Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124

    Përshtatja e emigrantëve shqiptarë në kurbet

    ... dhe ndjenjat e përziera!

    Ende vazhdojnë ecejaket drejt mërgimit!

    Pikërisht sot në ora 9:40 e përcjella Arbrin - për Washington DC!

    Kishte ndjenja të përziera, ëndrra fëmijërie për ta parë Amerikën, at vend të shumë mrekullive dhe mundësive të pakufi!

    ... unë mendoja;
    edhe sa kohë do na përcjellën ky fat?
    "Tërë" bota shëtisin anembanë boten e neve, kur marrim një rrugë për një vend... 1000 gjëra na sillen vërdallë në kokë!
    Popull i nëmur keq, thashë vetmevedi!
    Sikur më vinte keq për Arbrin, as nuk mund ta inkurajoja e as ta ngushëlloja, edhe pse herë pas herë i thosha:
    "se po të kisha kohë që nesër do vija me ty", më pëlqen shumë Amerika!
    Është fakt që më pëlqen, por jo për t' shkuar atje për t' punuar, për pushim dhe shëtitje ka mundësi fantastike, nuk len asnjë dëshirë të hapur... megjithatë... hëm, për kohë të gjatë?...

    Arbrit i pëlqeu shumë Zürich-u, mbrëmë shëtitëm deri vonë buzë liqenit, nën reflektimin shumëngjyrësh të dritave të neonit! Ishte për herë të parë këtu, vetëm shikonte dhe fare pak komentonte, mendjen e kishte përtej Atlantikut, në Washington!
    Gjatë natës së mëparshme fare pak kishte fjetur! Krejt spontanisht, fillonte të dëftonte ëndrrat e tij, ato fëmijërore që e kishin okupuar dhe nuk e lenin as tani të qetë.

    Në anën tjetër, rrëfimet e tij trishtues për përjetimet gjatë luftës ishin rrëqethëse!
    Kishte përjetuar shumë gjëra të tmerrshme, por nuk ishte dorëzuar kurrë, as kur ishte para tytës së pushkës dhe as para tankut, qëndrim të paluhatshëm, nuk do e lë vendin në zjarr dhe të ikë, kishte menduar atëherë...
    ... tani sikur ishte lodhur, molisur nga vuajtjet, e atëhershme...ato dëshironte që së paku për një çast ti harronte!
    ... apo nga situata që sillet si në rrethin vicioz...
    Mjaftonte një skenë në ndonjë program Televiziv, dhe ai gjente në kujtime një rrëfim trishtues.
    ... dhe dëftonte: Soldateska e Millosheviqit na rrethoi një ditë, një grup prej 20 vetave na detyruan të hipnim në kamionë ushtarak, na transportuan në drejtim të Çiqavicës, aty kishin pasur luftime katër ditësh dhe nuk kishin mund ti tërheqin as të plagosurit dhe as të vrarët.

    Na vunë para kordonit duke na përdorë si mur të gjallë, avionët ushtarak të NATO-s lëshonin zhurmën e tyre mijëra metra në qiellin e katërt, dikur sikur harruam se çka është frika. Kishim vetëm një dëshirë, që të reshin qindra bomba dhe të binin mbi kokën e armikut, edhe pse do e pësonim edhe ne. UÇK-ja nuk shtien mbi ne, armiku arriti gjer ke cofëtinat e veta, i morën ata dhe i ngarkuan në kamion, ... dhe vazhduan gjer ke vendi i caktuar. Aty na zbritën, një shkavell ushtarak kërkonte vëllanë e tij që kishte menduar se është i plagosur, i thanë se i ka rënë të fikët, por kur iu afrua e pa se ai ishte ngrirë bërë kaçan, klithi me të madhe:
    "Jovo vëlla... "joj Jovo, jovo... çka t' kanë bërë kështu"!
    Mori automatikun dhe deshi t' na vriste të gjithëve, nga pezmi për vëllain e tij që kishte lënë kokën në tokën tonë! Një person tjetër e urdhëroi që t' mos shtjer, ngase ne nuk e kishim vrarë atë pis.
    Shpëtuam edhe kësaj radhe...

    ... dhe ja tani do udhëton për Washington, atje ku e thirrshin ëndrrat e tij që nga fëmijëria...
    unë dëshiroja që kjo të ishte një ndarje fare e zakontë, sikur kur përcjellën shokun në pushim veror, kështu dëshiroja të ishte, por për ne shqiptarët nuk ka rrugëtime turistike por rrugëtime për t' mbijetuar...
    deri kur?...
    hiq si dihet!

    Mbase, deri në çlirim dhe bashkim kombëtar!

    Arbër lajmërohu kur të mbërrish matanë Oqeanit, ishte sugjerimi ynë!
    Gjithsesi!
    ... dhe Arbëri ende nuk është lajmëruar, mbase ende është në fluturim drejt ëndrrave të tij.
    Por do lajmërohet, ka premtuar!
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  2. #2
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Un nuk e shoh Hollanden me si Kurbet, por si nje vend ku un mund te rroj e te jetoj i lire dhe si nje vend ku jam i Zoti i vetes.

    Un nuk jam me ne krize identiteti. E dua shume Shqiperine, por mua nuk me mban as Shqiperia e as Hollanda dhe as nje vend tjeter ne bote, por me mban vete vetja e ime. Un njoh veten time dhe kjo ka rendesi.
    Te tjerat shkojne e vijne. Un mendoj dhe jam i bindur qe mund te rrezistoj dhe te jetoj ne cdo vend te botes dhe mund ta kthej cdo gje per te miren time.

    Un nuk e quaj kurbet, por dashuri, mirenjohje dhe rrespekt per vendin ku jetoj un tani. Kete dashuri, mirenjohje dhe rrespekt e kam edhe per te gjitha vendet qe kam jetuar dhe qe kam pare un deri tani, gjithashtu edhe per Shqiperine.

    Ky ishte mendimi im persa i perket Kurbetit.


    Kalofshi mire.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Un mendoj dhe jam i bindur qe mund te rrezistoj dhe te jetoj ne cdo vend te botes dhe mund ta kthej cdo gje per te miren time.
    arcimedes ne cdo vend te botes mund ta besh ate qe thua ti po jo ne Amerik! Eshte mire per shkolle dhe per pune po vetem kaq. Njerezit jan aq artificial sa te merzisin jeten...te vjen tju a fusesh me grusht! Ne greqi/europ tepakten kur dikush te ka inat nuk te flet me te qeshur. Ktu dhe kur ste shikojn dot me sy e qeshura ju vete nga nje vesh te tjetri.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Unë, tragjiku i Evropës

    Unë, i huaji, i huaj për të huajin
    Gjaku im analizë eksperimenti në laboratoret e Evropës
    Unë, refugjati i tretur në perëndimin e egër
    Me Ndërgjegjen e Vrarë jetoj mes dëshpërimit e shpresës

    Unë, dosja " Kosova Albaner"
    Që, sytë m'i vret cinizmi i bukurisë kapitale
    Unë, personazhi i njohur i tragjedisë
    Pyes ATA, që, mbi gjakun që nuk falet krijojnë Komedi
    Është Koha e Demokracisë apo Shpëtimit Kombëtar!

    Unë i huaji, i huaj për të huajin
    Unë, aneks i shkëputjeve në hartën e tokës
    Unë, i përjashtuari në kongreset e Berlinit, Londrës, Dejtonit...
    Më i talluri në Konferencat e Paqes
    Shqiptari i shpallur qytetari i Evropës
    Emri më i vjetër i Ballkanit!

    Unë dosja Shqiptari nga Kosova dhe viseve etnike
    Jap ultimatum për të drejtën time historike
    Rezoluta e Krismës në Kongresin e Armëve
    Vetëvendosë Lirinë time Kombëtare
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    e ndjej si vendin tim se ndjej te huajaj "
    Partizoni

  6. #6
    ThjeShtENjeMysAfiR Maska e fatijonuk
    Anëtarësuar
    16-03-2006
    Vendndodhja
    In the land of the unkown man
    Postime
    137
    E keqa e nje kurbetliu eshte se ata nuk kane rruge zgjidhje tjeter pa te pershtaten me jeten e vendit ku ata jane. Eshte mese e pamundur te jetosh ne nje vend te huaj e te mos mesosh gjuhen, zakonet dhe menyren se si ata jetojne.
    Po fillove te rebelosh kundra kultures, njerezve dhe jetes se atij vendi atehere ke probleme.
    Pastaj duke e ditur se cfare te pret ne vendin tend do te besh te pamunduren qe te rregullosh te ardhmen tende e ate te te afermve te tu. Pastaj kur shkon ne shtete te largeta (si anglia) e ikura dihet por e kthyera nuk dihet dhe e kam provuar vete ne kurriz. Gjate kesaj kohe dua sdua une i jam pershtatur jetes ketu. Keshtu qe kur te kthehem ne Shqiperi do ta kem te veshtire te jetoj atje per nje kohe te gjate dhe kjo eshte nje nga pasojat e kurbetit.
    Por ama nje gje e di qe sado i mire ky shtet eshte dhe sado fat kam patur ketu asnjehere nuk do te ndihem 100% i rehatuar sepse NUK ESHTE VENDI IM

  7. #7
    komjuter expert
    Anëtarësuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    skandinavi
    Postime
    94
    skandinavia është vends i mirë për gurbet liri të drejta të gjithve por është shum dobët me fëmijët tanë sepse spërdorin gj. amtare por gj. të huaja problem për rinin kur e pyet shqip dicka zdin cak përgjigjet sepse prindërve iu ka interesuar gurbeti e jo shkollimi e gjuha prandaj e pyes rinin e skandinavis se më vjen cudi se si meren vesht shqip se kur i takon në rrugë asnjë spo flets hqip por vetëm gj. e huaj e se si meren vesht në shtë pi e atdhe zdi. rinia është e asimiluar shumë

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    un se ndjef fare si mergim vendin ktu mbasi per shqperi sme vete mendja
    vitet me te bukura te jetes i kalova jasht ne shqiperi cte them te jen mir atije ku jan se eshte vendi jon :0
    Partizoni

  9. #9
    Like The Dead Maska e Erindi
    Anëtarësuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    Ka Fry Era
    Postime
    203
    Ne Jemi E Keqja e Vetes Tone! Po Mos te Ishte KorrupSioni Ne Shqiperi Edhe Ne Kete Dite QE Jemi Sot Do Ti Kishim Dyert E Botes Te Hapura Por Nuk Te Lejn Ujqit Qe Jane Ne Shqiperi.
    Dio C'è

  10. #10
    ThjeShtENjeMysAfiR Maska e fatijonuk
    Anëtarësuar
    16-03-2006
    Vendndodhja
    In the land of the unkown man
    Postime
    137
    Citim Postuar më parë nga Fejzi
    skandinavia është vends i mirë për gurbet liri të drejta të gjithve por është shum dobët me fëmijët tanë sepse spërdorin gj. amtare por gj. të huaja problem për rinin kur e pyet shqip dicka zdin cak përgjigjet sepse prindërve iu ka interesuar gurbeti e jo shkollimi e gjuha prandaj e pyes rinin e skandinavis se më vjen cudi se si meren vesht shqip se kur i takon në rrugë asnjë spo flets hqip por vetëm gj. e huaj e se si meren vesht në shtë pi e atdhe zdi. rinia është e asimiluar shumë

    Fejzi ke shume te drejte per cfare po thua.
    Ketu ne Angli kur i flas femijeve te disa Shqipetareve ata me flasin ne Anglisht dhe kur i pyet prinderit e vet me thone qe "jane akoma te vegjel, le te mesojne Anglisht se Shqipen e mesojne me pas"
    Ndonjehere me vjen keq per ata femije se i mendoj qe nje dike kur ata shkojne ne Shqiperi gjysherit/gjyshet e tyre dhe te afermit e tjere nuk mund te flasin me ta.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •