Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35

Tema: Lutja!!!

  1. #31
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Nuk mendoj se ka vend per lutje, sepse nuk ka kuptim nje lidhje e tille me lutje, sepse kjo gje pastaj do jet monotone dhe lidhja nuk do ishte nje lidhje nga e mbara. Pra nese vertet ekziston nje ndjenje e paster midis ciftit nuk ka vend per lutje por vetem per "DASHURI"

    Besi
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Nese ka aresye te ike nga une nuk duhet lutja sepse ai ka vendos ashtu edhe nese do e ktheja me nje lutje prap do ikte se gjithmon me lutje nuk mund ta mbash nje njeri
    Ne se njerezit flasin keq per mua: Ta dinin c'kam thene une per ata: Do te flisnin edhe me keq.---JM

  3. #33
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    nese nje njeri e dashuron vertete nuk ka asgje te keqe ti lutesh nuk eshte as ofendim as ulje.........

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2002
    Vendndodhja
    In the real world.
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga Dito
    Lexova me kuriozitetin tim karakteristik mendimet tuaja te deritanishme. Sinqerisht me vjen te qesh dhe padashur vura buzen ne gaz tani. E kisha parashikuar kete lloj reagimi nga shumica prej jush. Ja me ne fund ju treguat qe jeni krenare, qe ju vertet nuk perkuleni kurre, qe ju nuk keni dashuruar kurre. Sepse po te kishit dashuruar qofte dhe njehere te vetme nuk do thoshit qe nuk i lutem kurre.
    I perfytyroj si tani castet kur nje goxha vajze ne mes te gjithe njerezve i tha te dashurit te saj: Te lutem mos ik. Sa rrespekt pata per ate vajze, dhe e dini perse? sepse ajo respektoi ndienjen e saj dhe nuk u step per virtyte te kota qe reklamojme lart e poshte ta mohonte ate qe ajo ndiente e kish nevoje.
    Nuk do kisha kurre turp nga askush qe t'i lutesha njeriut qe do doja te mos me braktiste, pastaj te ndodhte c'te ndodhte sepse nuk do ish me ne doren time.
    Keto jane vlerat e verteta bashkeforumas dhe jo fasada e bukur dhe mendjemadhesia pa limit qe i vishni vetes.

    Selom nga plaku

    Dito.
    pershendetje Dito,
    jam shume dakord me mendimin tend ne qofte se me te vertete e do dike nuk e le te shkoje pa luftuar, kuptohet pa arritur deri aty sa te shkelesh mbi parimet e tua.

    gjithsesi doja te te pyesja per dicka duke marre shkas nga dicka qe me ka ndodhur personalisht.Supozo se je ne nje lidhje ne distance dhe megjithese nuk keni kaluar shume kohe bashke per tu njohur tamam, jeni te dashuruar.jeni ne nje udhekryq te dy, pasi secili duhet te heqe dore nga jeta, puna gjithcka qe ka arritur aty ku eshte per te shkuar prane tjetrit.dashuroni por lidhja nuk eshte ende aq e konsoliduar sa te jeni i bindur qe ai eshte njeriu i jetes suaj. supozojme se ajo ju thote qe ka njohur dike tjeter dhe nuk eshte e sigurt per ate qe ndien.Ju do e linit te shkonte aq lehte duke rene preh e krenarise se prekur apo do ti luteshit qe te mos e shkaterrontre ate qe kishit ndertuar bashke?
    There is beauty everywhere. Just put your heart into your eyes...

  5. #35
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga vajze_mire
    Dua te bej nje pyetje do ti luteshit te dashurit/dashures tuaj qe mos te ikte nga ju.Sepse di shume njerez qe sado qe duan nuk luten kurre per asnje gje njeriut sidomos kur ka te beji Egoismi ne mes.

    Po, un do ti lutesha. Do ti lutesha qe te me jepte edhe nje shanc, sepse un mendoj qe njeriu meriton jo vetem nje shanc, por shum shance gjate jetes se tij. Te ikes eshte kollaj, por te lutesh, ose ta falesh ate qe te eshte lutur eshte tjeter histori qe un jam duke e mesuar nga dita ne dite dhe qe po e kuptoj shume rendesine e faljes se nje gabimi.

    Te falesh nje njeri qe te lutet do te thote ne rradhe te pare qe ti japesh vetes tende edhe nje shanc dhe nje shprese me shume qe ndoshta gjithshka mund te behet perseri mire. Shpresa eshte dicka mjaft e rendesishme per mua dhe cdo shprese, sado e kote qe mund te quhet ajo, ka kuptim.

    Un kam falur ata qe nuk me jane lutur kurre deri tani. Ata qe me luten mua un i kam falur dy here. Un jam lutur disa njerezve ne jeten time dhe ata nuk me falen, aty kur ishte dhe aty ku un mendoj qe meritoja falje. Tani un jam i qete dhe i lumtur, sepse e kuptova qe bera gjithshka dikur dhe qe bej akoma gjithshka per te mbajtur prane nje njeri.

    Lutja mund te jete e veshtire per momentin, por shume e vlefshme per te ardhmen shpirterore. Njeriu duhet qe te fali gjithmone, pa marre parasysh se cfare te ka bere tjetri/tjetra.

    Ai qe lutet ben nje sakrifice. Ai qe fal ben dy sakrifica (fal veten e tij dhe fal edhe tjetrin). Sa me shume sakrifikon, aq me shume kupton qellimin e jetes.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •