Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up Imzot Rrok Mirdita - Nderi i Qytetit te Rreshenit !!

    Imzot Rrok Mirdita
    Nderi i Qytetit te Rreshenit


    * Koha Jone *


    RRESHEN - Qindra banore te qytetit te Rreshenit te mbledhur ne nje ceremoni festive, kane mirepritur ne gjirin e tyre me titullin "Qytetar Nderi", njerin prej klerikeve me te spikatur te kishes katolike shqiptare, imzot Rrok Mirdita. Nje vendim i tille i keshillit bashkiak eshte mirepritur jo vetem nga kleriku Mirdita, por edhe nga pothuajse i gjithe komuniteti i bashkise se Rreshenit. Ceremonia me kete rast u zhvillua ne sallen e kultures se Rreshenit, me pjesmarrjen e shume miqve e te ftuarve.

    Ne fillim ipeshkevi i dioqezes se Rreshenit imzot Cristoforo Palmmieri ka falenderuar qytetaret e Rreshenit per percjelljen e ketij evenimenti te rendesishem per Kishen. Duke qene se ceremonia e dhenies se titullit te nderit per Rrok Mirditen behej ne prag te 1 vjetorit te vdekjes se Papa Xhonpali i II, e gjithe fjala e arqipeshkevit te Tiranes, imzot Rrok Mirdita, i kushtohej vepres se shquar te Papa Vojtiles dhe kontributit te tij per boten katolike mbare njerezimin.

    Nje vend te vecante ne fjalen e Mirdites, ka zene kontributi i Papes dhe lidhjet e tij me Shqiperine dhe me nene Terezen. Me pas kryetari i Bashkise se Rreshenit z Preng Toma pasi ka lexuar nje CV te klerikut nga Ulqini i cili per asnje rast, nuk e ka fshehur origjinen e tij nga Mirdita, i ka dorezuar atij titullin e akorduar nga keshilli i qytetit te Rreshenit. Imzot Rrok Mirdita ka falenderuar keshillin e qytetit te Rreshenit dhe te gjithe banoret e Mirdites per kete nder qe i behet duke e renditur ate ne listen e qytetareve te nderit te Mirdites. Ne nje interviste imzot Rrok Mirdita flet per emocionet e tij pas ketij vendimi.

    Si ndjeheni si qytetar nderi i Mirdites?
    Ndjehem sinqerisht mire, pasi dicka kam trasheguar nga Mirdita, megjithese koha ka bere qe gjaku eshte sterholluar pak, por prape se prape kete nderim qe me ben bashkia e Mirdites sikurse e zyrtarizon perkatesine ose prejardhjen time nga Mirdita. Paraardhesit e mi i kane ketu trojet, pra nga Mirdita dhe disi me ben te kem jo vetem nje ndjenje te thjeshte, por tashme jam i zyrtarizuar me kete nderim qe me behet ne Rreshen.

    Me konkretisht edhe per kuriozitaret si e keni ruajtuar mbiemrin Mirdita?
    Lidhja ime me Mirditen eshte aq sa kane pas mundesi prinderit e mij. Babai im me ka treguar se jemi te ardhur prej Mirdite, une do te thosha se jemi dikund prej Oroshit dhe ne, dy tri familje jemi larguar prej aty per t'u vendosur diku ne afersi te Ulqinit, 5 kilometra ne fshatin Pesell. Kjo tradite asnjehere nuk eshte zbehur edhe atehere kur kemi pasur probleme per shkak te ketij mbiemri, ne kohra te ndryshme, si ne kohen e Jugosllavise se vjeter, qofte ne kete fundit. Ketu kam nje kenaqesi te madhe, ndoshta nje lloj krenarie, pasi asnjehere, ne asnje moment, ne asnje dokument a tapi nuk e kemi nderruar mbiemrin Mirdita.

    Jemi ne nje kohe te nje debati jo shume normal lidhur me vendin e vendosjes se bustit te nene Tertzes ne Shkoder. Cili eshte komenti juaj per kete rast?
    Une asnje here nuk e kam vene ne dyshim se nene Tereza ka per te marre nje vend te nderuem jo vetem ne Shkoder por kudo.

    Disa zera qe jane paraqit, kuptohet jane te vecuar. Une me vemendjen ma te madhe e kam percjelle reagimin e shtypit, te analisteve, te opinionisteve, e te politikaneve, duke filluar qe nga Presidenti e me poshte, pasi jane shprehur ne nje menyre shume te qarte. Jane shprehur e prononcuar ne favor te nane Terezes jo vetem thjeshte si nje humaniste, por edhe si nje person i jashtezakonshem dhe ne si te krishtere besojme ne shenjterine e saj. Deri tash ajo eshte kurorezuar me lumturim e qe ne shpresojme se do te kurorezohet edhe me kulme te tjera te shenjterimit te saj.

    Nane Trereza eshte bija ma e denje dhe me personalitet, sikurse e tha dhe Papa, qe ka cue nderin e Shqiperise ne te gjithe globin. Zera te vecuar kane per te qene dhe per te ekzistuar gjithmone dhe kete e ka treguar me se miri reagimi i pergjithshem i te gjitha shteresave shoqerore keto dite, kur eshte vene ne pyetje a duhet dhe ku duhet te vendoset busti i nane Terezes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  3. apollonia qytet i lashte ne territorin e Ilirise
    Nga baraliu sedat nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 09:38
  4. Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen.Qyteti Tiranes
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 18:47
  5. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •