Citim Postuar më parë nga Kreshniku1985
Unë, kam dashtur qe te citoj qe ëshë përdorur dy herë fjala Pavaresi ose lirisht mund te themi dy here Sovranitet ,per fat te keq ne gjuhen shqipe po perdoren shum e shum fjal te ngjashme qe kan kuptimin e njejt!! [ra perdoren 2 fjal te njejta ne nje fjali gjë që ia humbin krejtesisht kuptimin , si [.sh. kur thonë: Serbia kishte okupuar dhe pushtuar Kosoven ose Qeveria e Kosoves miratoi dhe e aprovoi filan ligjin... kjo eshte e njejte sikur te thuhet : Serbia e okupoi dhe e okupoi .... e shum fjal te ndryshme te cilat pa tjeter duhet te kemi kujdes gjat shkrimeve zyrtare ose jozyrtare sepse vertet e demtojne gjuhen tonë shqipe....
P.S. Ne disa shtete Perendimore, nese nje shites ne nje dyqan nuk i ka shkruar drejt emrat e mallrave ,bleresi nuk hyn aty sepse mendon qe ky njeri nuk paska ndjenja kombtare per gjuhen e tij dhe nuk kam nevoj te blej ketu.... etj..
Kreshnik, sa për këtë pjesë ta jap dorën se pajtohem plotësisht por ama për këte të dytën sje i vetëm që nuk ja vreni fare!


Ndersa sa i perket emrit Shqiptar dhe Kosovar, mendoj qe nuk eshte e njejt,edhe pse do te ishte mir te jemi te gjith te bashkuar ne nje shtet dhe ne nje flamur, si duket se shpejti edhe flamurin do ta ndrrojm ....
Sëpari ishin shqiptarët e Shqipërisë të cilët ishin mësuar që për çdo bisedë ose takim me tjerët apo qoftë edhe ndeshje sportive të ceknin për veti: ne shqiptarët dhe ..... (hungarezët, grekët, etj) gjë që kishin drejtë sepse edhe popujt tjerë kur flasin nga ai pozicion e thënë kështu, p.sh: ne kroatët dhe sllovenët.

Kështu ata pa vëmendje të kujdesur filluan të thënë ne shqiptarët dhe kosovarët në vend se: ne shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës. Gjersa atyre iu kam falur qëmoti tani ty Kreshnik dhe këtij far prof. Nexhit tuaj kurrsesi.

Nëse ne vetë themi se shqiptarët dallojnë prej kosovarëve atëher si do të ndihemi unë dhe shokët e mi nga Kosova që para shum vitesh studiuam nëpër kryeqytetet e ish republikave jugosllave dhe binim "copë e grimë" duke iu spjeguar atyre se:

Albanci i Shiptari - janë një popull e jo dy! Dhe ndiheshim të ofenduar nëse nuk na thonë edhe neve ALBANCI!

Megjithëkëte ata kishin bindjen e tyre se SHIPTARI janë nga Kosova që janë të pa shkollë, pa profesion të caktuar, hamall apo shkarkues qymyri e bërllogu, sharraxhi të druve etj. kurse ALBANCI janë diçka tjetër ...!!!!

Pra ju padashtas po e aprovoni këte qëndrim të tyre e po harroni se me këte logjikë tuajën shqiptaët nga Maqedonia nuk qenkan shqiptar! - por maqedon! Kurse ata nga Mali i Zi nuk qenkan si deri tani Shqiptar të Malit të Zi por malazez!!!

E sa për ate se nëse bëhemi shtet e na duhet një flamur tjetër kjo nuk është dëshirë e jona sa ëshjtë imponim i të huajve me përkrahjen e disa qarqeve të një partie dhe individëve tjerë.

EDHE NËSE VENDOSET PËR NJË HYMN DHE FLAMUR TJETËR KËTA QË JANË GJITHMON DO TË MBESIN FLAMURI DHE HIMNI KOMBËTAR KURSE ATA MUND TË QUHEN SHTETËROR KOSOVAR.

Besoj se me këtë do të pajtoheni edhe ju dhe bashkëmendimtarët tuaj.