Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Mons. Simon Filipaj dhe perkthimi i Bibles

    Simon Filipaj nderohet me Urdhėrin Naim Frashėri i Artė


    Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka dekoruar shqipėruesin e parė tė Biblės



    nga Gjekė Gjonaj

    Tė premten, mė 3 shtator 2004, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, nė praninė e shumė personaliteteve tė shquara kishtare, shkencore dhe politke nga Shqipėria dhe Mali i Zi, u bė dorėzimi ceremonial e zyrtar i medaljes Naim Frashėri i Artė, akorduar shqipėruesit tė parė tė Biblės dom Simon Filipajt pas vdekjes nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, z.Alferd Moisiu, me propozim tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Fjalėn e hapjes e mbajti dr. Stefan Ēapaliku, drejtor i Drejtorisė sė Librit, pranė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, i cili pasi falėnderoi tė pranishmit, nė mes tė cilėve edhe kryetari i Komunės sė Ulqinit, Fuad Nimani, si edhe familjarėt, miqtė dhe dashamirėt e dom Simonit, vlerėsoi meritėn e jashtėzakonshme qė bėri ky prift nga Kllezna nė pėrkthimin integral nė gjuhėn shqipe tė Shkrimit Shenjt.

    Zėvendėsministri i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Republikės sė Shqipėrisė, z.Edmond Dragoti, duke ia dorėzuar kėtė ēmim prestigjioz, qė u ndahet personaliteve tė shquara tė kombit tonė nė fushėn e kulturės, ipeshkvit Zef Simoni, tha se vlersėimi i ėshtė dhėnė shqipėruesit tė Biblės me motivacionin pėr kontribut tė vyer nė pasurimin e kulturės shqiptare me lėvrimin e Gjuhės Shqipe dhe mbledhjen e folklorit shqiptar nė Mal tė Zi. Ndėrkaq imzot Zef Simoni, nė emėr tė kryetarit tė Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, z Engjėll Massafra dhe tė familjes sė imzot Filipajt, falėnderoi Presidentin e Republikės sė Shqipėrisė Alfred Moisiun dhe Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr kėtė nder qė iu bė Kishės Katolike ndėrshqiptare dhe shqipėruesit tė parė tė Biblės dom Simon Filipajt. Ai po ashtu vlerėsoi rolin e veēantė qė dom Simoni ka dhėnė nė ringjalljen e traditės fetare tė krishterė, duke e vlerėsuar atė si njėrin ndėr pėrkthyesit mė tė mirė tė Biblės nė gjuhėn shqipe, dokument ky i pavdekshėm tė cilin Zhan Zhak Ruso e qujati libri i tė gjitha kohėve dhe paralajmėroi se Libri Shenjt sė shpejti do tė ribotohet nga ana e Kishės Katolike.

    Me kėtė rast ėshtė promovuar edhe libri me titull Bibla shqip dhe tradita botuar nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė pranė Akademisė sė Shkencave Tiranė. “Ky vėllim”, tha prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, “qė po i jepet nė dorė lexuesit tė interesuar , pėrfshin punimet e Seminarit shkencor Bibla shqip dhe tradita, i cili u organizua nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė nė bashkėpunim me Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Tiranė mė 24 maj tė kėtij viti me rastin e 10-vjetorit tė botimit tė plotė tė Biblės nė shqipen standarde. Kumtesat qė janė botuar nė kėtė libėr shkencor janė trajtuar me kompetencė pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me traditėn e pėrkthimeve biblike, duke e vėnė theksin nė punėn vėrtet titanike tė Dom Simon Filipajt, pėr pėrkthimin e Biblės nė shqipen standarde, e cila sikundėr dihet, nuk ėshtė thjesht teologji, por edhe filozofi, histori, legjendė, letėrsi dhe poezi, prandaj edhe njė pėrkthim i saj ashtu si e bėri Dom Simoni kėrkonte edhe njė mjeshtėr tė madh tė fjalės e tė letrave shqipe", tha Shkurtaj. "Ishte ajo njė punė e rėndė dhe e lodhshme”, u shpreh Shkurtaj, “por edhe qė kėrkonte njohje tė gjera ndėrdisiplinare letrare, shkencore dhe terminologjike, punė qė ishte nisur e shpėnė der nė njė farė caku nga pararendėsit e tij tė dalluar qė nga Gjon Buzuku, Pjetėr Bogdani, Teodor Haxhifilipi e Vangjel Meksi, Konstandin Kristoforidhi e Fan Stilian Noli etj, por qė vetė ai ia doli ta soste e ta jepte integralisht”.

    Prof. Shkurtaj nė pėrurimin e kėtij libri vlerėsoi edhe kontributin e madh tė dom Nikė Ukgjinit, i cili, siē tha ai, dy vjet mė parė bashkė me mikun e tij nga Shkodra prof.dr.Tefė Topallin i hynė punės pėr tė ndėrmarrė aktivitete pėrkujtimore e nderuese pėr veprėn madhėshtore tė dom Simon Filipajt, dhe njėheri falėnderoi edhe kolegėt e tij tė vjetėr tė Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė dhe tė Fakultetit te Historise dhe Filologjise ku ai punon tė cilėt mbėshtetėn realizimin e kėtyre dy veprimtarive tė bukura, qė mėtonin nderimin dhe vlerėsimin e veprės sė kėtij vigani tė pėrkthimit nė shqip. Kjo ceremoni solemne, e cila u shoqėrua me muzikė klasike, u mbyll me njė koktej.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Historia e pėrkthimit tė Biblės nė gjuhėn shqipe



    Pėrpjekjet e para pėr tė pėrkthyer Shkrimet e Shenjta nė gjuhėn shqipe na kthejnė nė vitin 1555 kur pjesė tė Shkirmeve janė pėrkthyer nga Gjon Buzuku nė librin e tij “Meshari”, qė ėshtė konsideruar tė jetė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe. Libri pėrmban liturgji tė pėrdorura nė Kishėn Katolike. U zbulua nė vitin 1740, dhe 16 faqet e para tė tij mungojnė. Pėrpjekja e dytė pėr tė pėrkthyer nė shqip Fjalėn e Zotit u bė nga studiuesi shqiptar i famshėm Kostandin Kristoforidhi, nė vitin 1872 i cili arriti tė pėrkthente Testamentin e Ri nė tė dy dialektet Geg (Veri) dhe Tosk (Jug). Ky i fundit u pėrdor nga Kisha gjer nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Kisha Shqiptare Ortodokse pėrdor versionin e pėrkthyer edhe sot.

    Dom Simon Filipaj i Kishės Katolike ka pėrkthyer Testamentin e Ri nė 1980 dhe ka pėrfunduar sė pėrkthyeri tė gjithė Biblėn nė vitin 1994. Tė pasurit e shumtė nė kėtė pėrkthim i fjalėve dialektore, tė popullsisė nė Veri tė Shqipėrisė e ka mbajtur kėtė version tė pėrkthyer larg kishės Evangjeliste nė Shqipėri. Pas rėnies sė sistemit komunist nė Shqipėri shumė pėrpjekje janė bėrė pėr tė pasur njė version tė plotė tė Biblės nė gjuhėn e normuar shqipe e cila do tė ishte e pranueshme nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ata jetojnė nė veri a jug tė vendit. Pėrpjekja e parė pėr tė dalė nė njė version tė pėrkthyer nė gjuhėn standarte shqipe ėshtė bėrė nė 1993 nga pėrkthyesi britanik Stephen Etches dhe publikuar nga Misioni Kristian Europian. Interpretimi jo i saktė dhe disa herė shmangia nga teksti original e ka shkurtuar shumė jetėn e kėtij versioni qė pėr momentin nuk ėshtė nė pėrdorim. Nė kėtė situatė sforcot pėr tė dalė me njė version tė ri kanė qenė tė shumta. Versioni nė qarkullim “Lajmi i Mirė” ėshtė njė pėrkthim nga gjuha italiane. Teksti bazė ėshtė Bibla italiane “Nuova Diodati” qė ėshtė njė pėrkthim nga Textus Receptus. “Lajmi i Mirė pėrdoret sot si njė alternativė nga Kisha Evangjeliste nė Shqipėri dhe nė Kosovė.

    Kisha Shqiptare dhe besimtarėt e krishterė qė jetojnė nė Shqipėri e Kosovė akoma nuk kanė njė version tė Testamentit tė Vjetėr dhe tė Ri tė pėrkthyer nga gjuhėt e tyre orgjinale. Versioni qė do tė dalė nga njė projekt i tillė do tė jetė njė pėrkthim nga Bibla nė Hebraisht, Aramic duke mbetur gjithmonė besnikė e tekstit origjinal.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    I VETMI QĖ NĖ BOTĖN SHQIPTARE ARRITI TĖ REALIZOJĖ NJĖ ĖNDĖRR 2000 VJEĒARE


    nga Gjekė Gjonaj, Ulqin


    I bindur se meriton tė kujtohet ēdo pėrvjetor i tij, po pėrpiqem edhe unė kėsaj radhė t'ju rikujtoj disa nga tiparet e vėrteta dhe vlerat e kėtij intelektuali me pėrmasa ndėrkombėtare, duke filluar nga rinia e hershme e tij!

    I ndjeri dom Simon Filipaj ėshtė padyshim njė figurė e spikatur e kombit shqiptar dhe njė personalitet i fuqishėm i kulturės sonė. Ai me vullnetin e tij tė rrallė, por edhe me vullnetin e tė lumit Zot, u dhuroi shqiptarėve njė Bibėl nė gjuhėn e tyre. Ky njeri i popullit dhe i Zotit, i cili duke pėrkthyer njė vepėr kaq tė vėshtirė e fjalėshumė (73 libra), bėri tė mundur qė edhe nė gjuhėn tonė tė citohet e tė flitet pėr dashurinė e madhe qė kanė Zoti dhe njeriu, ka vlera tė shumėfishta. Ne tani dhe gjithmonė duhet tė jemi krenarė pėr kėtė kolos tė letrave shqipe, i cili tėrė jetėn e tij si meshtar e shkriu nė shėrbim tė Fjalės sė Zotit, sepse pikėrisht ai u mundėsoi edhe engjėjve tė flasin shqip. I bindur se meriton tė kujtohet ēdo pėrvjetor i tij, po pėrpiqem edhe unė kėsaj radhė t'ju rikujtoj disa nga tiparet e vėrteta dhe vlerat e kėtij intelektuali me pėrmasa ndėrkombėtare, duke filluar nga rinia e hershme e tij, edhe pse jam plotėsisht i vetėdijshėm dhe nuk pretendoj, me gjithė dėshirėn e mirė, se mund tė arrij tė sjell tablo mė tė plota tė vlerave tė tij, se sa kanė shkruar vite tė tėra pena tė njohura tė shqipes, madje edhe akademikė tė fushave tė ndryshme, nė hapėsirėn mabrėshqiptare. Dhe, duke patur tė vetmin qėllim shėnimin e 80 vjetorit tė lindjes sė dom Simon Filipajt, mendoj se ia vlen tė pėrkujtohet kontributi i tij i madh si meshtar nė kishėn katolike ndėrshqiptare. Pėr kėtė arsye, nė kėtė pėrvjetor tė ditėlindjes, po pėrpiqem tė sjell shkurt vetėm disa shėnime modeste pėr jetėn, punėn dhe veprėn madhore tė meshatrit tonė tė nderuar, dom Simon Filipajt.


    Dashuria e tij pėr t'u arsimuar

    Ai lindi mė 1 maj tė vitit 1925, nė fshatin Kllezėn e Ulėt (e Poshtme), afėr Shasit tė lashtė tė komunės sė Ulqinit. I pėrket atij brezi tė rinisė shqiptare qė u rrit, u shkollua dhe jetoi nė kushte tė vėshtira jetese. Si bir i njė familjeje fshatare por arsimdashėse, ai ndoqi nė mėnyrė tė rregullt dhe me kėmbėngulje tė admirueshme shkollimin. Kėshtu, duke rrėmuar nė biografinė e jetės sė tij, mėson ndėr tė tjera, se, nė mungesė tė shkollės nė gjuhėn amtare, tė gjitha vitet shkollore i kreu nė gjuhėn sllave. Shkollėn fillore dyvjeēare e kreu nė Selitė, kurse dy tė tjerat nė Katėrkollė tė Ulqinit. Pas pėrfundimit tė shkollės fillore, sikur e ndieu thirrjen pėr t'u bėrė meshtar. Gjatė viteve 1939 1941 vazhdon nė seminarin e ulėt nė Tivar, ku edhe ndoqi gjimnazin e atėhershėm. Por, pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore, gjatė viteve 1941 1945 vazhdoi mėsimet nė Shkodėr. I etur pėr dije dhe kulturė, kur trevat shqiptare nė Malin e Zi kishin nevojė pėr njerėz tė arsimuar, djaloshi 20 vjeēar plot energji dhe aspirata niset pėr nė studime tė larta (1945) nė Fakultetin Teologjik tė Zagrebit, tė cilin e pėrfundon me sukses tė shkėlqyer nė vitin 1950. Menjėherė pasi u diplomua, mė 29 qershor tė po atij viti u shugurua meshtar nė katedralėn e Zagrebit, kurse meshėn e parė nė vendlindje e kremtoi mė 26 korrik tė vitit 1950, ditėn e Shna Prendės, nė moshėn 25-vjeēare.

    I pajisur me mėsime teologjike si famullitar, bari i grigjės sė Zotit, nė fillim shėrbeu nė Malėsinė e Madhe. Gjtė viteve 1950 1960 shėrbeu me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm nė Triesh dhe nė Kojė, pėr ta vazhduar me po aq pėrshpirtshmėri tė lartė misionin e tij nė Grudė gjatė viteve 1960 1966. Pikėrisht nė kėto treva tė lashta tė Malėsisė sė Madhe, pranė kufirit me Shqipėrinė, u frymėzua pėr shqipėrimin e teksteve fetare. Njėherazi atje zuri fill edhe puna e tij intelektuale si mbledhės i pasionuar i letėrsisė gojore. Gjatė kėsaj periudhe kohore nė Malėsinė e Madhe mblodhi shumė kėngė lirike, epike, historike, balada, anekdota, pėrralla etj, shumica e tė cilave janė botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtionės nė “Gjurmime Albanologjike” (Folklor dhe Etnologji) dhe nė botime tė tjera, kurse materiali folklorik i pabotuar, mbledhur prej tij ruhet nė arkivin e kėtij Instituti. Kėshtu, falė dashurisė sė tij tė madhe qė kishte pėr kulturėn tonė popullore, arriti tė shpėtojė nga zhdukja dhe harresa njė pasuri tė madhe tė kėsaj gurre popullore, tė mbledhur me kujdes tė posaēėm dhe dashuri tė madhe nė Malėsinė e Madhe.

    Ai, qė nga 20 nėntori 1966 deri mė 2 shtator 1999, kur edhe ndėrroi jetė, ka shėrbyer si famullitar nė Shėn Gjergj tė Bregut tė Bunės.


    Pėrkthyes i plotė i Biblės nė gjuhėn standarde

    Kush e ka njohur nga afėr Dom Simon Filipaj, duhet tė ketė parasysh natyrėn e tij, natyrė e njė intelektuali tė mirėfilltė. Ishte njeri i vuajtur, i vetmuar, i menēur, i matur, i dashur, i sinqertė, i afėrt, modest, fisnik dhe orator i spikatur. Edhe kur hidhėrohej, tė kėshillonte apo tė qortonte, e bėnte me fjalė tepėr tė ėmbla, sa qė s'tė linte hapėsirė pėr nervozizėm. Me njė fjalė ishte njeri i popullit dhe pėr popullim. Tė shfaqej nė ēdo moment i angazhuar vetėm nė punė. Tė shfaqej i tillė qė kėrkonte, madje ngulmonte tė humbiste sa mė pak kohė jashtė punės, sa mė pak kohė nėpėr vende publike me muhabete boshe. I tillė ka qenė, pėr mendimin tim, dom Simoni. Por, mbi tė gjitha ishte punėtor i palodhur, njohės i mirė i gjuhėve biblike, pėrkthyes i aftė dhe i pėrkushtuar. Falė kėtyre veēorive dhe dėshirės sė tij tė madhe pėr t'u dhėnė shqiptarėve njė Bibėl tė plotė nė gjuhėn e tyre, kėsaj pune nė pėrkthimin integral nė shqipen standarde tė Shkrimit Shenjt, ia doli me sukses nė vitin 1994, duke e kurorėzuar nė kėtė mėnyrė veprimtarinė e tij 40-vjeēare. Ju kujtoj me kėnaqėsi faktin se pėr punėn qė ka bėrė dom Simon Filipaj, si njė meshtar idealist, pėr t'i dhėnė lexuesit nė shqipen letrare Shkrimin Shenjt, mund tė lexoni nė libri, Bibla shqip dhe tradita, Tiranė 2004, nė tė cilin janė pėrfshirė materialet e Seminarit Shkencor tė mbajtur nė Tiranė, mė 24 maj 2004, organizuar nga Instituti i Gjuhėsisė i Akademisė sė Shkencave nė bashkėpunim me Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės. Pra, dom Simon Filipaj ėshtė njeriu i cili ua “mundėsoi” edhe engjėjve tė flasin shqip.

    Se sa e vėshtirė ka qenė kjo punė, tregon dhe fakti se ka punuar afro 25 vite, pa dritė elektrike, nėn dritė hijen e kandilit e tė qiriut, duke u “kacafytur” me fjalė, fjali, frazeologji, porosi tejet tė vėshtira biblike, mė mirė e kuptojmė nga dėshmia e tij: “Punoja shpeshherė natė e ditė, kuptohet, me tė gjitha punėt e tjera meshtarake dhe mendoja kėshtu: Dy herė qe pėrkthyer Bibla nė gjuhėn shqipe, por pėr fat tė keq nuk qe botuar. Pėr punen time thoja: Kush e di kur dhe a do tė botohet? Koha jonė ishte shumė e vėshtirė, aq sa s'ishim tė sigurtė as pėr jetėn tonė, e jo mė pėr shkrimet tona! Isha nė zonėn kufitare Shqipėri Mali i Zi. Kisha mjaft kėrcėnime, rreziqe. Nė tavolinėn e punės, mes shumė librave, fjalorėve, biblave, gjithmonė e mbaja edhe testamentin tim. Aty ndėr tė tjera i shkrova edhe kėto fjalė: “Nėse mė gjeni tė vdekur/ tė vrarė/, dijeni se vrastarėt janė afėr/ roja kufitare/. Zoti i faltė!”

    Duke vlerėsuar lart punėn e mundimshme dyzetvjeēare tė kėtij meshtari, nė njė famulli tė harruar tė Shėn Gjergjit, buzė lumit Buna, afėr Ulqinit, i cili ishte i vetmi qė nė botėn shqiptare arriti tė realizojė njė ėndėrr 2000 vjeēare tė kombit tonė, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė z. Alfred Moisiu, me propozim tė Minsitrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, nė qershor tė vitit 2004, si mirėnjohje pėr punėn e bėrė, e dekoroi me Urdhėrin “Naim Frashėri” i Artė, pas vdekjes. Kėtij ēmimi prestigjioz tė dom Simon Filipajt, i cili me pėrkthimin e Biblės hyri nė analet e kulturės shqiptare, i kanė paraprirė edhe shpėrblime dhe mirėnjohje tė tjera tė larta, ndėr tė cilat veēojmė: Titullin e lartė “Imzot” (monsinjor) nga Selia e Shejtė, mė 3 nėntor 1988 dhe shpallja “Prelat Nderi” nga Papa Gjon Pali II, mė 6 korrik 1992.

    Nė shenjė nderimi dhe pėrkujtimi, Bashkia e Ulqinit i ka dhėnė emrin e tij njė rruge, kurse Shoqata Dom Simon Filipaj, qė nga themelimi i saj 2002, organizon aktivitete Takimet e dom Simonit.

    Po i mbyll kėto shėnime modeste pėr punėn dhe kontributin madhėshtor qė ka bėrė dom Simoni jo vetė nė shqipėrimin e Biblės, me vlerėsimin se populli shqiptar krenohet me personalitete tė tilla.

    ________
    * Shėnim i 80 vjetorit tė lindjes sė dom Simon Filipajt, 1925-1999

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ndodhė kjo me Biblėn?
    Nga buja_20 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 20:34
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •