nga Gazeta Tema

Pro et kontra





Vdekja e leximit dhe Kainėt e librit



Agron TUFA



Lexues dezertorė, lexues besnikė




Gjithkush e ka dėgjuar me dhjetra herė e vazhdimisht refrenin: “Nuk ka lexues! Kanė ikur lexuesit! Sot nuk lexohet. Vėrtet, pse nuk ka lexues sot? Dikur lexohej aq shumė…!”. Dhe qytetarėt mbledhin supet. Ky opinion vazhdon tė pėrsėritet nė studiot televizive, nė gazeta, nė promovime dhe auditore. Interesante ėshtė se kėtė konstatim, pyetje dhe gjoja pezm e riprodhojnė dy kategori: nostalgjikėt e leximeve tė djeshme, d.m.th., tė viteve para nėntėdhjetė, dhe e dyta, pikėrisht ata qė kanė marrėdhėnie sipėrfaqėsore me leximin. Nė fakt, do mundohemi t’i marrim parsysh tė dyja palėt nė shqetėsimin permanent: “pse kanė dezertuar lexuesit” - pėrsa kjo na duket njė dukuri thelbėsisht sociologjike. Por mė parė do sqaruar se botimet qė ofronte tregu socialist vinin kryesisht nga dy shtėpi botuese – “Naim Frashėri” pėr botimet e letėrsisė artistike dhe “8 Nėntori” – pėr botimet shkencore, ideologjike. Sado tė ketė qenė kapaciteti botues i kėtyre dy enteve, as qė mund tė mendohet me produktin e madh e tė pakrahasueshėm qė hedhin nė tregun e librit rreth 60 shtepi botuese tė mėdha e tė vogla, pa llogaritur botimet nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi.

Duhet tė kemi gjithmonė parasysh se botimet nė dekadat e diktaturės, mbushnin njė hapėsirė tė shkretė kulturore e argėtuese dhe se leximi kishte shumė forma tė pėrbindshme si akt i kulluar estetik privat. Nuk ėshtė njė kohė e largėt tė kujtojmė se si imponoheshin kėto lexime, sipas formave tė detyrueshme nė shkollė, gjimnaze, universitete, ndėrmarrje e kooperativa.

Duke qenė se hapėsira publike ishte e varfėr nė konkurencen e mjeteve tė argėtimit, libri, si tė thuash e zuri vendin mė tė privilegjuar dhe tok me kėtė dukuri, propaganda pėr librin ka qenė terėsej ideologjike, ēka sillte njė lloj recepienti tė manipuluar ideologjikisht, njė kategori monotipe lexuesish. Pra, destinacioni i dialogut tė ngushtė, intim dhe ideal me librin, bartėte diēka tė sėmurė e perverse, pėrsa ēdo libėr i botuar, duhej tė kalonte njė test ideologjik tė cenzurės. Kėsisoj u arrit qė libri tė shndėrrohej mediumi kryesor nė kulturėn masive dhe njėkohėsisht ky masivitet synonte indoktrinimin masiv. Mė tė rafinuarit nė shije, sidomos intelektualė me njė farė intuite leximore, e kanė pėsuar jo rrallė herė nė ethen pasionante pėr lexime tė zgjedhura, jashtė kuadrit socrealist, ēka na ka dhėnė mjaft shembuj tė pėrndjekjes e burgosjes sė tyre pėr shkak tė leximeve.

Ata qė vėnė kujėn pėr lexuesit e munguar, duhet tė kėnė parasysh se pas viteve nėntėdhjetė, filloi tė botohej njė letėrsi, sė paku, me autorė shumė mė seriozė, tė ndaluar dhe se lexonjėsi masiv, nė kėto kushte u gjet nė bankrot kulturor pėr tė zhvilluar njė dialog me letėrsinė e botuar. Nėse i shtojmė kėsaj edhe kushtet e bumit teknologjik tė mjeteve tė informacionit (televizori me kanalet e shumta e antenat satelitore, konmpjuterin, internetin, mjetet audio-vizive etj), ky recepient masovik pasiv i socializmit, kaloi butė e pluskueshėm nė pėrjetimin e kėtyre zhanreve kulturore, duke mos ia patur takatin estetik e filozofik letėrsisė, qė pėrpos tė tjerash, kushton dhe shtrenjtė nė treg. Ajo pra, qė kėmbėngul tė them, ėshtė se lexuesi masiv dezertoi, ashtu siē ishte – i sipėrfaqshėm, i mėsuar me limonada dhe klishe – dhe mbetėn vetėm ata pak lexues tė vėrtetė e besnikė, qė patėn rrugėn e padyshimtė tė evolucionit, bashkė me letėrsinė cilėsore, apo me inkursionet e tyre leximore nė gjuhė tė huaja.

Problemi i lexuesit sot, ėshtė shumė mė i koklavitur: ai parakupton njė recepient tė pėrgatitur estetikisht, qė tė mund tė mbajė peshėn e dialogut me autorin dhe tė mund tė realizojė urėn e vėshtirė tė komunikimit me tė, duke qenė nė njė farė mase, bashkautor i asaj qė lexon. Ndėr faktorėt qė ndikojnė nė numrin e paktė tė lexuesve, ėshtė dhe shija e tyre e formuar nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr, kushtet e tregut tė librit qė nuk i pėrgjigjen kėtij lexuesi qė ka mundur tė mbijetojė nga maskarada epidemike e kohės sė diktaturės. Kėto kushte tė tregut konsistojnė nė botimin llahtarisht tė madh tė shtėpive botuese, kryesisht tė pėrkthimeve skandaloze, pa patur as hallkat e filtrat minimale qė garantojnė cilėsinė e gjuhės sė pėrkthimeve, pėrkthyes anonimė qė s’dinė mirė shqipen (pėrkthime dystaban), pėrkthimet nga gjuha e dytė a e tretė, duke e bėrė fare jo serioz efektin qė pritet tė shkaktojėnė emrat e njohur.

Duke qenė se jemi nė situatė atletike pėrkthimesh dhe mizėri anonime pėrkthyesish, lexuesi i rafinuar (se vetėm tė tillėt kanė mbetur) vazhdon ta humė besimin, duke iu afruar me mėdyshje ciltdo libėr tė pėrkthyer. Ndėrkaq letėrsia shqipe vazhdon tė shkruhet e botohet po me atė peisazh rrėmmuje e kakofonie, pa patur filtrat e domosdoshėm tė kritikės letrare, pa patur periodikėt e saj qė tė kenė formuar njė nivel tė besueshėm artistik, dhe shpesh herė, edhe nėse ia arrijnė kėsaj – ato janė pėrpjekje tė vetmuara idealiste tė ndoca oshėnarėve, tė etur pėr elitarizimin e letėrsisė. Vazhdojnė tė blihen e lexohen emra tė dikurshėm, tė cilėt kanė krijuar dikur mitin dhe tash miti punon pėr ta.

Njė situatė shumė tragjike nė lidhje me librin shqip, ėshtė edhe drama e moskomunikimit midis autorėve shqiptarė kendej dhe matanė kufijve. Shkrimtarėt tanė nė Mqedoni e Kosovė, ata qė vazhdojnė tė shkruajnė e botojnė rregullisht veprat e rėndėsishme nė kėtė proces, nuk lexohen nė shqipėri, thjesht pėr rregullat dhe dominimin e pandershėm tė tregut tė botuesve. Ndėrsa librat e shkrimtarėve kosovarė dhe shkrimtarėve shqiptarė nga Maqedonia nuk gjenden nė Shqipėri, ndodh e kundėrta pėr librat qė botohen nė Shqipėri. Shteti shqiptar nuk ka mundur pėr 15 vjet ta zbusė kėtė situatė tė pandershme, jo vetėm me uljen e TVSH-sė pėr librin, e cila ėshtė paradoksalisht mė e larta nė botė, por shteti shqiptar nuk ėshtė pėrpjekur tė verė rregulla tė ndershme loje dhe tė regullojė njė komunikim tė botės sė librit jashtė republikės me hapėsirėn letrare shqiptare nė Ballkan. Tė gjitha kėto defekte nė qarkullimin dhe dinamikėn e librit nė botėn shqiptare, pėrbėjnė premisat pėr njė njohje tė cungėt tė letėrsisė amtare, po aq sa edhe tė huaj, ēka shton nė absurditet aktivitetin botues nga njėra anė, dhe mosbesimin dhe skepticizmin e thellė tė lexuesit, i cili, me tė drejtė, ka filluar tė ēorientohet, tė tėhuajėsohet dhe tė zhgėnjehet, pikėrisht kur mundėsitė janė mė ideale se kurrė, pėr tė ndėrtuar njė dialog cilėsor me letėrsinė. Nė mungesė tė kėsaj, kanė zėnė vend fenomene tė neveritshme, tė pandershme, dhe kėsisoj, kanė zėnė tė shfaqen keqkuptime tė thella me librin dhe letėrsinė nė tėrėsi. Janė shpikur teknologji private tė reklamimit tė librit, tė cilat orientojnė tregun – njė treg marrėzie – siē janė kompanitė e mdias televizive me librin e ndofarė zonje a zotėriu qė punon nė media. Ky orientim dhe propogandė epidemikė, puqet nė thelb me masivizimin e qėllimshėm qė bėnte dikur diktatura komuniste pėr librin, duke mashtruar, si atėherė, si tani lexuesin. Dhe duke lexuar paēavuret e njė lloj letėrsie masovike/masive qė hyn tek lexuesi ynė me dorėzaninė e medias, apo tė ndonjė (k)akademiku, formėzohet njė lexues fiktiv me pėrfytyrime vulgare pėr artin e shkruar, sikundėrse kundėrpolin tjetėr, tė lexuesve krejtėsisht asketė, me shije tė stėrholluara qė i ndan nje fije nga shkrimtarėt e mirėfilltė.



Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė!



Mė kutohet njė rrėfim gjysmė-anektodė, tė cilin ma ka rrėfyer nė Moskė poetja Olga Sjedakova. Ja thelbi i tij: Nė njė nga turrnetė e shumta tė leximit qė organizonte propaganda sovjete – midis shkrimtarėve dhe lexuesve tė ndonjė ndėrmarrjeje, uzine, a regjioni, - njė grupi shkrimtarėsh moskovitė u ra tė udhėtonin nė Jakuti dhe tė ndėrtonin njė dialog tė ngrohtė me masat e lexonjėsve jakutė. Kėshtu, salla e Lidhjes sė shkrimtarėve tė Jakutisė, nė atė rast, qe plot. Prezantuan me bujė para lexonjėsve Jevtushenkon, por lexuesi jakut nuk e njihte. Provuan me Voznjesenskijn, prapė jakutėt s’e njihnin. Provuan me Samoillovin, jakutėt – as atė. Atėherė shkrimtarėt e shkretė filluan tė pyesnin publikun: “Po Pasternakun, e njihni?”. – “Nuk rritet kjo erėz kėtej nga ne” – u gjegj njė nga salla. Nuk ėshtė bimė, i thanė, ėshtė poet. “Na ndejni, nuk e njohim”, thanė jakutėt. “Po Bllokun, Mandelshtamin, Ahmatovėn... po Cvjetajevėn... Tarkovskijn...? I keni lexuar?” Atėherė u ngrit njėri: “Kush janė kėto zonja e zotėrinj tė nderuar? Ne nuk kemi dėgjuar asgjė pėr ta!”. – “Po kėta janė shkrimtarėt mė tė dėgjuar tė Rusisė”, briti i pataksur Jevtushenko. “A-ha! – e kapi fillin njeriu nga salla: “harruam t’ju bėjmė njė gjė me dije, qysh nė fillim, zotėri: jakutėt nuk janė lexues, jakutėt janė shkrimtarė!”. Kjo parantezė, na ndihmon pėr tė kundruar situatėn analogjike dhe statusin e shkrimtarit shqiptar. Sot, pothuajse tė gjithė, nė kushtet e njė bumi pervers entesh botuese, gjithėcili e ka mundėsinė tė botojė njė libėr, mjaft qė tė ketė treqind deri nė pesėqind lekė tė reja nė xhep. Tregėtia qė bėhet me botuesin i ngjan njė situate tė rėndė e primitive tė xhabazit apo tė tregėtarit tė rėndomtė nė pazar: jep lekėt dhe, pas njė jave, je bėrė me libėr! Botojnė libra gjimnazistėt, ēupkat ende pa mbėrritur periudhėn e pubertetit. Dhe veē t’i shohėsh si kapardisen kapedanėt dhe amazonkat familjare. Babai s’lė derė redaksie televizive apo gazete pa shkelur, pihet kafja dhe kryefamiljari fut pa teklif dorėn nė xhep tė nxjerrė qesen me pyetjen standarte: “Sa do? Ape gojėn! Jam i vendosur tė mos e lė m’bė udhė taletin e sime bije. Veē dua tė ma qėndisėsh mirė artikllin, t’ma kullandrisėsh kronikėn hakēe. Ja dhe fotografitė... “. Dhe bashkė me paratė, lė dhe njė turrė fotosh tė ēupkės melankolike me mjekėrr nė pėllėmbė. Ai e di mirė si funksionon teknologjia e gazetave dhe e kamerave. Deri nė promovimin e bujshėm ku poetėt pleq, me sy tė gapėruar nga rakia apo gojė tė ēapėlyer nga ndukja e ndonjė kofshe tė pjekur, kėpusin broēkulla e lėvdata pėr talenten e re. Tej nė qoshk, e vetmuar, si njė Serafim pikėllimplotė, ėndėrron lavdinė e ardhshme poetesha e njomė, derisa njė ditė, nė pastė fat, do ta kuptojė terė kėtė maskaradė prindėrore dhe do t’i zvjerdhet dhe zelli vetėshprehės nė vargje - derisa njė ditė, nė vend tė parashikimeve hovordare tė kėtyre xhaxhove, do t’i mbetet njė boshllėk i trishtueshėm nė parzėm dhe Safoja e re, do tė preferojė si gjithė vėrsniket e saj tė merret me ndonjė zbavitje mė tė fisme, ose nė rastin mė tė mirė - tė gjejė njė tė dashur, i cili t’ia zėvendėsojė me sukses melankolinė e vargjeve.

Nė Shqipėri boton kush nuk priton, kush ka paratė e mjaftueshme: sponsorė kokėtulė apo prindėr delirantė; botojnė nxėnėsit dhe studentėt, prindėrit dhe emigrantėt; botojnė profesorėt dhe veteranėt, ish-tė burgosurit dhe politikanėt, gratė e divorcuara dhe prostitutat e rehabilituara. Nė Shqipėri botojnė librat e tyre ish-prokurorėt dhe ish-ministrat, ish-diplomatėt dhe ish-bodiguardėt, kuzhinierėt, kėpucarėt, dadot, rrobaqepėsit e diktatorit dhe familjes sė tij; botojnė libra tė afėrmit e diktatorėve, kunatat dhe rejat, ish-oficerėt dhe oficerėt nė lirim, spiunėt e sigurimit tė shtetit dhe agjentėt e kompanive tė sigurimit, tregėtarėt e birrės dhe libra biznesmenėsh qė rrėfejnė se si ia kanė filluar zanatit, nė fillim si qoftexhinj e qė tash, kanė mėsuar formulėn e suksesit. Por mė shumė se tė gjithė, nė Shqipėri botojnė barinjtė, katundarėt dhe gazetarėt. Bashkitė ose fondacionet pėr zhvillim nė zonat rurale zėvendėsojnė rolin e prindit pėr fėmijėt e stadit parapubertant. Nuk ka mbetur familje, Derė e Madhe, trevė apo fshat qė tė mos ketė monografinė. Mandej vijnė promovimet e bujshme nė qytete, porositen ligjėrata profesorėsh, historianėsh, akademikėsh. Vijon ceremonia e trishtė e perverse me kėndellje, rrahje gjoksi e kacagjelime. Auditorė tė kėtyre skenave bėhen muzetė e kryeqytetit, bibliotekat kombėtare apo universitare, institutet apo fakultetet. Auditori i paralajmėruar mbushet me taborret e tė ftuarve. Janė shembė krahinat pėr dere, pleq me qeleshe apo qylafė, pensionistė qė u dridhet zėri i mallėngjyer, fashatarė qė ngrihen nga fundi i sallės pėr tė dalė nė foltore, pėr t’i thėnė dhe ata “nja dy fjalė”. Ata pėrshkojnė sallėn me njė ecje tė pasigurtė, sikur ēalojnė e priren shtrembėr dhe mua mė merr malli pėr ecjen e tyre natyrale, me drapėr nė dorė, kur drejtohen nė arė pėr tė korrė njė krah hasėll pėr lopėn. Rėndom del libri i njė krahine, tempulli besimtarėsh apo Dere tė Madhe. Por merr valė, merr zjarr, merr sherr krahina fqinje: “Pse, vetėm ata na qenkėshin krye? Po ne? Pa dale, dale... se kemi dhe ne me ē‘ta ēuditim botėn...”. Gjenden lekėt, porositet shkrimtari, qė tė kushtojė pak, zakonisht zgjidhet njė format i bjerrur, gati ose krejtėsisht i harruar i gazetarucit tė shtypit tė dikurshėm lokal. Bashkė me lekun, bashkė me fryerjen atė e pushton deliri dhe merr hak pėr harresėn e pdrejtė: lėshohet si mizė blete, derė pėr derė, ku ka pleq nė grahmat e fundit, pėrthyen fletorkėn nė gjunjė dhe kėrren nė letėr gjithė broēkullat e njė kujtesė tė ēalė. Libra shkruajnė ngado, libra shkruan ēdokush, libra botohen tejpėrtej atdheut tonė, madje nė njė shqipe qė do t’ua kishin zili edhe kurset e para kundėr analfabetizmit. Por rekordin e zėnė, padyshim, gazetarėt. Ēdo gazetar, potencialisht ėshtė njė shkrimtar. Edhe ata kanė librat e tyre. Varg e vistėr. Madje vetėm ata duket sikur shkruajnė. Kush e ndal fushatėn e tėrbuar tė librit tė njė gazetari? O, bravo solidaritetit! Librat e tyre reklamohen nė faqet e gazetave, nė vitrinat e librarive, nė tele-ekrane, nė promovime, nė turrne leximore nga Prishtina deri Vlorė. Kėshtu qė, i dashur shkrimtar, rishtar qofsh ti apo i vjetėr – struku, struku, mos u ndje, mos e hap gojėn se tė bėnė gazin e botės! Thua je shkrimtar? E kujt ia thua kėtė? Kush tė paska lexuar? Ku bie, mor zotni, ky farė libri yt? Nė librari? Nuk ėshtė! Je dallash, or lum miku! Tė njohin pėr fytyrė? Ke dalė ndonjėherė nė “Klan”, Top Chanel”, “Vizion +”? Jo? Atėherė ti s’qenke shkrimtar, qenke mashtrues, paranojak, delirant... Paske botuar zotrote nja dy libra! Shihe gazetarin X, deputetin Y, kėshillatrin Z, tė cilėt, jo dy e tre, por tė pėrgjigjen me njė karikator tė tėrė me libra!

Po kush i lexon vallė? Ka dhe momente tė tilla kthjellimi kur bėhet dhe kjo pyetje. Tash pėr tash, librat nė botėn shqiptare, kanė zėvendėsuar dhe janė njė variant i suksesshėm i kartėvizitave. Nė vend qė tė shkėmbejnė kartvizita, shqiparėt shkėmbejnė librat e tyre. Tė cilėt askush s’i lexon. E pse t’i lexojnė? Shqiptarėt preferojnė tė shkruajnė. Shqiptarėt s’janė lexues, shqiptarėt janė shkrimtarė!



Botuesit shqiptarė ose kainėt e librit



Realiteti i librit nė Shqipėri ka mbėrritur nė formėn mė tė egėr e mė vulgare tė vetėvrasjes. Pavarėsisht klounadės sė pėrshkruar nė blejtė e mėsipėrm, ne do tė mundohemi tė qartėsojmė edhe njė herė se si botohet libri tek ne, ēfarė botohet dhe kujt i drejtohet ky produkt shtėpish tė pafundme botuese.

Duhet pasė gjithmonė parasysh se libri, qė nga shkrimi e gjer nė botimin dhe shpėrndarjen e tij, paraqet nė vetvete njė Institut, brenda tė cilit realizohen disa rrafshe, nė thelb sociologjike. Por nuk ėshtė vendi tė shkrehemi nė analiza e meditime tė holla, pėrvrē faktit konkret tė marrėdhėnieve autor-botues-lexues. Aktiviteti i deritashėm i botimeve private, e ka konfirmuar pėrfundimisht se nė raportet midis kėtyre tre instancave ka ndodhur njė katastrofė e pafalshme. Libri, qė nga momenti i krijimit, deri nė treg, bėn njė trajektore tė mjerueshme, ku gjithmonė i humbur dhe i diskriminuar del autori. Vetė botuesit shqiptarė, me pėrjashtime tepėr tė rralla, sikundėr kanė mundur ta tradhėtojnė veten botuesit nė ēaste nervozizmi, kanė thjesh neverin ose “i zė libri”. Shpesh shtėpitė botuese i shohim si aktivitete anėsore firmash ndėrtimi apo biznesmenėsh, tė cilėt, nėpėrmjet aktivitetit botues kryejnė ritualin e vjetėr tė pastrimit tė parave. Shumica tjetėr e botuesve tanė, janė mėsuar me nuhatjen e gjahut nėpėr fondacione apo sponsorė shtėterorė e privatė, tė brendshėm e tė huaj, andaj edhe librat e botuar, si pėr nga tematika, ashtu dhe pėr nga cilėsia, bartin cenet e kėsaj ndėrmarrjeje filantropike. Njė pjesė tjetėr e bisnesit tė botuesve tanė, ka shpikur miksitete dhe eklektizma aq tė ndėrlikuara, sa libri si vlerė, libri nė vetvete as qė u intereson, pėrveēse kur autorėt u qasen me lekė nė dorė. Para se tė na kėrkojnė tė drejtat e tyre, ligjet, TVSH-tė e librit, turrmės sė kėtyre kainėve do tė ishte me vend t’u thuhej: “Sa autorė shqiptarė keni bėrė tė njohur ju? Sa ia keni ofruar lexuesit, me ē‘mėnyrė?”. Ndėrsa dihet: botuesit qarraviten pėrditė, ankohen se shteti nuk bėn asgjė pėr ta, thonė se janė drejt falimentimit, se biznesi i tyre ėshtė krejt pa fitim, ndėrsa nga ana tjetėr, nuk kemi parė tė mbyllet njė shtėpi botuese, po pėrkundrazi, ato veēse shtohen, veēse prodhojnė njė lėtyrė pėr tė t’u dhimbsur letra.

Si ka mundėsi qė pėr njė periudhė 15 vjeēare, kėta dhjetra botues tė mos mund tė nxjerrin asnjė shkrimtar tė lexuar shqiptar? Ēfarė ndodh me autorin shqiptar? Nėse lėmė mėnjanė letėrsinė e huaj, e cila botohet mė sė shumti, atėherė pėr tė duhet thėnė shkurtimisht se kemi tė bėjmė me pėrkthime shpesh tė vjedhura ose tė ribotuara. Ėshtė paradoksale tė them se nė cilėsinė e pedagogut tė letėrsisė nė Universitet, mė shumė i porosis studentėt e mi tė mos i blejnė shkrimtarėt e huaj qė botohen sot, sa sa tė krijojnė njė keqkuptim fatal, pėr shkak tė pėrkthyesve krejtėsisht injorantė dhe me shqipe tė llahtarshme.

E kam thėnė edhe nė shkrime tė tjera tė kėsaj natyre se shtėpitė tona botuese funksionojnė si shtėpi tė rėndomta civile, nė strukturė, mendėsi, angazhim, ēka, ashiqare, nuk mund tė pajtohen nė njė strehė tė kėtillė, profesionalizmi dhe shpėrndarja e vlerave tė librit. E kam thėnė se personaliteti i botuesve tanė, dihet se bart reminishencat e zanateve nga vijnė. Si rrjedhim, asgjė e fisme, asgjė e pastėr, asgjė e ndershme nuk, dhe s’mund tė pritet prej tyre. Megjithatė, ne na shqetėson deskriminimi i autorit shqiptar, mėnyra e pacipė si veprohet me tė. Ėshtė irrituese tė dėgjosh kainėt e librit tek flasin me hipokrizi pėr gjoja pėrkrahjen qė po i bėjnė ata letėrsisė shqipe, e mė pėrveēmas, autorit shqiptar. Nė ndonjė rast demonstrativ, kur kanė interes, ėshtė e vėrtetė, butuesit i afrohen shkrimtarit shqiptar, si fjala vjen, Fatos Kongolit a ndonjė tjetri. Por duhet theksuar se famėn e tij, njohjen e vet, Kongoli a ndonjė tjetėr e ka projektuar fort nė Europė dhe prapė, mendoj se shumė pak ėshtė bėrė pėr ta. Nė tė vėrtetė, mizėria e botuesve tanė ka vepruar me autorin shqiptar sipas njė shablloni qė e dimė pėrmendėsh. Rėndom autori ynė, edhe kur pranohet tė botohet, pėrballet me njė fenomen absurd: i jepen pesė kopje, sa pėr ta hequr qafe dhe ky i gjorė, duhet tė jetė tepėr i lumtur, nė ndodhtė t’i shohė librat e tij, sė paku nė njėrėn prej librarive tė Tiranės. Ky ėshtė maksimumi qė bėjnė botuesit pėr shkrimtarin shqiptar. Sepse tirazhi qė pėrfolej tek 500 kopje, as qė bėhet ndonjėherė realitet dhe botuesit, bėjnė edhe njė veprim tjetėr absurd: nuk e shpėrndajnė librin nėpėr librari, me pretkstin e stėrnjohur: “Librashitėsit nuk pranojnė autorė shqiptarė, ndėrsa ne, nuk i lėmė librat nė librari, nėse nuk na i paguan nė dorė librashitėsi”. Kėshtu qė autori ynė ėshtė viktimė e atij qarku vicioz, tė cilin e kanė shpikur bashkė botuesit dhe tregėtarėt e librit. Ndėrkaq, libri rri stok nė magazinat e botuesve, pa e njohur librarinė dhe jashtė ēdo shansi pėr ta blerė ndokush. Ėshtė e habitshme se si e mendojnė fatin e shitjes sė librit botuesit tanė, kur vetė e mbajnė nė shtatė dryna. Ėshtė pak a shumė si me atė macen qė donin ta dėbonin nga dhoma, duke mbyllur paraprakisht edhe derėn dhe dritaret. Nga do tė dalė macja?

Keqardhja ėshtė e madhe ngase nė kėto 15 vjetė mund tė ishte bėrė shumė pėr autorėt shqiptarė, tė cilėt janė, aq sa janė, por tė cilėve u ėshtė prerė komunikimi i tyre me lexuesin. Kėtė situatė tragjike, akoma mė hidhur ka filluar ta ndjejė letėrsia shqipe. Sepse asaj i fshihen autorėt e suksesshėm nga tregu dhe vendin e tyre e zė mishmashi laragan i lloj-lloj produkti botues kaotik e tė rastėsishėm. A mund tė flitet vallė pėr shkallė vlerash? Pėr njė hierarki autorėsh shqiptarė? Pėr formacionet e reja tė letėrsisė dhe autorėve tė rinj shqiptarė? Si mund tė arrihet kjo? Me modelin kainėve tė librit? Kjo situatė ka penguar jo vetėm konstituimin e letėrsisė shqipe, por edhe tė filtrave tė saj, si recensionet, kritika apo studimet letrare pėr librat, tė cilat de jure janė, por de fakto nuk do t’i gjesh kurrkund.





Modeli i botimeve “Max”, ose dritė nė fund tė tunelit



Forma mė e merituar e ndėshkimit nė tregun psikotropik tė botuesve shqiptarė, do tė ishte konkurrenca e ndershme dhe e zgjuar, e cila do t’i kushtonte vėmendje tė veēantė palės mė tė diskriminuar nė trinomin autor-botues-lexues, - autorit - duke sjellė kėsodore edhe modernizmin e gjithė sistemit nė atė ēka mė sipėr e quajtėm “Instituti i Librit”. Duke vėnė nė qendėr tė vėmendjes autorin shqiptar (natyrisht, atė qė e meriton kėtė respekt), ne do tė shohim se sa ėshtė e vėrtetė situata qė na servirin botonjėsit tanė. Sepse, pėrderisa autori shqiptar ėshtė i vetmi qė nuk ėshtė provuar nė lojė (ose ėshtė hedhur nė njė lojė tė pandershmė, nė tė cilėn ai, jo vetėm nuk ka fituar asnjė qindarkė, por, akoma mė keq, nuk ka komunikuar me asnjė lexues), atėherė ėshtė me vend ta provojmė dhe tė ndjekim rregullat e qarta tė lojės.

Pėr fat tė mirė, gjendja e autorit shqiptar, veēanėrisht e atyre shkrimtarėve tė rinj qė po konfirmohen fuqishėm nė njė letėrsi tė ndershme, nuk ėshtė panorama qė na servirin botuesit tanė, tė tipit “librashitėsit nuk i pranojnė librat e autorėve shqiptarė...!”. Pėr fat tė mirė, kėtė pretendim e ka hedhur poshtė vėrtetueshėm modeli i botimeve “Max”, njė kolanė botimesh simpatike qė shpėrndahen bashkė me gazetėn “Shekulli”. E kam ndjekur me mjaft interes dhe ndjenjė tė thellė admirimi suksesin e librave tė kėsaj kolane nė treg dhe sidomos, suksesin e dy shkrimtarėve tė talentuar shqiptarė tė brezit 90-tė – Virion Graēin me romanin “Zonja pa emėr” dhe Romeo Ēollakun me romanin “Ar dhe fosfor”. Janė dy romane tė mrekullueshme nė tė gjitha parametrat artistikė qė i ofrohen lexuesit me njė ēmim tė lirė (gjysma e ēmimit qė shesin botuesit tanė nėpėr librari) dhe numri i madh i shitjes sė tyre (afro tre mijė kopje deri tani), flet qartė se autorė shqiptarė ka, porse ka patur qasje tė pasinqerta e tė pandershme ndaj tyre.

Nėse modeli i botimeve “Max”, do mund tė arrijė qė tė zhbllokojė perspektivėn e letėrsisė shqipe, tė vendosė nė vend dinjitetin e shkrimtarit shqiptar dhe vetvetiu – tė lexuesit shqiptar, atėherė vėrtet qė do tė kemi njė ēlirim nga “rrethi i ngallmuar” dhe domethėnia e kėtij projekti ėshtė vetė ‘zemra’ e njė misioni kulturor. Pėrmbushja e njė mision tė tillė ėshtė gjėja mė e vėshtirė nė katastrofėn e sotme tė librit, por jo e pamundur, sikundėrse dhe shpėrblimi i lexuesit dhe i komunikimit ka pėr tė qenė i madh: situata dhe klima letrare nė kulturėn shqiptare, rivendosja e lidhjeve me leximin, aq shumė tė mungura, aq shumė tė pėrdhunuar nga pseudobotuesit ose kainėt e librit.