Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081

    Vdes shtatzëna në sallën e operacionit, i shoqi bën me faj mjekët

    KORÇE/ Flet bashkëshorti: Anestezisti i dha më shumë narkozë, pasi ishte i pirë. Erdhi nga klubi në sallë”


    “Akuzoj mjekët për vdekjen e gruas”

    Mister në spital, vdes 24-vjeçarja pa i dalë narkoza e lindjes


    KORÇE/ Juli Kapurani
    Humb jetën gjatë lindjes nëna 24-vjeçare. Sadete Shaholli, nga Sheqerasi i Korçës ka pritur gjithë ditën e mërkurë të lindte në mënyrë natyrale fëmijën e parë, por kur kjo nuk ka ndodhur i është nënshtruar një operacioni, fatal për të.

    Mjekët kanë pritur të përmendet nga anestezia dhe t’i japin në krahë djalin e sapolindur, por nëna e re nuk i ka hapur më sytë. Burri i viktimës ka qenë i pari që ka hedhur akuzën për vdekje nga pakujdesia e mjekëve, por këta të fundit dyshojnë se shkak mund të jetë bërë një sëmundje e papritur në zemër. Viktima kishte vetëm një vit që ishte martuar dhe kjo ishte lindja e parë. Bashkëshorti i saj, Bledar Shaholli thotë se të vetmin problem që Sadetja ka pasur me shëndetin ka qenë një dhimbje mesi për të cilën kurohej. Pas kësaj ngjarjeje, Bledari mban dhe dhimbje dhe gëzim. Në të njëjtën ditë ai ka përjetuar dhe një jetë të re dhe një mbyllje jete, por për të më e madhe se lindja e djalit të parë është dhimbja për humbjen e gruas, me të cilën jetonte prej një viti.

    Si ka ndodhur vdekja e gruas suaj dhe pse akuzoni mjekët e maternitetit?
    Gruaja ime vdiq pas operacionit dhe nuk u përmend fare nga narkoza. Mjeku, Nesti Ikonomi, që trajtonte gruan time më tha në fillim që është pak me problem për lindjen për shkak të shëndetit, por do ta lëmë dhe do presim që të lindë në mënyrë natyrale, pastaj mbetet që të kalojë në operacion se është rast urgjent. Kur e shtruam në maternitet bashkë me tim vëlla ia bënë të gjitha analizat, por na thanë që është një rast urgjent për lindje dhe se duhet të presim. I bëmë dhe analizën e zemrës dhe doli mirë. Kjo na bën të dyshojmë se nuk ka vdekur nga pushimi i zemrës, siç thonë mjekët. Ata pretendojnë se i ka pushuar zemra se nuk ka përballuar operacionin dhe prandaj nuk ka dalë nga narkoza.

    Keni qenë vetë prezent në maternitet në momentet kur po lindte gruaja?
    Që kur u shtrua në maternitet kam ndenjur aty dhe më thërrisnin herë pas here se nuk lejohej të rrinim brenda. Para operacionit e kam parë nusen dhe ishte shtrirë në krevat. Më thanë që do të më informojnë për çdo gjë dhe të mos kem merak, pastaj e futën në sallë. Më thirrën rreth orës 23:00 dhe më pyetën se çfarë të bëjnë. Unë iu përgjigja që ju jeni mjekë dhe e dini me mirë. N.q.s. është për operim le të operohet, nëse jo le të presim. Pas një ore më thirrën doktoreshat dhe më thanë që lindi djalë. E kishin fëmijën në dorë. Doktori në atë moment nuk ishte. Më thanë infermieret se tani do presim t’i dalë narkoza nuses pas operacionit. Më vonë erdhi dhe doktori, ndërsa unë po prisja. Pasi hyri dhe një herë në sallë më thirri në zyrë. Në zyrë ishin dhe mjekët e tjerë. Po e hidhte larg e larg dhe unë e pyeta direkt: Më thuaj, si është gruaja? Ai më tha që vdiq.

    U interesuat se cili ka qenë shkaku i vdekjes?
    Doktori tha që ne pritëm t’i dalë narkoza, por ajo ka mbaruar. Na thanë se vdiq nga zemra, por nuk e besuam se analizat i kishin dalë mirë. Unë them se faji ka qenë i mjekëve. Ata i kanë dhënë më shumë narkozë siç duhet dhe morëm vesh se i kishin bërë dhe elektroshok, por nuk ishte përmendur.

    Kur keni dyshime për shkakun e vdekjes, pse nuk pranuat që t’i nënshtrohej autopsisë për të vërtetuar shkakun e vdekjes?
    Nuk donim autopsi. Ajo iku, vdiq. Përse ta çanin prapë në atë gjendje që e kishin katandisur mjekët. Pastaj mjekët do mbrojnë kolegët e tyre. Nuk do të thonë se vdiq për faj të tyre, apo nga doza e tepërt e narkozës. Ne dimë që nusja nuk doli nga gjendja e narkozës pas operacionit. Vendosëm ta marrim trupin në shtëpi. Doktori që i bëri narkozën, Rahmi Dalipi ishte i dehur dhe ne e pamë vetë me sytë tanë kur doli nga klubi. Ka qenë pakujdesia e mjekëve që më vdiq gruaja.

    Çfarë do të bëni tani?
    Ne si familje kërkojmë të dënohen mjekët se ka qenë faji i tyre. Do të bëjmë dhe denoncim në Prokurori se ngaqë kemi qenë të tronditur nga vdekja ne nuk shkuam as në polici për kallëzim dhe as në Prokurori.

    Po djalin e keni marrë?
    Jo, djali është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka lindur pa probleme. E kemi lënë në maternitet dhe do ta tërheqim këto ditë.



    Anestezisti Dalipi: Familjarët nuk pranuan, e morën
    “Nuk mund të themi asgjë pa iu bërë autopsia pacientes”

    KORÇE - Mjeku anestezist Rahmi Dalipi deklaron se prej 34 vjetësh në këtë profesion nuk ka ndodhur asnjëherë që doza e narkozës ta kalojë të nevojshmen. Sipas tij, gjatë operacionit u shmang anestezia lokale, pasi pacientja vuante nga mesi, ndonëse dyshon se ajo të ketë pasur probleme të tjera shëndetësore më parë.

    Si ka vdekur pacientja dhe a është e vërtetë se vdekja mund t’i ketë ardhur nga mbidoza e narkozës?
    Pacientja ka vdekur pas operacionit. Ndërhyrja kirurgjikale u krye me sukses sa kohë që arriti të sjellë në jetë fëmijën. Komplikacionet janë shfaqur më pas, por jo për shkak të narkozës. Rasti i vdekjes së kësaj pacienteje është analizuar gjatë prej nesh si mjekë dhe do të dalim në konkluzione dhe nga kartela mjekësore e 24-vjeçares. Ajo që na pengon është moskryerja e ekspertizës mjeko-ligjore.

    A mund të kryhej operacioni me anestezi lokale?
    Jo. Për këtë rast nuk mund të kryhej mpirje lokale, pasi pacientja kishte një problem shëndetësor në pjesën e kryqeve. Rasti i saj ishte një rast i rëndë dhe urgjent. Duhej të ndërhynim patjetër në kohë. Ne pritëm që të bënim një lindje natyrale dhe pa ndërhyrje, por qe e pamundur. Kjo na detyroi ta fusnim në operacion, kuptohet me narkozë dhe jo me anestezi të pjesshme, pasi nuk mund t’i bëhej një gjilpërë në shtyllën kurrizore. Ndodh që pacienti të vdesë gjatë operacionit dhe nuk ka një shkak të caktuar kirurgjikal. Mund të ndodhin komplikacione të aortës, trurit ose trompoza. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale nuk kemi vërejtur komplikacione, por në këto raste ka dhe rrezik për shkak të bllokimit të zemrës. Ne e kemi pyetur pacienten para operacionit nëse ka pasur më parë probleme shëndetësore, të cilat mund t’i rrezikonin jetën në rast të një ndërhyrjeje dhe ka mohuar një gjë të tillë. Dhe nga analizat e zemrës ka rezultuar se nuk ka probleme. Por këto janë komplikacione fatale të cilat më mirë sqarohen me autopsi.
    Unë si mjek anestezist prej 34 vjetësh asnjëherë nuk kam përdorur asnjëherë dozë të rëndë të narkozës.



    9 goditje
    me elektroshok i janë bërë 24-vjeçares me qëllim përmendjen e saj pas operacionit, por gjithçka ka qenë e pamundur, pasi ajo kishte ndërruar jetë
    1 ore
    ka zgjatur ndërhyrja kirurgjikale për lindjen e fëmijës së Sadete Shahollit, por gjatë kryerjes së tij asnjë nga mjekët nuk konstatoi ndonjë komplikacion


    Mjeku
    Vetë mjeku që ka kryer operacionin, Nesti Ikonomi thotë se mendohet që nëna e re të ketë pasur një tromboembolit që jep ndalim të funksionimit të zemrës. “Unë dyshoj si mjek se shkaku ka qenë pushimi i zemrës. Nuk mund të flas për shkakun me garanci, pasi atë e vendos ekspertiza mjeko-ligjore. Por familjarët nuk kanë dashur të bëhet autopsia. Nga analizat Sadetja nuk ka rezultuar të ketë probleme me zemrën. Ajo vuante nga një sëmundje në legen, që e bënte një rast të vështirë.

    Hetimi
    Policia e Korçës ka ndërhyrë për të hetuar mbi këtë ngjarje, pasi vetë mjekët e maternitetit i kanë njoftuar për vdekjen e pacientes. Por, veç dëshmive të para, ata nuk kanë mundur të ndërmarrin veprime të tjera, pasi familjarët ende nuk kanë regjistruar një kallëzim ndaj mjekëve. Të afërmit e Sadete Shahollit deklaruan, se në lidhje me dyshimet e tyre mbi shkakun e vdekjes do të kërkojnë hetim. Por, nga ana tjetër, megjithë këmbënguljen e vetë mjekëve ata kanë mohuar që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #2
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    dhe doni mendimin tim.fajtore jane mjeket edhe pse sjam ne brendesi te ngjarjes.kam punuar pak kohe ne shqiperi.ka shume pak pergjegjesi nga ana e disa mjekeve.te ishte diku tjeter deri sa te gjendej e verteta mjeku sdo ishte i lire.
    gjynaf e shkreta.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #3
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    dhe doni mendimin tim.fajtore jane mjeket edhe pse sjam ne brendesi te ngjarjes.kam punuar pak kohe ne shqiperi.ka shume pak pergjegjesi nga ana e disa mjekeve.te ishte diku tjeter deri sa te gjendej e verteta mjeku sdo ishte i lire.
    gjynaf e shkreta.
    Shume i mencur vellai! Mos je gje i gjykates se larte to ore mik? Lum ti qe i zgjidhke kaq shpejt rastet dhe lum ne per ty. Shume i mencur dhe i prere, kjo ka rendesi. Sa te dale e drejta ne shesh, mbylli mjeket ne burg. Por sikur te dalin te pafajshem kush i demshperblen or mik, ti? Po ata pacientet e tjere qe i presin kush i sheron, ti? Ore miki po mos je mjek qe ke betimin e Hipokratit, a e ke lexuar ti ate betim. qofte edhe per kuriozitet, apo desheron te behesh mjek? Bir Selman i nenes...

    Nje histori te shkurter: Kishte vdekur dikush(ndjese paste) dhe gjithmone ne vdekje bisedohet edhe per shendetin, Biseda erdhi tek doktoret...dhe dikush qe nuk e dinte fjalen e urte "kur s'ke gje c'te thuash, me mire hesht", sa degjoi qe po flisnin per mjekun X nderhyri dhe tha se edhe atij keshtu ja kishte bere X-i i kishte kerkuar kaq e aq para per te operuar gruan. Nderkohe per rastesine me te cuditshme mjeku X u dha tek dera dhe ai nuk ishte fare kirurg, te gjithe po beheshin gati ti prisnin fjalen. Muhabetciu qe nuk e njihte kush ishte sepse ishte nga nje qytet tjeter(dhender ne K)vazhdoi biseden. Ka plasur nje e qeshur tek i vdekuri sa qe edhe i biri edhe e bija mbanin barkun me dore. Eshte histori e vertete dhe une jam ndodhur vete aty, e tmerrshme sa gjendje qesharake u krijua.
    Per rastin me siper, une i njoh mjeket e permendur dhe edhe Dalipin, i cili eshte anestezisti(reanimatori) i pare i Korces, mjek shume i suksesshem. Cdo punonjes i mjekesise, bile edhe dikush jashte kesaj fushe e kupton sa e veshtire eshte te behet gabimi i mbidozimit te narkozes....do te ishte e cuditshme te ndodhte...: dhe nga ana tjeter sa dhjetra semundje te tjera komplikative te operacionit, mund te vrasin te semurin. Nje nga keto eshte edhe Tromboembolia, semundje qe eshte edhe me e shprehur ne rastin e demtimeve paraprake te pelvisit(legenit), i cili eshte mjaft i pasur me rrjet venos(shtrat neper te cilin leviz trombi)
    Megjithate duke ngushelluar familjaret per humbjen e tmerrshme mendoj qe nje autopsi rrit shume mundesine e gjetjes se shkakut te vdekjes.
    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 21-04-2006 më 21:40
    sereno

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    dp nuk mora vesh cfare ke shkruar ja beri keshtu e qeshi ashtu....

    persa i perket lajmit...vertete i hidhur...me vjen shume keq....!!! vertete tragjike....

    ne keto raste kur pacienti eshte i shendetshem patjeter akuzohen doktoret per pakujdesine e tyre. Nuk ka te beje nderlikimi i zemres aq me teper kur personi ne fjale nuk ka vuajtur nga zemra....se di cfare te them vertete per tu ardhur keq....

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    Cdo punonjes i mjekesise, bile edhe dikush jashte kesaj fushe e kupton sa e veshtire eshte te behet gabimi i mbidozimit te narkozes....do te ishte e cuditshme te ndodhte...: dhe nga ana tjeter sa dhjetra semundje te tjera komplikative te operacionit, mund te vrasin te semurin.
    "kupton sa e veshtire eshte te behet gabimi i mbidozimit te narkozes...." ahahahah sa e veshtire? sa e lehte do te thuash?

    narkoza eshte narkotike sikunder morfina qe perdoret ne spital per te njejten gje?e pse mos "nuk ka vdekur" asnjeri nga mbidoza nga narkotiket.


    administrimi i narkozes eshte specialitet me vete, perndryshe do te ishte njesoj si venia e nje serumi. nje infermeriere di si te veje serumin.

    pse therresin nje mjek anastezist dhe jo nje infermiere per te vene narkozen?

    deshmitaret, perfshire burrin e gruas thane se anastezisti qe therritet ne sallen e operacionit erdhi i pire. pse nuk erdhi nje infermiere per te vene narkozen?


    na ngelet te e marrim si deshmi te rreme burrin e gruas pastaj per te i bere qejfin nje anastezisti pijanec?

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Undefined
    dp nuk mora vesh cfare ke shkruar ja beri keshtu e qeshi ashtu....
    nuk po e shikon po tenton te mbroje anastezistin e pire.

    deshmimtaret perfshire burrin e gruas thone anastezisti erdhi i pire ne salle, dp po na mundohet te thote se eshte veshtire qe narkoza te vdesi personin.

    narkoza eshte narkotike, e beson 'dp' qe te thote tyja se nuk vdes njeri nga mbidoza ne narkotiket?

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    1 ore ka zgjatur ndërhyrja kirurgjikale për lindjen e fëmijës së Sadete Shahollit, por gjatë kryerjes së tij asnjë nga mjekët nuk konstatoi ndonjë komplikacion
    jam i indinjuar pse behen keti neglizhenca.
    detyra e mjkut operator eshte operacioni, detyra e mbikqyrjes se shenjave vitale te pacientit ne narkoze e kujt eshte?

    vetem ne spitalet e shqiperise kam pare qe pihet duhan ne cdo dhome.

    studente te mjekesise shikoni juve ketu nje neglizhence te mjekeve vecanerisht te atij pijanecit anastezist?

  8. #8
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    Shume i mencur vellai! Mos je gje i gjykates se larte to ore mik? Lum ti qe i zgjidhke kaq shpejt rastet dhe lum ne per ty. Shume i mencur dhe i prere, kjo ka rendesi. Sa te dale e drejta ne shesh, mbylli mjeket ne burg. Por sikur te dalin te pafajshem kush i demshperblen or mik, ti? Po ata pacientet e tjere qe i presin kush i sheron, ti? Ore miki po mos je mjek qe ke betimin e Hipokratit, a e ke lexuar ti ate betim. qofte edhe per kuriozitet, apo desheron te behesh mjek? Bir Selman i nenes...

    Nje histori te shkurter: Kishte vdekur dikush(ndjese paste) dhe gjithmone ne vdekje bisedohet edhe per shendetin, Biseda erdhi tek doktoret...dhe dikush qe nuk e dinte fjalen e urte "kur s'ke gje c'te thuash, me mire hesht", sa degjoi qe po flisnin per mjekun X nderhyri dhe tha se edhe atij keshtu ja kishte bere X-i i kishte kerkuar kaq e aq para per te operuar gruan. Nderkohe per rastesine me te cuditshme mjeku X u dha tek dera dhe ai nuk ishte fare kirurg, te gjithe po beheshin gati ti prisnin fjalen. Muhabetciu qe nuk e njihte kush ishte sepse ishte nga nje qytet tjeter(dhender ne K)vazhdoi biseden. Ka plasur nje e qeshur tek i vdekuri sa qe edhe i biri edhe e bija mbanin barkun me dore. Eshte histori e vertete dhe une jam ndodhur vete aty, e tmerrshme sa gjendje qesharake u krijua.
    Per rastin me siper, une i njoh mjeket e permendur dhe edhe Dalipin, i cili eshte anestezisti(reanimatori) i pare i Korces, mjek shume i suksesshem. Cdo punonjes i mjekesise, bile edhe dikush jashte kesaj fushe e kupton sa e veshtire eshte te behet gabimi i mbidozimit te narkozes....do te ishte e cuditshme te ndodhte...: dhe nga ana tjeter sa dhjetra semundje te tjera komplikative te operacionit, mund te vrasin te semurin. Nje nga keto eshte edhe Tromboembolia, semundje qe eshte edhe me e shprehur ne rastin e demtimeve paraprake te pelvisit(legenit), i cili eshte mjaft i pasur me rrjet venos(shtrat neper te cilin leviz trombi)
    Megjithate duke ngushelluar familjaret per humbjen e tmerrshme mendoj qe nje autopsi rrit shume mundesine e gjetjes se shkakut te vdekjes.

    DP



    e para njehere ke te drejte se nuk jam gjykates por ama mjek jam.jam biles specialist edhe qe ta dish me sakte kirurg .pra kam kaluar shume kohe ne sallat e operacionit ne shqiperi.fola me shume mllef per mjekun sepse po ta them edhe njehere jam I SIGURT SE FAJI ESHTE I MJEKUT. do ta them perseri i sigurt fare.por qe mjeku te burgoset duhet ta vertetoje gjykata e korruptuar shqiptare(qe fatkeqesisht sdo ndodhe kurre),sepse ato jane miqt e tu te lidhur me krimin.dikur po behej nje operacion i nje femije 1 vjec ne shqiperi ne spitalin ushtarak ne tirane per luksacion kokso-femoral dhe anestezist ishte dr mihali(mbase e njef).mbas operacionit femijes nuk i delte narkoza u be nje gjendje alarmante ne salle,erdhen te gjith mjeket qe ishin ne sherbim nga te gjitha sallat dhe nga pavionet pas shume perpjekjeve femija shpetoi .por pasi u shqyrtua ngjarja,pasi u ndoq nga mjeket ligjor u morr vesh qe kishte mbidozim.
    e dyta saper informacion mik tani punoj ne profesionin tim ne nje spiatl ne chicagi(advocate healthcare).
    me erdhi keq kur the qe ato pacientet e tjere kush ti sheroje.hahaha shyqyr qe eshte doktorrr dalipi se mjer pacientet ,ska mjek tjeter spitali.si mbas teje nese doktor dalipi e ka vrare pacienten ne fjale dhe meqe pacientet tjere ska kush ti sheroje(vrasi) ne sduhet ta burgosim doktor dalipin edhe nese eshte fajtore.


    po kethehem perseri tek anestezia.Recommended dosage

    The dosage depends on the type of anesthetic, the patient's age and physical condition, the type of surgery or medical procedure being done, and other medication the patient takes before, during, or after surgery.

    sa gabime mund te ndodhin nese je i pire mor mik.

    lexoje me vemendje kete me poshte.nese sdi anglisht na thuj se ta perkethejme.

    PREGNANCY

    The effects of anesthetics on pregnant women and fetuses vary, depending on the type of drug. In general, GIVING LARGE AMOUNTS of general anesthetics to the mother during labor and delivery may make the baby sluggish after delivery. Pregnant women should discuss the use of anesthetics during labor and delivery with their doctors. Pregnant women who may be given general anesthesia for other medical procedures should ensure that the treating physician is informed about the pregnancy.

    General anesthetics ( an-ess-THET-iks) normally are used to produce loss of consciousness before and during surgery. However, for obstetrics (labor and delivery) or certain minor procedures, an anesthetic may be given in small amounts to relieve anxiety or pain without causing unconsciousness.

    shpresoj se do ta lexoni me vemendje .
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #9
    Rend or Maratonomak Maska e estonica
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    34
    Ky eshte me te vertete nje lajm shume indinjues dhe per fat te keq nuk eshte rasti i pare (apo i fundit) i pakujdesise mjekesore qe ndodh sepse mjeket e bejne punen duke u bazuar ne faktin nese personi do ti paguaj apo jo.
    Kam degjuar edhe shume raste te ngjashme dhe sa here qe i degjoj nje pyetje me vjen nder mend: si ka mundesi qe keta doktore, infermiere, etj te jene kaq te papergjegjshem e pandergjegjshem? Si mund ta harrojne keta se punojne per njerez? Si eshte e mundur qe dikush te vere parane perpara jetes apo dhimbjes se nje njeriu?
    Keta fondurina jane pjese e nje profesioni te nderuar dhe cmuar, si mund te sillen ne kete menyre? A nuk kane keta ndonjefare morali?
    Nqs kjo do te me kishte ndodhur mua nuk e di se cdo te kisha bere. Me thene te drejten, do te ishte shume e veshtire per mua qe te lija te gjalle ndonje nga ata te pranishmit ne sallen e operacionit.
    Megjithate une e vleresoj vendimin e familjes dhe shpresoj qe gjykata shqiptare (t'i harroje njehere rryshfetet) dhe te marre vendimin e duhur se ky eshte nje rast qe mund te vere precedent te rendesishem. Duke gjykuar dhe denuar grupin mjekesor ata mund te hedhin hapin e pare ne nderprerjen e korrupsionit ne mjekesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga estonica : 24-04-2006 më 11:28
    That's when you know you found somebody special. When you can just shut the f!@# up for a minute, and comfortably share silence.

  10. #10
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    [QUOTE.
    [CODE]Ka Nje nga keto eshte edhe Tromboembolia, semundje qe eshte edhe me e shprehur ne rastin e demtimeve paraprake te pelvisit(legenit), i cili eshte mjaft i pasur me rrjet venos(shtrat neper te cilin leviz trombi[/COD

    shume dakord.edhe sikur kjo te kete ndodhur perseri fajtore eshte anestezisti.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  11. #11
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gjynah qyqja e re 24 vjece s'po shijon femine e saj. Se kush e ka fajin
    3 dite do zgjasi cudia dhe do mbyllet ajo qeshtje si shume here te tjera.
    Se kuptoj pse nuk i bejne ne Shqiperi operacionet me epidural sic i bejne
    kendej, dhe nena eshte e zgjuar gjate gjithe kohes dhe pse po behet operacion.
    Njof shume njerez qe e kane bere kete gjilpere dhe ne lindje normale dhe
    s'kane pase probleme prej saj....te them te drejten kur degjoj raste te tilla
    them lum si ne qe na u dha rasti te jemi kendej dhe te pakten besim kemi
    te doktori e tek mjeksia ketu.

  12. #12
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    [QUOTE.


    shume dakord.edhe sikur kjo te kete ndodhur perseri fajtore eshte anestezisti.
    Jo i dashur Dr.
    Ne nje % po, por jo gjithmone.
    DP
    sereno

  13. #13
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    Gjynah qyqja e re 24 vjece s'po shijon femine e saj. Se kush e ka fajin
    3 dite do zgjasi cudia dhe do mbyllet ajo qeshtje si shume here te tjera.
    Se kuptoj pse nuk i bejne ne Shqiperi operacionet me epidural sic i bejne
    kendej, dhe nena eshte e zgjuar gjate gjithe kohes dhe pse po behet operacion.
    Njof shume njerez qe e kane bere kete gjilpere dhe ne lindje normale dhe
    s'kane pase probleme prej saj....te them te drejten kur degjoj raste te tilla
    them lum si ne qe na u dha rasti te jemi kendej dhe te pakten besim kemi
    te doktori e tek mjeksia ketu.
    Nena kishte nje pathologji te tille qe nuk mund te perdorej anestezia epidurale.
    Kjo pathologji e kishte bazen ne pelvis
    sereno

Tema të Ngjashme

  1. Itali, vdes shqiptarja në pritje të transplantit
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 13:43
  2. Drejtorët e spitaleve, ikin mjekët, vijnë menaxherët
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 11:56
  3. USAID: Në Shqipëri mjekët, gjyqtarët dhe deputetët, më të korruptuarit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 15:00
  4. Arkiv X
    Nga Brari në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 14:59
  5. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •