Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 237
  1. #21
    Warranted Maska e Qerim
    Antarsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    Citim Postuar m par nga Cyclotomic
    Dardanet brenda nje periudhe 5 vjecare nese nuk na japin neve vazhdimisht lojtare dhe nese kane ndermend te bejne kombetaren e tyre sic duhet do jene shume me siper nesh. Brenda 5 vjetesh un parashikoj qe do ta kapin pa problem vendin qe sot ndodhet Bosnia pasi talentin e kane, plus qe kane dhe vullnet e profesionalizem.
    Sa per ate qe tha qe nuk ka infrastrukture ne Dardani, gabohet rende. Infrastruktura atje eshte qind here me e mire se tek ne.

    Nuk e besoj Cyklo ! Per 5 vjet edhe Shqiperia do te jete me lart se sa tani me ose pa lojtaret e "importuar" nga Kosova...Kosova gjate trazirave te fundit pati nje boom talentesh, por kjo nuk do zgjasi shume.Keshtu ndodh zakonisht ne periudha luftrash, por kur kthehet paqja nuk ka me talente( seriozisht!!!).Sa per vullnetin dhe profesionalizmin do ta shikosh edhe ti qe do te hyje ne vazhden e korrupsionit sic po hyn tani cdo gje ne Kosove .
    Infrakstruktura besoj se eshte afersisht e njejte me ate te Shqiperise ,por Kosova ka avantazhin qe eshte me e mbledhur dhe qytetet jane me prane njeri tjetrit.

  2. #22
    Warranted Maska e Qerim
    Antarsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime

    Red face

    Per sa i perket basketbollit jam dakort me parafolesit, qe Shqiperia kurre nuk ka per ta arritur nivelin e larte te Kosoves.

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Antarsuar
    07-11-2002
    Mosha
    43
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime n 16 postime
    Infrastruktura futbollistike ne Kosove, per momentin eshte e nje niveli me te ulet se ajo ne Shqiperi, sepse nuk ka pasur pothuajse fare investime ne te per 15 vite e fundit. Tek tani kane filluar qe, biznesmenet kryesisht, te investojne ne infrastrukturen e futbollit ne Kosove. E kam fjalen per stadiumet. Kurse ne Shqiperi, keto vitet e fundit UEFA nepermjet programit Hat-trick ka ndihmuar Shqiperine me miliona dollare per investime ne stadiume. Poashtu, klubet me pjesemarrje ne kompeticionet europiane kane perfituar te ardhura shtese goxha te majme qe ju ka rritur atyre aftesite investuese ne infrastrukture. Pra, infrastruktura futbollistike ne Shqiperi eshte ne nje nivel me larte se ajo ne Kosove.

    Sa i perket profesionalizmit dhe shkollave te futbollit, Kosova eshte disa nivele me larte sepse stafi i trajnereve etj. kane pervoje me te madhe e me te mire se ata te Shqiperise. Trajneret e sotshem si Vokrri, Muriqi, Sahiti, Shala, Kozniku, etj. kane luajtur ne skuadra te medha e ne kampionate te forta dhe rrjedhimisht kane shanse me te medha qe te nxjerrin, kultivojne, dhe zhvillojne talente. Poashtu, korrupsioni do jete me i ulet sepse shumica e tyre kane fituar miliona e miliona dollare gjate karrieres se tyre si futbolliste dhe kane pasuri te akumuluar qe nuk i ben shume te varur ne punen e trajnerit. Me shume e bejne kete pune per hobi se sa per para. Ne Shqiperi, eshte e kunderta, shumica e trajnereve te sotshem, kane luajtur ne kampionatin shqiptar vetem, dhe te gjithe se bashku nuk kane fituar gjate gjithe karrieres se tyre si futbollist sa Vokrri i vetem per shembull.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    .. Maska e km92
    Antarsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanov
    Postime
    4,211
    Faleminderit
    0
    11 falenderime n 11 postime
    Forza Kosova

  5. #25
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Antarsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga Cyclotomic
    Dardanet brenda nje periudhe 5 vjecare nese nuk na japin neve vazhdimisht lojtare dhe nese kane ndermend te bejne kombetaren e tyre sic duhet do jene shume me siper nesh. Brenda 5 vjetesh un parashikoj qe do ta kapin pa problem vendin qe sot ndodhet Bosnia pasi talentin e kane, plus qe kane dhe vullnet e profesionalizem.
    Sa per ate qe tha qe nuk ka infrastrukture ne Dardani, gabohet rende. Infrastruktura atje eshte qind here me e mire se tek ne.
    Ke te drejte. Me pavaresine, Kosova kane per te na e kaluar neve. Kosovaret kane me shume gjak se ne dhe pike. Ne te vetmen ndeshje qe e kam pare Kombetaren tone te luaje me shpirt keto vietet e fundit ishte ndeshja me Greqine. Kosovaret jane me te "uritur" per te provuar veteveten ne arenen nderkombetare.

    Qejfi do ma kishte qe te kishm nje perfaqesuese te perbashket dhe ndeshjet te luheshin ne Tirane dhe Prishtine po kjo me duket a pamundur per arsye te konjukturave te federatave qe duan te mbushin vetem xhepat e tyre. I vetmi ngushellim per ne edhte qe do kemi 2 kombetare per te cilat do bejme tifozllik dhe rrisim shanset per tu kualifikuar.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  6. #26
    Perjashtuar
    Antarsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    5 falenderime n 5 postime
    Eshte gjynah qe te kemi dy kombetare te dobeta kur mund te kemi nje shume te forte.

    Shikoni sa lojtare kosovare e maqedonas luajne nen flamure te huaj. GJithe ato talente...

    http://www.albaniasoccer.com/al/inde...topmenuitem=PA

    Une s'njoh ndonje lojtar gjerman apo italian, apo anglez te luajne me kombetare te huaja. Po te luanin lojtaret shqiptare per Shqiperine, kjo do ishte nje nder skuadrat me te forta evropiane. E c'po them une nuk eshte utopi...

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Antarsuar
    07-11-2002
    Mosha
    43
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime n 16 postime
    Zombie,

    Asaj liste i mungojne te pakten edhe nja 50 tjere. Eshte fakt qe nje kombetare e perbashket do ishte shume me e forte, bile po te perfshije gjithe shqiptaret (edhe ata te Maqedonise, Malit te Zi e diaspores, e jo vetem te Kosoves), jam plotesisht i bindur qe shpejt do ishim ne dhjeteshen me te mire te kombetareve ne bote.

    Mirepo, qe te kemi nje kombetare te perbashket, duhet qe Federatat e Futbollit te bashkohen, bashke edhe me kampionatet, dhe bashkimi te behet jo vetem ne Kombetaren e Senioreve si eshte tani, por edhe ne Shpresa, U-21, U-19, U-17, ku sot per sot, nuk ke pothuajse asnje shqiptare te jashte kufijve. Pra, nuk duhet te kete asnje diskriminim krahinor (rasti i refuzimit te Shefki Kuqit etj.), perndryshe nuk eshte e mundur qe te kemi nje kombetare te perbashket dhe edhe po te kemi nje kombetare keshtu me diskriminime nuk do ishte e suksesshme.

    Pastaj, do duhej te angazhoheshin specialista te futbollit rreth Federates sone te Futbollit qe do merreshin me zbulimin e talentave te rinje, sidomos nga diaspora jone, qe ne vend se ata te rriten ne ekipet zinxhire te kombetareve tjera, te rriten ne ekipet zinxhire te kombetares sone, sepse pastaj kur arrijne majat eshte e veshtire ti veshesh kuqezi pastaj. Pra, ne duhet ti nuhasim talentet e reja para se ti nuhasin kombetaret tjera dhe ti angazhojme ne ekipet zinxhire te kombetares sone.

    Angazhimi i nje trajneri kosovar tani ne vend te Brigelit, psh. Kozniku, Shala, Vokrri, etj. do bente nje hap te madh drejt bashkimit te kombetareve, federatave, dhe kampionateve tona, dhe poashtu do ishte ne gjendje qe te thithte me lehte talentet tona jashte, pervec faktit qe jam plotesisht i bindur qe cilido nga ta eshte trajner bindshem me i mire se Brigeli. Pastaj, secili nga keta trajnere ka miqesi te medha me ish-futbollista te famshem boteror, menaxhere te famshem, dhe trajnere te famshem boteror, qe do ishte nje plus i madh, shikuar nga cdo aspekt.

    Sidoqofte, kjo do ishte gjeja me e mire qe do mund te behej per futbollin mbareshqiptar, por shansat reale qe kjo do behet ne te ardhmen jane pothuajse zero, duke u bazuar ne faktin qe askush nuk eshte duke punuar ne kete drejtim.
    Ndryshuar pr her t fundit nga dodoni : 27-04-2006 m 16:20
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-10-2005
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    futbollin shqiptar ne shqiperi e shkateroi mafia antishqiptare me ne krye armando dukakisin dhe kompanine,sa e sa lojtare shqiptare nuk i pranuan ne kombetare,priten momentin e fundit qe ti therasin dhe pastaj kane fytyre edhe te shajne
    shikoni vetem kete liste me talente qe dukakisi i ka lejuar te ikin kot
    valon behrami-lazio
    blerim xhemali-zurich
    besart berisha-hamburger SV
    roland gerxhaliu-austria wien
    faton toski-eintracht frankfurt
    besian idrizaj-liverpool
    valdet rama-werder
    nijazi kuqi -birmingham
    te gjithe keta jane 18-21 vjecare
    e shume te tjere sa ska vend te shkruhen nuk i nxe lista-futbolli eshte shpirt.futbolli eshte zemer -pa shpirt kombetar nuk fitohet,per momentin fatkeqesisht tiranes i mungon ky shpirt

  9. #29
    Peace and love
    Antarsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime n 61 postime

    Thik pas shpine!

    Trajneri i perfaqsueses se Kosoves Edmond Rugova eshte ne tratativa sekrete me shume lojtare kosovare qe luajne per Shqiperine per ti afruar ata ne kombetaren e Kosoves e cila pritet te behet shtet se shpejti.Nder vendet e huaja ku luajne kosovare ai fut edhe Shqiperine.Ky eshte nje turp i madh per Edmond Rugoven dhe ata qe mendojne si ai.Shqiperia eshte dhe do te mbetet vendi i gjithe shqiptarve edhe kur Kosova te pavaresohet.Me duket e pamoralshme kerkimi per pasaporte shqiptare i disa lojtareve kosovare,kur ata pas shpine paskan plane me na e lene ***** ne dere sapo te krijohet Kosova si shtet me vete.Sidoqofte kjo eshte nje ceshtje morali.Kush ka moral nuk mund te lepije ate qe ka peshtyre njehere.Megjithate koha do te tregoje c'do gje,per momentin vetem mund te spekulojme.Moralisht ata qe enderrojne te veshin fanellen e perfaqsueses se Kosoves,nuk mund te perdorin Shqiperine si trampoline dhe per nje vit apo dy ti bejne ***** dhe ne te njejten kohe ti zene vendin dikujt tjeter.

  10. #30
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Antarsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Nuk ka asgje te keqe. Kosova fundja fundit eshte atdheu i tyre.
    Nuk do ta quaja kurr Lorik Canen apo Besnik Hasin te "pamoralshem" po do i falenderoja per ndeshjet e bukura qe na dhuruan dhe do u jem mirenjohes gjithmone qe e veshen fanellen e kuqe me krenari.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Antarsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,849
    Faleminderit
    1
    7 falenderime n 7 postime
    Sipas regullores se FIFA-s nqs nje lojtar aktivizohet qoft edhe 1 here ne kombetaren e nje shteti ai lojtar nuk mund te aktivizohet me asnje kometare tjeter, asnjehere.
    Kshu qe shqetesimi jot murik eshte i kote.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Antarsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,849
    Faleminderit
    1
    7 falenderime n 7 postime
    Nuk e di nga i ke marre vesh keto lajme i nderuar murik por te siguroj se ska pasur te tilla ne shtypin Shqiptar. Nje rregull i Fifa's thote se nese nje lojtar aktivizohet qofte edhe nje sekonde me nje ekipin perfaqesues te nje shteti ne nje ndeshje zyrtare atehere ai nuk mund te luaje me asnje ekip perfaqesues te asnje shteti tjeter pervec atje ku eshte aktivizuar.

  13. #33
    Peace and love
    Antarsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime n 61 postime
    Ti e ke mire,por ne rastin e Kosoves ndryshon rregullorja sepse Kosova nuk eshte shtet akoma.Pra neser kur te jete shtet nuk ka asnje rregull qe i ndalon Canen me kompani te largohen si grup drejt kombetares se re.Une e kuptoj se c'do kush do te deshironte te luante per vendin e tij te lindjes,por ajo qe une nuk jam dakord eshte keqperdorimi qe mund ti behet kombetares shqiptare.Imagjino jane deri tani 8-9 kosovare ne rradhet e kombetares shqiptare, dhe sikur te largohen te gjithe eshte gati gjysma e lojtareve te Shqiperise.Me mire do te ishte per ata qe nuk jane te sigurte te presin dhe te mos i zene vendin ndonje tjetri kot per 1 vit ose 2 dhe mepas te largohen.C'fare e keqe i gjen ata te luajne e te njihen ne arenen nderkombetare duke perdorur kombtaren per 1 vit a dy dhe te na bejne ***** ne dere?

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Antarsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,849
    Faleminderit
    1
    7 falenderime n 7 postime
    Citim Postuar m par nga murik
    Ti e ke mire,por ne rastin e Kosoves ndryshon rregullorja sepse Kosova nuk eshte shtet akoma.Pra neser kur te jete shtet nuk ka asnje rregull qe i ndalon Canen me kompani te largohen si grup drejt kombetares se re....
    Une nuk e di nese eshte kshu si thua ti regullorja, qe nuk ma ha mendja te jete , eshte jasht llogjike. Une di kte qe po lujti me nje kombtare ai nuk mund te luaj asnjehere per nje kombtare tjeter....nuk di c`te them me teper, ndoshta gabohem.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Antarsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,849
    Faleminderit
    1
    7 falenderime n 7 postime
    murik e kuptove ndopak ate qe te kam thene ? Nese nje lojtar perfaqeson sot Shqiperine ne nje ndeshje zyrtare, atehere ai ska te drejte te luaje me perfaqesuesen e asnje shteti tjeter vec atij Shqiptar ku dhe eshte aktivizuar me perpara. Le te formohen shtete sa te duan nuk i lejon rregullorja e Fifa's pavarsisht deshires se lojtareve. Kjo pune ndryshon vetem per skuadren e Serbi - Mali Zi te cilet do te ndahen dhe lojtaret qe kane luajtur me kete pefaqesuese mund te zgjedhin te luajne ose me Serbine ose me Malin e Zi po kurresesi me nje perfaqesuese tjeter vec ketyre te dyjave.

  16. #36
    Peace and love
    Antarsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime n 61 postime
    Jam i informuar mire dhe ju garantoj 100% qe ne rast se Kosova behet shtet i pavarur(gje qe ja uroj me gjithe shpirt) nuk ka asnje rregullore qe te pengoje Berishen apo Currin te largohen drejt kombetares te sapoformuar te nje shteti te ri i cili eshte vendlindja e tyre.Qofsha gabim,por do te shohim dhe do me kujtoni.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Antarsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,849
    Faleminderit
    1
    7 falenderime n 7 postime
    murik kto jane tre rregullat baze te Fifa's:

    1. Nje lojtar i cili eshte shtetas i nje shteti konform ligjeve te atij shteti eshte i lire te perfaqesoje perfaqesuesen e atij shteti.

    2. Nese nje lojtar eshte perfshire ne skuadren perfaqesuese te nje shteti ne te cilat ai lejohet pa rene ne kundershtim me rregullin 1, ai nuk do te lejohet te marre pjese ne asnje ndeshje nderkombetare me nje shtet tjeter. Kur nje lojtar ka dy nenshtetesi atij do ti kerkohet te zgjedhi nenshtetesine e shtetit te cilin ai e ka perfaqesuar ne nje ndeshje zyrtare nderkombetare.

    3. Lojtaret te cilat perjashtohen nga rregulli i dyte jane lojtaret te cileve ju nderrohet vetvetiu nenshtetesia pa kerkesen e tyre ne baze te nje dekreti nderkombetar si rezultat i shpalljes se pavarsise te nje rajoni apo te ndarjes brenda nje shteti.

    Pra rregulli tre e shpreh qarte qe vetem dhe vetem nese Kosova do te ishte pjese e Shqiperise dhe do te fitonte pavarsine ndaj saj, lojtaret Kosovare do te mund te kalonin tek perfaqesuesja e kesaj skuadre. Pra sic te thashe per rregullin tre tani per tani kualifikohet vetem Serbi & Mali i Zi te cilet kane qene nje shtet dhe do te ndahen.

    Gjithe te Mirat.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,058
    Faleminderit
    68
    49 falenderime n 44 postime
    murik ka shume te drejte per kosoven mund te luajne te gjithe kosovaret qe luajne aktualisht per kombetaren shqiptare.
    une jam dakord me murik meqe punet erdhen deri ketu atehere me mire te kerkohen talente shqiptare dhe te mos marrim talentet kosovare sa per nje edicion apo per disa ndeshje.mendimi im eshte vetem ne kuadrin e futbollit dhe sbesoj se do keqkuptoje njeri

  19. #39
    Peace and love
    Antarsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime n 61 postime
    Mik i dashur, me duket se nuk po kuptohemi mire.Rasti i Kosoves eshte specifik sepse nuk ekziston akoma si shtet dhe nuk ka qene shtet me pare.Nuk ka asnje rregullore ligjore apo morale qe te ndaloje nje lojtar te luaje me ekipin e shtetit te tij te sapoformuar me shkak se ka luajtur me pare me nje shtet tjeter.Eshte njesoj sikur nje lojtar, bie fjala Lituanez te mos lejohet te luaje me Lituanine pasi ai ka pas luajtur me URSS me pare.Per shembull basketbollisti Sabonis.Besoj se me kupton tani.
    Gjithe te mirat dhe suksese komtares.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Antarsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,849
    Faleminderit
    1
    7 falenderime n 7 postime
    Spo me kupton murik. Lituania ka qene pjese e URSS ndaj dhe ai lojtar lejohet. Po ky lojtar nese ka luajtur me USA dhe sot formohet Lituania ska si te luaje me Lituanine. Ndaj dhe po te them Kosova nuk eshte pjese qe do ti ndahet Shqiperise ndaj dhe rregulli dy i pengon lojtaret e aktivizuar me pare me Shqiperine te kalojne tek ekipi Kosovar. Nejse koha do te tregoje megjithese rregullat e parashikojne kete eveniment.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republiks s Kosovs
    Nga YlliRiaN n forumin Shqipe nga Kosova
    Prgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •