Adolfi Hitler lindi ne Austri ne 20 prill 1889 ne qytetin Branau am In. Babai i tij , Alois,ishte femije i paligjshem dhe per nje kohe te gjate mbante mbiemrin e nenes se vete Shikelgruber, ndersa pas 1876 ai e nderroi mbiemrin ne Hitler. Adolfi kurre nuk e perdori mbiemrin Shikelgruber, por ky fakt ( i ilegjimitetit te te atit) u perdor nga kundershtaret e tij politike ne Vjene ne vitet '30.
Vitet e para. 1889- 1918.
Pas daljes se te atit ne pension nga sherbimet doganore te Habsburgeve, Adolf Hitler e kaloi femijerine e tij ne lagjet e Linzit, kryeqendres se Austrise se Siperme. Alois Hitler vdiq ne 1903 duke lene nje pension dhe disa para menjane per te mbeshtetur te shoqen dhe femijet. Adolfi vazhdoi studimet ne shkolles pas fillores, pro ne saje te rezultateve te dobeta nuk mund te siguronte deftesen deri ne 1905 kur ishte 16 vjec.
Me pas ai shpenzoi 2 vjet duke ardhur verdalle ne Linc, duke e ushqyer veten me endrrat grandioze per tu bere nje piktor i famshem, pa bere asnje perpjekje tjeter per te siguruar jetesen. E ema ishte e pafuqishme ndaj vullnetit te fuqishem te te birit. Pas vdekjes se saj ne 1908,Hitleri mund te siguronte nje sasi te vogel parash nga pasuria e saj, gje qe e lejoi te shtynte dhe disa kohe i papune.
Ambicia e tij ishte per te studiuar per artet , por deshtoi dy here te pranohej ne Institutin e Arteve te Bukura. Fitonte shuma te vogla duke pikturuar kartolina dhe reklama duke u endur nga nje bashki ne tjetren. Gjate kesaj periudhe ai beri nje jete te izoluar dhe te vetmuar.
Ne keto vite, Hitleri mori pasojat e asaj qe do te karakterizonte jeten e tij te mevonshme: Pamundesi per te krijuar lidhje shoqerore, mostolerance dhe urrejtje ndaj borgjezise dhe jo-gjermaneve, ne vecanti cifuteve, tendenca per pasion dhe gadishmeri per te jetuar ne nje bote fantastike per ti shpetuar varferise dhe deshtimit te tij.
Ne 1913 , Hitleri shkoi te jetonte ne Mynih. Perkohesisht u thirr ne Austri per tu regjistruar per sherbimin ushtarak, por u pranua meqe kishte fizik te dobet dhe ishte shume i pafuqishem per te mbajtur arme. Kur shpertheu Lufta e Pare Boterore, ai u ofrua si vullnetar ne ushtrine gjermane duke u rekrutuar ne Regjimentin e 16-te bavarian te kembesorise. Sherbeu ne lufte dhe u plagos ne tetor te vitit 1916, u demtua me gazra kimike ne 1918. Ai ishte ne spital kur lufta mbaroi. Pervec kohes qe kaloi ne spital, gjate luftes, pjesen tjeter te kohes Hitleri e kaloi ne vijen e frontit si korrier. U dekorua dy here gjate luftes per trimeri ne luftim, ne dhjetor te vitit 1914 me Kryqin e Hekurt te klasit te dyte dhe ne gusht 1918 me Kryqin e Hekurt te klasit te pare ( nje dekorate e rralle per rreshteret).
Hitleri e priti luften me entusiazem. Ishte si nje lehtesim barre per te nga jeta mizerabel civile. Ne te ai gjeti shoqeri armesh, disipline dhe pjesmarrje ne nje konflikt qe e kenaqte pa mase. Gjithashtu ai konfirmoi dhe bindjet e tij per veteimponimin, pabarazine dhe virtytet heroike e luftes.
Vitet e perpjekjeve 1919-1924
Pasi doli nga spitali ne nje atmosfere konfuze qe pasoi humbjen e Gjermanise, Hitleri vendosi te bente pune politike per te shkaterruar marreveshjen e paqes qe ai e denoncoi si te patolerueshme. Deri ne prill te vitit 1920 ai figuronte ne borderote e regjimentit te tij , ndersa ne nentor 1919 ai u fut ne nje parti te vogel te atehershme, Partine Punetore Gjermane si agjent politik i ushtrise . Ne 1920 ai u be pergjegjes per propaganden e partise dhe la ushtrine per ti dedikuar kohen dhe jeten riorganizimit te partise, te riemeruar si Partia Nacional Socialiste e Punetoreve Gjermane ( NSDAP) e njohur shkurt si naziste.
Kushtet ishin mese te pershtatshme per krijimin e nje partie te tille. Urrejtja per fuqite fituese te luftes, kaosi ekonomik, kishin krijuar mjaft te pakenaqur ndaj qeverise demokratike gjermane.Kjo gje ishte akoma me e mprehte ne Bavari , ku pakenaqesia ndaj qeverise ne Berlin shprehej akoma ne teper,ku Hitleri kaloi vitet '20 te jetes se tij. Ne vitin 1920 nje grusht shteti ushtarak vendosi nje qeveri te djathte.
Mynihu u be vend perqendrimi i ish ushtarakeve, te pakenaqurve me demokracine, antareve te Freikorps ( Freikorps u krijuan ne vitet 1918-19 nga ushtarake qe refuzuan te kthehen ne jeten civile). Shume nga keta individe u rradhiten ne rradhet e Partise Naziste.Njeri prej tyre ishte dhe Ernest Rem, i cili ishte ne Partine Naziste para Hitlerit. Duke qene antari shtabit te ushtrise per distriktet e Bavarise ai arriti te rekrutoje ushtarake per te krijuar SA ( SturmAbteilung), forca te armatosura qe mbronin mitingjet e nazisteve dhe qe sulmonin dhe ushtronin dhunen ndaj socialisteve dhe komunisteve. Keto trupa u perdoren nga Hitleri per mbeshtetjen e skemave te tij qe synonin sigurimin e pushtetit.
Ne vitin 1921 Roem, mundi te siguroje dhe mbrojtjen e qeverise bavariane e cila bazohej ne ushtrine lokale dhe ne trupat politike te Roemit per te vendosur rregullin dhe qetesine, duke pranuar keshtu politiken e imponimit te nazisteve.
Megjithese kushtet ishin teper te favorshme per rritjen e partise, Hitleri i nuk i shfrytezoi ato plotesisht. Ai e gjeti partine te vogel, te pamjaftueshme, me nje program me principe nacionaliste dhe socialiste, por me nje udheheqje te percare dhe me mjete te pamjaftueshme. Por programi partiak ishte i pamjaftueshem per Hitlerin per te fituar pushtetin. I gjendur ne mes te liderve kundershtare qe luftonin gjithashtu per pushtet, Hitleri kerkonte me teper liri veprimi. Keshtu ai ofroi doreheqjen e tij.
Te ndergjegjesuar se Hitleri ishte nje person i cili u ofronte publicitet dhe dinte te terhiqte fonde nga simpatizante, udheheqesit e partise naziste e zgjodhen ate president te partise me fuqi te pakufizueshme ne korrik te vitit 1921. Ne keto kushte , Hitleri arriti te krijonte nje levizje te tille, mistika dhe forca e se ciles do ti bente antaret e saj besnike te tij. Per te realizuar fjalimet e tij te zjarrta propagantistike, Hitleri perdori organin e shtypit te partise, gazeten "Felkisher Beobahter" ( Vezhguesi Popullor).
(vijon)
( Kaq per sot, per arsye kohe)
Krijoni Kontakt