Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 189
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shpėtoni ambientin!

    E di se kjo do te jete tema ku askush nuk do te marre pjese dhe askush e can koken per te por ambienti eshte ai qe na shqeteson e na perket te gjitheve. Njerezit po e shkaterrojne ambientin me nmje hap te papare ne historine e tokes, mijera specie po zhduken ne vit, zhdukja me e madhe masive ne toke qe nga koha e dinosaureve, ngrohja globale ka marre vrull, dhe kush e di si do te ndryhsoje klima, per mire apo per keq. U shpenzuan 80 miliarde dollare per luften ne Irak, nuk e dime sa do te shpenzohen per Iranin, apo tjere vende. E per ambientin askush nuk derdh nnje kokerr leku, Jetojme ne nje vend ku nuk e dime si jetojme mes pluhurit, tymit, dhe zhurmes. Pyjet nuk ekzistojne me dhe natyra po shkaterrohet teresisht!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Do ishte me mire te diskutonim si te shpetonim mjedisin (sic thote titulli i temes), se sa te shprehim edhe ketu pikepamjet politike mbi boshtin e se keqes...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anėtarėsuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Urime Edvin83 per temen qe ke hapur dhe interesin ne kete problem nderkombetar. Eshte e cuditshme qe ne shekullin e 21, me avacimet e shkences dhe njerezimit, ngrohja globale nuk eshte bere akoma problem i rendit te pare. Dikush sugjeroi qe nuk duhet te quajtur ngrohje globale, po nje emer me te frikshem qe ndergjegjesoi njerezimin me shume. Problemi me duket eshte injoranca e politikaneve te sotshem qe qeverisin shtete qe duhet te jene ne rradhe te pare per kete problem (W-ja dhe kabineti i tij evangjelist ne USA per shembull) . Ta pakten nje gje e mire eshte qe po flitet per kete problem. Time-s kishte nje numer special muajin e kaluar per te njejtin problem. Grupet e shkencetareve me duket jane dorezuar dhe po presin deri sa te behen zgjedhjet e reja ketej nga ne. Un propozoj qe ky si problem te filloi te trajtohet ne shkolla, mbase ne Gjeografi ose Astoronomi, nuk i mbaj mend mire kete klasat tani.
    Un per vete po perpiqem te bej dicka sado te vogel per mjedisin. E para eshte edukimi dhe sensibilizimi i te paedukuarve dhe te pasensibilizuarve qe me rrethojne ne jeten e perditshme. Tjeter, nuk do bleja kurre SUV ose nje makine qe perdor shume karburant thjesht per qef. Riciklimi duhet te behet i detyrueshem. E fundit, le te mos votojme per ata qe nuk i behet vone per ambjentin por qe mendojne vetem per veten e tyre.
    NeverAgainVolunteerYourself

  4. #4
    Rend or Maratonomak Maska e estonica
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    34
    Jam dakord me postimin por deshiroj te shtoj se megjithese ngadale, ndryshimet kane filluar.
    Per fat te keq sipas nje botimi shkencor, edhe nqs nderpriten teresisht clirimet e gazit temperatura e planetit perseri do te vazhdoj te rritet dhe kjo mendohet te shkaktoje anomali te shumta ne ambjent.
    Edhe dicka, mos harroni se cdo gje qe kemi sot eshte si rezultat i zhvillimit industrial, prandaj megjithe te mirat duhet te pranoni edhe te keqijat.
    That's when you know you found somebody special. When you can just shut the f!@# up for a minute, and comfortably share silence.

  5. #5
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Si tha Bart-i? -''Recycling?? What recycling??When the Sun is Burned out,the World is Doomed anyway..!!''..lol

    Teknologjia po avancon me hapa me te shpejta se Demi qe po i shkaktohet planetit nga ky avancim.Porporcion i zhdrejte, keshtuqe mos u panikosni.Panikun lerjani 'manjakeve' te entomologjise qe vene kujen se po zhduken nja dy tre lloje buburrecash te kuq me kembe te thyme apo ''Tifozave'' te zhapikeve ngaqe nja 2 metra poshte kacolles mbreterore te Guxhuratit,ngordhi hardhucka e fundit me ngjyre blu e pika te verdha ke hunda.
    Kemi ardhur deri ketu ku jemi si njerezim,e do vazhdojme te shkojme me hapa me te shpejte perpara,pa pasur nevoje te ndalojme vrullin e zhvillimit teknologjik qe po perjetojme/gezojme sot.

    Sic mund edhe t'jua thote Anetares ne shkrimet e ardhshme,nuk qendron e keqja tek Janky-te,se pa microsoftin e tyre qe nxjerr goxha tym ne ajer nuk do te ishte ne gjendje ai ketu ne kete 'kuvend',sot,apo edhe neser deri nga dreka, qe t'ju shpjegonte pafajesine e tyre, ne menyre virtuale..
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83
    E di se kjo do te jete tema ku askush nuk do te marre pjese dhe askush e can koken per te por ambienti eshte ai qe na shqeteson e na perket te gjitheve. Njerezit po e shkaterrojne ambientin me nmje hap te papare ne historine e tokes, mijera specie po zhduken ne vit, zhdukja me e madhe masive ne toke qe nga koha e dinosaureve, ngrohja globale ka marre vrull, dhe kush e di si do te ndryhsoje klima, per mire apo per keq. U shpenzuan 80 miliarde dollare per luften ne Irak, nuk e dime sa do te shpenzohen per Iranin, apo tjere vende. E per ambientin askush nuk derdh nnje kokerr leku, Jetojme ne nje vend ku nuk e dime si jetojme mes pluhurit, tymit, dhe zhurmes. Pyjet nuk ekzistojne me dhe natyra po shkaterrohet teresisht!

    Un hapa nje teme per kete pune, po nga problemet qe kishte forumi atehere u zhduk.


    Aty ku thua qe nuk behen shpenzime per mjedisin e ke shume gabim, shuma te medha shpenzohen cdo vit per kete pune, por mos te duket qe eshte e thjeshte te luftosh me natyren.


    Ne e kemi kthyer globin ne nje fabrike mbeturinash, qe vetem po e shfrytzojme si parazite te kqi.

    Shpresoj ne nje te ardhme sa me te mire, edhe pse gjtihcka me duket e zymte.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    http://www.pbs.org/journeytoplanetearth/

    pashe nje pjese te ketij programit ne PBS; mjaft interesant ne pershkrimin e sjelljeve te rendomta njerezore dhe ndikimin qe ato kane ne ekosistemin e planetit tone.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga LONDON-TIRONC
    Si tha Bart-i? -''Recycling?? What recycling??When the Sun is Burned out,the World is Doomed anyway..!!''..lol

    Teknologjia po avancon me hapa me te shpejta se Demi qe po i shkaktohet planetit nga ky avancim.Porporcion i zhdrejte, keshtuqe mos u panikosni.Panikun lerjani 'manjakeve' te entomologjise qe vene kujen se po zhduken nja dy tre lloje buburrecash te kuq me kembe te thyme apo ''Tifozave'' te zhapikeve ngaqe nja 2 metra poshte kacolles mbreterore te Guxhuratit,ngordhi hardhucka e fundit me ngjyre blu e pika te verdha ke hunda.
    Kemi ardhur deri ketu ku jemi si njerezim,e do vazhdojme te shkojme me hapa me te shpejte perpara,pa pasur nevoje te ndalojme vrullin e zhvillimit teknologjik qe po perjetojme/gezojme sot.
    Kete zhdukje po e shkaktojme une e ti, e te gjithe te tjeret pak nga pak nga veprimet tona te papergjegjshme, dhe ato kafshe e bime te panevojshme qe thua ti permbajne celesin gjenetik per shume ilace qe njeriu nuk i njeh dhe as do ti njohe ndonjehre se cdo vit po zhduken kafshet me te gjitha habitatet e tyre ne menyre te pallogaritshme. Ato hardhuca qe thua ti dhe qqe nuk te interesojne fare kane enzima qe luftojne qelizat kanceroze dhe vetem tani shkencetaret kane filluar t'i studiojne pasi pane qe tek krokodili nuk shkaktohen infeksione dhe kancere. Por ty do te te bjere nder mend per to vetem kur te semuresh vete e pastaj do t'i kerkosh e nuk do t'i gjesh. Por si thote populli-"Kur te vijne mendte, te ikin dhente!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 20-04-2006 mė 05:11

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shembullin per shpenzimet qe behen e dhashe sepse mesova se duhej vetem 500 leke per te blere nje fidan peme dhe as 300 leke per ta mbjelle ate. Shiko si eshte katandisur vendi yne, dhe shiko milionat qe shpenzohen per fushata, party, ngaterresa ne parlament e budallalleqe te tjera e me thoni se sa po jepen thjesht per nje peme, per natyren?Sa pyje kane mbetur ende ne Shqiperi, mos te flasim per ato qe i thone pyje por qe jane pyje shume te degraduar dhe te prere pa kriter. sa leke jep nje njeri i thjeshte per te mbjelle nje peme, dhe sa leke jep ai ne dite per te blere paketa duhani?
    Ne shkolla nuk ka fare edukim ambiental dhe po t'u flasesh te rinjeve per ambientin eshte njesoj si te flasesh kinezce per ta. Duhet te veprojme para se Shqiperia te kthehet ne nje kazan te madh mbeturinash ku te merr malli te shohesh nje peme e nje kafshe!

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83
    E di se kjo do te jete tema ku askush nuk do te marre pjese dhe askush e can koken per te por ambienti eshte ai qe na shqeteson e na perket te gjitheve. Njerezit po e shkaterrojne ambientin me nmje hap te papare ne historine e tokes, mijera specie po zhduken ne vit, zhdukja me e madhe masive ne toke qe nga koha e dinosaureve, ngrohja globale ka marre vrull, dhe kush e di si do te ndryhsoje klima, per mire apo per keq. U shpenzuan 80 miliarde dollare per luften ne Irak, nuk e dime sa do te shpenzohen per Iranin, apo tjere vende. E per ambientin askush nuk derdh nnje kokerr leku, Jetojme ne nje vend ku nuk e dime si jetojme mes pluhurit, tymit, dhe zhurmes. Pyjet nuk ekzistojne me dhe natyra po shkaterrohet teresisht!
    Problemi yt ku qendron ketu? Mos do qe te vije Amerika dhe te te rregulloje ambientin ty? Ato miliardat mos ti mori gje ty nga xhepi? Nga e gjete ti kete te drejte te gjykosh shtetin amerikan se ku do ti shpenzoje parate, kur ti as taksa nuk paguan ne Amerike, as jeton ne te! Dhe nga e di ti qe shteti amerikan nuk shpezon miliarda dollare ne mbrojtjen e ambientit?
    Oh na fal i nderuar zoteri , qe nuk te pyetem ty se ku duhet ti derdhte miliardat e dollareve Amerika!

    Ambientalistet.....Hmmm....jane specie njerezore, qe pas renies se komunizmit, ndryshuan taktike dhe po e luftojne kapitalizmin me teorine e pasteritise se ambientit!

    Ik o plak na lej rehat me perrallat e ngrohjes globale e zhdukjen e mijera specieve vit per vit....Shko e thuaja ndonji femije ta vesh ne gjume! Shifni veten tuaj atje ku jeni....ato plehrat mos i hidhni nga kati i peste nga ballkoni per ti bere kosh ke kazani i plehrave....se nuk jeni Michael Jordan...Qashtu.

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •