Rź pa pantallona
- letėr nji intelektuali tė ri -
Astrit Cani

Nata e kulturės shqiptare
I dashtun mik,
kemi tė pėrbashkėta mjaft gjana. Sė pari, ēka unė vėrej nga shkrimet tua, āsht se je i ri sikundėr jam vetė. Thom jemi i njajti brźz. E shģ nga ne, ma shum se prej gjithkujt, pritet nji etikė e re. Nji tjetėr etikė e mvarun veē prej parimeve ma pozitive, e qė i ka rrājėt nė humanizėm para se n’Etnopsikozė. Gjaja e dytė qė di āsht se ke studjue, dhe patjetėr vijon me studjue nė Perėndim. Sikundėr vetė. Nji arsye ma tepėr pėr me i dhanė hov frymės perėndimore nė kulturė. Veēoria tjetėr e pėrbashkėt āsht se pėr ne Kadaré āsht shkrimtar i diskutueshėm.
Por s’duhet me iu sulė atij si kamikazė. Nė nji artikull pėr “realizmin socialist” pata pėrdorė formulat “realitet i idesė imorale”… “kukulturė”… “kakė e kuqe qė vazhdojnė me na e bā nė krye”…; kurse pėr Kadarenė: K. (mė beso qė dikush e mori pėr shamje rruge), pse kuptojshem: personazh kafkjan… Ardian Ndreca, nji i njohun i pėrbashkėt, padiskutim pinjoll i asaj aristokracie kulturore qė sublimohet me Konicėn, Malokin e Pipėn, me tė cilin na bashkon tė dyve dashunia pėr Shkodrėn, mė tha nė Romė pa paternalizėm se “me sulmue Kadarenė āsht si me qitė mbi Kryqin e Kuq”, e m’a ban hallall nse tash unė t’a kthej ty ktč kėshillė. N’emėn t’etikės sonė dialektike.
Vetė, e kam zgjedhė Kadarenė si thezė pėr laurea dhe mė beso merrem me tź pėr pėrditė. E pėrditė e harxhoj pjesėn ma tė vlertė tė durimit tim tue u marrė me librat e tij. Por nuk āsht punė PeHashit. Ky āsht prore problematik mes shqiptarėve. Shtrohet ēashtja e identitetit. Unė jam nji mysliman shqiptar i kulturės evropiane dhe pėr sivėlla njehi nji hebre ēek me kulturė gjermane! Por kjo āsht mrekullia e tė ndjemit… Kadare, a e ka damtue me t’vėrtetė identitetin shqiptar?! Mue s’m’interson nacionalizmi, pra as pėrgjegja e kėsaj pyetje, ma fort se pėrgjegjet e pyetjeve estetike qė shtron vepra e tij. Kur zgjohem nė mėngjes, nuk mė kujtohet se jam shqiptar, por se jam gjallė. Mendoj, pra jam mė vjen si: Ndjej se mendoj, pra ndjej se jam. Njisoj si kur bie me fjetė…
Nuk kam asgja kundėr fanatikėve tė ideve, por nuk i due fanatikėt e nji ideje tė vetme si qenė komunistat. Duhet me i pasė lexue tė gjithė librat pėr me thanė se janė nji libėr i vetėm, e jo anasjelltas… Ajo ēka mė ban pėrshtypje āsht se tė gjithė ēohen e mbrojnė nji e sulmojnė nji tjetėr, ēdo gja relativizohet me pėrdhunė, njerėzit t’a pėrsėrisin nji fjalė pėr me i dhanė asaj ekzistencė, por askush s’u ēue me sintetizue nji époche tė pėrgjithshme. Nji pezullim gjykimi. Unė i pėrqasem botės me époche-nė time, na mėson Husserl, dhe kėsodore qendroj jashta saj. Pra gjykimi fillon me u bā vlerė mbas aplikimit t’époche-sė.
***
Asgja.
Rilexova me mall mbas shum kohe, “Vargjet e lira” tė Migjenit, kėtė radhė nė variantin dygjuhėsh (shqip-anglisht) tė Robert Elsie-t. E bashkė me tė m’u kujtue Shkodra me “belle époque” shqiptare nė vitet tridhetė. Mendova se nė tė vėrtetė, u pré ēdo lidhje organike mes asaj kohe dhe kohės qė e pasoi, sado qė autorėt e diktaturės e quejshin punėn e tyne kunorėzim tė natyrshėm tė andrrės migjeniane.
Realizmi social i Migjenit, thashė, duhet mbajtė veēan realizmit socialist, jo pse Migjeni nuk ishte nji socialist, por sepse i ashtuquejtueni “realizėm socialist” - formulė kjo e shpikun shģ nga Stalini, - nė Shqipni ma shum se kudo, ka qenė deri nė grahmat e mbrame “realizėm stalinist”, ngase pėrshkohej i tani prej nji idiosinkrazie, tue iu gjegjė nji arsyeje terroriste tė diktatorit.
Stalinizimi e pėrēudnoi peisazhin fizik dhe sidomos atė shpirtnor tė vendit tonė. Aq sa edhe sot, ai e helmon realitetin, shģ pse procesi i ndėrgjegjėsimit pėr shkaqet dhe pasojat e tij ndodhet nė pikė tė vdekun. Dhe kjo reflektohet nė nivelin e dobėt tė cilėsisė psiqike shoqnore. Dukuni e rrezikshme āsht mandej ajo mbas sė cilės, po synohet kalimi nga stalinizimi te komerēializimi i kulturės (nji botė mediatike ku gjithēka premton seks). Dukuni e kallėzueme nga faqet serioze tė kulturės shqipe, si ishin ato tė t’paharrueshmes Ars. Kemi nji treg qė lulėzon shģ nga mungesa e identitetit. E pėr turpin tonė, ēdo pėrpjekje me e ēue dinamikėn kulturore qoftė nė nivelet e viteve ’30, pėrfundon nė mjerim. Kemi nji ’97 qė desh na katandisi nė skenare ruandeze, kur dikush deshti qė toskė e gegė tė silleshin si utu e tutci. Po tė mos ishte ky vit, nuk do e kisha gjetė kurrė skajin “etnia” pėrkrah “ghego” apo “tosco”, sikundėr e gjeta te nji libėr italian (sigurisht amoral) pėr historinė e vonė tė Shqipnisė. Nji komb, dy etni: hajt hajt moj llokum…! Prandej thom mik, se festimi i datėlindjes sė gegėnishtes āsht gja e tepėrt, jo pse gegėnishtja nuk meriton me u festue, por sepse nė tė vėrtetė rasa madhore āsht datėlindja e shkrimit shqip. Sa pėr datėlindjet e tjera, kemi datėlindjen e standartit qė e shenjojmė me rreth tė zi nė kalendar. Gegėnishtes do ia festojmė, po, ringjalljen. “Gegė”, e “tosk”, kanė nevojė pėr thojza, mik, fjala shqiptar, nuk ka.
Problemi etik āsht i ngutshėm, por gjaja e parė qė ai lyp, āsht pikėrisht ngźja.
Nse krimet fizike tė stalinizmit janė pranue e dėnue deridiku, asnjeni nga intelektualėt e “realstalinizmit” nuk ka pranue se ka krye krime kulturore. Sigurisht, nuk presim asgja nga policėt e kulturės, apo automat kulturore tė asaj kohe, por nga personalitete tė nivelit tė Kadaresė (me emnin e tė cilit abuzohet nga tė gjitha palėt), do ishte ma se e pritshme, qė ai, ai pėrfaqėsues i frymės sė kulturės europiane, sė cilės i pėrket, tė bante nji gjest si dėshmi e etikės perėndimore qė e karakterizon. Nji distancim, qoftė mirėfilli estetik nga veprat e tij “realstaliniste” do kishte padyshim nji valencė etike tė padiskutueshme. Nji distancim i tillė nuk do merrej si implikim nga inteligjencia shqiptare (heshtja āsht ma kompromentuese), e sa pėr reagimin e lexuesit masovik, shkrimtari mund t’a harronte pa dhimbė, tue pritė mandej pasojat katarktike tė gjestit tė tij. Prej Kadaresė, nė mirėbesimin ma tė madh, pritej diēka ma shum sesa me folė pėr mosdashuri (?!?) tė komunizmit ndaj klerit dhe inteligjencės dhe gjuhės gege… Por ndoshta vetė shkrimtari ka nevojė i pari pėr katharsis.
Distanacimi estetik āsht hipostaza ma e natyrshme pėr shkrimtarin. Lanksch referon se Martin Camaj, (disident qė s’ka nevojė pėr ktč titull, sikundėr Borges s’kishte nevojė pėr Nobel), u distancue nga dy veprat e tij tė para, thjesht pėr arsye estetike. Emblematik rasti i Franc Kafkės, qė me skrupuj pambarim, distancohet nė fjalėt testamentare, nga vepra e vet qė nuk i pėrmbushkej aspiratat fetare dhe mėtimin e tij kah teomorfikja… Shkrimtari ynė, qė nuk vuen nga skrupujt e tepėrt, asht kufizue nė premjen e do fragmenteve pikante nė ribotimin e ndonji libri apo nė ndonji lustrim a rimontim qendrimesh nė intervistat e tij tė buta. Thjesht mundet me u rikujtue ēka thotė pėr poetin B.Xhaferri (trashėgimtarin e zjarrit migjenian), te ftesa nė studio e mandej te biseda me Alain Bosquet.
Shkrimtari ynė mandej duhet tė distancohet nga katrahura kritike simbas tė cilės atij i hiqet njė izėm dhe i veshet nji tjetėr. Pėrfaqėsuesi i realsocializmit, asht njiherėsh edhe pėrfaqėsues i modernizmit (surrealizmit) dhe i postmodernizmit!? Kuptohet, se kur kritika mundohet me tė mveshė ndonji izėm, ajo ma tepėr po synon me i la duert me veprėn tande sesa me iu pėrqasė asaj me nji qendrim dialektik. Nė t’vėrtetė veprat e mėdha, qė e kanė karaturėn me u quejtė klasike, nuk e durojnė dot gjatė nji izėm, por diskursi i tyne mėton me e pėrtėrī nė tė gjitha kohėnat sfidėn ndaj kritikės.
Kemi droe se nguti i klasifikimit dhe nguti i nobelizimit nuk janė tė sė njajtės frymė me adagio-n e pėrjetėsisė. Nesėr kur tė thom kadarean, ēka do nėnkuptoj, nėse vetė shkrimtari, nuk ndjek rrugėn e veprės sė tij, tue u distancue nga ēnjerėzorja e realstalinizmit e tue shkue te njerėzorja e humanizmit. Ēka do kuptoj si kadareane nesėr, po qe se tė vetmet vepra kritike pėr Kadarenė, do mbesin si obeliske tė zeza ato tė hordhisė sė karakritikėve enverocentrikė (kritikėve tė zij pse nxijnė letrėn e i ndihin veē shpyllėzimit)?! A mjaftojnė ato qė shkrimtari thotė pėr veten me e pėrēanėsue kadareanen?!... Vetė Dostojevskij gjeniu kolosal, i njoftojte kritikėt tė mos ndigjojshin atė ēka thote pėr veprėn e vet.

***

750.000 bunkerė ndėrtoi komunizmi shqiptar, mė shumė se nji pėr familje.
Nė rrafshin e realitetit, kėto janė shifrat esencjale t’irrealitetit tė tij. Nė fakt, - tue rimarrė atė ēka Borhes vėzhgonte mbi nazizmin, - komunizmi hynte n’mėkatė pėr irrealitet. Ishte i pajetueshėm; njerėzit mundeshin sall me vdekė pėr tė, me rrejtė pėr tė, me vra e me derdhė gjak pėr tė. Por askush nė vetminė qarkore tė unit tė vet s’mundej me jetue pėr tė.
Kėtu vepron shkrimtari Kadaré. Nė kėtė pajetueshmėni. Ai āsht pjesė e sistemit. Āsht ajo pjesė e cila duhet t’a pėrligjė atė nė planin estetik. Sot, ai mėton se ka qenė i vetėdijshėm pėr pajetueshmėninė e sistemit (kjo āsht normale!), ja pse pjesa mā e mirė e veprės sė tij e pėrfaqėson kėtė vetėdije. Pra, mbetet pėr me u ftillue nse pjesa ma e mirė e veprės sė tij, āsht edhe pjesa mā autentike, pra pjesa mā e vėrtetė e prodhimit kadarean. Unė besoj se po. Por ajo ēka mė zhgėnjen āsht fakti se nji shkrimtar qė ka marrė pjesė nė stalinizimin e kulturės shqiptare, qoftė edhe me do vepra qė i paskeshin shėrbye si alibi, don me vlejtė si disident, pra me pasė dy alibi pėr tė njajten akuzė (che non son logico io? c. “Inferno” Dante), teksa nuk ban ndonji gjest emblematik iniciator tė destalinizmit, pėrkundrazi fortifikohet ndėr qendrime konservatore qė ruejnė atė farė monopoli qė ia detyron kryekėput komunizmit egzistencėn e vet. Shkrimtari nuk ka nevojė pėr kurrfarė alibie pėr veprėn e tij mbasi kjo āsht alibia e vetme e tij dhe e vetes. Sepse, - me pėrdorė nė mirėbesimin ma tė madh - nji terminologji policeske: na e dijmė ku ka qenė i pandehuni nė momentin e krimit. Kemi dėshmitaren e pakundėrshtueshme – veprėn e tij.
Ndėrsa “Lidhja e shkrimtarėve” dhe artistėve sėtoku me akademinė provon kryekreje se lufta e klasave nė Shqipni ka mbarue dhe ajo vetėpėrfaqėson klasėn fituese. Ajo ēka ti kallėzon si “neorealizėm socialist” e ka gjenezėn aty mbrendė. “Realizmi socialist” āsht nji minierė e vėrtetė m… dhe e di se ka boll minatora qė halą vazhdojnė me nxjerrė nė dritė thesare prej saj… Por kjo nuk āsht letėrsi, prandej kur flasim pėr letėrsinė e sotme shqipe, do flasim pėr shkrimtarėt e jo pėr minatorėt e minierės sė m… se mandej e ndyjmė edhe fjalėn letėrsi edhe fjalėn shqipe. Mos u shqetėso hiē, pse realizmi socialist āsht sot jo burrė, por rź pa pantallona!


Labirinti dialektik
Asgja s’mė ka bā ma shum pėrshtypje se vlerėsimi i Kadaresė si Kafka i Ballkanit. Kjo s’ka ndodhė nga kritikė shqiptarė, mbasi ata qė i bajnė dūa mjeshtrit shqiptar, nuk e njohin jase nuk e pranojnė randėsinė e Kafkės, kurse ata qė e duen mjeshtrin pragez, nuk e bajnė nji krahasim tė tillė mbasi njohin Kadarenė. Dihet se nji krahasim tė tillė e ka bā ndoj mik extrashqiptar i shkrimtarit [shkrihem kur i lexoj francezėt tue i bā pyetje tonit pėr fatet e Evropės (?!)].
Sigurisht, “Nėpunėsi i pallatit tė ėndėrrave” (por edhe “Piramida” e “Pėrbindėshi”) asht nji roman qė mėton me u lexue si kafkjan. (Mos tė harrojmė se Kafka āsht shkrimtari ma pak kafkjan i letėrsisė). Na shpie nė qendrėn e nji labirinti dialektik. Por pėr mue āsht edhe romani ku Kadaré, na paraqet nji personazh qė mund t’i vlejė si doppelganger. Mark-Alem, njeriu qė tue u marrė me andrrat i gjendun nė nji labirint nė zvoglim e sipėr qė mundet fare mirė me u zvoglue deri sa me ia shtrėngue fytin e me ia marrė frymėn si litari, i shėrben nji pushteti qė mundet me gjykue e dėnue paapelueshėm atė dhe familjen e tij, nė mėnyrėn e gjykatores kafkjane… Por toni i veēantė i forma mentis kadareane rroket nė formulėn “trishtim qyprilian” qė s’pėrvijon tjetėr pos vetmisė sė njeriut nėn diktaturė, vetmi qė domosdo Kadare e provoi, nė nji intonim tė veēantė, qyprilian, kuptohet, ngase ai qe nji funksionar i naltė i asaj diktature, nji funksionar qė merrej me andrrat.

Por me vuejtė vetminė nėn diktaturė nuk mjafton me qenė disident. Pėr me kuptue disidencėn e Kadaresė, mjafton me shikue qendrimet e shkrimtarit me ata tė sojit tė vet, nga Solxhenicin te B. Xhaferri e K. Trebeshina. E do shohim se Kadereja ka qenė disident… - me disidentat! Fakti se ai ka pasė frikė nga komunizmi, nuk provon se ai āsht disident. Pse atėherė do na dalin disidenta tė gjithė. Nji Dante, mbase do e kishte vue shkrimtarin tonė te rrethi i «pusillanimi», ata qė s’qenė as tė mirė as tė kėqij.

Nji disident i vėrtetė, e din se disidenca nuk tė nxjerr e vetme, prej shpellės platonike. Kjo ndoshta āsht thjesht nji mėnyrė tjetėr me pį vargojtė. Nji manierė prometeane sigurisht. Por artistat i pėrkasin Apolon-Dionisit. Shkrimtarėt e mėdhej janė disidenta, por nė nji mėnyrė retroaktive, postume. Kafka, ishte disidenti ma i madh i nazizmit, anipse vdiq nė ’24 para se ky me u pėrurue, por fillimin e tij e pati pį pse ishte vizionar.

Me diskrecion tė plotė mundemi me thanė se disidenca e Kadaresė āsht alegoria e tij e fundit.

Tash, me u kthye te tė ndjemit estetik.
Nė tė vėrtetė ajo ēka ban qė Kadare tė mbesė p.sh. nė zemrėn time, āsht shģ zotėsia e tij artizanale, mjeshtria e tij plastike, e thanė in nuce: talenti i tij. Me disa vepra ai nuk i ka shėrbye rregjimit, por letėrsisė. Vetė Pipa e pranon talentin e Kadaresė, gjithė tue e ftillue ma sė miri pėrmasėn e diskutueshme moral-personale tė Kadaresė. Por, le tė kujtojmė fjalėt e Croce-s, pėr artistin:

«[…] Potrą peccare e macchiare la purezza del suo animo e farsi colpevole in quanto uomo pratico; ma dovrą avere vivo, in una forma o in un’altra, il sentimento della puritą e della impuritą, della rettitudine e del peccato, del bene e del male. Potrą non esser dotato di gran coraggio pratico o addirittura dar segni di smarrimento e di timidezza; ma dovrą sentire la dignitą del coraggio; molte, e forse le pił belle pagine di poesia eroica e guerresca, sono dovute a uomini che non avrebbero saputo o potuto brandir mai un’arma. D’altra parte, non si vuol dire che basti possedere personalitą morale per esser poeti e artisti: l’essere vir bonus non basta neppure a diventare oratore, se non vi si aggiunga il dicendi peritus.»

Dhe ato pak veprat e tij tė nalta do admirohen pėr madhėshtinė e tyne, teksa sėtoku piramidave, funksioni i tyne ka me u harrue. Nė tė vertėtė faraoni shqiptar e pėrkrahte veprėn e Kadaresė, pse shihte te ajo piramidėn e tij (edhe vetė kish prove me ndėrtue nji piramidė – 75 veprat- por i kish dalė bunker). Por, sikundėr piramidat, veprat e Kadaresė do i pėrkasin artit e jo ndonji faraoni. S’due me thanė se do jetojnė sa piramidat, por se pėr aq kohė sa do jetojnė, askush nuk do i shohė si depozitare tė ndonji kėrme. Nuk ka si me e pasė “Kronika nė gur”, kėrmėn mbrenda, dhe edhe nė e pastė e ka tė mumifikueme e tė fortifikueme n’sarkofag. Gjirokastra, qe qyteti qė egzistoi, pėr me dalė, nė mėnyrėn e Mallarmé-sė, te ky libėr.


Shkolla e sotme Shkodrane
I dashtun mik, jam dakort se mundemi me folė pėr “Neo-realizėm socialist” prej viteve ’90 e kėtej, por atė unė e shoh ma tepėr nė fushėn e gjuhės. Vigoriziteti i pėrtėritun i bunkerit gjuhėsor – mbrojtja me ligj e standartit qė āsht vetė dami ma i madh i gjuhės, sigurisht kėtu kemi tė bajmė me atė qė formula jote identifikon. Kurse nė fushėn e letrave, qė padyshim gėzon dinamikė tjetėr kundrejt politikės gjuhėsore, kemi “post-realizėm socialist”. Disa e rinovojnė realizmin socialist sikundėr mėton ti. Por ata si Kelmendi, janė pikėrisht prova e gjallė se “realizmi stalinist” e ka humbė ēdo tė drejtė qytetarie nė republikėn e letrave shqipe.

Shpėtim Kelmendi, lindė mbrenda Shqipnisė londineze i biri i nji patrioti pejan, āsht shkrimtari ma interesant i shkollės shkodrane. Kurse me ēdo libėr qė shkruen ai tregon se ku i ka kufinjtė letėrsia shqipe. “Vdekja ka shije tė hollė” vepra e tij e parė me poezi, prej sė cilės na ndajnė ma se nji dekadė e gjysmė. “Vdekja nuk vjen”, romani i tij aktual. Nga Vdekja nė Vdekje, kalon shkrimtari. Por nuk āsht vdekja e artit, pse edhe kur vdes arti, arti i vdekjes vazhdon me jetue. Arti e din se ka nji vdekje ma tė rrezikshme, qė āsht vdekja pėr sė gjalli.
Romani “Vdekja nuk vjen” rimerr nji mit grek. Pėrbindėshi mitik qė sot nėn dritėn e Frojdit ka edhe pahjet e kimerave psiqike…
Dijmė se qytetėnimi ynė fillon kur grekėt e vjetėr, kuptojnė se tashma, tė shumtit ndodheshin andej. Nė kėte mėnyrė āsht e pranishme edhe sot vdekja nė botėkuptimin tonė, si nji institucion demokratik trashendental.
Por vdekja pėr Kelmendin āsht egzistenciale, ajo nuk vjen. Pret aty qė ti me e zgjue…!
Roman marramendės e i thukėt, dramatik e madhėshtor, sublim e i mnershėm, ky libėr pėr mue shenjon edhe nji triumf filozofik pėr autorin, nji hap drejt vetėpėrsosjes. Mbas solipcizmit tė “Nirvanės” dhe tė poezive tė “Maieutikės”, mbas pėrroit tė ndėrgjegjes tė “Pesė gardianėve”, shkrimtari del nė det tė hapun dhe pėrballet me stuhinė. Tashma balena e bardhė i ka ditėt e numėrueme. Uni e ka lanė monologun dhe āsht nisė drejt Tjetrit por nė t’vėrtetė kundron Njėsinė . Qiriu i Naimit, nuk egziston ma kėtu si dritė e kullueme. Letėrsia shqipe ka sot nji moshė tjetėr. Ideali i sė mirės asht i mbrujtun te figura e nji profesori, tė shtruem nė nji infermieri ku tė gjithė pacientėt, mėtojnė bodlerjanisht se kjo jetė āsht nji spital ku ēdo i sėmundė āsht i zaptuem prej dėshirės me ndėrrue shtrat. Dhe sidomos, personazhi i profesorit āsht i gjallė, real, jo bartės i nji ideje, por i kompleksitetit tė jetės. Mbasi Kelmendi e din se detyra e tij āsht me shfaqė artin e me mshehė artistin (citue O.Wilde).
Nuk mundem me folė ma kėtu pėr ktč roman, por mė besoni se shkolla shkodrane, si quej elitėn letrare tė viteve ’90 nė Shkodėr, ka pėrfaqėsues tė denjė me u quejtė mjeshtra dhe poetikė tė lavrueme me u quejtė shkollė. Kuptohet kjo shkollė ka pėr mue pikėsėpari nji kuptim privat, e ban pjesė nė mitologjinė time personale ma shum se te ndonji historiografi letrare e stisun.
Nji burrė i randė i kėsaj shkolle āsht Skėnder Drini, i vetmi shkrimtar qė njoh, i cili shģ prej zotėsisė artizanale - talentit, i ka pėshtue triumfalisht “realizmit stalinist” tue shkrue gjana shum tė mira mbas fundit tė terrorit. Romanin e tij “Eklipsi i hanės” pėrfaqėson dramaticitetin ma tė mirė tė realizmit, para tė cilit prumjet e vonueme eksperimentale nė prozėn shqipe tingėllojnė tė stonueme.
Manierist nė kuptimin ma tė naltė āsht shfaqė Ridvan Dibra.
Strėhollimet estetike munden me u shijue nė punėn e G.Krasniqit. Kurse Ledia Dushi āsht poeteshė laureate e gegėnishtes.
Randėsia e punės sė Klemendit (qė mjet gjuhėsor – gjuha āsht mjet! - ka gegėnishten letrare) dhe Dibrės (qė pėrdor drejt, pra me qėllim emancipuese, standartin) āsht dimensioni filozofik i veprės sė tyne.

Kelmendi publicist, me tė cilin ti kapesh (me shkrimtarin s’mundemi me u kapė), prapė āsht me u vlerėsue nė rangun e ma tė mprehtėve. Mjafton me kujtue artikullin “Shoqnia shqiptare i don shkrimtarėt e vet, por i don tė vdekun”. Sidhe intrevistėn me Irhan Jubicėn:

I. Jubica - «Cili asht ngjarja ma e randėsishme e shekullit tė XX-tė».
Sh. Kelmendi - «Romani “Dasma”» i Kadaresė. Unė nuk e kam lexue por thonė se āsht libėr me lanė thojtė nė tź».
I. Jubica - «Po ma e parandėsishmja? »
Sh. Kelmendi - «“Andrra e Jetės”, e Ndre Mjedės.»

A ka ku shkon ma larg ironia e hidhun? Mue mė qe dukė mjaft dramatike kjo pėrgjigje. Por ti Leshai e lexon gabim. Dhe sak kujton se Kelmendi e ka pėrnjimend, kur pėrmend romanin ma anonim tė Kadaresė qė as nuk e ka lexue si ma tė mirin, roman, prej tė cilin (rast unikal!) vetė Kadareja ka shfaqė rezerva. Ngutesh lum miku, e nguti shfaqet qartė kur e ngatėrron kryeveprėn e Mjedės me nji vepėr tė Naimit. Thue: «“Lulet e verės” vlejnė ma shum se se 75 veprat e Enverit tė marruna sė bashku». Unė jam dakort. Boll qė mos t’a quejmė kryevepėr tė Mjedės.
Gabon edhe kur thue se pėr shqiptarin, e drejta me folė pėr letėrsinė shqipe egziston gjithmonė – paraprakisht. Ti nuk je thjesht tue folė, je tue gjykue.
Me qenė shqiptar, nuk āsht nji titull, sikundėr nuk āsht titull as me qenė gjerman e anglez. Duhet me folė pėr letėrsinė shqipe qė kemi lexue. Ti e din se sa shum mungon diskrecioni ndėr shqiptarė, prandej nuk duhet me e pėrgjithėsue tė drejtėn tande si intelektual, me tė drejtėn e ēdo shqiptari. Ka edhe boll fundėrrina ndėr shqiptarė, qė memzi presin qė dikush me ua konvalidue tė drejtėn e tyne me gjykue. Munden me tė dhanė gjykime tė flakta pėr letėrsinė shqipe, pa pasė lexue asnji libėr.
Āsht mandej patetike me e atashue Kelmendin me mendėsinė dhe bamat e realsocializmit shqiptar. Shpėtimi e ka vuejtė diktaturėn shum ma tepėr se na tė dy qė na ka tokue ma sė shumti me e ulė kryet veē para librit. Por Kelmendit s’ke me ia ndie kurrė kėtė gja, pse ai ka po atė etikė, sikundėr poeti Frederik Rreshpja, qė s’ia kushtoi as edhe nji varg burgut. E as pati nevojė me i thanė kush disident. Me rezultatin fatlum se ne nuk do ia bashkangjisim emnin e tij kurrė diktaturės e burgut, por humanizmit tė shpirtit shqiptar.

E u baftė vullneti i letėrsisė dhe jo i joni!