Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Anjeza Branka

    Ti bėsh shqiptarėt tė duan muzikėn tėnde ėshtė e vėshtirė por jo e pamundur

    Kėngėtarja tėrheqėse Anjeza Branka, e cila ka jetuar prej shumė vitesh nė Gjermani tregon pėr gazetėn “Sot”, fillimin e saj artistik shumė tė vėshtirė, tė fshehtat e saj, sukseset dhe zhgėnjimet nė festivale tė ndryshme, bashkpunimet me artistėt shqiptarė dhe shtėpitė diskografike. Dėshira e saj ėshtė tė bėhet njė aktore shumė e mirė dhe njėkohėsisht tė bėjė njė recital shumė tė madh ku mund t’i tregojė tė gjithėve qė ajo di tė kėndojė. Nė jetėn e saj do tė ketė vend dhe hapėsirė pėr administrimn e sallonit tė bukurisė, tė cilin ajo e menaxhon bashkė me motrėn. Sė shpejti ajo do tė hedhė nė treg albumin e saj mė tė ri nė bashkėpunim me kompozitorin Adrian Hila, nė tė cilin ka pėrfshirė kėngėt e saj mė tė dashura.Pėr mė tepėr ēdo gjė ėshtė e shpalosur mė poshtė.

    Kur ke filluar tė kėndosh pėr herė tė parė?

    Unė kam filluar shumė herėt, pothuajse 15 vjet mė parė, por pėr herė tė parė fillova tė kėndoj nėpėr shtėpi, kur isha 10 vjeē. Mė pas kam kėnduar nė gjermanisht mė njė grup gjerman, por qė nuk ėshtė i njohur kėtu nė Shqipėri. Pastaj mė erdhi rasti tė vija kėtu nė ’98 dhė tė debutoja pėr herė tė parė nė festivalin kombėtar tė fundvitit tek Pallati i Kongreseve. Publiku shqipėtar mė vlerėsoi shumė, duartrokitjet ishin shumė tė nxehta dhe kjo mė shtyu qė tė vija sėrish kėtu. Mė pas shkova pėrsėri nė Gjermani pėr rreth njė vit. Mbas njė viti erdha pėr tė kėnduar pėrsėri tėk “Netė vere”, ku pata shumė sukses. Por ajo qė mė vendosi tė kthehesha pėrfundimisht ishte shkolla e lartė pėr dramaturgji tek “Akademia e Arteve tė Bukura” tė cilėn e frekuentoj.

    A ishte e vėshtirė tė afirmoheshit nė botėn e kėngės kėtu nė Shqipėri?

    Ka qėnė dhe ėshtė shumė e vėshtirė. Megjithatė unė jam e kėnaqur sepse shoh qė nėpėr koncerte tė ndryshme qė unė kam pasur nė Maqedoni, Kosovė etj. publiku mė mbėshtet shumė, mė jep shumė pėrkrahje, gjė qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua.Vėshtirėsia pėr mua ka qėndrur tek pjesmarjra nėpėr festivale, ku nuk jam vlerėsuar siē duhet.

    Sa Ju ngacmon ideja e njė recitali?

    Pikėrisht tani kam shumė dėshirė tė bėj njė koncert timin, jo vetėm me kėngėt e mia, por kam dėshirė tė kėndoj live edhe kėngė tė huaj, ku t’i tregoj tė gjithėve qė unė di tė kėndoj.

    Tregu muzikor ėshtė mė i mirė pėr ju nė Shqipėri apo jashtė saj?

    Tė them tė drejtėn kam pasur shumė sukses nė Shqipėri, nė Gjermani, nė Amerikė, nė Kosovė, nė Zvicėr, e cila ėshtė bėrė falė punės tė palodhur tė producentėve tė mi, tė cilėt i kam shumė shokė dhe i falenderoj jashtėzakonisht shumė, sepse mė kanė qėndruar pranė e mė kanė dhėnė shumė pėrkrahje.

    Sa albume tuajat janė nė shitje, Anjeza?

    Unė deri tani kam lanēuar dy albume dhe jam duke punuar pothuajse prej tre vjetesh qė tė nxjerrė albumin tim tė ri, sepse dua qė tė jetė njė album shumė cilėsor nga ana artistike. Dua tė jem shumė e bindur brėnda vetes qė ky album tė kėtė kėngė qė Anjeza t’i kėndojė me dėshirė. Si shumė kėngėtarė edhe unė jam nxituar nė nxjerrjen e albumeve tė mi tė parė, prej dėshirės sė madhe qė kisha pėr t’u njohr nga publiku shqipėtar. Prandaj ēdo gjė nga ana ime profesionale dua ta bėj saktė dhe bukur.

    Ē’marrėdhėnie keni me kėngėtarė tė tjerė?

    Deri tani kam pasur shumė kėrkesa pėr tė bashkpunuar, ndėrsa njohja shoqėrore qė kam me Nikun e “2 die 4”, mė shtyu tė bėnim njė bashkpunim. Unė jam shumė e kėnaqur nga ky duet dhe kėnga qė ne prezantuam nė Top-Fest 3 pati shumė sukses.

    Kush ėshtė kompozitori dhe autori i teksteve tė kėngėve tuaja?

    Pjesėn mė tė madhe tė kėngėve janė tė ideuara e tė shkruara nga unė, kurse kompozitori i kėngeve ėshtė Adrian Hila. Nesti ose ndryshe Stine ka kompozuar kėngėn “Me ngadalė” Dhe gjej rastin ta falenderoj pėr kėtė.

    E konsideroni Top-Festin si njė festival rinor modern kėtu nė Shqipėri?

    Pa diskutim qė ėshtė i tillė dhe unė jam shumė e kėnaqur qė kėtu ėshtė arritur njė nivel i tillė oranizativ. Por ajo qė lė pėr tė dėshiruar duke u nisur nga plani personal ėshtė qė vlerėsimi i kėngėtarėve nuk ėshtė i saktė dhe pėr kėtė nuk dua tė flas mė, sepse jam shumė e zhgėnjyer.

    Sė shpejti do t’ju shohim me ndonjė vidioklip tė ri?

    Sigurisht qė do tė mė shihni shumė shpejt, por nuk dua tė them mė tepėr, sepse dua qė gjithēka tė jetė suprizė. Jam shumė e sigurtė brėnda vetes qė do arrij t’i tregoj publikut shqiptar se kush jam nė tė vėrtetė.

    Me cilėn shtėpi diskografike bashkpunoni pėr videoklipet tuaja?

    Nė fillim kam bashkpunuar me BBF Records, por mė duhet tė them qė nuk kam ngelur e kėnaqur. Mė pas, pėr dy videot e fundit kam bashkpunuar mė njė shtėpi diskografike qė quhet “Rinia” nė Maqedoni dhe kam ngelur shumė e kėnaqur, sepse publiku m’i ka pėlqyer.

    Ēfarė rrymash keni pėrdorur nė albumin tuaj tė ri?

    Kam pėrdorur shumė rryma qė unė i kam shumė pėrzemėr si, R n’B, Hip-Hop, Ballads,Turbofolk. Do tė jetė gjithēka surprizė.

    Ku e ndjen veten mė mirė Anjeza, si aktore apo si kėngėtare?

    Ndjehem mirė nė tė dyja fushat, dua t’i pėrkushtohem shumė dramaturgjisė dhe sė shpejti do tė marrė pjesė nė njė teatėr ku jam duke punuar shumė dhe meqė mė jepet rasti, dua t’i falenderoj tė gjithė pedagogėt e mi.

    Kush kujdeset pėr lukun e Anjezės?

    Nė ēdo eveniment qė kam marrė pjesė, jam kujdesur vetė bashkė me motrėn time, e cila ėshtė shoqja ime mė e ngushtė e qė i besoj shumė. Gjatė ditės vishem sipas ambientit ku jam, por nė pėrgjithėsi vishem praktike. Mė pėlqen tė ble shumė gjėra dhe preferoj tė shfrytėzoj rastet kur dalė jashtė tė pasuroj sa mė shumė garderobėn time. Gjithashtu dua tė falenderoj edhe Denada At’Nikollėn qė stiloi veshjen time nė debutimin tim nė Top-Fest.

    Kush Ju ka mbėshtetur mė shumė gjatė karrierės suaj muzikore?

    Mė ka qėndruar pranė familja, shoqėria, por personi qė dua tė falenderoj mė shumė ėshtė babai im. Ėshtė i vetmi person qė i besoj shumė dhe mė jep kėshilla pėr ēdo gjė nė jetė, nė lidhje me profesionin tim dhe pėr problemet e mia personale. Unė dua tė punoj shumė nė jetė, qė babai im tė ndjehet krenar pėr mua, nuk dua ta zhgėnjej pėr asgjė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618

    'Me ngadalė' - Niku & Anjeza

    A ka mundesi njeri te me japi textin e kenges se Niku & Anjeza - Me ngadale ?
    E kam kerkuar 1 ore ne google por pa sukses !!
    PARTIZONI Legjenda e futbollit SHQIPTAR

    Hasta siempre las revoluciones

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me ngadalė

    Jam i dehur pak,
    pak sa kam ardhur nė qejf,
    dhe ambjenti ėshtė ndezur
    nga muzika qė buēet
    jam i qetė
    sa tė gjej unė vajzėn qė kėrkoj
    se kam dalė me gotė nė dorė
    gjithė mbrėmjen po kaloj
    tė shikoj kur ti kėrcen, trupin bukur lėviz
    syte aty unė i ngjis, unė do tė koloviz
    oh vajzė
    stili yt tashmė tė gjithin me ka ē'orientuar
    ndėrkohė qė t'i kėrcen
    dhe shpirtin tash mė ke pushtuar


    Jam e mirė, e vėshtirė, kam dėshire t'jem e lirė
    nuk harroj e nuk mungoj
    dhe fundjavėn me shoqet e mia dua ta kaloj
    Jam e mirė, e vėshtirė, kam dėshire t'jem e lirė
    nuk harroj e nuk mungoj
    dhe fundjavėn me shoqet e mia dua ta kaloj

    Je e bukur, je e mirė, je pak e vėshtirė,
    mua mė pėlqen shumė, je e ėmbėl ėmbėlsirė
    kam dėshirė
    qė sot dėshirat unė t'i ndaj me ty
    kėtė siguri ma japin thjesht ato sytė e tu blu
    Je e bukur, je e mirė, je pak e vėshtirė,
    mua mė pėlqen shumė, je e ėmbėl ėmbėlsirė
    kam dėshirė
    qė sot dėshirat unė t'i ndaj me ty
    kėtė siguri ma japin thjesht ato sytė e tu blu


    Ndihem mire kur kercej, ndihem mire gjithandej
    ndihem mire dhe tani....
    pse duhet t'i besoj djalo fjalet qe me thua ti
    Ndihem mire kur kercej, ndihem mire gjithandej
    ndihem mire dhe tani....
    pse duhet t'i besoj djalo fjalet qe me thua ti

    Je e bukur, je e mire, je pak e veshtire,
    mua me pelqen shume, je e embel embelsire
    kam deshire
    qe sot deshirat une t'i ndaj me ty
    kete siguri ma japin thjesht ato syte e tu blu
    Je e bukur, je e mire, je pak e veshtire,
    mua me pelqen shume, je e embel embelsire
    kam deshire
    qe sot deshirat une t'i ndaj me ty
    kete siguri ma japin thjesht ato syte e tu blu



    Heyyy D.J.




    Me ngadale, me ngadal'
    siguria jote po me ben qe te dyshoj djale
    me ngadale djalo ti
    nuk jam aq naive djalo
    sac mendon ti!
    Me ngadale, me ngadal'
    siguria jote po me ben qe te dyshoj djale
    me ngadale djalo ti
    nuk jam aq naive djalo
    sac mendon ti!

    Vajze
    kot frikesohesh lere veten te lire
    nq se ti ke deshire
    atehere cdo gje do shkoje mire
    prandaj me ler' umbrella jote
    te jem une sot per ty
    mos mendo fort te tjera
    jemi vetem ne te dy
    Ne te dy dhe nata po te doje le te digjet
    kjo muzike mos te pushoje
    ky zjar mos te fiket
    me kupton eshte zjarri qe ti ndeze brenda meje
    dhe askush s'mund ta fik vajz',
    pervec teje!



    p.s. vetem per ato dy fjalet qe i kam nenvizuar, nuk jam e sigurt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anėtarėsuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    fiori qeke i madh ne poezi me pelqeu shum dhe e lexove me kujdes fjalet e embla qe i kishe rreshtuar me pelqeu shum dhe deshiroj dhe te uroj me gjith zemer ta gjesh ate zogjken tende te zemres qe ta shuan ate zjarr qe paske permbrenda teje ,me rrespekt eda .

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Kange hata..i love it.

  6. #6
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    dhe shpirtin tash mė ke pushtuar


    Jo Shpirtin po : PISTEN
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  7. #7
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    E kam pare kete Anjezen nga afer dhe ju a them sinqerisht:
    Kesaj nuk i ben pune as torrnitori!!!
    Ekstremisht e shemtuar...
    So the **** whaaaat??!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    Ivy edhe une jam 100% dakort me ty sepse e kam pare edhe une nga afer dhe jam trem keq fare. lol

    Citim Postuar mė parė nga Eda64
    fiori qeke i madh ne poezi me pelqeu shum dhe e lexove me kujdes fjalet e embla qe i kishe rreshtuar me pelqeu shum dhe deshiroj dhe te uroj me gjith zemer ta gjesh ate zogjken tende te zemres qe ta shuan ate zjarr qe paske permbrenda teje ,me rrespekt eda .

    Eda kom qesh me lot kur e kam lexu postimin tat
    E para Fiori eshte vajze edhe e dyta ato ishin teksti i kenges qe kerkoja une
    Hajt mos u merzit eda.
    Ps. Fiori flm lal.
    PARTIZONI Legjenda e futbollit SHQIPTAR

    Hasta siempre las revoluciones

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Anjeza Branka: Vitin tjetėr do tė martohem me bodiguardin tim

    Studente nė vitin e fundit pėr dramaturgji nė Akademinė e Arteve, nė tė vėrtetė Anjeza Branka njihet mė shumė si kėngėtare. Ndonėse nuk ka provuar role tė mėdha nė aktrim shprehet se mes dramės dhe muzikės e gjen veten mirė nė tė dyja, ndonėse kohėn mė tė madhe ia pėrkushton kėngės. Shumė shpejt ajo do tė jetė nė tregun muzikor me njė album tė ri ndėrkohė, qė pas fejesės, shtatorin e ardhshėm pėrgatitet pėr martesė. Djali me tė cilin ėshtė e dashuruar quhet Leonardo dhe pas 14 vjetesh nė Londėr kthehet nė Shqipėri pėr tė qenė pranė Anjezės. Nėse njė ditė do tė largohen nga Tirana ata do tė jenė sė bashku.

    Kohėt e fundit tė kemi shpesh nė festa dhe aktivitet promovuese tė kolegėve kėngėtarė. Po vetė Anjeza me ēfarė po merret?

    Duke qenė se kėtė vit diplomohem pėr dramturgji natyrisht, qė njė pjesė tė mirė tė kohės e merr shkolla. Po e pres me shumė padurim pėrfundimin e akademisė dhe synoj qė vitin e ardhshėm tė vazhdoj njė master nė Zvicėr, pikėrisht aty ka ka studiuar edhe Arnold Shwarzeneger.

    Nga fusha muzikore…

    Momentalisht jam duke punuar pėr albumin tim, qė do tė dalė brenda kėtij muaji i shoqėruar edhe me tre videokilipe promovuese tė punuara nė Shqipėri dhe Maqedoni.

    Cili do tė jetė titulli i albumit? Me ēfarė ke menduar se mund t’i tėrheqėsh njerėzit?

    Titullin nuk e kam menduar ende. Tė shoh se ēfarė do tė zgjedhim.

    Nė marrėdhėnien midis muzikės dhe aktrimit ku e gjen veten mė mirė dhe pasi tė diplomohesh, do tė fokusohesh ndoshta vetėm tek profesioni yt apo do tė vazhdosh tė kėndosh?

    Veten e gjej mirė edhe nė aktrim edhe nė muzikė dhe mendoj se fakti, qė unė po diplomohem pėr aktrim nuk mė pengon pėr tė vazhduar nė rrugėn e muzikės, pėrkundrazi ėshtė njė ndihmesė mė shumė pėr interpretimin skenik.

    Sa e ke provuar veten nė aktrim dhe pse je e bindur se ndjehesh mirė?

    Unė e gjej veten mirė, pastaj edhe tė tjerėt mė thonė se jap si aktore.

    Ke pasur role ku e provuar veten nė kėtė drejtim?

    Kam pasur role shumė tė mira, ndonėse nuk kanė qenė kryesorė, sepse tė them tė drejtėn kam qenė mė shumė e orientuar drejt muzikės dhe koncerteve, ndaj kam marrė role tė dyta.

    Tani qė do tė jesh njė aktore e diplomuar dhe ky ėshtė profesioni yt i parė, mendon qė do tė kesh mundėsi tė sigurosh role?

    Shpresojmė.

    Si do ta pėrkufizoje veten nė jetėn tėnde tė pėrditshme?

    Dhurata ime mė e mirė ėshtė qė i dua njerėzit dhe mė duan. Ky fakt mė bėn tė kaloj shumė kohė me njerėz, shoqėrinė time, kolegė dhe producentėt me tė cilėt punoj.

    Pak kohė mė parė ke filluar tė kėndosh te “Silo club”. Cila ėshtė arsyeja qė pranove tė jesh aty?

    Kam vendosur tė punoj pėr dy muaj nė kėtė lokal sepse mė bėn mirė profesionalisht, jam shumė afėr shtėpisė dhe natyrisht edhe pagesa ėshtė e kėnaqshme. Mendoj se tė kėnduarit live mė bėn shumė mirė edhe pėr zėrin. Ndėr tė tjera mė pėlqejnė kėngėt greke dhe kam dėshirė t’i mėsoj.

    Kjo do tė thotė qė tani nuk mund tė kėndosh nė vende tė tjera?

    Jo, nuk jam e detyruar tė mos kėndoj nė vende tė tjera, sepse nė rastet kur unė kam koncerte jam e lirė tė shkoj nė to.

    Mė the qė tė pėlqen t’i mėsosh kėngėt greke. Ke filluar t’i kėndosh?

    Tani kam filluar nga pak.

    Dhe cila ėshtė arsyeja?

    Sepse dua tė jem nė gjendje tė kėndoj nė disa gjuhė dhe nė tė gjitha zhanret muzikore.

    Sa tė ndihmon i fejuari me gjuhėn greke?

    Ai mė ndihmon shumė jo vetėm nė drejtim tė gjuhės, por gjatė gjithė punės sime. Ka jetuar pėr 14 vjet nė Angli ku ka punuar bodyguard pėr emra tė njohur artistėsh si Beyonce e U2 dhe ėshtė i ambientuar me jetėn artistike, gjė qė mė lehtėson edhe mua.

    Ku jeni njohur sė bashku?

    Unė dhe Leonardo jemi takuar nė barin e Akademisė sė Arteve krejt rastėsisht. Jemi dashuruar qė tė dy nė shikim tė parė. Dhe qė nga ai moment kemi qene gjithmonė bashkė.

    Ēfarė tė ka tėrhequr tek Leonardo?

    Unė jam me parimin: “shih fytyrėn, shih shpirtin” dhe nuk jam zhgėnjyer. Si fillim mė ka tėrhequr fiziku, pamja e tij. Pastaj mė ka tėrhequr sinqeriteti, sjellja dhe fakti, qė ėshtė njeri shumė i kulturuar.

    Po Leonardon, ēfarė e ka tėrhequr tek ti?

    Tė njėjtat gjėra.

    Njė vit mė parė keni bėrė fejesėn. Ēfarė ka personifikuar fejesa pėr ju tė dy?

    Doja t’i bėja gjėrat nė mėnyrė tradicionale, me mirėkuptimin dhe me dėshirėn e familjeve tona. Jemi njerėz, qė e kompletojmė traditėn shqiptare. Pjesė e kėsaj tradite ėshtė edhe fejesa.

    Cila ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr ty nė njė lidhje?

    Mendoj qė primar ėshtė besimi, mirėkuptimi dhe besnikėria. Pėrpara se tė fejohesha i kam thėnė dy gjėra Leonardos dhe vetes: tė mos mė kufizosh nė profesionin dhe nė shoqėrinė time.

    E ke menduar ndinjėherė se ēfarė mund tė ndodhte nėse do tė duhej tė zgjidhje mes tij dhe profesionit tėnd?

    E kam menduar shpesh, por fatmirėsisht nuk mė ėshtė dashur tė zgjedh dhe mendoj, qė nuk do tė jem kurrė nė njė pozicion tė tillė.

    Je xheloze?

    Nuk ka njeri tė mos jetė xheloz nė dashuri.

    Dhe si e shpreh Anjeza xhelozinė?

    Nuk jam ekstremiste nė kėtė drejtim. E shpreh me lezet. (qesh)

    Ēfarė tė bėn xheloze?

    Deri tani nuk jam bėrė ndonjėherė xheloze. Leonardo nuk mė ka dhėnė mundėsinė te shprehem e tillė, megjithatė brenda meje jam.

    Keni menduar pėr martesėn?

    Po. Dhe do tė jetė vitin e ardhshėm. Meqė fejesėn e kemi bėrė nė shtator, ditėn e ditėlindjes sime, edhe martesėn do e bėjmė pėrsėri nė shtator. E kam si muaj tė mbarė.

    Dhe si e keni menduar martesėn tuaj, ceremoninė?

    Brenda tradicionales shqiptare, por duke organizuar dy festa, njė ditė me familjen dhe njė ditė me shoqėrinė. Pėr detajet ka kohė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anėtarėsuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    ok me yll me fal per keqkuptimin kujtova se eshte qun mi lal mo ka lezet nga njehere edhe keshtu se te bej te qesh ok hahahah me rrespekt eda flm.

  11. #11
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    vetem me ngadale me pelqen asgje tjeter
    oo edhe i gjo tjeter si nuk di me kercy goca hic apapap
    God is coming and SHE is mad

Tema tė Ngjashme

  1. Anjeza Shahini
    Nga erindi_al nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-05-2021, 11:57
  2. Anjeza Shahini, zėri shqiptar nė Eurovizion
    Nga Brari nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 15:57
  3. Ndjehuni tė detyruar: VOTONI - Eurovision
    Nga RTP nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 20:50
  4. A e meritonte Anjeza tė fitonte?
    Nga stalion nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 08:53
  5. Anjeza
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 01:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •