëritë e kapitenit për grupin eliminator, i rëndësishëm është fakti që Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës.

    I pranishëm në konferencën përpara ndeshjes miqësore kundër Maltës, shfaqet pas një viti edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili po kalon një formë të mirë me ekipin FSV Frankfurt.

    Sulmuesi durrsak nuk e fsheh kënaqësinë për këtë rikthim dhe shton se skuadra është rritur teknikisht krahasuar me momentin kur ai mbante të veshur këtë fanelë për herë të fundit.

    Në vijim, Kapllani shton se grupi aktual duhet të japë maksimumin pasi tashmë nuk ka më ekipe të dobëta.
    E ardhmja e sulmuesit te skuadra gjermane është ende në dyshim, por Kapllani pohon se do të nisë shumë shpejt bisedimet me klubin.

    http://www.botasot.info/sporti/27872...nje-kombetare/

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ne rradhe te pare Shqiptaret kane vetem NJE KOMB dhe per kete arsye duhej te kete vetem NJE KOMBETARE. Para se te krijohet apo formohet "Kombetarja e Kosoves" ne Fudball, se pari duhet krijohet e pranohet "KOMBI KOSOVAR". E ne kete Kkomb Kosovar pos Shqiptareve do jene edhe minoritetet tjera ne Kosove (pos minoritetit serb) pra do jene: Romet, Asshkalinjte, Goranet, Turqi, Boshnjaket, etj. Tani shtrohet pyetja a thua si do te quhej kjo "Kombetare e Kosoves", kur boterisht dihet se me kushtetute te saj (produkt e pakos se Ahtisarit) me 92% Shqiptar dhe me 8% te tjere (minoritetet) eshte MULTIETNIKE. Pra ne realitet duhej te thirret "Kombetarja MultiEtnike e Koosves". Po ashtu duke patur parasysh se me marreveshjet e arritura ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Shtetit Serb tani e tutje ne arenen nderkombetare Kosova duhet te paraqitet me FUSNOTE me Yll. Mos te harrojme se edhe FIFA ka percaktuar kushtet se Kosova ndeshjet miqesore do i zhvilloje me Fusnote me YLL. Pra ne realitet do kemi nje " KOMBETARJA MULTIETNIKE E FUSNOTES SE KOSOVES".... Prandaj mendoj se Shqiptaret duhet te kene vetem NJE KOMBETARE sepse jane NJE KOMB...!
    ...me mire 2 ekipe njanes ja rrok nashta
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  17. #197
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Ja sa i forte eshte kundershtari i ndeshjes se pare ("historike") te "kombetares" se Kosoves...


    10 ndeshjet e fundit të Haitit:

    19.01.2013 Haiti – Kili 0–3
    6.02. 2013 Haiti - Bolivia 1–2
    20.03.2013 Haiti - Omani 0–3
    24.03.2013 Haiti – Rep. Domenikane 1–3
    8.06.2013 Haiti - Spanja 1–2

    11.06.2013 Haiti - Italia 2–2 (Ekipi i ndihmesve humanitar ne Haiti!? )

    8.07.2013 Haiti - Hondurasi 0–2
    12.07.2013 Haiti - Trinidad e Tobago 2-0
    15.07.2013 Haiti - El Salvador 0-1
    6.08.2013 Haiti – Koreja e Jugut 1-4

    http://www.zeri.info/artikulli/28127...-kosoves-video


    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-03-2014 më 09:02

  18. #198
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ja sa i forte eshte kundershtari i ndeshjes se pare ("historike") te "kombetares" se Kosoves...


    10 ndeshjet e fundit të Haitit:

    19.01.2013 Haiti – Kili 0–3
    6.02. 2013 Haiti - Bolivia 1–2
    20.03.2013 Haiti - Omani 0–3
    24.03.2013 Haiti – Rep. Domenikane 1–3
    8.06.2013 Haiti - Spanja 1–2

    11.06.2013 Haiti - Italia 2–2 (Ekipi i ndihmesve humanitar ne Haiti!? )

    8.07.2013 Haiti - Hondurasi 0–2
    12.07.2013 Haiti - Trinidad e Tobago 2-0
    15.07.2013 Haiti - El Salvador 0-1
    6.08.2013 Haiti – Koreja e Jugut 1-4

    http://www.zeri.info/artikulli/28127...-kosoves-video


    mos ja kani nanen bre kaq shume pesimista edhe ju. Krejt e dijm qe haidi eshte ekip i dobet e sene vene. Po per nje shtet edhe ma te dobet se Haidi eshte boll , mjafton per neve qe ka dal ne flash score edhe aty e shohin miliona njerez Friendly ndeshje edhe fap qfar hyn e kqyrin ne gougel se ku i bjen kasovo. E ka e ka edhe anen pozitive te veten.
    Edhe pse kjo per deri sa te antarsohet ne OKB mduket ska me pas drejt kurr me lujt ndeshje serioze. Po tham se kte te fundit bash sakt se dij.

  19. #199
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Pjesa e pare...

    Kosova - Haiti 0:0

    Ndeshje e mire e Kosoves, por joefektive. Disi e ngjashme me disa ndeshje te kombetares se Shqiperise.
    Nje loje e tille e Kosoves, nga ekipet pak me te mira te Evropes zakonisht do te ndeshkohej. Por Haiti per fatin e Kosoves nuk ka kapacitet te tille.

    Shpresojme qe ne pjesen e dyte te jemi shume me efektiv dhe pak me te kujdeshem, ne menyre qe ndeshja e pare e "kombetares" (pa simbole kombetare!) te mos filloje me barazim apo edhe me humbje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-03-2014 më 11:08

  20. #200
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Doren n'zemer mire pe lujn. Veq qati ja kam marr inati qe pe man topin shume e nuk po pason fort ja harrova emrin si e pat.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •