Luciano Berio shkroi mbi folk




Kėngėt folklorike tė pėrpunuara nga kompozitori italian, Luciano Berio, vijnė nė shqip. Mikaela Minga bėn njė prezantim tė trefishtė tė krijimtarisė sė tij: pėrkthimin e kėngėve, paraqitjen e disa partiturave dhe njė disk me 11 kėngė tė "Folk Songs"


"Personalisht kam pasur gjithmonė dėshirėn pėr t'u thelluar dhe pėr tė analizuar kultura tė tjera, pa qenė i detyruar tė ndjek kritere filologjike mėsimore. "Folk Songs" janė 11 kėngė me prejardhje tė ndryshme -jo, nė fakt janė 9, sepse dy "kėngė popullore" i kam shkruar kur isha i ri.


Ke gjithmonė dėshirėn qė tė trajtosh njė strukturė instrumentale me njė "kulturė" tė tillė, qė tė evokojė rrėnjėt e kėtyre kėngėve", - kjo ėshtė pėrgjigja qė kompozitori italian, Luciano Berio, i dha pyetjes sė kolegut Lorenzo Ferrero, mbi karakterin gjithėpėrfshirės tė muzikės qė krijoi gjatė viteve '60-tė.


Nė fakt, kjo ėshtė njė nga pyetjet e njė interviste tė gjatė qė Ferrero i bėri kompozitorit nė pėrvjetorin e 75-tė tė lindjes sė tij. Njė intervistė qė muzikologia Mikaela Minga e ka pėrfshirė tė plotė nė studimin e saj, "Luciano Berio dhe Folk Songs". "Intervista ėshtė njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė njohur njė njeri", - do tė shpjegonte autorja.


Studimi qė Minga i ka bėrė "Folk Songs" botohet pesė vjet pas vdekjes sė kompozitorit. Libri nuk ėshtė vetėm njė monografi, autorja e ka konceptuar nė dy pjesė. Nė tė parėn jep njė pasqyrė tė zhvillimeve muzikore pėrgjatė shekujve, dhe nė pjesėn e dytė merret me muzikėn qė Berio krijoi gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XX.


"Ėshtė njė personalitet kompleks, njė figurė e hapur, i cili nuk ishte i interesuar vetėm pėr muzikėn, por edhe pėr letėrsinė, pikturėn, etj. Ishte njė natyrė gjithėpėrfshirėse dhe kjo ishte nxitja pėr tė bėrė njė studim mbi punėn e tij", - thotė Mikaela.


Por pėrse "Folk Songs", e cila nuk pėrmendet si vepra mė e mirė e tij dhe as mė pėrfaqėsuesja? Emri i Berios lidhet mė shumė me kompozimin e aktit tė fundit tė operės "Turandot" tė Puccinit (2001).


Njė nga krijimet mė tė mira i pėrmendet "Sinfonia", tė cilėn e kompozoi nė vitet 1967-69. Pikėrisht kėto, '60-'70-tė, janė vitet e tij mė produktive dhe muzikologjia shqiptare ndalet tek kjo periudhė e krijimtarisė sė Berios.


"11 kėngėt folklorike tė pėrpunuara nga Berio u luajtėn nė ceremoninė e 50-vjetorit tė krijimit tė Kėshillit tė Evropės dhe kjo tregon vlerėn e tyre", - shpjegoi ajo.


"Folk songs" u shkruan nė vitin 1964, por mė e saktė do ishte tė thuhej se ai mblodhi 9 kėngė tė kulturave tė ndryshme (Armeni, Azerbajxhan, Itali, etj.) dhe i ripėrpunoi me stilin e tij. "Berio ėshtė njė shembull se si mund tė trajtohet muzika folk. Ėshtė njė shembull pėr tė rikrijuar mbi atė qė ėshtė krijuar", - pėrkufizon Minga.


Titulli i librit ėshtė gjysmė nė shqip dhe gjysmė nė anglisht, ashtu siē e ka quajtur kompozitori pėrmbledhjen "Folk Songs", nė atė formė i ka lėnė edhe studiuesja, duke argumentuar se ka preferuar tė pėrdorė titullin origjinal nė vend tė pėrkthimit "kėngė folklorike". Studimi 200-faqėsh ka edhe njė element tjetėr qė nuk ndeshet shpesh nė botimet shqiptare.


Njė CD qė pėrmban 11 kėngėt e ciklit me kėngė folklorike. Madje, njė pjesė e tyre janė pėrkthyer nė shqip dhe ilustrohen me kopje tė pentagramit origjinal.
Gjatė prezantimit tė djeshėm tė librit, studiuesit Fatmir Hysa, Vaso Tole dhe kompozitori Aleksandėr Peēi e cilėsuan kėtė studim njė bazė tė mirė pėr studimet e ardhshme tė fushės.


Ndėrsa vetė Minga do tė theksonte se libri nuk i drejtohet njė publiku tė ngushtė qė ėshtė i lidhur me muzikėn, por se ėshtė pėrpjekur ta shkruajė nė njė gjuhė tė thjeshtė, nė mėnyrė qė ēdokush ta lexojė. "Sepse muzika nuk ėshtė as e imja dhe e askujt, ajo ėshtė e tė gjithėve".


Kush ėshtė Luciano Berio


Kompozitori Luciano Berio lindi mė 24 tetor 1925 nė periferi tė qytetit Imperia, Itali. Ėshtė i njohur pėr punėn eksperimentale dhe veēanėrisht pėr krijimet nė muzikėn elektronike. Nė vitin 1968 ai krijon "Sinfonia" pėr vokal dhe orkestėr.


Pjesa tjetėr e krijimtarisė sė tij, qė nga viti 1958 deri mė 2002-shin, pėrmbledh njė seri kompozimesh pėr instrumente, titulluar "Sequenza".


Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Berio bashkohet me ushtrinė italiane, por qė gjatė ditės sė parė tė luftimeve, plagoset nė dorė. Kjo do ta pengonte qė pas mbarimit tė luftės tė studionte piano.


Kėshtu, u pėrqendrua tek kompozimi. Prezantimin e parė tė punės sė tij do ta bėnte mė 1947-ėn, me njė suitė pėr piano. Vdiq nė vitin 2003, nė njė spital nė Romė.

Yllka Lezo
Shekulli online