Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    E Panohura E 7 Prillit 1939

    E PANOHURA E 7 PRILLIT 1939



    Jeta e c'do njeriu ,eshte pjese perberse, sado e vogel dhe e
    shkurter, e historise te vendit dhe kohes ku ay jeton.

    Gjat gjith kohes prej 47 vjtesh 7 Prilli 1939,eshte paraqitur si nje
    tradheti e madhe kombetare,duke falsifikuar realitetin nga kalemxhinj
    pseudo-historiane sherbetore te interesave dhe qarqeve politike te periudhes
    se terorit te kuq qe ata i sherbenin.Pa asnje baze historike, apo hulumtim
    ngjarjesh dhe faktesh,te bashkuar ne kor,mashtronin per te hyjnizuar
    diktaturen, diktatorin dhe terorin, mohonin realitetin dhe shndronin
    mashtrimin ne gjoja te vertete.

    Jeta e ngarkuar e nje njeriu si edhe c'do tjetri,I tregon te sotmes
    ate qe ka qene dikur qe ka jetuar ay dhe nje popull i tere i te njejtes
    periudhe jetesore me te.

    Le te dime akoma te tjera te panjohura per " 7 Prillin 1939 ". Sipas
    dorshkrimeve te lena neper copa letre nga Kolonel Sami Koka,Nen Kryetar i
    Shtatmadhorise Mbretrore,Komandant I Pergjithshem I Rojes Mbretrore te
    Kufirit dhe Finances,Kryetar i Departamentit te

    Gjindarmerise Mbretrore,Komandant I Urdherit te Skenderbeut,Commendator dhe
    Cavalier,Prefekt i pare shqiptar ne Prizren - Diber - Struge.I arestuar ne
    fillim te tetorit 1944 ne fshatin Shupal ne afersi te Tiranes nga
    Komunistet Partizane.I denuar nga gjyqi special i marsit 1945 me 30 vjet
    burg dhe pune te detyruar neper kampet e cfarosjes Vlocishtit,Jubes,Ures se
    Bonos,Bedenit,Maliqit e gjetke dhe me ne fund ne Burrel.

    Pas permbysjes te terorit komunist 46 vjecar, Parlamenti,Shteti
    Demokratik, Sami Koken e nxori te pafajshem pasvdekies,duke i njohur te
    gjitha te drejtat legjitime te humbura ne kohen e terorit.

    Ne 7 prill 1939 Koloneli Sami Koka u ngarkua nga Mbreti Zog I-re
    me funksionin e te plotfuqishmit te Mbretrise per te biseduar me
    Kryekomandantin e Ushtrise Italjane Gjeneral Guzzonin ,te futur ne ujrat
    teritoriale te Shqiprise.Disa tregime shtese ,do ti bej sipas te thenave
    gojore nga Ministri Ndoc Naraci,I denuar ne gjyqin special te 1945 me afat
    te gjate burgu dhe qe ne ditet e prillit te 1939-tes ish Drejtor I
    Pergjithshem I Radios dhe Propagandes Mbreterise.

    Le te dime kush eshte Sami Koka i lindur ne Delvine nga familja e
    Kokatve ne 1898.

    Sipas burimeve historike Kokatet e Delvines zoteronin ne fundin e
    shekullit te 18-te dhe me perpara 23 fshatra cifliqe, 18.000 hektare toke (
    baras me 45.000.acr.),Butrint,Ksamil,Aliko,Finiq,Gjashte etj.etj. Qe ne
    gjysmen e shek. 18 , Selim Pasha Koka ishte zot I gjith asaj krahine
    feudale. Me pastaj Mustafa Pasha Koka , Selim bej Koka, Abdyl bej
    Koka,njihen ne kryesoret udheheqesa te kryengritjes se shqiptarve ne Jug te
    vendit,kunder sundimit Otoman ,bashke me Tafil Buzin,Zenel Gjoleken,Marko
    Bocarin etj.( Historija e Shqiprise volumi II faqe 74,reshti 9 ,botim I
    Akademise se Shkencave te Shqiperise viti 1984,shkruhet : -..gjate viteve
    40 ( shek XIX sh.a) ajo ( toka ) ndodhej e perqendruar ende ne duar te pake
    familjeve feudale,qe te gjithe me origjine shqiptare....Pronare te medhenj
    feudale,te cilet zotronin cifligje ne viset shqiptare ishin Kokatet e
    Delvines me 18.000 hektare toke,Gjinollet e Prishtines rreth 16.000
    hektare,Toptanet e Tiranes me 15.000 hektare, Derallat e Tetoves reth 12.000
    hektare, Rotullajt e Prizrenit 10.000 hektare,Bushatllinjte e Shkodres reth
    8.500 hektare, Okllapajt e Gjilanit rreth 8.000 hektare, Alizotet e
    Gjirokastres rreth 7.500 e te tjere...

    Per fuqine ekonomike dhe politike te kesaj familjeje -Koka te
    Delvines, dhe luften qe kane bere pjestare te saj kunder pushtimit
    Otoman,tregojne ne shkrimet e tyre historianet L.K.Mile " Ceshtje te
    Historise Agrare Shqiptare " botim i Akademise se Shkencave te
    Shqiprise-viti 1984, faqe 74, 199, 219; Hughes " Voyage a Janina "

    .1;Remerand " Ali de Tepelen".173; Leake "Travels"..I,97; Pouqueville
    "Histoire de la Regeneration de la Grece" tom I, anne 1824-Paris, faqe
    35,37,39,63,119,153, dhe ne vazhdim.W.Plomer " The Diamond of Janina";
    Boppe, e te tjere duke perfshire edhe arshivat turke te botuara nga
    Akademija e Shkencave te Shqiperise viti 1978 "Kryengritjet popullore ne
    vitet 30 te shekullit XIX -dokumenta osmane".faqe
    49,50,51,53,57,58,59,61,63;etjere).

    Sami Koka i lindur dhe I ritur ne nje familje te tille me ndjenja
    kombetare gjith jeten e tij dhe gjersa ndroi jete pat punuar dhe menduar
    vetem per Shqiperine dhe Kombin Shqiptar.

    Mbas mbarimit te shkolles fillore turke ne Delvine,ndoqi gjimnazin
    grek te Janines. Ne vitin 1913 shkoi ne Vjene ne Kolegjin Ushtarak te
    Austrise. Me 1916,ne moshen 18 vjecare eshte oficer I Ushtrise Perandorake
    te Austro - Hungarise.Per trimeri dhe aftesi gjat luftes se pare
    botrore,eshte dekoruar dy here me Kryqin e Nderit te Perandorise.

    ( do te tregoj ketu nje ndodhi qe S.K. e tregonte shpesh. Divizioni ku
    Samiu sherbente,festonte Krisht Lindjet, me te gjithe oficerat aktive ne
    lufte,sa kaqe ne sallen ku ishin mbledhur per festim sjellin nje torte shume
    te madhe, ne majen e te ciles qe vendosur flamuri I Austro-Hungarise dhe nje
    fotografi e Perandorit Franc Josef. per cudine e te gjithve pake me poshte
    ketyre ,qe vene edhe flamuri shqiptar.Shume nuk e njihnin dhe pyesnin se
    c'qe ay flamur, Feld Mareshali qe qe aty,thret Sami Koken 18 vjecar, e
    prezanton dhe u thote gjith te tjerve qe ay flamur I vogel eshte I
    Shqiperise vendi i te vetmit oficer shqiptar ne ate divizion.Ky qe nje
    respekt ,nje vlersim qe kombi austriak ka patur gjithmon per kombin shqiptar
    , racen shqiptare).

    Mbas mbarimit te luftes se pare Sami Koka kthehet ne Shqiperi (
    1920),ku bashke me shoke te tij oficera madhore,meret me organizimin e
    Ushtrise Shqiptare te porsa formuar.

    Ne vitet e qeverise te Sylejman bej Delvines (kusheri I pare I
    Samiut,djale daje),njihet dhe krijon miqesi edhe me Ahmet bej Matin ne ate
    kohe minister I brendshem,me von Mbret Zogu I-re.Gjat centralizimit te
    shtetit dhe per nje qeveri qendrore per te gjithe Shqiperine,Samiu kryesoi
    ekspeditat per carmatimin total te zonave te Dibres(Peshkopise) dhe Kavajes
    ; drejtoi operacion per shtypjen e kryengritjes te Malsise se Madhe dhe
    Mirdites qe nxitej nga Italija,Serbija,dhe disa bajraktare vendas.

    Ne 1924,ne kohen e gjendjes kaotike te Shqiperise,kur iluzionohej nga
    qeverija e Imzot Nolit se mund te realizohej vendosja e pushtetit bollshevik
    edhe ne Shqiperine e prapambetur,apo nderhyrja direkte e Serbise dhe Malit
    te Zi per aneksim te trojeve Shqiptare,kur u muar vesh qe Ahmet Zogu ndodhej
    ne Beograd, ushtaraket madhore dhe nje pjese e atyre me grada te ulta dhe
    moshe te re,organizuan nje grusht shteti ushtarak, qe te permbysnin qeverine
    e Nolit,te ndalonin ardhjen e Ahmet Zogut ( dyshohej se qe me Jugosllavet
    ),te shpernadanin parlamentin dhe pushtetin administrativ.Fuqine ta merte
    ne dore ushtrija si shpetimtare e Atdheut dhe Kombit. Ne krye te ketij
    grushti ushtarak ishte Kolonel Kasem bej Radovicka ( I jati I Rektorit te
    Universitetit te Tiranes Prof.Dr.Petrit Radovicka), Togeri Gjindarmerise
    n'ate kohe Bilal Nivica , Kapiten Sami Koka ( sekretar i komandes se grupit
    te grushtit te shtetit ),e te tjere.Komploti u zbulua dhe Koloneli Kasem
    bej Radovicka dhe Sami Koka u denuan me varje ne litar.Por para se te arinte
    mengjezi kur kish per tu bere ekzekutimi I vendimit per ti varur te xhamija
    prane sahatit ne Tirane, Kolonel Kasem bej Qafzezi,( I jati I Poetit Luan
    Qafzezi) ish minister I luftes ne qeverine Noli,ndroi rojet e burgut per
    Sami Koken dhe Kasem Radovicken,ne te njejten kohe u dergoi ne burg,si
    Samiut me i ri dhe Kasemit nga nje rovolver dhe mjaft fisheke,qe nese nuk
    arinin te dilnin me marveshje sic qene porositur rojet, te hapnin zjar dhe
    ti vrisnin para se te zbardhte dita,keshtu ,te hiknin nga burgu..Por per fat
    ,ate nate ne Tirane hyne trupat e Ahmet Zogut dhe burgu u hap,qeverija Noli,
    fillo komunistet dhe kundershtaret e Zogut u aratisen jashte vendit.

    Zogu e mori vesh qe komplotistet ishin edhe kunder ardhjes se tij,pse
    dyshonin qe ay vinte per Serbine,por ceshtjet u kthelluan dhe te gjithe
    oficeret kaluan ne sherbim te Republikes , me von Monarkise te Shtetit
    Shqiptar.

    Sami Koka u emrua Agjutant I Presidences,por ne ate post qendroi shume pake
    dhe dha me njehere dorheqien si proteste ndaj Presidentit qe u jepte grada
    ushtarake, njerzve te pashkolluar,dhe qe binin ndesh me kulturen
    perendimore qe kishte Samiu,madje edhe pse disa prej tyre ishin pinjolle
    bajraktaresh.Zogu nuk desh ta linte Samine te largohej nga presidenca dhe I
    spjegoi qe per kohen, deri sa te stabilizohej gjendja duheshin ato masa,me
    von ,me kohe, keta oficere do te hiqeshin .Neper akademite ushtarake do te
    dergoheshin djem te rinj dhe te devotshem.Keshtu filloi te behej pas
    1928-tes.

    Sami Koka tregon qene kohen kur ay ishte Agjutant i
    Presidences,shpesh ne Tirane vinte Patrioti Bajram bej Curri ,icili takohej
    me Presidentin Ahmet Zogu.

    Zogu i pat dhene patriotit Bajram bej te gjitha honoret dhe
    honoraret e kolonelit me rogen e plote qe Bajrami te ndihmonte per
    centralizimin dhe stabilizimin e shtetit edhe ne krahinen e tij te
    Tropojes,Kukesit dhe Lumes.Mirepo Bajram beut nuk I mjaftonte aqe,ay thesh
    qe s'ka c'na duhet Shqiperija pa Kosoven, Zogu i spjegonte qe Kosoven,ne nuk
    mund ta mernim po mos te na e jepnin fuqite e medha ,Evropa.

    Bajram Beu kerkonte qe zona e tij Tropoj-Kukes-Lume,te qe nje
    principate me vehte dhe cdo vendim I qeverise per ate zone duhej te
    miratohej nga Bajram beu,ndryshe vendimi do te qe I pavlere.Zogu I spjegonte
    qe duhej te forcohej shteti shqiptar unik dhe jo te coptohej ne
    principata,por kjo mbetej e paefektshme.Nje tjeter aspekt prezantimi I
    orientalizmit te Patriotit Bajram Curri ishin edhe vizitat e tij ne
    Tirane,sa here qe vinte ay shoqerohej nga 50-70 trima,per te cilet
    qeverija,shteti duhej tu shtronte te ngrena dhe te pira gradis te fusha e
    Manazgjase ne Tirane ( sot brinj Lanes para se te vihet te urra e rruges se
    Elbasanit),per c'do trim te Bajram beut duhej te therej nje dash ose nje
    qengj.Ky shpenzim oriental,qe duhej te bente shteti,nuk shkonte per ate kohe
    qe sapo formohej nje shtet qe s'kish egzistuar kurre me pare .Bajrami ishte
    nje patriot I paaritshem dhe nga te rallet e kombit,kete gje e dinte dhe e
    thesh gjithmon Zogu,por per momentin e asaj kohe,ay u be nje pengese e
    pakapercyshme per centralizimin dhe stabilizimin e shtetit.Ishte nje kohe
    kritike , nga fqinjet kerkohej coptimi Shqiperise. Keshtuqe, me hir me pahir
    duhej te behej eliminimi I tij fizik,sic u be.

    Kalemxhinjte e PPSH-se, kane krijuar dhe shkruar gjithfarsoj
    mashtrimesh,hamendjesh,fantazira te semura,me qellimin e hedhjes poshte te
    Mbretit Zog. Por asnje nga theniet e tyre nuk perputhet me realitetin as
    edhe ato te poetit te madh dhe perkthysit gjigant Imzot Nolit te shkruara ne
    ato kohe.

    Ndryshe qendronte puna me Avni Rustemin., pjestar dhe nje nga
    drejtuset e KONARES. ( Organizate teroriste me tendenca Bollshevike ).

    Beqir Valteri,I denuar dhe I pushkatuar nga Komunistet ne 1945,eksponent I
    Ballit Kombetar, ish kusheri i Zogut,por I lidhur edhe me KONAREN , I ben
    Zogut atetntat kur ky hynte ne Parlament. Zogu u plagos ne krahe.

    Beqir Valteri shume i ri ne moshe, u arestua ne vent.

    Nje unaze xhandaresh rrethoi pralamentin, keta drejtoheshin nga oficere
    xhandarmerie te lidhur me KONAREN,dhe qe kerkonin te behej nje atentat
    tjeter po aty,deri ne vrasje te Zogut.Mirpo,ketij rrethimi I u be nje
    rrethim tjeter I dyte me gjindarme qe komandonte Osman Leskoviku
    (Gazepi,nofke qe ja pat ngjitur Sami Koka ne kohen kur edhe Osmani kryente
    operacjonet e carmatimit ne Elbasan).Osmanit I behet nje rrethim tjeter,I
    trete per parlamentin,por ky u thote qe ne se do te cenohej kushdoqofte ne
    parlament nga rrethusit,ky do te hapte zjar si per ata te rrethit te pare te
    rrethimit dhe per ata qe kishin rrethuar Osmanin.Gjindarmet u
    shperndane.Parlamentaret shpetuan ,me ta edhe Ahmet Zogu.Nga ajo dite
    Nenkolonel Osman Lekoviku ( Gazepi ),mbeti besnik I Mbretit Zog deri diten
    qe pas burgut i persekutuar vdiq ne mjerim.( Osman Leskoviku,pat punuar dhe
    jetuar ne SHBA, ne 1920,u kthye ne atdhe per ti sherbyer vendit me shume te
    tjere te Organizates Patriotike Vatra).

    Si perfundim ,Beqiri I pyetur nga Zogu, tregoi qe kryesori I atij
    atentatit ishte Avni Rustemi dhe Konarja.

    Avniu kishte detyruar dhe nxitur Beqir Valterin ,shume te ri ne
    moshe,duke i kerkuar si prove besnikerije ndaj Konares( Organizates
    teroriste fillo bollshevike) qe te vriste Zogun. ........

    Pas kesaj ...Avni Rustemi mori shperblim ate qe desh ti bente Zogut.

    Ceshtja e hakmarjes gjoja per Esat Pashen,eshte vetem trillim,nje genjeshter
    trashanike e komunistve . Zogu nuk e ka patur daje Esat Pashen,por kusheri
    te larget nga nena dhe, asqe kujtohej se kish qene ose jo I gjalle
    ndonjehere Esat Pasha.

    Beqir Valterin , si kusheri,me nderhyrjen e Nenes Mbretreshe ,Zogu
    nuk e denoi,por e deboi ne Itali.Si dikur Skenderbeu ,Hamzane ne Napoli.
    Keto dy ngjarje kujtimesh te jetuara hedhin drite mbi te vereteten ne ate
    kohe,si per patriotin Bajram Curri ashtu dhe Avmni Rustemin.

    Komunistet ne kohen e tyre,per ngjarje te ketilla do te kishin
    zhdukur lagje dhe fshatra te tera .Sic bene kur u hodh bomba ne ambasaden
    Ruse, qe nuk beri ndonje demtim,vecse disa prishje suvaje, pushkatuan pagjyq
    dhjetra e dhjetra,veta te pafajshem, ashtu edhe kur u vra sekretari i
    partise te Mirdites, komunisti Bardhok Biba shuan familje e fshatra me plumb
    dhe zjar, dhe jo vetem kaqe por Biba-n e shpallen Hero te Popullit. E sa e
    sa te tjera pafund......ne antipode negative me kohen e mbretrise.

    ....Pas largimit nga Presidenca Sami Koka,shkon komandant ushtrije ne
    Delvine, Durres,Shkoder, Elbasan ,Korce dhe gjetke. Ne 1928 ne kohen qe
    komandonte Baonin Buna ( ne ate kohe Batalioni thirej gjermanisht Baon ),
    ku keshilltar ushtarak kish N/Kolonel Gambaren (ne 1936,gjeneral ,
    Kryekomandant I Trupave Ushtarake Italjane ne Luften e Spanjes, gjat luftes
    se dyte antar I shtabit te Gjeneralit Romel ),dergohet per studime ne
    Institutin e Larte te Luftes ne Torino te Italise,perfundon studimet me
    rezultatin " Exelente" duke u dekoruar me titullin e Cavalierit te Mbretrise
    Italjane, dhe me von, dekorohet me Urdherin Commendator I Perandorise.

    Pas kryerjes te studimeve S.Koka kthehet ne Shqiperi dhe emrohet ne
    Shtatmadhorine Mbretrore, ( Kryetar ish Gjeneral Gustav Mirdasch,me origjine
    Austriake, I pushkatuar nga Komunistet ne gjyqin special te marsit 1945,nje
    nga miqte me te vyer te Samiut)) .Qe ne ditet e para te kthimit nga Italija
    ,Sami Koka i pervishet punes ,per te organizuar nje ushtri te regullt dhe te
    afte,sipas modelit zvicerian,ngaqe edhe teritori shqiptar pake a shume
    eshte I ngjashem me ate te Zvicres,mirpo keshilltaret ushtaraket Italjane e
    hodhen poshte ate propozim,duke nxjere si pretekst,qe Shqiperise nuk ka ci
    duhet nje ushtri e forte,pse per c'do kercenim,Shqiperija kish mbrojtese
    Italine..por, qeverija duhej te hapte syte se mos Sami Koka do te perpiqej
    per ndonje puc per te permbysur regjimin.....Kjo gje u perkrah edhe nga
    shume oficera te tjere madhore Shqiptare, per xhelozi ndaj Sami Kokes, sic
    ka ndodhur shpesh gjat historise ne ate vent....

    Ne kohen e kryengritjes se Hetem Totos,minister I brendshem,qe me 300
    gjindarme dhe te burgosur desh te permbyste monarkine I perkrahur nga
    Italija,Sami Koken e pezullojne nga te gjitha detyrat,dhe per ta syrvejuar
    ne c'do kohe,Ministri I Brendhsem I asaj kohe Musa Juka,ngarkon Xhemal
    Herin,qe e ndiqte per c'do hap dhe raportonte per Samine. Shkak ish
    miqsija qe Sami Koka kishte me Hetemin.Pas gjashte muajve te shtypjes se
    kryengritjes.Mbreti Zog thret ne audience Samine dhe pyetjes direkte te bere
    mga Mbreti ne se Samiu kishte dijeni ose jo per levizjen e Hetem Totos, Ay I
    pergjigjet : "Hetemin e kisha mik,por ay nuk me kish thene gje,pse ay e
    dinte mire qe une nuk do ta linja ne asnje menyre jo, nuk mund te permbyset
    nje qeveri ,nje monarki,nje sistem i tere shtetror me treqind gjindarme dhe
    te burgosur ordinere ". Mbreti nuk e pyeti me,e pershendet dhe Samiu u
    largua. Pa vajtur ne shtepi,korieri I Mbretit kish shkuar me pare me nje
    leter nga Mbreti,qe emronte Kolonel Sami Koken Nen Kryetar te Shtatmadhorise
    Mbretrore dhe detyra te tjera qe I mbajti deri ne 7 Prill.

    Gjate kesaj kohe Sami Koka shkruan ne shtypin ushtarak te kohes dhe boton
    disa libra si: "Ngjarjet e kuftes se Pare Botrore ne Frontin Shqiptar",
    "Perandorija Turke Lindia dhe Perendimi I Saj "," Ngjarje ushtarake te
    Luftes Greko Turke ne 1920",etj,

    Ne 7 Prill `1939,pas deshtimit te dyte te bisedimeve te fshehta me
    Gjeneral Guzzonin, Kryekomandant I trupave italjane qe pushtuan Shqiprine,
    Samiu aratiset ne Greqi,bashke me mbretin.Kthehet nga fundi I 39-tes,pasi I
    ishte falur jeta nga Mussolini,per dredhine qe I kish bere Guzzonit ne
    bisedime,dhe kjo u be me nderhyrjen e Kryeministrit Shefqet bej Verlacit,
    Ministrit Fejzi bej Alizotit (kunati I Samiut,buri I motres), Gjeneral Aqif
    Permetit dhe Ernest Koliqit. Ne kohen e Luftes Italo Greke,qe ne momentet e
    para te saj,Samiu debohet nga Shqiprija dhe dergohet ne Sasari te
    Sardenjes,pranje nje regjimenti Kalabres,gjithmon nen mbikqyrje. Me mbarimin
    e luftes, kthehet ne Shqiperi I lire dhe I papune.Kunati I tij Fejzi Alizoti
    qe ish graduar Governator I Pergjithshem i Kosoves, propozon dhe e emron
    Samine prefekt te Klasit te pare ne Prizren,Diber dhe Struge.Ne kohen si
    prefekt ne Kosove, dha nje kontribut per hapjen e shkollave shqipe duke
    sjelle shume mesues dhe mesuese nga Shqiperija meme,u perpoq me te gjitha
    rruget per te shkeputur Kosoven totalisht edhe si bindje ,prej Serbise.
    Nepermjet sekretarit te tij Mehmet Hoxhes qe kish lidhje me kusherine e pare
    te tij Gjeneral Fadil Hoxhen,( Hero I Popujve te Jugosllavise,si edhe Enver
    Hoxha i

    Shqiperise),krijoi mundesite,duke ndruar rojet e burgut,per aratisjen e
    Emin Durakut.

    Ne Diber te Madhe,me inisjativen e tij ,vajti ne burgun politik dhe
    hapi dyert per te gjithe te denuarit politik nga administrata Italjane.Ajo
    dite u shndrua ne nje manifestim te madh qe Dibranet nuk e harojne,Sami
    Koken e moren ne krahe dhe nga burgu gjer ne Prefekture ,e mbajten ne sup
    duke brohoritur per Shqiperine.Pas ketij evenimenti, ngriti ne sheshin
    kryesor te qytetit karshi bashkise,bustin e Skenderbeut etj.etj.etj.Po atje
    ne Diber ,Samiu,pengoi me te gjitha mundesite e mundeshme te tij
    ,mobilizimin e fshatarve te Dibres dhe Lumes per ne Milicine Italjane,qe
    dergoheshin mish per top ne Jug te vendit.Te gjitha keto veprime rane ne sy
    per keq ne administraten Italjane deri ne Tirane dhe me anen e nje
    telefonate private , Francesko Jocomoni mekembes I mbretit per Shqiprine,I
    kerkoi Sami Kokes qe ne moshen 44 vjec te dilte ne pension,si ushtarak qe
    kish plotesuar kohen e sherbimit( 1916 - 1939 ).

    Pas Kosove,Samiu kthehet ne Tirane ne pension gjithmon nen syrvejimin
    e SIMI-t ( Sherbimi Informativ Ushtarak Italjan).Me kapitullimin e Italise
    ne shtator te 1943,emrohet nga Keshilli I Larte I Shtetit Nacionalist
    Shqiptar,Kryetar I Depertamentit te Gjindarmerise Mbretrore,berthame
    ushtarake per mbajtien e rregullit dhe qetesise ne vend. Me von,me emrim nga
    Regjenca Mbretrore kaloi ne detyrat qe pati para 1939- tes,N/Kryetar I
    Shtatmadhorise,Komandant I Pergjithshem I Rojes Mbretrore te Kufirit dhe
    Finances,detyra qe I mbajti gjer ne tetor te 1944, kur u arestua nga
    Komunistet Partizane ne periferi te Tiranes,bashke me agjutantin e tij
    Kapitenin e Pare Inxhinier Skender Shtyllen

    ( djali I xhaxhait te ministrave te kohes se Terorit Komunist Medar dhe
    Behar Shtylla ).

    Profesor Mustafa Gjinishi,Myslim Peza, Haxhi Halit beg Lleshi ,qe
    kishin lidhje me Lart Madherine tij Mbretin Zog ne mergim,gjat 1942 dhe
    1943-se ,here pas here shihnin Sami Koken,me ta edhe Shefi I Shtabit te
    Legalitetit, Nen- Koloneli I Gjindarmerise Jahja bej Caci (mik I afert I
    Samiut qe para 1920-tes dhe gjersa ndruan jete te dy) ,Kryetari I
    legalitetit Majori I Gjindarmerise Abas Kupi. E te tjere patriote.

    Ne Janar te 1944 Sami Koka emrohet Komandant I "Operacionit te
    Dimrit" per elminimin e perhapjes se bollshevizmit,por kete detyre Samiu
    nuk e pranoi duke nxjere arsye shendetsore.Ky operacion ishte nje "Bllof" I
    komandes gjermane per te paralajmeruar shtabin e mesdheut se kudo eshte
    reziku I komunizmit,prandaj duhej nje paqe e pjeseshme,ndermjet fuqive
    Aleate dhe Gjermanise,deri sa kjo e fundit ti kthehej ofensives per te
    shpartalluar ushtrine e kuqe (bollshevike).Dhe kjo c'faqej edhe gjat kohes
    qe u be I ashtuquajturi operacion,pse ne c'do rrethim,komunistet cponin
    vetem sektorin e rethimit nga gjermanet....Ne fakt ata (gjermanet) ,I hapnin
    shtigjet vete dhe me dashje, me von,njoftonin shtabin aleat te mesdheut se
    komunistet po gjallerohen kudo.....

    Ne mars te 1944 Kolonel Sami Koka,Gjeneral Aqif Permeti dhe Gjeneral
    Gustav Mirdasch-i, shkuan ne Komanden Gjermmane dhe i kerkuan Gjeneralit
    von Bessel ,qe te furnizonte me armatim te rende dhe fushor si edhe mjete te
    bliduara,berthamen e nje ushtrije te rioganizuar Shqiptare prej 10.000
    vetash,per kunder forcave bollshevike ( komunistve). Kjo berthame
    ushatarake do te mbronte bregdetin e Shqiprise,nga pushtimi komunist, gjer
    ne nje zbarkim te trupave aleate si ne Siqili. Gje qe do ti siguronte
    Shqiprise nje te ardhme te ndritur Evropjane te shkeputur nga lindja barbare
    sllave-serbo-ruse.Gjenerali von Bessel ra dakort,por duhej te merej edhe
    aprovimi I gjeneralit Fiztung,qe nuk ndodhej per momentin ne Tirane,pritej
    te vinte nga Beogradi. Po ate dite Gjenerali Bessel i tregon Sami Kokes nje
    urdher zyrtar te firmosur nga Hitleri,qe Shqiperija te konsiderohej shtet
    "Neutral ,mik ,pa detyrime ne luften qe behej, sic qene Danimarka dhe
    Turqija".

    Nderkaqe Gjermanet i kerkuan qeverise shqiptare qe te dergonte ne
    Frontin Rus 3 divizione per ti u bashkuar wermachtit.Per kete u be nje
    mbledhje me Shtabin e Ushtrise Mbretrore,Shtatmadhorine dhe perfaqsusa te
    Regjences.Mbledhjen e drejtoi Gjenerali von Bessel,duke paraqitur kerkesen e
    tre divizjoneve nga Shqiperija. Te gjithe heshten,vetem Koloneli Sami Koka
    me nje gjermanishte te kulluar dhe konciz ,duke u ngritur i kujton
    gjeneralit gjerman urdherin e derguar nga Hitleri qe Shqiperija te
    konsiderohej shtet neutral,keshtuqe si nje vend I tille nuk mund te jepte
    ushtare ( Natyrisht kjo desh te thesh,sic tregonte Samiu pas daljes nga
    burgu i 20 e sa vjeteve,qe te dergoheshin ne vdekje te sigurte ne frontin
    rus 11.000 djem te rinj Shqiptare).Pas Samiut e mori fjalen Koloneli i
    Mbtretrise Shqiptare Baroni von Kirshner,qe gjermanet e paten sjelle
    qellimisht nga Wiena per tu mbushur mendjen Shqiptareve, von
    Kirshneri,perkrahu Samine ,kerkesa gjermane u hodh poshte.Asnje tjeter nuk
    guxoi te fliste.Pas kthimit per ne Austri,Baroni von Kirshner per
    perkrahjen e deshtimit te mbledhjes dhe kerkeses se komandes gjermane,u
    masakrua nga Gestapoja.

    Edhe pse gjermanve nuk iu dhane ushtare per ne frontin rus,prape
    shpresa ishte e madhe qe edhe Fiztung-i do te aprovonte furnizimin me mjete
    luftarake te ushtrise se riorganizuar Shqiptare sic i u kerkua gjeneralit
    von Bessel.

    Ditet kalonin ..u hartuan planet,u caktuan detyrat e kesaj ushtrije
    , pritej vetem fjlala e gjeneralit Fiztung,per paisjen.

    Komandant I kesaj ushtrije te riorganizuar u caktua Koloneli Sami
    Koka,Nen Komandant Majori i Artilerise kunder ajrore Rauf Fratari(buri I
    mbeses te Samiut,me von I aratisur ,vdekur ne USA).dhe te tjere,c'do gje
    ishte pregatitur dhe hartuar persemiri,por Fiztungu,per cudi te te gjithve
    ne ate kohe e refuzoi...Samine e akuzuan si njeri pro aleateve, fillo anglo-
    amerikan, perkrahes i UNCl dhe nofka te tjera...si pasoje te gjitha
    formacionet ushtarake qe Sami Koka Komandonte,Roja e Kufirit dhe Finances,u
    carmatosen,u lane vetem 3 pushke per sherbim te trupes te komandes se
    pergjithshmme ,dhe rovolverat e oficerave te kesaj komande....

    Pas nje viti... ne burgun e ri ( Mars 1945) eksponentet e Ballit
    Kombetar qe ishin ne proces gjyqsor bashke me Sami Koken,treguan duke thene:
    " Mire te na behet tani, ne beme c'mos me njerzit tane ne komanden gjermane
    qe mos te krijohej ajo ushtri,pse ju qe do te drejtonit ishit njerzit e
    Mbretit Zog,dhe do te na sillnit perseri Zogun.....por me mire ,njemije here
    me mire Zogu se Komunistet,mire te na behet,nuk te deshem ty o Sami,na e bej
    hallall,ne po na japin plumbin,e kemi hak vetem per ate qe te beme ty,
    vehtes dhe kombit qe e lame ne duar te bollshevikve "..

    Pas daljes nga burgu I Burrelit Sami Koka jetoi ne Tirane me gruan e
    tij te jashtezakonshme,Asijen,te bijen e Sylejman bej Frasherit,(mbese e
    shkencetarit Profes.Dr.Rifat bej Frsheri);me djalin e tij,nusen,nipat dhe
    mbesen, gjer diten qe ndroi jete ne deshprim,I paralizuar (dite para se te
    lirohej nga burgu e moren ne infermieri te burgut,I bene vaksine anti
    dickaje . por dolli i paralizuar). U syrvejua vazhdimisht nga komshinjte qe
    qene te PPSH-se. Vdiq ne 22-tetor-1972.U varos ne Tirane.

    Ne kohen kur Samiu ishte larguar nga Shqiperija bashke me Mbretin ,ne
    Larisa,atasheu ushtarak I Turqise ne Mbretrine Greke,I propozoi qe te
    shkonte ne Ankara dhe te jepte mesim ne akademine ushtarake te atjeshme,por
    Samiu ishte lidhur me kusherine e pare te tij,djalin e tezes , Faik Konicen
    qe qe ne Amerike,duke pritur qe ay ta terhiqte nga Greqija... punet dhe jeta
    rrodhi ndryshe, Sami Koka ,pasi u nda me Mbretin dhe miq te tjere te tij,u
    kthye ne Shqiperi.

    Ne shenimet e tij te shkruara neper copa letre pas daljes nga burgu
    ay hedh drite per ngjarjen e 7 prillit 1939 me mire se askush tjeter qe ka
    fantazuar gjer me sot. Kolonel Sami Koka shkruan :

    ......." Sqarime te se vertetes te takimit tim te dates 7 prill1939,ne prag
    te mbarimit te jetes time duke dashur qe kjo..( me pika jane fjale te
    prishura nga kohe dhe nuk lexohen,sh.a.)..rendesi kombetare...te verteten
    lakuriqe per ti sherbyer ne te ardhmen historise,kur te ftohen gjakrat dhe
    te gjykohen faktet paanesi.Ketu do te shk...gjithcka me kujtohet,me siguri
    te vertete,duke shtuar sqarimet dhe gjykimet ne d.......( nuk lexohen kater
    reshta,sh.a.).

    Nga mbarimi I shkurtit te 1939,isha Komandant I Pergjithshem I Rojes
    Mbretrore te Kufirit,duke u shliruar nga ajo e shefit te stervitjes ne
    komanden e mbrojties.

    Detyra ne Shtatmadhori,ne ate kohe ishte suplimentare.Rojes se
    Kufirit i u shtua edhe Roja e Finances,si formacion ushtarak ,per te paren
    here ne Shqiperi.Per kete mu desh te kerkonja shtimen e personelit,nga 1500
    trupa ne 2500,qe kishin te benin me funksionet e mija te reja.

    Po keshtu,fill pas maries ne dorzim te detyrave te reja,vendosa te
    inspektonja ne fillim te marsit 1939-tes, te gjitha repartet
    kufitare,toksore dhe detare ( perfshire edhe ate pake marine qe mvarej nga
    une),duke filluar ne zonat me delikate Korce,Gjirokaster,Himare ,Vlore dhe
    Durres,duke lene per me von pjesen tjeter te kufirit Verior,mbasi pritnja
    edhe qendren e instruksionit qe pregatiste ushtare rekrute edhe per
    sherbimin e kufirit.

    Nga viti 1932 dhe 1933 roja e kufirit perbehej prej pake nenoficerash
    graduate dhe ushtare te karjeres,pjesa tjeter plotsohej nga rezervistet.

    Nga mesi I marsit,kthehem ne Tirane,aty mora vesh per kompllotin e
    Xhiros (Giovani Giro),ku ishin implikuar edhe disa oficere Shqiptare ne
    Shkoder me anen e konsullit Italjan Mellonit.,po ashtu mora vesh edhe per
    kerkesat e italianeve qe I kishin bere Mbretit Zog dhe bisedimet qe kish
    bere ne Rome gjeneral Zef Sereqi (agjutant i pare I Mbretit).Si I gjithe
    populli,ashtu edhe une dyshova per momentin e qendrimit te mbretit ,se mos
    ky I kishte biseda per te justifikuar koncesione te reja eventuale qe mund
    ti bente Italise.

    Ditet e fundit te marsit I u pervesha punes,si komandant I ri I
    kufirit duke bere planet dhe detyrat immediate qe I dilnin rojes se kufirit
    ,si ne castet e para ashtu edhe me pas,neqoftese do te hapej lufta me
    Italine.Gje qe ketyre reparteve nuk u qe bere ,gjer ato dite asnje
    instruksion,qofte edhe me I thjeshte,faj I komandes se me parshme dhe I
    komandes se pergjithshme qe nuk I kish kontrolluar.

    Po ato dite mora vesh qe bisedimet e Romes kishin deshtuar,gjeneral
    Zef Sereqi ndenjti ne Itali dhe nuk u kthye,vetem me von bashke me
    Guzzonin.Italianet kishin vendosur okupimin e Shqiperise.Megjithate
    thashethemet ne Tirane nuk mungonin.Une duke perfituar nga nje shkeputje e
    shkurter,shkova ne shtepine e Nen Kryetarit te Parlamentit Hiqmet Delvines
    (kunatit tim ).Aty gjeta edhe deputete te tjere qe po bisedonin per
    gjendjen.Po aty mora vesh se Mbreti Zog kishte vendosur qe te luftohej dhe
    mos ti leshohej Italise edhe pse qe fuqi e madhe as edhe nje pellembe toke,
    palufte dhe gjak.

    I bindur ne vendimin e mbretit,shkova me nje here ne komanden time dhe
    dhashe urdherat e duhura dhe urgjente,per pregatitjen per lufte,duke
    perfshire repartet e bregdetit dhe ato toksoret kufitare egzistuse,mbasi
    Gjeneral Xhemal Araniti,Minister I Luftes,nuk me lejoi qe te mobilizonja
    ushtare ,qofte edhe provizore per Rojen e Kufirit.

    Ne 4 prill,pasi kisha plotesuar te gjitha c'ka duhej per luftim per
    Repartet e Rojes se Kufirit,pas shume netesh pagjume,shkova te shihnja se
    c'po behej ne Komanden e Mbrojties Kombetare dhe per te raportuar se cfar
    kisha bere une dhe ku isha me repartet e mija per gatishmerine e
    luftes.......

