Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Arqipeshkvi: Kujdes Botërorin, kërkohen 40 000 prostituta!

    Mesafaro i dioqezës Shkodër-Pult, gjatë meshës së Pashkës: Janë duke u përgatitur qendra të mëdha për prostitucion në Gjermani dhe ka të dhëna se kërkohen 40.000 vajza, kryesisht nga Evropa Qendrore e Lindore. Vajzat shqiptare mund të jenë në rrezik.

    Arqipeshkvi: Kujdes Botërorin, kërkohen 40 000 prostituta


    A. D

    Shkodër-Kremtimi i Pashkës, festës më të rëndësishme të krishtërimit, nuk i ka shërbyer arqipeshkvit të Shkodrës për të përcjellë vetëm urimet e zakonshme. I ndjeshëm prej kohësh ndaj plagës së prostitucionit në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në celebrimin e meshës për festën e Pashkës në Shkodër, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër- Pult, tha se kampionati botëror i futbollit rrezikonte përfshirjen në rrjetin e prostitucionit të shumë vajzave shqiptare. Njëkohësisht edhe kryetar i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, Angjelo Masafra, tërhoqi vëmendjen gjatë meshës duke paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të prostituimit të shumë vajzave gjatë periudhës së botërorit të Futbollit.

    Qendra e seksit

    “Në prag të fillimit të kampionatit botëror të futbollit në Gjermani, i cili do të zhvillohet në qershor e në korrik të këtij viti, parashikohet që përveç ndjenjave të tifozerisë, të funksionojë e të vihet në shërbim të saj edhe diçka tjetër, aspak e denjë për qëniet njerëzore. Janë duke u përgatitur qendra të mëdha për prostitucion në këtë vend dhe ka të dhëna se kërkohen 40.000 vajza, kryesisht nga Evropa Qendrore e Lindore. Vajzat shqiptare mund të jenë në rrezik. Në këtë periudhë, parafillimi të këtij evenimenti sportiv, prindërit duhet të bëjnë kujdes të madh me fejesat , martesat apo ofertat e punësimit të vajzave të tyre jashtë Shqipërisë. Sidomos në Evropë, pasi ekziston mundësia e mashtrimit, që vajzat të përdoren për qëllime prostitucioni”,-tha Masafra.

    Gjatë meshës dhe predikimit ai ka folur dhe për probleme të tjera të jetës shqiptare, për varfërinë, papunësinë, zhvillimin e ngadaltë ekonomik, mungesat e energjisë elektrike etj.

    Jo vetëm Masafra

    Por arqipeshkvi i Shkodrës nuk është i vetmi që ka ngritur frikën e rritjes së prostituimit të vajzave shqiptare, në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit. Faktin se në Gjermani po bëhen gati qendrat për të pritur 40 mijë prostituta e ka përmendur, para rreth 2 muajsh, edhe famullitari i Zadrimës me qendër në Blinisht, Dom Antonio Sharra. Ka qenë një ceremoni për dekorimin nga presidenti shqiptar Alfred Moisiu për priftin italian Dom Onore Benzi, I njohur për kontributin e tij për strehimin e vajzave shqiptare që arrijnë të largohen nga rruga e prostitucionit, vendi kur edhe është lëshuar paralajmërimi. Gjatë kësaj ceremonie, Dom Antonio Sharra në Lezhë, ka bërë thirrje që prindërit t’i trajtojnë me kujdes rastet e fejesave dhe martesave të vajzave të tyre, jashtë Shqipërisë sepse në Gjermani po kërkoheshin mijëra prostituta për tifozët që priten të vijnë me mijëra.

    Nga ana tjetër, arqipeshkvi Masafra edhe në mesha të mëparshme u ka bërë thirrje vajzave shqiptarte që të mos mashtrohen për t’u larguar nga vendi i tyre e për të rënë më pas në thonjtë e prostitucionit.

    Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    A po shkojme drejt integrimit Europian a si ? Hajt le te sakrifikohen disa qindra vajza dhe nga repertori jone, e ti bashkohen moldaveve, bullgareve, polakeve, ukrainasve, ruseve, etj etj ne kete "orgji boterore".

    Ata bregovicdashesit ku jane, keta njerezit e emancipuar te shoqerise tone shqiptare qe do na fusin ne vllazerim me te gjithe dhe do na integrojne paqesisht ne europe? Nesje presim se mos jane duke pire kafen e pare, dmth kafen e mengjesit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Eh postmoralizmi, me fal postmodernizmi ka pasojat e veta. Njera nga to eshte pranimi i fenomenit te huaj dhe shitjes me kile te mishit te bardh vendas. Te pakten dicka po e eksportojme dhe ne te shkretet. Ekonomia hecen, dhe internacionalistet jane mese te kenaqur me hapat qe shoqeria shqiptare po ben dhe me siguri ne saje te paqes do kemi nje rrajon sa me te qete dhe transparente( pa "erresira") per femijet tane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 19-04-2006 më 22:38
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    E keqja e gjithe e kesaj historie eshte se nuk eshte thashethem por e vertete.

    Policia gjermane ka qene ne dijeni per kete Import te ri dhe kane marre masa te ndryshme.

    Megjithate pritet ( nga zyra e shtypit te ministrise se brendshme) qe numri i prostitutave te rritet ndjeshem ne muajt e ardhshem.
    Ne Kies ( hamburg) qendra me e madhe e prostitucionit te lire ne gjermani jane bere kontrolle te shpeshta dhe deri tani policia kishte arriturr te shpetonte 60 vajza Ukrainase nga fati i tyre i zi.

    Shume gje e rende. Shume frike. Turp per shqiptaret qe shesin motrat e tyre neper bote.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    U beme gazi botes me keta felliqsira qe shesin vajzat shqiptare lart e posht neper evrope.

  6. #6
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Jane te shqetesuar autoqefalet se ngelin thate gjate boterorit apo si?
    Morali teologjik nuk duhet aspak te arrije deri aty sa te diskutoje gjera te tilla se tregon dobesi. Disa gjera duhet te jene unanime edhe ti predikosh njerezise fobi te tilla do te thote qe te eshte kthyer reputacioni ne loder kalamajsh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bayern : 20-04-2006 më 11:00
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Jane te shqetesuar autoqefalet se ngelin thate gjate boterorit apo si?
    Morali teologjik nuk duhet aspak te arrije deri aty sa te diskutoje gjera te tilla se tregon dobesi. Disa gjera duhet te jene unanime edhe ti predikosh njerezise fobi te tilla do te thote qe te eshte kthyer reputacioni ne loder kalamajsh.
    Kete problem e ka ngrite policia gjermane dhe e kane ba publike agjencite botnore. Massafra, tue qene arqipeshkev dhe tue e pase per zemer fatin e shqiptareve e paska ba te ditun nder ato familje shqiptare qe fatkeqsisht jo rradhe kane qene viktimat. Ky informacion hap vec syte e atyne qe prej injorances munden me qene viktima (sic jane mijera shqiptare). Pse u shqetesove ti Bayern? T'u prish pazari?

    Citim Postuar më parë nga arrnubi
    Gjynaf arqipeshku .
    Ti thote Papes se ne Gjermani i fituan zgjedhjet demokristianet.Te vendosin ligjin per te ndaluar prostuticionin .Sepse ne fjalimet e tyre vetem prezervativet ndalojne keto.
    Kisha asht e ndame prej shtetit dhe nuk nxjerr ligje. Jo te gjithe kane ngele shekuj prapa!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Evropa eshte kontinent liberal, ku njeriu ka te drejten e zgjedhjes per sa kohe deshirat e tij nuk bien ndesh me kushtetuten qe eshte ligji themelor i nje shoqerie demokratike. Ne evrope kisha eshte e ndare nga shteti ndaj ne kete rast vrojtimet e arqipeshkvit nuk pine shume uje.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Atehere mos na bej shume p0rdhe Europa kundra Muslimaneve duke e quajtur gjithe konfliktin si konflikt fetar duke qene se shteti esht i ndare nga feja dhe shoqeria Europiane qenka liberale.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Evropa eshte kontinent liberal, ku njeriu ka te drejten e zgjedhjes per sa kohe deshirat e tij nuk bien ndesh me kushtetuten qe eshte ligji themelor i nje shoqerie demokratike. Ne evrope kisha eshte e ndare nga shteti ndaj ne kete rast vrojtimet e arqipeshkvit nuk pine shume uje.
    Po por per shoqnine e vorfen e te mbrapambetun shqiptare sidomos ne zonat e thella ku informacioni mungon, Massafra ka shume te drejte bile detyre morale (meqe asht ne sherbim te komunitetit), qe me i paralajmue per rrezikun REAL, te cilin e kane pesue qindra vajza shqiptare nepermjet mashtrimeve.

    Pra kush ka mend e veshet e hapun, interesohet ma shume para se me martue a fejue vajzat simbas zakonit me njerez qe kane shum vjet jasht shtetit apo qe nuk i njofin mire.

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Per apelin ndaj vajzave bie dakord, per sa kohe qe ai apel i behet besimtareve te vet, perndryshe, cdo interference fetare me laicitetin e shtetit nuk eshte e rregullt.

  12. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per cfare nderhyrje flet(mundohu te flasesh shqip kur mundesh te dhjefsha fjalet qe perdor, meqe e nise me te dhjere punen)? Dmth Papa nuk duhet te nderhyje ne projektligjet per martes homoseksualesh, dhe aq me teper ti duhet te ishe e para te hapje tema kundra nderhyrjes se Patriarkeve Serbe e Greke direkt ne politikat e shtetit.
    Siduket u acarove qe erdhi nga komuniteti katolik lajmi per rrezik nga jashte e jo nga komunitetet e tjera, ie. ai Orthodhoks psh qe e ka mendjen te presi delegacionet greke qe vijne ne shqiperi apo te na sjelle Papajana ne Korce "per ti mesuar femijeve" .... lere se spo e them, apo myftijte e ndryshem qe e kane mendjen tek Israeli dhe lindja e Mesme, a thu ti nuk jetojne ne shqiperi por ne Arabi.

    Hipokrite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 20-04-2006 më 14:33
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #13
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Kisha asht e ndame prej shtetit dhe nuk nxjerr ligje. Jo te gjithe kane ngele shekuj prapa!
    Mesa di une, pervec Frances nuk ka shtet tjeter laik ne Europen Perendimore. Sidomos ne Gjermani nuk ka ndarje te kishes nga shteti, akoma dhe sot dhe kesaj dite nje perqindje e ulet e taksave eshte per arsye "fetare" apo me sakte per mirembajtjen e kishave, monumentave te tjere fetare etj.

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mesoi pak histori Lunestes se siduket paska mbetur ne klase. As historine propagande nuk eshte ne gjendje te mbllaciti, imagjino te bej kerkime e lidhje vete.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Cyclo, me ngadale dhe ti, mos e merr me kaq vrull. Sipas kushtetutes Gjermania nuk eshte laike, por nje vend ku prostitucioni eshte legal nuk mund te quhet te pakten nga mesimet teologjike nje vend fetar.
    Sa per legalizimin/ilegalizimin e prostitucionit, eshte ber nje sherr i madh para disa kohesh, dmth ishte nje teme, lol.

    Jam dakort me Labeatin dhe shkodra13, kur thone se ka te drejte arkipeshkopi te paralajmeroj besimtaret, apo dhe jo-besimtaret per kete ceshtje. Ne zonat e thella malore, apo rurale ne pergjithesi ekziston jo vetem mungesa e informacionit, por dhe me kryesisht varferia qe te dyja se bashku krijojne viktima te tilla.

  16. #16
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Po ca varferie thoni, e gjithe Shqiperia e varfer eshte, sipas kesaj duhet te dalin te gjitha ne rruge....jo mor vlla jo, i gjithe problemi eshte edukata e dobet e familjes, keshtuqe mos e vrisni mendjen kot se ato qe kan per te ikur do ikin...

  17. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Cyclo, me ngadale dhe ti, mos e merr me kaq vrull. Sipas kushtetutes Gjermania nuk eshte laike, por nje vend ku prostitucioni eshte legal nuk mund te quhet te pakten nga mesimet teologjike nje vend fetar.
    Sa per legalizimin/ilegalizimin e prostitucionit, eshte ber nje sherr i madh para disa kohesh, dmth ishte nje teme, lol.
    Mesimet teologjike lerja atyre qe dine ti perdredhin fjalet si te duan, doktorrave me i fjale. Atehere vjen perseri tek ajo qe thashe une siper, qe Europa mos na bej shume p0rdhe kundra muslimaneve duke qene se te gjitha gjerat i ka ne nje menyre "as mish as peshk" dhe e perdredh fjalen si ti teket. Kur i duhet te tregohet e Krishtere tregohet e tille dhe cdo gje paraqitet si konflikt fetar, kur i duhet liberale paraqet anen tjeter te cunguar te faqes dhe del qe eshte e lire. Keto te dyja jane shume kontradiktore, sepse nuk mund te qendrojne njekohesisht ne te njejten kohe pasi kemi Turqine qe ka vite qe kerkon te hyje dhe nuk lejohet. E un nuk shoh aresye ekonomike pasi si fuqi ekonomike Turqia fut ne rrenje kubike Grekun qe esht fut kahmoti, por shof vetem arseye fetare.
    Un e di shume mire se si eshte Gjermania, dhe e di fort mire qe aresyeja e vetme qe Italia nuk eshte bere si Spanja, Anglia me unionet e se fundmi Gjermania me prostitucionin eshte sepse selia e shenjte ndodhet atje dhe ka nje ndikim shume te madh ne politikat e vendit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Mesa di une, pervec Frances nuk ka shtet tjeter laik ne Europen Perendimore. Sidomos ne Gjermani nuk ka ndarje te kishes nga shteti, akoma dhe sot dhe kesaj dite nje perqindje e ulet e taksave eshte per arsye "fetare" apo me sakte per mirembajtjen e kishave, monumentave te tjere fetare etj.
    Lioness,
    nuk e njof legjislacionin gjerman, por nuk ka se si te mos jete kisha e ndame prej shtetit edhe aty. Nji perqindje e taksave shkon per nevojat e komuniteteve edhe ne vendet tjera europiane, por jane taksapaguesit qe e cilesojne destinacionin e kesaj perqindje takse. Kisha katolike asht e ndame me shtetin ne te gjitha vendet.

Tema të Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Kujdes! Jo per t'u alarmuar, por... ndodh edhe keshtu
    Nga Janka në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 07:17
  4. Avioni special sjell 70 prostituta nga Italia
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •