Krist Maloki (1900 – 1972)


Albert Ramaj


Krist Maloki u lind nė Prizren mė 08. 04. 1900. Shkollėn fillore e pėrfundoi nė vendlindje, kurse si nxėnės i dalluar qė ishte, pėrfaqėsuesit e Austro-Hungarisė nė Prizren e dėrguan nė Austri pėr t’i vijuar mėsimet nė shkollėn e mesme. Pra, Maloki nė Austri erdhi si djalosh qysh nė vitin 1912. Studimet i ndoqi nė Salzburg, nė Vjenė dhe nė Graz.

Nė Graz i pėrfundoi studimet pėr filozofi, histori tė arteve dhe pedagogji. Mė 1929 doktoroi pėr filozofi-pedakgogjike me temen „Die Grundprobleme der Kunsterziehungsbewegung“. Kurse menjėherė pastaj filloi studimet nė jurisprudencė dhe mė 1934 doktoroi edhe nė kėtė fakultet.

Ėshtė i njohur si kritik letrarė. Kritikat e tia mė tė njohura do tė ishin ato mbi Naim Frashėrin, Lasgush Poradecin, Gjergj Fishtėn etj. Qysh para Luftės sė Dytė Botėrore Krist Maloki nė Universitetitn e Graz-it tė Austrisė hapi edhe lektoratin pėr gjuhė shqipe, ku ai ishte lektori parė dhe i fundit i kėtij lektorati. Po nė kėtė Universitet ishte edhe bashkėpuntorė shkencor dhe shumė kohė punoi nė Institutin e Historisė pėr Europėn Juglindore. Kėtu Maloki i mbante kompetencat pėr historinė e popullit shqiptar, ku edhe ligjėronte, sidomos pėr ēėshtjen e ekonomisė dhe tė politikės. Njė kohė tė gjatė veproi nė Akademinė tregtare nė Graz, ku po ashtu, ligjėroi ekonominė politike.

Ishte i nderuar edhe me urdhėrin mė tė madh, lartė, tė Qeverisė sė Styrisė (Steiermark) nė Graz nga departamenti i arsimit, pėr kontributin e tij pėr kėtė akademi. Qė bashkpunėtor i shumė revistave shqiptare si „Minerva“ nė Graz „Djaleria“ nė Vjenė, „Hylli i Dritės“, „Pėrpjekja Shqiptare“, e mė vonė edhe i revistės „Shqiptari i Lirė“, „Dielli“ etj. Ka bashkėpunuar edhe me revista tė gjuhės gjermane, me artikuj tė ndryshėm. Ishte edhe bashkėpunėtor i enciklopedisė sė gruas (Zvicėrr) nė gjuhėn gjermane, ku ai shjellon problemin e gruas shqiptare. Ka bėrė edhe disa komponime dhe njė prej tyre, qė vlen tė pėrmendet, ėshtė „Mbi vorr t’Avni Rrustemit“. Ka botuar edhe disa shkrime me pseudonim si: K. Lepeteni, Male Krishna, Krraba Malsore etj...

Ka njohur shumė personalitete shqiptare, pernsoalisht dhe ishte mik i mirė me Avni Rrustemin, Bajram Currin, Lasgush Poradecin, Eqrem Ēabejn, Hamdi Oruqin, Ramada Sokolin, e shumė tė tjerė. Ka lėnė njė pasuri tė madhe dorshkrimesh dhe letėrkėmbimsh me shumė personalitete shqiptare dhe gjarmanofone. Ka lėnė edhe njė bibliotekė tė pasur.
Krist Maloki vdiq mė 24 nėntor 1972 nė spitalin e Graz-it, pas lėngimit nga njė sėmundje shumė e rėndė, madje njė pjesė tė jetės e kaloi si i verbėr.
Njė pjesė e dorėshrimeve ėshtė prėgatitur pėr botim nga Albert Ramaj, tė cilat shumė shpejt do tė botohen nė Prishtinė .