    ...Nje nate me pare te gjithe organizatoret ushtarake italjane,kishin
    hikur dhe qene rimbarkuar ne Durres per ne Itali.....Disa dite me pare
    Ndihmes Atasheu Ushtarak Italian Nen Kolonel Maderni dhe organizatori
    keshilltar I Rojes se Kufirit na kishin grishur per darke ne shtepine e
    tij, Kolonel Aqif Permetin ( me von Gjeneral ) dhe mua.Une nuk vajta.I u
    shmanga bisedimeve pse e mernja me ment qe ato do te rotulloheshin rreth
    ngjarjeve te ditve dhe nuk me pelqente per.......( nuk lexohen dy rjeshta
    sh.a.)

    Ne Komanden e Mbrojties Kombetare,gjeta nje konfuzion te pashembellt.
    Pervec Ministrit Gjeneral Xhemal Aranitit ,agjutantit te tij Spiro Zheit dhe
    Gjeneral Mirdaschit, gjith te tjeret mungonin. I nervozuar nga kjo gjendje
    qe nuk e prisnja I hyra ne zyre Xhemalit ku gjeta Nen Kolonel Bilal Nivicen
    ( Pas pushtimit te Italise Bilali shiste cigare te nje dyqan I vogel
    ,ndermjet xhamise se Hetem beut dhe sahatit ne Tirane,ne tabele kishte
    shkruar me germa shume te medha : "N/Koloneli I Shqiperise,shet cigaret e
    Italise. Bilal Nivica". Nga fundi I viti 1944 ishte Komandant I
    Pergjithshem I Gjindarmerise Mbretrore,pothuajse vetem 15 dite dhe per ato
    dite u denua nga komunistet me 15 vjet burg sh.a.) dhe Aliriza Topallin qe
    I kish thirur Xhemali dhe u jepte urdherat qe te shkonin ne Vlore si
    komandante te atjeshem.Pasi u larguan ata I thashe I papermbajtur Xhemalit :


    "C'eshte gjith ky konfuzion ? A do te luftojme me nje ushtri te regullt dhe
    te organizuar,per te plotsuar detyren ndaj Atdheut ,apo po talleni ? Mos
    kujtoni se kemi te bejme si ato.........( nuk lexohet nje resht sh.a.) a te
    Hetem Totos ? Sido qe te paraqitet situata duhet punuar dhe vepruar si nje
    komande unike dhe e regullt,per te drejtuar operacionet dhe jo keshtu si
    lodra femijesh. A jeni ne dijeni ju ,qe komanda funksionon vetem si emer dhe
    jo si komande ? Hiken organizatoret Italiane dhe shume zyra mbeten te
    mbyllura,ku I keni drejtusit e tyre ? "

    Ne pergjigje ,Ministri me pyeti se c'mendonja une. Dhe une aty per
    aty I u pergjigja qe ne radhe te pare duhet thirur personeli I komandes
    urgjentgisht per ne detyre, kudo qe te jene,per te qene ne krye te situates
    dhe per te kryer te gjitha detyrat rgullisht,e dyta I thashe, duhet te
    krijiojme zyren e operacioneve,qe nuk egzistonte gjer atehere, kjo te merej
    me nevojat e luftes. Xhemali me njehere pranoi dhe me ngarkoi mua qe te
    benja c'do gje qe e shihnja te arsyshme dhe te nevojshme.Pasi dolla nga
    gjenerali,fillova punen urgjent per organizimin.,Hapa zyren e Nen Kryetarit
    keshilltar te Shatmadhorise qe qe italjan dhe kish hikur bashke me te
    tjetret.,Kish mbyllur deren dhe celsat e rafteve I kish mare me vehte,i
    sigurt qe do te kthehej prape.

    Thira oficerin e rojes dhe e urdherova qe te thriste te gjithe
    personelin e komandes me urgjence,pastaj hartova dhe propozova listen e re
    te personelit qe do te drejtonte operacionet e luftimit,duke caktuar sipas
    mejtimit tim te gjithe ata oficere qe ishin te afte per te kryer detyrat e
    luftes te devotshem ndaj Atdheut,energjike dhe me akademira ushtarake te
    kryera,disa prej tyre ishin te pakenaqur nga regjimi dhe nga shume njeres qe
    rrethonin Mbretin,une I nihnja edhe Xhemali I dinte,por listen e propozuar
    nga une e pranoi me njehere dhe pa asnje hezitim. Kur I mbarova te gjitha
    kerkova te bisedonja me mbretin gojarisht papranine e tjeter kujt.

    Kur u ktheva pasdite ne komande,per te kontrolluar se gjer ku ishin
    zbatuar urdherat qe kisha dhene,Xhemali (ministri ) me thote qe isha
    caktuar bashke me Rok Geren (Minister I Ekonomise ne ate kohe,ne 1944
    ambasador I Mbretrise Shqiptare ne Berlin ) , qe te takoheshim me Gjeneral
    guzzonin dhe te shihnim se gjercfare kish nderment te kerkonte dhe te
    bente Italija,se mos e gjith kjo zhurme ishte vetem presion si ajo e
    1936, per ndonje koncesion me te madh apo tjeter.

    Takimi I pare qe patem me Guzzonin kur isha bashke me Rok Geren qe I
    pafrut,aty u binda qe Italija kishte vendosur ne njeren apo tjetren menyre ,
    te pushtonte Shqiperine.Pra edhe lufta me te si fuqi e madhe ishte e

    paevitushme.Kerkesat e Guzzonit ja raportuam Mbretit.

    Une ne komande prisnja urdherin per fillimin e operacionit te luftes ne
    mbrojtie per te mos I leshuar as edhe nje pellembe toke trupave italjane
    pagjak,te rezistonim me aqe sa do te mundnim. ( pas nje kohe prej disa
    muajsh konstatova nga afer qe vetem me nje divizion te regullt,ne do te
    kishim mundur ti hidhnim ne det italianet,mbasi morali I ushtarve te tyre
    per luften qe po benin ishte pothuasje pertoke). Pas tre oresh me njoftojne
    qe me kerkonte Mbreti .

    urgjent per nje detyre te re. Vajta ne pallat ,e kerkova ,por aty nuk ish,me
    treguan qe kishte shkuar te shtepija e Koco Kotes Kryeministrit ne Rrugen e
    Durresit. Edhe prej andej kishte hikur dhe nuk kish lene adrese te sakte se
    ku mund te qe. E justifikonja , per situaten pse opozitaret kishin ngritur
    krye gjithandej duke pranuar ne sofer gjithkend ,Mbretin jo ! Ne
    vecanti,Kocoja, Kryeministri me tregoi qe Mbreti kish shkuar ne shtepine e
    vellait Xhelalit (princ). U ndava nga Kryeministri dhe shkova atje ku qe
    Mbreti.Rojet dhe agjutantet me futen brenda,

    ne dhomen e ndenjties poshte ,civil dhe ne kembe Mbreti me priste ,dukej
    shume I shqetesuar.Pasi I u paraqita ushtarakisht,nuk me la te vazhdonja por
    me thote : "Sami ulu ! Kam nje detyre shume te rendesishme per ty, do te
    vinte edhe Eqrem beu ( Eqrem Libohova Minister I Jashtem) dhe Kolonel
    Gabrielli qe kish per tu shoqeruar por mora vesh se Kolonel Gabrieli (Atashe
    Ushtarak),ka hikur per ne Itali,kurse Eqremi (Ministri I jashtem) eshte
    strehuar ne Legaten Italjane bashke me shume te tjere.Keshtuqe ke per te
    qene i vetem te Gjeneral Guzzoni dhe shiko se c'far mund te behet qe te
    evitojme luften,eshte detyre e rende dhe me shume pergjegjsi, prandaj te
    zgjodha ty besnik i Atdheut dhe Mbreterise.

    Urdherin e kapercimit te vijave te luftimit e ka fimosur Xhemali dhe eshte
    ne agjutanture ketu ! ", Atehere i thashe Mbretit :

    "Madheri ,po kete paske ruajtur per mua ? Kjo eshte nje detyre shume ,shume
    e rende per te qene vetem ne mes te italjanve.Nuk kursej jeten,por I
    druhem ndonje kurthi te italjanve qe mund te me bejne.".

    "Sami, duhet ta besh"! Me tha Mbreti, me jep doren, pershendetemi duke me
    uruar rruge te mbare dhe ndahem prej tij. Ne te dale nga dera ndigjova qe
    Mbreti dikujt I tha : " Tani po e shof qe disave,per vite te tana u kam hy
    ne hak,nuk ka qene faji I jem por I atyne qe shpifnin per ta ".

    Dolla nga shtepija e Xhelalit (princ) me urdherin dhe lejen e
    kapercimit te vijave te luftimit ne dore, I hipa makines ( nje nga ato te
    paktat amerikane qe kishim ne ate kohe) dhe vajta ne Komanden e Mbrojties ku
    kishin ardhur disa oficere qe I pata thirur une ,per te qene ne krye te
    situates. Gjithmon I bindur qe do te luftonim, caktova perforcimet qe duhet
    te benin ne cast,sipas planeve qe pata perpilluar me pare,per ne Qafen e
    Krabes,Mamuras,dhe me telefon ne pika te tjera strategjike te vendit,ne te
    njejten kohe nisa nje bateri artilerije per ne Shijak nen kryesine e nje
    togeri te devotshem akademist,ne mos gaboj ka qene Gaqo Mosko-ja.

    Leviziet e trupave I kryenja ngaqe Mbreti dhe Xhemali (Ministri I Mbrojties
    ) me kishin dhene fuqi te plote per keto veprime. Pas Komandes,shkova ne
    shtepi,u ndava me gruan dhe femijet, mora nje rovolver te dyte qe e fsheha
    nen kilotat te lidhur pas kofshes dhe u nisa per ne Durres ne takim me
    Guzzonin.

    Nga porti I jone dukeshin ne det luftanijet italjane dhe benzinatat e tyre
    qe leviznin sa ne njeren ane ne tjetren.Kerkova komandntin e njesitit te
    portit,por me thane qe kish shkuar te Shkembi I Kavajes per te pare baterine
    e atjeshme. Atehere,ngarkova me detyren e ruajties se portit nenoficerin
    Mujo Ulqinaku te marines qe mvarej direkt nga komanda e ime ( pas
    kapitullimit te Italise familjes te tij si deshmor i Atdheut, me propozimin
    tim i u lidh pension,ne vijim ia dhane edhe komunistet pse s'kishin si ta
    mohonin, sic bene me shume te tjere deshmore qe i a u fshine emrat).

    Ne tentativat e para te Iitalianeve per te shkelur ne toke, pati te
    vrare dhe te plagosur nga te dy palet, italianet me anen e kryqit te kuq
    terhiqnin te vraret dhe te plagosurit e tyre per ne luftanijet , kurse ne
    tonet per ne spitalin e Durrsit ,me mjete me primitive por me zemer e guxim
    me te madh.

    Me radio njoftova shtabin italian,personalisht Gjeneral Guzzonin ne
    kryqezor,per mbritjen time ne breg,sipas njoftimit qe kish mare nga Tirana,
    per mua te derguar te plotfuqishem i Mbretit dhe i Mbretrise Shqiptare.

    Pas nja gjysem ore, erdhi ne breg nje benzinate luftarake me flamur
    te bardhe me tre oficere te marines mbretrore italiane.Pas paraqitjes dhe
    shikimit te dokumentit nga ata,I shoqeruar prej tyre dhe I vetem, u nisa per
    ne kryqezorin ku ishte Gjeneral Guzzoni dhe shtabi I tij.

    U ngjita ne kuverte nga shkallet anesore,ne krye u ngjit nje oficer madhor
    qe me shoqeronte dhe mbrapa ngjiteshin me mua dy oficeret e tjere te
    marines.

    Guzzoni me priste ne kembe,prapa tij rinin te gjithe keshilltaret ushtarake
    qe kishin qene tek ne ,une I njihnja,flisnin ndermjet tyre dhe duke me pare
    buzqeshin sikur donin te me theshin : " Povero colonello " !

    Me ngushte nuk e kam ndjere vehten time, vetem me von, kur partizanet
    komuniste shqiptare me carmatosen me kurth ne pabesi ne Shen Pal prapa
    Dajtit.

    Guzzoni pa filluar mire bisedimet se per c'far vinja une, i derguar edhe
    nje here i Mbretit,me nervozizem me thote : "Keta duan sodisfaksion Zoti
    Kolonel "! Dhe me tregon me gisht ushtaret e vrare dhe te plagosur qe i
    ngjisnin me vig ne kryqezor,sic i sillnin nga bregu I detit.

    Une e permbajta vehten dhe I them : " Zoti Gjeneral,ju e dini mire qe ne nje
    perleshje me arme,sodisfaksioni per te vraret dhe te plagosurit eshte
    reciprok,per palet luftuse ,te pakten keshtu e theshnin gjithmone Gjeneralet
    tuaj qe ishin profesore ne Institutin e Larte te Luftrs"..

    Oficeret qe rinin prapa tij qeshen duke bere qe Guzzoni te humbte
    durimin dhe gati te me perpinte,por pastaj e mblodhi vehten dhe hyri ne
    temen e bisedimeve,pa me lene shume qe te flisnja me thote qe Italianet
    kerkonin qe Administrata Shtetrore Shqiptare te drejtohej nja Italia,
    Ekonomija e vendit,krejtesisht te drejtohej po nga Italija.Ushtrija dhe
    Gjindarmerija te drejtohej po nga Italija etj.etj dhe se fundi Mbreti I
    Shjqiperise te shndohej ne nje Mekembes I kurores te Italise ,duke paraqitur
    boterisht kerkesen e tij per aneksimin e Shqiperise nga Italija ne nje Shtet
    ".

    Qe ne pikat e para qe shtroi Guzzoni e pashe qe Italija kish vendosur
    pushtimin tone dhe nuk terhiqej mbrapsh ,ata kerkonin te zinin rob Zogun dhe
    ne mos me hir,me pahir ta detyronin qe te pranonte kushtet e tyre .

    I zene shume ngushte,I them Guzzonit : " Zoti Gjeneral,ju kuptova shume
    mire,por kjo eshte nje gje shume e gjere dhe jashte kompetencave te mija
    edhe pse jam I derguar I plotfuqishem I Mbretit dhe I Mbretrise.Une keto
    kushte duhet qe t'ia raportij Mbretit dhe kam bindjen qe brenda dy oreve ju
    do te keni pergjigjen ".

    Nuk dinja si te hiknja prej tyre, ata edhe mund te me mbanin dhe mos te me
    linin qe te kthehesha ne Tirane per te raportuar,keshtu Mbretin do ta zinin
    ne befasi dhe do ta detyronin qe te bente ate qe nuk behej.

    Guzzoni pasi u mendua pake me propozon hapur shperblim 50.000 napolone ar
    dhe graden e gjeneralit te brigates,duke banuar dhe jetuar perhere ne
    Itali,sic beri Agjutanti i pare i Mbretit Gjeneral Brigate Zef Sereqi ( me
    pastaj Gjeneral Divizioni ne Itali ). U turbullova shume ,pse kish aritur
    pika kulminante , italianet mund te me mbanin me pahir.

    E mblodha vehten dhe I them Gjeneralit : " Zoti Gjeneral,une pranoj
    prpozimin tuaj,por duhet qe te kthehem ne Tirane incognito, te fsheh
    femijet dhe gruan,pse njerzit e egersuar te Mbretit mund tu bejne c'do
    gje.Une u jap fjalen qe do te kthehem me njehere para tre oresh."

    "Dokord",me thote Guzzoni, mer atehere me vehte dy oficera tone dhe radistin
    per te me njoftuar se c'mendim ka Mbreti Zog".

    "Oficerat ,le te vine,por per radistin nuk eshte shume e nevojshme pse une
    kam radiotrazmetusen e komandes,Mbreti po ashtu".

    Guzzoni duke I besuar fjales time qe do te kthehesha perseri tek
    ay,nuk e pati edhe shume te nevojshme ne se nuk merte firmen e Mbretit,pse
    edhe e imja si I plotfuqishem i Mbretit dhe i Mbretrise,do te kenaqte
    kerkesat e tyre zyrtarisht,te pakten ne opinion. Per lenien time te lire ,
    dhe se si u genjye prej meje ,Guzzoni pas disa diteve mori vrejtie nga
    Mussolini.

    Ndahem me Guzzonin dhe bashke me dy oficerat Italiane,nuk u kujtoj
    emrat tani,njeri kish qene tek ne major,me benzinate perseri dalim ne dreg.
    Aty me nje makine nisemi per Tirane.Nderkaqe ne port thira Kapter Mujo
    Ulqinakun ,pse oficeri I grupit nuk qe kthyer ekoma nga Shkembi I Kavajes qe
    kish baterine ,dhe e porosita qe mos te hapej asnje zjar ndaj italianeve ne
    se ata do te ishin ende ne uje,po te shkelnin toke te hapej zjari.Kete e
    bera qe italjanet mos perfitonin dhe ta quanin provokacion per te zbarkuar
    para ores se armpushimit qe kisha lene me Guzzonin. Po aty mora vesh se
    Majori I Gjindarmerise se Krujes Abas Kupi ,me nja 15 gjindarme dhe disa
    fshatare kish ardhur dhe priste tu binte Italianeve. Edhe atij I dergova nje
    korier dhe e porosita ,qe mos te kryente asnje veprim luftimi te pakordinuar
    me komanden qendrore. (Abazin e pata njohur kur Zogu e beri Nen-toger te
    gjindermerise ne Kruje,pas prishjes me Mustafa Krujen, Abazi kujtonte
    perhere kur me shihte se si ne 1921 kish shpetuar kur e pata ndjekur qe ta
    zinim te gjalle ne kohen e operacioneve te Shqiprise se Mesme,nga qe ay
    punonte per Mustafane dhe qeverine e Duresit, por pas letres qe I tregoi
    Zogu se si Mustafa Kruja I shkruante qeveritarve te Durresit qe pasi te
    mbaronin pune me Abazin ta eliminonin fizikisht, ay u lidh me mbretin per
    jete e per vdekje,duke I qendruar besnik gjer ne funt. Kjo eshte nje histori
    e gjate.Edhe pse qe I pashkolluar, Abazi qe shume trim,shume
    inteligjent,shume I shkathet dhe burre i fjales).

    Pasi lashe keto porosi, u nisa me te dy Italianet drejt kodrave te
    Shkozetit per ne Tirane.Guzzoni ne vent te radistit qe nuk ja mora une, me
    dha nje kod te shifruar per tu lidhur me te per pergjigjen qe duhej te
    jepnim .Pasi kaluam edhe pake me makine,ne drejtimin tone vinin tre zbulusa
    Italjane te alarmuar dhe kur pane oficerat e tyre qe qene me mua u thone,se
    Shqiptaret po sulmojne ne befasi edhe pse jane ore armepushimi. Nuk dita si
    te thesha,nga dollen keto trupa,te kujt jane dhe kush i dergoi?! Oficeret qe
    me shoqeronin me thone :"Ja pabesija e juaj Kolonel".

    Mora dylbine dhe ngjitem ne nje bregore per te pare,c'te shoh ?

    "Barinj me tufa dhensh futeshin per tu fshehur neper pyllishtet aty afer ".

    Qesha dhe hipij ne makine duke I thene majorit Italian : "Major,vezhgoini
    vete se cilet reparte po u sulmojne"..

    Majori mori dylbine dhe I shoqeruar nga zbuluset, shikon..pa barinjte me
    dhen.... u kthehet zbulusve duke I share dhe njerit I jep nje shkelme. Vjen
    ne makine dhe me kerkon falje,por une I thashe :

    " Me ndigjoni zotrinj ,une nuk u siguroj dot me jeten persa po ndodhin,ju
    kthehuni,Gjeneral Guzzonit do ti kthej pergjigjen dhe vete do te
    kthehem,prandaj eshte e mira te ktheheni prapa".Desha ti hiqnja qafe,dhe
    shyqyr ata u binden dhe une vetem me shoferin vazhdova rrugen per ne
    Tirane.. Ne uren e shijakut gjeta oficerin e baterise qe pata derguar, ne
    kry te detyres i cili me raportoi per gatishmerine e plote te luftimit.I
    lashe nje urdher me shkrim qe pasi te kalonim ne ,urra te hidhej ne ere,kete
    leter oficeri e pat haruar ne vend qendrimin e tij . E gjeten Italianet dhe
    ja paten dhene Guzzonit. Te tjerat meren me ment se c'mund te me bente
    Guzzoni qe me priste te kthehesha ,po te me zinte.

    Ne Tirane gjeta trazira, revolta te nxensve te shkollave qe kerkonin
    arme per te luftuar Italine,te tjere qe me zi c'pisnin qe tu brohoritnin
    trupave te pushtimit dhe te thrisnin Viva Duce !.................Pa u kthyer
    ne shtepi kerkova Mbretin,ishte akoma te shtepija e vellait.I raportova
    gjithcka qe fola me Guzzonin dhe propozimet e tij absurde per Mbretin dhe
    ne. Isha I bindur qe do te me jepej urdheri per luftimin kur Italjanet te
    tentonin qe te zbrisnin ne toke,por Mbreti Zog kish ndruar
    mejtimin.Parlamentaret kishin kerkuar qe ay te largohej,kjo per sigurimin e
    tij qe mos te binte rob ne duar te Italianeve. Kundershtaret kishin ngritur
    krye gjithandej,njerzit e Mustafait I qene afruar Tiranes nga Kruja,ne Malsi
    te Madhe dhe Mirdite bajraktaret me fshataret e tyre qene ngritur kunder
    vendit dhe Mbretit .Lidhja e Kombeve kish mbyllur syte, Anglija,Franca qene
    pro aneksimit te Shqiprise nga Mussolini.Gjermanija nuk kundershtoi si
    kompensim qe Italija te mos kundershtonte aneksimet qe bente ajo ne Evropen
    Qendrore.

    Serbija kish derguar telegram,qe po te luftohej kunder Italise,edhe ajo do
    te na binte ne kufirin Verior.Vetem Turqija kundershtoi ne Lidhjen e Kombeve
    dhe Greqija hapi kufirin per te kaluar Mbreti dhe gjith ne te tjeret,per te
    mos rene ne duar te Italjaneve qe vinin si pushtusa te Shqiperise ( e
    quajten aneksim).

    Te tjerat ne Larisa .do ti tregoj me von...shkruan ne shenimet e tij Sami
    Koka...



    Shenim :

    Kur vajta ne Shqiperi heren e pare nga Amerike ne 1992-ne,c'kishim lene atje
    ku banonim qene bere lemsh...."komshinjte e nderuar"..kishin mare c'ka
    deshen dhe hedhur ne plehra 'c'far nuk u duhej....me to edhe shume shkrime
    te tim eti...
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  2. #2
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    shume postim i gjate ky lal
    me gjithe qejf do ta lexoja, por kam bere nja dy ore leksion dhe 1 ore seminar per tema te ngjashme sot dhe spaskam me durim te lexoj
    te tilla intriga jane thurrur per shume personalitete te atyre viteve
    mjafton te permendesh "kujtimet" e Eqerem bej Vlores dhe do ta kuptosh se sa eshte transformuar historia shqiptare

    besoj se do i bij ne ndihme ndonjerit qe do kerkoj ne google mbi kete teme, se ne forum zor se i lexon njeri postime kaq te gjata
    gjithsesi besoj se eshte material me vlere (me aq rreshta sa arrita te lexoj)
    gjithe te mirat
    all u need is love

  3. #3
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Shum gjera interesante bravo
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Tema tė Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Dramė e madhe me “shakanė” e 1 prillit nė Shqipėri
    Nga argjenddre nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:57
  3. Ramizi per pluramizmin.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 00:43
  4. “Ju rrėfej natėn e 10 prillit nė kufi”
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 13:21
  5. Kadri Bardulla
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2002, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •