Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 56

Tema: Poni

  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Poni

    Albumin e Ponit As po, as jo mund ta degjoni ketu
    http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=328


    Dale moj dale

    Ne mengjes pa zbardhur drita
    Me zgjoi nje ze u ngrita
    Shkonte vasha shkonte Vita
    Ajo qe shkonte perdita

    **Dale moj dale
    Dale sa te vij edhe une
    Pritem moj pritem
    Pritem se te dua shume**

    Kam dy dite sot edhe dje
    Te prisja djale te vije
    Tek burimi ne korije
    Te mblidhnin kokrra lajthie

    Me beso moj grykezene
    Te ziun c’me gjeti mbreme
    Iken dhente dhe m’u trembne
    Gjezdisa malin me kembe


    Baluket e ballit

    **Manushaqe lule
    Lulet qe keputen
    Do t’i bej varse per gushe
    Diten qe do behesh nuse**

    Baluket e ballit moj
    Mbi syte te kane rene
    Si hena pas malit moj
    Si hene e pabere

    Lulet e fustanit moj
    Ngjajne si argjende
    Kush t’i ka qendisur moj
    Vete apo jot’ eme

    Si do t’ia besh djalit moj
    Kujto ē’i ke thene
    Tek burimi i zallit moj
    Shtegun ta ka zene


    ** perseritet pas ēdo strofe
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Foto e Ponit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,543
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me pelqen zeri i saj!


    Plus qe eshte edhe simaptike, mendoj qe me pak pune do te behet nje kengtare shume e mire!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2006
    Vendndodhja
    itali
    Mosha
    34
    Postime
    26
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Talking poni...

    normale esht nga vlora

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,559
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Do behet kengetare e mire apo eshte tashme e mire?
    Do me mesonin ca shoqka si te hidhja vallen per Vit te Ri, e me ne fund qe e kapa si kercehet kur Poni kendonte "Laj Fustane."

    "... Laj fustane, laj fustanin e tim zot,
    here me uje, here me lot..."

    C'imazh qe te jep kjo, te lash rrobat e bashkeshortit me lot, dhe si gjest eshte shume personale. Teme shume e njohur neper kenget popullore. Ka disa te tilla nga jugu ku kenga fillon duke iu drejtuar dikush vajzes, "C'po ben atje perposh ne lume?" (ne njeren kenge i drejtohen, "vetullzeze") dhe ajo i pergjigjet se po lan rrobat e burrit qe i erdhi mbreme pas nje mungese te gjate dhe qe po i iken te nesermen sa nuk jane cmallur akoma me njeri tjetrin. Versioni tjeter qe mbaj mend eshte se i vdes burri. C'te kepusin shpirtin kenget tona...

    Kur nuk kendon dhe Parashqevia kenge popullore si kjo.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po kur thote :
    Kam 2 dite sot edhe dije,
    te prisja djalo te vije,
    te burimi nen korije
    te mblidhnim kokrra lajthie.....vertet kokrra lajthie do mblidhnin valle??????
    Nejse si per albumi e pare qe e ka Poni seshte keq...Me perlqeu shume dhe ai albumi i ri i Petrit Lulos. Ai po qe i qan kenget e jugut...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Poni vetem ze qe s'ka. E kam degjuar live dhe eshte kot fare

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Kengetare e re,dhe zerin nuk e ka te keq.
    Petrit Lulo dhe mua me pelqeu ne CD qe i degjova

  9. #9
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,570
    Faleminderit
    43
    60 falenderime nė 52 postime

    Exclamation poni !!!!!!

    herm per mendimin tim ajo eshte vajze simpatike ka vesh per muzike
    por vetem se ska gjene kryesore Zerin. per mendimin tim dale ngadale do te rritet dhe ajo
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,559
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Ne s'e pati zerin qe tani, s'do i vije kurre me vone. Per kete te jeni te sigurte. Mua do me internonin ne shkollen e muzikes ne Shqiperi por shpetova se nuk ndiqja ritmin qe me benin per prove (se si 5 vjec kalama, mendova se mund te luaja si te doja, te shpikja muziken time... lol). Pastaj me vone, pertoja te mesoja notat e muzikes. Nqs e ke talent te vjen vete deshira, nderkohe qe mesimi dhe praktika e perfeksionojne talentin.

    Une u heq kapelen ketyre pa ze qe kendojne kenge popullore dhe jo te tipit ti-s'di-as-me-ma-lyp. Pastaj kemi edhe rangun e kengetareve me ze fantastik qe s'bejne me kenge popullore. Parashqevia edhe pse s'ka volum, ka zerin ideal femeror (per mendimin tim ), po c'ti bej une asaj qe s'kendon te tilla. U merzita duke degjuar kaq pak variante kengesh popullore (keshtu them une se i degjova te gjitha). Jam gati te degjoj edhe William Hung te kendoje, "le t'ia beje moj, kush te doje, kush i tha moj, te me martoje." She bangs, she bangs, oh baby...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 18-04-2006 mė 14:37
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #11
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,308
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Ka nja 2-3 muaj qe kam CD-ne e saje ne shtepi(qe ma sollen nga Shqiperia),kenge te lezeteshme kendon...sidomos kur i degjon 5 heret e para.
    Ate "laj fustan" eshte e bukur...dhe nja dy-tre te tjera s'jane keq.

    Dhe mua ky fragmenti me pelqen,antipatrea:

    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    Po kur thote :
    Kam 2 dite sot edhe dije,
    te prisja djalo te vije,
    te burimi nen korije
    te mblidhnim kokrra lajthie...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 18-04-2006 mė 16:06
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  12. #12
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Me pelqejne kenget TOSKE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anėtarėsuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    qenka e bukur Poni
    edhe me pelqen kenga as po as jo
    ka kush ta fut tekstin e kesaj kenge?
    flm
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

  14. #14
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga cool_dancer
    qenka e bukur Poni
    edhe me pelqen kenga as po as jo
    ka kush ta fut tekstin e kesaj kenge?
    flm
    As po, as jo

    Ne mengjes kur dal
    Perpara me del nje djal
    Eshte i ndrojtur s’me flet dot
    Do t’me thote dy fjale
    Oh sa lumturi
    Pres megjeset me gezim
    Bashke me diellin qe shkelqen
    Del dhe djali im

    Ref
    Me rreh zemra me gezim
    Buzeqesh djali im
    Nuk i them as po, as jo
    Mos e humb djal-o

    Syte e tij shkelqejne
    Une shikimin s’ia ndal dot
    Plot me ndjenja dashurie
    Zemra m’u mbush plot
    Naten gjumi nuk me ze
    Zgjohem dhe dal ne ballkon
    Flas me henen, degjoj yjet
    Shpirti me kendon

    Zemren ia kam fal
    Djali ndoshta nuk e di
    Pres mengjesin te vij prap
    T’i fal syne e zi
    Do t’i them e dua
    Zemren ia fala une vete
    Bashke me djalin krah per krah
    Do ecim ne jete
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2005
    Postime
    10
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    tung nga turqi
    une po don nje gje pyet e
    a ka edin ne ketu ky tekste kengesh ?



    --ju bu bu te keqene
    --dil moj dil buzen trandafil
    --e lum moj kush i ka


    if your can write this songs lyric

    ı will be very happy



    PS(me fal une po fol shqip shume keq)

  16. #16
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Citim Postuar mė parė nga iskenderbegSS
    --ju bu bu te keqene
    --dil moj dil buzen trandafil
    --e lum moj kush i ka
    Jububu moj tė keqen-ė

    Ēupe kush ta preu fustane
    Jububu moj tė keqen-ė
    Neneja me gjithe babane
    Jububu moj tė keqen-ė

    Shume te ngushte nen sqetull
    Jububu moj tė keqen-ė
    Ju thafshin moj kush ta ka qepur
    Jububu moj tė keqen-ė

    Oh sa shume te ka lezet
    Jububu moj tė keqen-ė
    Dukesh si thelleze ne dege
    Jububu moj tė keqen-ė

    Bandilli ta bleu nje tjeter
    Jububu moj tė keqen-ė
    Vish te rri, e mos mbaj te vjeter
    Jububu moj tė keqen-ė

    Fustanin mbaē me shendet
    Jububu moj tė keqen-ė
    Me bandill gezofsh perjete
    Jububu moj tė keqen-ė


    E lum moj kush i ka

    ē’po kendojne bilbilat
    o moj fushave, fushave,
    moj xhan me lule
    fushave

    o lum moj kush I ka
    e lum moj kush I do
    e lum ata bandilla
    qe lozin me to

    ē’po kendojne bilbilat
    o moj maleve, maleve,
    moj xhan me lule
    maleve

    ē’po kendojne bilbilat
    o moj puseve, puseve
    moj xhan me lule
    puseve


    Dil moj dil

    moj m’u bere per martese
    dil moj dil lulja me vese
    dil moj dil buzen trendafil
    dil moj dil te takosh bandill

    pa dil ti syri i zi
    po kush del aman si ti
    pa dil ti syri i zi
    po kush del aman si ti

    manxura e penxherese
    dil moj dil lulja me vese
    dil moj dil buzen trendafil
    dil moj dil te takosh bandill

    vetem hidhem syte e zese
    dil moj dil lulja me vese
    te t’i puth e le te vdese
    dil moj dil lulja me vese

    http://www.youtube.com/watch?v=9x4otGOmjAs
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #17
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Mosha
    14
    Postime
    464
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mua me pelqen me shume ALbumi i ri I Ponit..."Dashuria Labe"

    Ka kenge sh te bukura...si : kam une e ke ti , Dashuria Labe etj..

    Vertet shume i arrire!
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  18. #18
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,813
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Poni eshte ylli i ri i muzikes vlonjate.

    Urime goces sepse eshte ti kepusesh koken per bukurine qe ka.

    Lere zerin pastaj...

    Ka lezet te degjosh pak muzik shqip qe te te kenaqe sepse na i shpifi sinon petlla
    vari leshte

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    I kėndova dhashurisė labe sepse ndihem labe 24 karat
    Kėngėtarja e njohur e muzikės popullore tė pėrpunuar Poni tregon pėr fillimet e karrierės sė saj dhe pėr suksesin nė kėtė gjini tė muzikės. Ajo tregon pėr “Dashurinė labe” qė ndjen nė shpirt dhe pėr albumin e saj me tė njėjtin titull. Kėngėtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bėrė qė ajo tė kėndoj kėngė labe dhe tė zgjedhi kėtė gjini tė muzikės. Kėngėtarja e njohur Poni shprehet se “Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu”.

    -Si e ka nisur Poni karrierėn e saj artistike?
    Unė kam njė vit qė kam dalė nė skenė megjithėse kam kėnduar edhe mė herėt. Kam qenė e shkėputur nga Shqipėria pėr dy vjet dhe jam kthyer pėr tė bėrė diēka si albumi im i kaluar me kėngėn “Dale moj dale”.
    -Si ndiheni qė megjithėse ka dalė albumi juaj i ri vazhdon tė dėgjohetpėrsėri albumi i kaluar?
    Normalisht qė ndihem mirė, por jam ndjerė keq kur kam dėgjuar kėtė kėngė e cila ėshtė njė hit i dimrit, njė ditė nė rrugė. U ndjeva edhe mirė por mė erdhi edhe keq nė tė njėjtėn kohė.
    -Ju keni sjellė nė tregun muzikor njė rrymė tė re...
    Po, sė bashku me Adi Hilėn kemi sjellė diēka tė re. Kemi pėrzgjedhur materialet, dhe kėnga nga e cila ka marrė titullin edhe albumi “Dashuria labe” ėshtė kėnga qė unė kam mė pėrzemėr, dhe mėnyra se si ėshtė trajtuar nė videoklip ka qenė njė ide e imja, megjithėse kanė punuar njerėz tė tjerė, njė staf i madh pėr kėtė videoklip, ideja ka qenė e imja.
    -Mendon se e ka kuptuar publiku se ēfarė mesazhi pėrcjell albumi “Dashuria labe”?
    Qė nė momentin kur ka dalė kėnga e kanė kuptuar sepse ajo nė refren e thotė shumė mirė “Tė dua pėr kokėn tėnde, do vij t’i them satėme”, aty ėshtė labe 24 karat e gjithė shprehja dhe publiku arrin nė konkluzionin qė kėtė shprehje ia thotė labi labes. Pjesa “u tėrbofsh se na tėrbove” ėshtė njė mallkim?
    Nė fakt ai ėshtė njė mallkim me dashuri brenda, i cili thotė se, “nėse ti nuk do tė mė duash aq sa tė dua unė, u tėrbofsh se na ke tėrbuar”.
    -Si ėshtė dashuria labe?
    Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu.
    -Nė shumė kėngė tuajat nė albumin e ri pėrdoret gajdja. Si e keni pėrshtatur kėtė instrument pėr kėngėt e jugut?
    Po, edhe pse gajdja pėrdoret pėr kėngėt veriore ne kemi gjetur njė gajde tė butė sepse nė albumin e parė unė kam patur mjaft shitje edhe nė veri dhe doja qė nė kėtė album tė ndėrthurja. Nė fakt kisha dėshirė tė kisha edhe kėngė polifonike tė shoqėruara me ēifteli, por nė njė album tjetėr ndoshta e realizoj kėtė dėshirė.
    -Albumi juaj i parė ka patur mjaft sukses. Po atė sukses ka patur edhe albumi juaj i dytė?
    Normalisht nė albumet e dyta bie pak kurioziteti, veēanėrisht kur janė shumė pranė njėri tjetrit. Albumi i dytė ka shkuar mirė dhe ndoshta edhe pak mė mirė se i pari.
    -Kur ka dalė albumi juaj i parė?
    Albumi i parė ka dalė nė muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse njė vit.
    -Krijimtaria nė kėtė album ėshtė e re apo janė tekste tė pėrpunuara?
    Tė gjitha kėngėt popullore janė kėngė tė vjetra, por tė pakėnduara dhe tė pakonsumuara prej vitesh. Janė edhe katėr kėngė tė reja si kėnga “E kam unė e ke ti”, “Thashethemet” apo “Tė kam shpirt” janė kompozime tė pastra dhe tekstet janė tė rinj.
    -Si keni mundur qė tė grumbulloni materialet pėrkėtė album?
    Ėshtė e vėshtirė. Duhet tė shkosh edhe nė fshatra tė thell, tė takosh njerėz dhe tė mė japin tekstet dhe tė tė tregojnė melodinė e kėtyre kėngėve. Natyrisht qė gjetja e materialeve nuk ėshtė shumė komode, por kur gjen diēka qė ka vlera nuk quhen sakrifica ato.
    -Tė gjitha materialet janė nga Vlora apo tė trevės sė jugut?
    Jo, nuk janėvetėm nga Vlora. Ky album ka kėngė nga i gjithė jugu, por labėri si, Tepelenė, Gjirokastėr, etj.
    -Ju keni dhėnė koncerte edhe nė qytete tė tjera pėrveē Vlorės, si jeni pritur atje?
    Nė fakt pritjet kanė qenė tė mira. Nė Gjirokastėr sa herė kam shkuar biletat janė shitur tė gjitha shumė mė pėrpara se tė mbėrrija unė atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenės pasi nuk ka patur bileta pėr tė gjithė.
    -Mendoni se jeni prezantuar vonė nė skenėn shqiptare?
    Nė atė periudhė ka qenė ėndėrr tė kėndoje nė festivale. Unė jam kthyer me mendimin qė tė shkoj nė njė kompeticion me njė kompozitor tė mirė. Nė momentin qė erdha Adrian Hila, kompozitori me tė cilin bashkėpunoj, dėgjoi zėrin tim mė thė, “Ti je shumė karakter lab” dhe nėse do tė sjellėsh diēka tė bukur futu njėherė me kėtė ēfarė je. Mė pas mendova se bėra shumė mirė qė zgjodha kėtė gjini.
    -Nė ato momente kur Adi Hila ju drejtoi nė kėtė rrugė vazhdonit tė kishit pėrsėri dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė njė kompeticion?
    Po. Dėshira ishte e madhe, por mendoj se ėshtė mė mirė qė njeriu tė bėj atė qė i pėrshtatet.
    -Si mendoni se ėshtė mė mirė, tė kėndoni nė njė kompeticion apo tė bėni njė album dhe tė keni tė gjithė publikun pėr vete?
    Festivalet tė ngrenė nė nivel dhe tė japin njė tjetėr status, ėshtė normale. Unė i dua kompeticionet, por duhet qė tė kesh kujdes me ēfarė prezantohesh sepse mund tė jesh shumė kėngėtare e talentuar edhe me cilėsi tė mėdha vokale, por nė momentin qė nuk prezantohesh mirė tė bie tregu.
    -Nėse albumi i parė nuk do tė kishte sukses do tė guxonit pėrsėri tė bėnit njė album tė dytė?
    Jo. Natyrisht qė jo, tė paktėn jo kaq shpejt. Do pėrpiqesha tė bėja diēka mė tė bukur, nuk ėshtė e thėnė se dėshtove nė albumin e parė tė mos bėsh mė albume. Vendosa qė tė bėja albumin e dytė kaq herėt sepse shkoj mirė i pari.
    -Si ėshtė e mundur qė tė gjitha kėngėt tuaja ndryshojnė nga njėra-tjetra dhe janė tė gjitha tė bukura?
    Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund t’i ketė tė gjitha kėngėt tė njė niveli, ėshtė normale, por ne jemi pėrpjekur qė t’i pėrzgjedhim me kujdes matrialet.
    -Nė cilėn nga kėngėt e kėtij albumi keni patur mė shumė emocione?
    Ėshtė kėnga “Shpirti im” dhe natyrisht “Dashuria labe” ėshtė kėnga nė tė cilėn kam kėnduar me shpirt.





    Marre nga gazeta SOT.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  20. #20
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,308
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu.

    Gabohesh moj rrushi,gabohesh Qekur intensiteti i dashurise/shtirja qenkan te perkufizuara gjeografikisht? Hajde mendime,hajde.Kam qeshur me lot!
    Mgjth,me pelqen si kengetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 04-09-2006 mė 05:29
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •