- Lil! Hajde, nanė, hajde, me ra me fjete, se te ka shtrue nana.
- Jo pra, jo! Aspak! S'due me fjete! Due me prite babėn.
- Po baba vjen vone, moj nanė. Hajde, te paste nana.
- Jo, praaa...
- Po te dėftoj nje prralle te re te bukur.
- Cilen? - ngau djali nga dhoma e zjarrmit, iu avit s'ames dhe e shikonte me shkelqim ne sy.
- Nje te re... U, po te mesoj uratė...
- Jo, jo, s'due uratė, due prralle...
- Mire pra, prralle. Por edhe ti me e mesue permendsh?!
- Pooo - dhe u fut femija nder shtresa dhe e ama u shtri prane tij.
- Hajt, nanė, prrallen...
- Ndegjo, pra. Venia veshin mire dhe thueje ti mbas meje. Ati yne qe rri ne qiejt...
- Aty yne... uf... jo, jo, thueje ti vete ma pare.
- Mire pra: Ati yne qe rri ne qiell, shejtnue qofte emni i yt, te mbrije mbrentimi yt, te bahet vullneti i yt sikur ne qiell edhe ne toke...
- U nane, po kjo nuk asht prralle! Kjo eshte uratė! E din edhe Zefi, ia ka mesue gjyshja...
- E, a shef sa mire e din Zefi?... Duhet edhe ti me xanė.
- Mire, pra... Si fillon? - dhe strukej Lili ne prehen te s'ames. Kryet i mbshteti nder gji te saj, NDIENTE ERE NANE.
- Ati yne qe rri..., - shqyptonte nga nje rrokje e ama e Lili persrite. I ndalohej vemendja nder fjale qe s'kuptonte, por makinalisht vazhdonte te persrisi fjalet nga buza e s'ames.
- Buken tone te perditshme epna sotn, - vazhdonte e ama uratėn.
Mbas ketyne fjalve te persrituna, Lili mbet:
- Buke te bardhe, nane, iha qysh kur s'kena hanger! - dhe ēok kryet me ia pa ftyren s'ames.
- Hajt, tash me e thane ti vete deri ketu...
- Po... e dij. Si fillon?
- Ati yne...
- Ati yne, buken e bardha na fal...
T'amen e zu gazi, dhe nisi te qesh heshtaz, por e zu kolli:
- Jo, more... ti i re shum per shkurt...
- Uuu, kjo prralle asht shum e gjate, s'e due - jo, aspak, - u zemrue Lili.
- Sa mire Zefi e din uratėn? E ti s'e din. Marre!
- Pooo, posi... ai nuk din asnje prralle qe dij une. Ai asht qyqe. Ta kam rrahe, t'i kam ra grusht, pse me ka thane se s'kena ēka me hanger dhe pse s'ia kena pague paret per qira.
- Si, more, me i ra djalit te zotnis?! Te rafte pika duerve!
- Po fort, pra! Tash e mbys.
- Besa, s'guxon ma me e preke me dore... Jo, moj nane nuk duhesh me e rrahe Zefin..., - ndrroi e ama me te bute.
- Po, po pse me mė thane ai mue se s'kena buke me hanger, - shfajesohej Lili e zani i dridhej gjithnje ma teper. Ishte gati te zhgrehet ne vaj.
E ama e muer me te mire. Ia kruente kryet. Dhe shpejt e zu gjumi.
Lili merrte fryme te rregullt. E ama u suell ne shpine dhe ashtu e shtrime ne shtrese kundronte neper gjysemerrsinen e dhomes. Llamba, e ulun gati krejt, leshonte ere vojguri nen tavanin e ulte te dhomes. Ia digjte cipen e holle te hundes se ftofun, nga e cila kullonte uje. Ajo e fshinte me gisht. Ndiente, ashtu e shtrime, si e terheq shtresa, e thith, e perpin ne nje gjum te rande si plumbi e te pakuptueshem si errsina. Por, mendimi, si nje korb i zi, ka ba ēerdhen ne nje skaj te trunit ne rrashte, pjell te keqen mbas te keqes dhe s'len me fjete. Diku nga fundi i mides i doli si nje te dridhun, diēka si afsh i nje dashjes, i nje deshires, i nje nevojes se domosdoshme. Edhe ēudi! Ashtu e lodhun, e undhsme dhe me shpirt e vujtun, ajo n'at ēast deshronte, si net e para te marteses, t'i shtrohej deshirem me gjith zjarrmin e nje trupit qe vuen. Aty, aty asht harresa, shpetimi, e vetmja kenaqsi e jetes se saj varfanjake. Por edhe njajo pune bahet shpejt e hidhet si berthame e kumlles se gjelbert dhe pa pjek... Ne kesi nate, kur trupi zgjohet nga zjarrmi i etheve te mfshehta, njajo deshire asht si deshira e njeriut, i cili mbasi ka vendose te mbytet, hidhet n'uje, i zehet fryma, mbytet, mbytet me siguri dhe qe ndien kenaqesi bash pse mbytet.
Kola sonte ende s'ka ardhe, por ka me ardhe. Te vije. Kola nuk asht ma Kola qe ishte. Kola i mire, i qeshun, me duer plot qe vinte ne shtepi nuk asht ma, - por asht Kola pa pune. C'e do burrin pa pune? - i tha nje shoqe keto dite. Dhe grueja e votres nuk ndjen shume per burrin pa pune. Po burri me ēka dallohet nga grueja? Jo vetem me pantallona, por me punen qe ban per t'i sigurue grues miregjendjen. Dhe pikerisht me njate dallohet. E kur burri s'e ka at pune, atehere ē'e do? Te na leshojne vete ta fitojme jetesen, - por as njate s'te lane, te qesin ngatresa, - i tha grues se Kolės nje shoqe e cila gjithastu e kishte burrin pa pune. Ajo, bile, dhe i uha dhete leke. Dhe i tha:
- Kur te kesh nevoje te madhe, eja tek une.
Grueja e ndershme e Kolės desh t'i thoshte kesaj grueje: jo, moj grue, une nuk vij ne shtepi tande - pse e tane bota fliste per te se nuk asht e ndershme. Ajo desh t'i thoshte njashtu, por te dhet leket, qe i kishte shtrengue fort ne dore, i thane: ndal! Dhe ajo te gjitha ato mendime te keqija i kaperdin. E kur i kaperdin, nuk i duken gjithaq te keqija.
E sonte burri i saj ka me ardhe. Por, burri pa pune, a asht burr? Grues s'i bahet, s'i duket se asht burr. Dhe sonte kur te vije, ka per te hyme si ne shtepi te huej, pa te drejta dhe marreveshje. E nder shtresa, rate, kur dora ka me udhtue me gjete harresen, grueja ka me i thane: mos me prek!
Vazhdon...
Krijoni Kontakt