Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Shqipëria po humb betejën ndaj drogës

    Faqja 22 - FORUM
    Prill 15, 2006 Gazeta Shqiptare


    OPINION 1-2-3-4-5-6-7


    Shqipëria po humb betejën ndaj drogës




    --------------------------------------------------------------------------------

    OPINION -1
    Të rinjtë e droguar në Shqipëri nuk mund të drejtohen askund për ndihmë. Të rinj, shumë prej tyre adoleshentë, janë viktima të drogës, një plagë të cilën autoritetet e këtushme duket se janë të pafuqishme për ta luftuar. Problemi më i madh është se Shqipëria nuk ka një program antidrogë. Kur të droguarit i drejtohen një spitali, ata shkojnë kryesisht për mbidozë. Pas disa ditësh, ata largohen prej andej pa asnjë mundësi për kujdes të mëtejshëm apo terapi. Sipas mjekëve, një e pesta e përdoruesve që vijnë në repartin e toksikologjisë në spitalin ushtarak, janë nën moshën 15 vjeç. Mosha tepër e re e përdoruesve, veçanërisht në Tiranë, është një shqetësim i madh. Vitin e kaluar, rreth 700 të rinj kanë kërkuar ndihmë në spital dhe numri këtë vit pritet të shtohet edhe më. Pjesa më e madhe e përdoruesve të drogës janë djem, por edhe vajzat duket se kanë filluar të bëhen përdoruese. Ndërsa prindërit e të rinjve përdorues i mirëpresin këto hapa, ata kërkojnë që qeveria të bëjë më tepër për t’i ndihmuar direkt ata. Disa po humbasin durimin dhe kanë filluar të përdorin metoda gjithnjë e më të dëshpëruara, për të detyruar fëmijët e tyre të heqin dorë nga droga. Ka mjaft prindër që kanë denoncuar fëmijët e tyre, duke menduar se është mënyra e vetme për t’i detyruar ata të heqin dorë, apo dhe nga ata që u kanë futur vetë fëmijëve në xhep një sasi droge.
    Marrë nga www.diskutime.com
    Postuar nga “Henri”


    OPINION-2
    E vërteta është e trishtuar
    Për fat të keq ekziston një realitet që është shumë i vështirë ta pranosh. Sot në botë, janë me miliona personat që vdesin nga droga dhe që në të gjithë shtetet e fuqishme të botës kanë bërë reklama, arrestime e çdo gjë që të ishte e mundur, por ky fenomen vazhdon të rritet çdo ditë. Tashmë njerëzit janë kaq të dëshpëruar me hallet, problemet, katastrofat e jetës, që ia japin veten këtij helmi të poshtër. Dhe unë që po shkruaj, kam humbur djalin e xhaxhait për këtë punë dhe inati im për këtë helm është i madh, por realiteti për fat të keq është ky dhe e vetmja gjë që mund të bëhet sipas meje është se duhet të konsiderohet një krim më i fortë se vrasja dhe ato që e prodhojnë dhe shpërndajnë të dënohen. Edhe pse njoh shokë që merren me këtë punë, përsëri është diçka e papranueshme.
    Marrë nga www.tiranalive.com
    Postuar nga “Bledi”


    OPINION-3
    Shkak janë hallet, brenga, pasiguria
    Është fatkeqësi, për të mos thënë çmenduri, kur njerëz në moshë të re bien në kraharorin e vdekjes së bardhë. Hallet, brenga, depresioni, pasiguria, i gjithë realiteti i hidhur kërkojnë një mjekim. Marrëzisht, shumë prej tyre kërkojnë të gjejnë paqen e shpirtit tek pluhuri i bardhë, që të bën të ndihesh tjetër njeri, dëshira e trupit të ngrihet mbi arsyen, të bën të jetosh një ëndërr joshëse për pak çaste, një ëndërr nga e cila mund të mos zgjohesh kurrë. Droga vret shpirtin. Por, akoma më shumë këta njerëz që ecin me këmbët e tyre drejt vdekjes, i vret paragjykimi i shoqërisë ku jetojmë.
    Marrë nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Kolombi”



    OPINION-4
    Droga sjell vetëm vdekje
    Nuk dua të shtyj njeri që të fillojë të pijë marijuana. Është një zgjedhje, që secili duhet ta bëjë i vetëdijshëm. Teoria thotë, se po të fillosh nga drogat e vogla arrin te të mëdhatë, që shumë herë të shpien në vdekje. Praktika e Holandës thotë, që duke lejuar drogat e vogla, përkufizon veprimtarinë e grupeve që e shpërndajnë atë dhe kështu droga jepet në mënyrë që ta ulë rrezikun e saj për jetën. Holanda është shtet rekord për Evropën, me numrin më të vogël të vdekjeve nga droga.
    Marrë nga www.forumihorizont.com
    Postuar nga “Darkmen”


    OPINION-5
    Përse askush nuk bën asgjë?
    Unë e kam parë me sytë e mi tmerrin e një të droguari. Një i ri 21 vjeç, me të cilin jemi rritur bashkë, një djalë shumë i bukur, shumë i dashur me të gjithë të tjerët, dy metra i gjatë dhe me një mirësi në pamjen e tij, i dha fund jetës së vet me overdozë. Atë që më panë sytë, kurrë mos e pafsha as te armiku më i madh që mund të kem! Prindërit e tij e dinin që djali drogohej, e gjithë shoqëria e tij e dinte dhe të gjithë luftuan shumë, shumë për ta ndaluar dhe dukej sikur kohët e fundit ai ishte bindur se duhej të hiqte dorë dhe ashtu kishte bërë. E kishte marrë veten shumë, ishte shëndoshur dhe dashuronte një vajzë, me të cilën po përgatitej të fejohej. Ç’ farë ndodhi vallë? Kjo është një pikëpyetje e madhe që do të ndjekë pas si hije e makthshme, prindërit dhe të gjithë shoqërinë e tij. Ai u tundua përsëri para saj dhe u drejtua për në vendin ku furnizohej gjithmonë dhe me shpresën, se edhe kësaj here ai do t’ia hidhte, gaboi rëndë. Jeta e tij e mishëruar në një trup shumë të bukur, por të helmuar nga ai djall i bardhë, po përpëlitej për betejën e fundit, megjithatë nuk ia doli. Ku është ky shtet, kjo qeveri që i lë të qarkullojnë kaq hapur shpërndarësit e vdekjes, të cilët nuk është fare e vështirë t’i gjesh? Përse askush nuk bën asgjë? Përse vallë?
    Marrë nga www.forumishqiptar.com
    Postuar nga “Veku”


    OPINION-6
    Kurioziteti të çon në mëkat
    Ndonjëherë bie viktimë, por ndonjëherë të shtyn kurioziteti, gjithsesi pasojat janë të rënda. Kanabis Sativa është një nga drogat, të cilët mafia shqiptare po i eksporton fuqishëm në tregjet e tjera të lindjes dhe të perëndimit. Sipas autoriteteve të Njësisë Kundër Drogave, në Ministrinë e Rendit Publik, kanabis, aktualisht është droga e vetme që rritet dhe prodhohet në Shqipëri dhe shitet kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi dhe Itali. Sipas statistikave, në Shqipëri ka afro 30,000 përdorues të drogës. Kështu, Shqipëria po përjeton një rritje në abuzimin me drogat mes shqiptarëve të rinj edhe pse drogat e jashtëligjshme u prezantuan në vend vetëm gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar. Abuzimi me heroinën dhe marijuanën është rritur, heroina dhe kokaina e thjeshtë gjithashtu gjenden, por janë të shtrenjta, duke e bërë përdorimin e këtyre drogave të jetë i kufizuar.
    Marrë nga www.edsh.org
    Postuar nga “Hoti”


    OPINION-7
    Droga! Çdo ditë vdes njerëz
    Ditë për ditë vdesin të rinj nga kjo gjë. S’i kuptoj këta njerëz, nga momenti që e dinë ku do t’i çojë droga, pse vazhdojnë ta marrin? Çfarëdo që të jetë arsyeja, që dikush e fillon (ca e fillojnë që të duken “cool”, ca për kuriozitet dhe thonë që do provojnë vetëm një herë, etj.) është budallallëk ta mendosh, po do të vdesësh, ik hidhu nga dritarja ose var veten se e njëjta gjë është dhe po more drogë, poshtë dheut do të përfundosh. S’di çfarë të them më. Më vjen shumë keq për këta të rinj që pasurojnë të tjerët, duke iu dhënë jetën e tyre.
    Marrë nga www.zeriyt.net
    Postuar nga Alda
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shume e vertete.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    problemi eshte qe te mos dorezohet para kesaj beteje,
    se si beteje nuk eshte e lehte as ne shkalle nderkombetare,
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Eshte e vertet por shteti ose spitalet duhet te kene organizata edhe psikollog apostafat per kete gje.Por eshte dicka qe Shqiperia do ta ket pas 50 vjetesh.

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •