Close

Rezultati i Sondazhit: Kush kalon ne finale?

Votues
99. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Milan

    40 40.40%
  • Barca

    59 59.60%
Faqja 7 prej 42 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 417
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    Po eshte e sakte se Gtusso e shoket qe sdo ti lene te marin fryme, por ju pyes SSSSIIIIIII?????
    Ishalla nuk mushen me fryme para kohe

  2. #62
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kundershtari me i rende qe mund nje ekip ta kete eshte Barcelona.
    Nqs fitojme Barcen ne gjysem finale, kemi dhene proven, nqs jo, ende duhet te punojme dmth. Sidoqofte, shpresoj te shof futboll te bukur.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #63
    Analog Brain Maska e josif
    Anėtarėsuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    madagaskar
    Postime
    245
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Kundershtari me i rende qe mund nje ekip ta kete eshte Barcelona.
    Nqs fitojme Barcen ne gjysem finale, kemi dhene proven, nqs jo, ende duhet te punojme dmth. Sidoqofte, shpresoj te shof futboll te bukur.

    Barcelona eshte kundershtar sa i veshtire aq edhe i lehte.

    Pse?


    1 . Pasi kur luan me nje ekip favorit motivimi i lojtareve eshte me i madh. Lojtaret e dine se cfare krenarie eshte te mundesh barcelonen, prandaj do te luftojne me mish e me shpirt.

    2. Taktika e barcelones dihet, besoj se ancelotti e di permendesh lojen e barcelones aq sa i di me detaje kapacitetet e cdo lojtari. E gjithe sfida do te jete nje lufte taktike per mendimin tim.

    3. Sulmi i barcelones eshte i dobet! Eto vertet eshte i shpejte dhe shume i shkathet, por ama nuk ka aftesi te fuse golin nga cdo lloj pozicioni. kurse dy sulmuesit e tjere larson & maxi lopez nuk jane lojtare te ketij niveli, i pari per shkak te moshes (pergatitjes fizike) dhe i dyti per shkak te eksperiences.

    4. Ne ndeshjen e pare nuk luan Deko, lojtar qe per mendimin tim eshte me i rendesishmi ne mekanizmat e lojes se barcelones. te kujtojme se ishte dueli deko-makalele qe percaktoi supermacine e barcelones ne ndeshjen e pare me chelsea-n.

    5. Barcelona vuan ne dyluftimet ne ajer. Ronaldinho, Deko, Iniesta, Van Bronkhorst nuk kane fuqi te kercejne.

    6. Mbrojtesit e krahut te djathte te barces lene shume hapesira, sidomos belleti i cili del shpesh ne sulm pasi mbeshtet krahun e messit, ndersa kur nuk eshte messi luan komplet si mesfushor. po ta shohim me kujdes nga ky krah vijne shumica e aksioneve dhe kundersulmeve te milanit (serginho, seedorf, kaka). besoj se barcelona do te vuaje shume nga ky krah.

    -1) . Por difekti me i madh i milan-it eshte krahu i djathte i mbrojtjes. Nuk ka as edhe nje mbrojtes te sakte. Kush do ta mbuloje ronaldinhon ? costacurta apo stam, apo simic .... te gjithe jane te ngathet dhe luajne ne mbrojtje zonale, nuk kane shkathtesine te mbajne trup me trup. Ndoshta nese do te luaje gattuzo shume i terhequr ....


    Gjithsesi besoj dhe deshiroj te kualifikohen djajte e Milanit jo majmunet e Barcelones ...
    He walks among us, but He is not one of us ...

  4. #64
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    josif, me kujtohet mua Barcelona, edhe per te mire edhe per te keq.
    Mirepo ne futboll, per jo me pak se gjysem sezoni nderrojne sendet.
    Kete dua ta them. Une shpresoj se Milan do jete kampion, mirepo duhet te kemi shume kujdes se Barca eshte ekipi me i mire taktik ne bote per momentin.
    Ekipi yne i ka qejf faullet, gje qe nuk duhet te na ndodhe me Milanin se Ronaldinho ate pret, dhe me formen qe ka Dida vetem nga gjuajtjet e lira mund t'i hajme dy tre gola. Kshu jane muhabetet. Barca normalisht qe ka dobesi, mirepo, edhe ne kemi. Varet nga Ancelotti puna e kesaj, po duke nxjerre Gatusson qe te fus Ambrosinin, nuk do ia del mbare.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #65
    Analog Brain Maska e josif
    Anėtarėsuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    madagaskar
    Postime
    245
    StormAngel, asnjeri nuk i diskuton aftesite e Barcelones.

    Thjesht duhet analizuar relativisht me Milanin ...

    Ne duhet vetem te luajme ndryshe nga ckemi luajtur deri tani. Pikerisht si ne ndeshjen e fazes se pare me Juventusin : presing, dyluftim per topin e pare dhe sa me shume diagonalizime nga krahet.

    Pasi te kemi lojen ne kontrroll do ti duhet barcelones te shpetoje koken. pra le te mendojne ata per shpetim, milani duhet ta detyroje barcelonen qe te luaje ashtu sic duam ne. se perndryshe eshte shume veshtire po qe se ne detyrohemi te luajme si ata, gje qe nuk e bejme dot .
    He walks among us, but He is not one of us ...

  6. #66
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    AIRON^BOY O Specialisti i midhjes dhe i peshkadilave, lexo ketu e mos fillo bej si ekspert.


    Milani, specialisti i Championsit

    Mė parė ka ndodhur edhe 6 herė. Gjashtė fitore tė tjera tė arritura nė "fotofinish", me dorė nė zemėr, me njė kėmbė nė "greminė". Gjysmėfinalja e arritur falė Inzagit nė minutėn e 88-tė dhe pastaj e ligjėruar nga Shevēenkoja disa minuta mė pas, pas njė ore ku Lioni kishte bėrė "luanin", nuk ėshtė njė lajm i ri pėr Milanin e Karlo Anēelotit. Vendimtarė kanė qenė Tomasoni nė fitoren 3-2 ndaj Ajaksit mė 23 prill 2003, Kaka nė suksesin ndaj Bryzhit mė 4 nėntor tė vitit tė shkuar, Inzagi e Pirlo nė fitoren 3-1 ndaj Sėlltikut mė 29 shtator 2004, Tomasoni nė fitoren 2-0 ndaj Psv Eindhovenit dhe Ambrozini me golin vendimtar nė ndeshjen e kthimit, ai qė i lejoi kuqezinjtė tė luajnė nė finalen e Stambollit. Dhe pastaj, gjatė kėtij sezoni, golat e Kakasė e Shevēenkos (42' e 44') shėrbyen pėr tė thyer Fenerbahēenė, kur tashmė asnjė nuk shpresonte mė. Sigurisht, tė martėn Milani pati edhe fat. Tepėr rrallė janė parė kuqezinjtė nė vėshtirėsi, siē ndodhi kundėr pesė herė radhazi kampionėve tė Francės. Nėse Juventusi ėshtė i specializuar pėr tituj, Interi t'i ngatėrrojė vetė gjėrat, Milani ėshtė mė shumė se asnjė njė formacion "i prerė" europian. Ėshtė ky dimensioni i tij, e ēertifikon historia. Marrėdhėnia e "Djallit" me Ligėn e Kampioneve ėshtė e ditur prej kohėsh, sepse Milani nė Europė ėshtė gjithnjė: me vėshtirėsi ose jo, siē ndodhi tė martėn. Nuk ėshtė njė rastėsi qė "epopeja" e jashtėzakonshme "berluskioniane", ka lindur nė mjegullėn e Beogradit, ngjarje e veēantė, asnjėherė e njohur mė parė dhe asnjėherė e riprodhuar mė pas, nė rreth 100 vite futboll.
    Milani i Berluskonit ka "pushuar" botėm me Arrigo Sakin dhe e ka bėrė edhe kur nė stol u ul "zotėria" i titujve. Fabio Kapelo dhe kuqezinjtė kanė fituar 4 kampionate nė njė 5-vjeēar, por ka arritur atė qė asnjė s'e ka prekur: "dopjetėn" titull-Champions nė '94-ėn. Pa harruar ecurinė e tri finaleve europiane radhazi (Bajerni, Athinė dhe Vienė). Milani ėshtė i pari nė renditjen e UEFA-s, duke lėnė pas shpine skuadra si Reali, Barēa, Juvja e Interi. Asnjė nė katėr vite s'ka arritur 3 herė nė gjysmėfinale tė Championsit dhe pėr dy herė nė finale: kuqezinjtė e kanė bėrė. Asnjė nė 17 vite nuk ka pasur mundėsinė tė luajė 7 finale tė Ligės sė Kampioneve: Milani i Berluskonit ia ka rritur dhe ka fituar 4.Kėshtu nuk ėshtė rastėsi qė Andrei Shevēenko dhe Inzagi figurojnė vazhdimisht nė listėn e lojtarėve mė tė mirė golashėnues tė Kupave tė Europės.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #67
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Citim Postuar mė parė nga niku-nyc
    Sa tifoza te marum ka ketu ne forum e them jo per inat por qe eshte problem i madh se te gjith fusin hundet me u tregu si Nostradamus dhe me qesharak se tjetri.

    Ne qofse se ekipi juaj nuk fiton dot me Barcelonen apo me Villareal sdo te thot qe te tjeret do bejn te njejtin gje!

    Nejse nuk keni faje se keshtu eshte futbolli, kur ekipi juaj shkon per leshe dhe jan viktima pastaj per ekipet e tjera beni sikur i dini te gjitha!


    Ne Champions League nuk ka as 5-0 dhe as 6-0 cdo gje eshte 50/50 dhe nuk behen parashikme kaq shpejt o Nostradamusa se deri dje na cat veshin si atopolanta "Inter do shkaterroj Villareal" "Inter-Juventus ne finale" "Inter-Barcelona"..............

    Do ishte mir te beheni pak realist se ja oqet qefin forumit keshtu cdo postim tregon qe jeni interesaxhinj dhe plot inat qe ekipi juaj nuk eshte aty dhe i tjetrit eshte!

    Mos e merni per te keqe me replikime...

    Ti o profesor , qe te eshte merzit forumi , ngele duke dhene mend....

    Kam pare edhe ca te tjere , qe kapen pas PARASHIKIMEVE te bera kohe me pare....

    Pershembull ...Eshte shume e LEHTE te shkruash :
    <<<< Barcellona - Milan ndeshje e ekuilibruar ...te 2 te forte .... vendosin Kaka e Ronaldinho ...fiton me i miri ....>>>>

    Kete PARASHIKIM (nese quhet i tille ) e bejne edhe kalamajte e kopshit ....Respekt per te gjithe ata qe PARASHIKOJNE (e gabojne ) ... Kush NUK parashikon , NUK gabon .... Nese do kishin aftesine te dinim rezultatin e ndeshjes , do fitonim miliarda neper llotari ...
    Atehere nuk kemi pse hapim fare temat ''Kush kualifikohet ?'' ....


    U kualifikuat me gol ne minuten e fundit me corapet e Inzaghit ...hallall...Do preferoja nje kualifikim me gol qyl , sesa nje eleminim duke lozur mire (si Lion ) ...

    Por avash me kete euforine ... Mos shifni shtypin , qe para 2-3 muajsh i bente gropen Ancelotit e gjithe mbrojtjes se milanit .... Shifni zevendesimet qe beri Aceloti ne dneshjen me Lion ...nese nuk fuste golin corapja , atehere te gjithe do thoshin pse nuk futi Gilardinon ...u fut goli , te gjithe bravo....Gjithcka varet nga goli ...harrohen skemat , rastet , loja ....
    Keni shembullin e istambulit ...kush e mban mend qe Milan dominoi ndeshjen dhe vetem per ''6 minuta'' u turbullua ... mbahet mend Gerard qe ngriti kupen ....


    Se deri ne keto momente NUK keni fituar ASGJE kete vit ... VETEM champions ka ngel ...Natyrisht eshte kupa me prestigjoze dhe me e lakmuara , por nese deshtoni me Barcen jeni deshtim total edhe kete vit .....Juve te pakten kampionatin e mori ...edhe ne kupen e cadrave ju eleminoi Palermo ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #68
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ah nje gje kisha per keto tifozet e Barcelones mos e merrni me te qeshur si e morem ne vjet pasi do ju vije shume hidhur. Thone se duhet ta provosh qe ta besosh ja pra provojeni edhe ju njehere.


    Forca MILAN
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #69
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Rajkard: Me Milanin, sfidė interesante

    Trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, ka deklaruar se pėrballja nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve do tė jetė tepėr e vėshtirė pėr tė dyja ekipet, duke qenė se skuadrat janė tė dyja shumė tė forta. Milani eliminoi Lionin nė ēerekfinale, pasi fitoi 3 1 ndeshjen e kthimit nė fushėn e vet, ndėrsa Barcelona eliminoi Benfikėn, me fitoren 2 0 nė ndeshjen e dytė. Tė dyja ekipet kishin dalė barazim nė ndeshjet e para tė ēerekfinaleve. "Mendoj se do tė jetė njė ndeshje tepėr interesante, pasi kemi pėrballė kundėrshtar shumė tė fortė. Ai ėshtė njė ekip qė po paraqitet shumė mirė vitet e fundit dhe ka futbollistė tepėr cilėsorė," tha Rajkardi. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket faktit qė ka qenė futbollist i Milanit dhe shok skuadre me Karlo Anēelotin, ai tha: "Kjo gjė nuk ka tė bėjė fare, pasi ne jemi nė role tė tjera tani dhe ka kaluar shumė kohė qė atėherė. Ne vazhdojmė tė jemi shokė, por kjo nuk ėshtė aspak e rėndėsishme nė pėrballje." Ndėrkohė, trajneri holandez ka folur edhe pėr pėrballjen me Benfikėn. "Eshtė njė ekip qė ka statistika tė mira nė ndeshjet jashtė fushe dhe ne e kishim vlerėsuar shumė si pėrballje. Rezultati 1 0 nuk ishte aspak i sigurt dhe kemi vuajtur shumė derisa shėnuam golin e dytė, disa minuta para pėrfundimit. Mendoj se ishte njė ekip tepėr i fortė, gjithsesi ne e merituam kualifikimin.


    Eto: Vuajtėm shumė ndaj Benfikės

    Sulmuesi kamrunas i Barcelonės, Samuel Eto, ka deklaruar se kualifikimi me Benfikėn nuk ka qenė aspak i lehtė pėr skuadrėn e tij. "Kemi vuajtur shumė, gjithsesi jemi tepėr tė lumtur qė jemi kualifikuar. Nė raundin tjetėr do tė kemi njė sfidė gjithashtu shumė tė vėshtirė, pasi pėrballė do tė jetė njė ekip tepėr i fortė si Milani," tha Eto. Edhe portieri i katalanasve, Viktor Valdes, e ka cilėsuar tepėr tė vėshtirė sfidėn e ardhshme, duke ditur edhe cilėsitė qė kanė futbollistėt e skuadrės italiane. "Do ta kemi tė vėshtirė, por jo tė pamundur. Kam besim tek ekipi ynė dhe synimi qė kemi, ėshtė tepėr i lartė," tha Valdesi.

    _________

    Gjashtė herė kampionėt, Milani, do tė ketė pėrballė spanjollėt e Barcelonės, nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. Nė ēerekfinale, katalanasit eliminuan portugezėt e Benfikės, pasi fituan me rezultatin 2 1 nė fushėn e tyre, gjatė ndeshjes sė dytė. Tė dyja skuadrat e dinė qė do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė, gjithsesi kanė synime tepėr tė larta nė kompeticion. "Do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė. Vitin e kaluar kemi luajtur kundėr tyre nė fazėn me grupe dhe e dimė qė janė shumė tė organizuar. Ata kanė disa futbollistė shumė tė fuqishėm dhe me eksperiencė, ndėrkohė qė kanė edhe njė sulm tepėr tė rrezikshėm," tha portieri i Barēės, Viktor Valdes. Milani fitoi 1 0 ndeshjen e parė me spanjollėt vitin e kaluar nė fushėn e vet, ndėrkohė qė u mundėn 2 1 nė "Kamp Nou", pas njė parqitjeje tė shkėlqyer tė brazilianit Ronaldinjo. Futbollisti mė i mirė i vitit 2005 konfirmohet edhe njė herė shembulli i futbollit spektakėl dhe tė pėlqyer kudo.
    "Ne i njohim ata shumė mirė. Eshtė njė skuadėr e shkėlqyer dhe e dimė qė do ta kemi shumė tė vėshtirė rrugėn pėr nė Paris," tha mbrojtėsi Juliano Beleti. Sfida do tė jetė interesante edhe nga stoli, pasi dy trajnerėt, Frenk Rajkard dhe Karlo Anēeloti, kanė qenė sė bashku shokė skuadre dhe dy futbollistė tė rėndėsishėm te sukseset e Milanit nė vitet 1989 dhe 1990. Barcelona e ka fituar titullin e vetėm europian nė vitin 1992, pasi tashmė trajneri i Benfikės, Ronald Kuman, shėnoi golin e vetėm nė atė fitore, 1 0 nė stadiumin "Uembli", kur kishte pėrballė Sampdorian nė finale. Gjithsesi, skuadra e Johan Krujfit, e quajtur ndryshe edhe "skuadra e ėndrrave", u mund 4 0 nė finalen e Ligės sė Kampioneve tė vitit 1994, pikėrisht nga italianėt e Milanit. "Ata kanė luajtur jashtėzakonisht mirė nė vitet e fundit. Gjithsesi, pėr mua kjo pėrballje nuk ka asgjė tė veēantė, si nė rolin e trajnerit, edhe nė atė tė ish lojtarit. Do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė pėr tė dyja skuadrat," tha trajneri Frenk Rajkard. Dy shėnuesit mė tė mirė luajnė me kėto dy skuadra, pikėrisht ukrainasi Andri Shevēenko me nėntė gola dhe Ronaldinjo me shtatė. Pėrqendrimet e trajnerit Rajkard para ndeshjes sė parė, e cila do tė zhvillohet mė 18 prill, do tė jenė rikuperimi nė kohė nga dėmtimi i argjentinasit Lionel Mesi dhe mbrojtėsit meksikan, Rafael Markez. Dy futbollistėt kanė munguar nė dy ndeshjet e fundit tė Ligės sė Kampioneve, pėr shkak tė dėmtimit. Ndėrkohė, edhe mesfushori Ksavi nuk ka qenė i disponueshėm pėr shkak tė dėmtimit, gjithsesi ky i fundit ėshtė shumė nė dyshim, pasi ka njė kohė relativisht tė gjatė qė qėndron jashtė fushave tė lojės. Njė nga mungesat mė tė rėndėsishme, e cila ėshtė e sigurt nė pėrballjen e parė, do tė jetė ajo e mesfushorit portugez Deko, qė do tė jetė i pezulluar pėr shkak tė kartonėve. Barcelona i ka arritur tetė herė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve mė parė dhe ka arritur tė jetė katėr herė finaliste, pėrkatėsisht nė vitet 1960, 1986, 1992 dhe 1994.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #70
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    U kualifikuat me gol ne minuten e fundit me corapet e Inzaghit ...hallall...Do preferoja nje kualifikim me gol qyl , sesa nje eleminim duke lozur mire (si Lion ) ...

    Akoma me kete ti ? po me mire nje gol ashtu sesa te rrish ne shtepi e te shohesh ndeshjen. Ajde pra merr kurajo e mos te te vije keq oer Interin se do ja marrim ne hakun Villarealit


    Forca MILAN
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 7 prej 42 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 317
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 05:59
  2. Copa del Rey: Barcelona rremben trofeun e 25-te
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 14:54
  3. El Clįsico: Real Madrid 2 - 6 Barcelona
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 11:30
  4. FC Barcelona
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 555
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 18:24
  5. El Clįsico: FC Barcelona vs Real Madrid CF
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 05:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •